Behlul JASHARI/
SHKUPI/
Në këtë Mirëmëngjes të kryeqytetit të Vilajetit të vjetër/
Pihet kafeja e Festës/
Te Rrapi i Madh i Shkupit Shqiptar/
Në pasqyrën e puqjes së Lepencit në Vardar/
Shihen me dritëdiellin e Ditës së Bekuar/
Përmasat reale të Trungut Ilir/
Luftëtarët e Lirisë kanë ardhur fitimtarë/
Në Parlamentin që për herë të parë flet shqip
Flamuri kuqezi është ngritur mbi kulme Urë
Atdheu të jetë i pandarë
Kufiri më nuk është Fundi i Botës
Shkup, 3 Tetor 2002
***
Shënim i sotëm, 11 Janar 2018: Të shkruara në 3 Tetor 2002 në Shkup, ishin këto vargje edhe paralajmëruese për një të ardhme…