• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ELMI BERISHA: VATRA RESPEKTON INSTITUCIONET E ZGJEDHURA NGA SHQIPTARËT

October 9, 2020 by dgreca

-TIRANA E PRISHTINA ME AXHENDË TË PËRBASHKËT DIPLOMATIKE-

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” z. Elmi Berisha në një intervistë me gazetarin e DIELLIT  SOKOL PAJA, flet për vizitën e tij në Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ai tregon për takimet e Prishtinës dhe të Tiranës, për Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.

Po ashtu ai sqaron edhe takimin me Kryeparlamentarin socialist Gramoz Ruçi, ish Ministër i fundit i Diktaturës, i akuzuar për vrasjet e 2 prillit.

Z.Kryetar si ndjeheni pas kthimit të vizitave zyrtare në Kosovë dhe Shqipëri?

Mendoj se ishte një vizitë e jashtëzakonshme. Ndjehem shumë mirë dhe shumë krenar. Gëzohem për veten dhe për Vatrën. Kam hasur në një bashkëpunim dhe respekt të jashtëzakonshëm në kuadër të nismës që Vatra ka marrë për të qenë aktive dhe lobuese në dobi të shtetit të Kosovës e Shqipërisë dhe për të të mirën e shqiptarëve në krejt viset ku ata jetojnë e punojnë. Jam respektuar si kryetar i Vatrës prej të gjithë faktorit politik si në Shqipëri dhe në Kosovë, si  nga pozita dhe nga opozita.

Sa mendoni se e kanë përmbushur misionin politik, diplomatik dhe atdhetar këto dy vizita në Tiranë dhe Prishtinë?

Jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme të pandemisë globale. Gjithçka nuk funksionon normalisht. Gjatë gjithë kësaj kohe Vatra është munduar të përmbushë misionin dhe rolin e saj Kombetar, diplomatik në përmbushje të nevojave të Vatrës, komunitetit vatran dhe mbi të gjitha qytetarëve shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri. Jemi duke punuar fort dhe kemi një program dhe axhendë kombëtarë e ndërshtetërore për të ndihmuar reciprocikisht kryerjen e reformave si në Shqipëri dhe në Kosovë. Vatra po luan një rol jashtëzakonisht të madh në këto kohë edhe pse situata globale na ka kufizuar në veprimtarinë tonë. Koha në të cilën jetojmë na obligon fort të jemi sa më afër nevojave dhe rolit të pakursyer diplomatik e atdhetar në dobi të çështjes kombëtare e qytetarëve të kombit tonë. Mendoj se jemi në rrugën  e mbarë. Kemi shumë për të  bërë…

Cilat ishin mesazhet që ju përcollët në emër të Vatrës për shtetarët në Kosovë dhe Shqipëri?

Mesazhi kryesor i Vatrës për institucionet e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë tek liderët  e  skenës politike në të dy vendet ishte uniteti për çështjen Kombëtare, bashkëpunimi, qasja shtetformuese dhe ndihma e të gjithë faktorëve politik për zhvillimin e vendeve tona dhe roli i secilit institucion dhe individ  me peshë politike në kryerjen e reformave dhe në zhvillimin e vëndeve tona si në Shqipëri dhe në Kosovë.  Ndërtimi i një ekonomie të fortë, lufta e pakompromis ndaj krimit dhe fenomeve që ngadalsojnë avacimin dhe zhvillimin e reformave. Qasja diplomatike e përbashkët dhe qëndrimi i njëjtë në raport me dialogun me Serbinë dhe të qënurit bashkë në të gjithë proceset integruese me të cilat përballet shteti i Kosovës dhe Shqipërisë.Kordinim mbarëkombëtar mes dy  vendeve tona. 

Si i vlerësoni hapat e Shqipërisë dhe të Kosovës në proceset integruese euroatlantike?


Hapat e Shqipërisë dhe të Kosovës në proceset integruese euroatlantike janë të ngadaltë e për këtë nevojitet akoma më shumë lobim në Uashington dhe në Perëndim dhe në kancelaritë e vendeve të fuqishme perëndimore. Vatra ka ofruar gjithmonë dhe do të ofrojë eksperiencën, ekspertizën, personalitete profesionistësh te formuara në Amerikë dhe vatranët e spikatur në dobi të përmbushjeve  të reformave dhe të një ndihme më të specializuar në përmbushje të nevojave që kanë institucionet në  Shqipëri dhe në Kosovë. Qeveritë kanë akoma shumë për të bërë. Vatra do ta luajë shumë fort rolin e saj. Për asnjë moment ne nuk do ndalemi me qëllim që të shohim Shqipërinë e  Kosovën  përkrah shteteve më të zhvilluara në Ballkan e në Perëndim.

Roli diplomatik i Vatrës në Shtëpinë e Bardhë, Shqipëria e Kosova a janë më afër apo më larg Uashingtonit?


Roli diplomatik i Vatrës në Shtëpinë e Bardhë është historik. Si kurrë më parë gjatë kësaj periudhe  të ngjarjeve dhe zhvillimeve, Shqipëria e Kosova nuk  e kanë pasur një qasje të tillë në Uashington. Kombi ynë dhe shtetet tona janë më shumë  se ansjëherë tjetër më afër    Uashingtonit. Shqiptarët janë një faktor i paanashkalueshëm. Vatra ka asistuar dhe do të jetë  gjithmonë aty në proceset e mëdha diplomatike, politike  e  zhvillimore të shteteve tona Kosovë e Shqipëri. Ju garantoj se Vatra është shumë e pranishme  në Uashington dhe do të jetë aty me fuqinë e saj lobuese sa në të mirë dhe prosperitetit të Kosovës dhe Shqipërisë. 


Roli diplomatik e specifik i Vatrës në bisedimet Kosovë-Serbi në Uashington, çfarë u diskutua si u këshillua delegacioni kosovar në këto bisedime?

Vatra lëshoi prerazi këshillimin e saj për delegacionin e Kosovës që të jetë unik, që të veprojnë sëbashku si një trup i vetëm pozitë dhe opozitë. Vatra ishte kategorike që të mos preken kufijtë e Kosovës dhe që Kosova të jetë e pavarur dhe e paprekshme në kufijtë që u shpall pavarësia dhe në kufijtë që ajo është njohur botërisht.  


Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes Vatrës dhe Ministrisë së Jashtme e të Diasporës së Kosovës, që ju dhe Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla nënshkruat?

Memorandumi i mirëkuptimit mes Vatrës dhe Ministrisë së Jashtme e të Diasporës së Kosovës në thelb është një strategji mbarëkombëtare intgeruese që identifikon të gjitha nevojat tona si komb dhe si shtete në mënyrë që të ofrojmë bashkëpunim dhe ekspertizë  me qëllim që  të  jemi dinjitozë dhe të zhvillojmë politika të përbashkëta zhvilluese në të mirë të kombit e qytetarëve që jetojnë në shtet tona Shqipëri e Kosovë. Qëllimi i këtij memorandumi është qëllimi i vullnetit të  mirë dhe bashkëpunimit e lobimit reciprok në proceset zhvilluese dhe integruese. Ne do të ofrojmë për shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë ekspertët tanë, akademikë, profesorë, kërkues shkencorë në përmbushje të nevojave që do të paraqiten në raport me nevojat dhe proceset zhvilluese. 
–A jeni konsultuar me Strukturat drejtuese të Vatrës, Kryesinë e Këshillin për axhendën diplomatike në Shqipëri dhe Kosovë?


Sigurisht që jam konsultuar me Strukturat drejtuese të Vatrës, Kryesinë e Këshillin për axhendën diplomatike në Shqipëri dhe Kosovë. Që pas ardhjes sime në krye të Vatrës axhenda e kryetarit dhe Federatës së Vatrës ka qenë në rakordim të plotë dhe e miratuar prej të gjitha strukturave drejtuese  të Vatrës. Asnjëherë nuk janë anashkaluar strukturat dhe gjithmonë do të pyetën. Për shkak të pandemisë globale dhe kushteve të jashtëzakonshme të fluturimit  dhe protokolleve  shtetërore të  masat parandaluese të Covid-19, kësaj herë kam udhëtuar i vetëm  në Shqipëri dhe Kosovë por në kushte normale gjithmonë do kem përfaqësinë më dinjitoze të Vatrës në çdo strukturë të saj në çdo takim politik, diplomatik dhe atdhetar. Kësaj herë udhëtova i vetëm sepse nuk doja të rrezikoja jetën e miqve, bashkëpunëtorëve dhe drejtuesve të Strukturave drejtuese të Federatës Vatra. Unë veproj si Institucion, unë veproj si Vatër, kudo ku kam shkuar kam paraqitur Vatrën. Por nevojat dhe rregullat strikte të autoriteteve ndërkombëtare shtetërore e shëndetësore më detyruan të mos kem me vete bashkëpunëtorët më të afërt dhe përfaqësuesit më të nderuar të  Vatrës.  Mesazhet në Prishtinë dhe në Tiranë kanë qenë mesazhet e drejtuesve dhe e strukturave të Vatrës dhe mesazhet publike atdhetare  e diplomatike që ka  anonçuar Vatra. Unë gjithçka e kampublike të deklaruar në Vatër. Nuk ka asgjë përtej publikes dhe nismave politike e diplomatike të Vatrës.     

Çfarë ju tha Doktor Sali Berisha në darkën e shtruar në nderim të vizitës suaj në Shqipëri?

Doktor Berisha shprehu vlerësimet maksimale për Federatën Panshqiptare Vatra. Ai u shpreh falenderues dhe entuziast për gjithçka ka bërë Vatra dhe projektet e saj në vazhdim. Unë e informova doktor Berishën për veprimtarinë dhe axhendën kombëtare që ka Vatra në vazhdim. Doktor Berisha ishte shumë i emocionuar dhe më shprehu përkrahje të jashtëzakonshme. Ishte në pajtueshmëri dhe në të njëjtën linjë veprimi diplomatike me veprimtarinë e Vatrës. Dua ta falenderoj doktor Berishën, Bashën dhe Partinë Demokratike në Shqipëri si mbështetëse dhe përkrahëse e fortë e filozofisë, punës, e misionit politik e diplomatik të Vatrës. 


Jeni takuar me Ministrin e fundit të Diktaturës shqiptare, kryeparlamentarin Ruçi, kjo ka shkaktuar zemërim te vatranët e përndjekur nga regjimi komunist, cili është shpjegimi juaj rreth këtij takimi?

-Ky ishte një takim diplomatik e kortezie. Unë jam kryetar i një organizate mbarëshqiptare. Unë nuk mund të veproj me dy standarte. Unë  si Vatër, si institucion takoj  institucione, jo individë. Ruçin  aty ua gjeta aty ua lashë. Unë respektoj ato institucione që janë zgjedhur me votë nga qytetarët  e  Shqipërisë dhe të Kosovës. Nëse ka pasur vatranë të prekur më vjen keq por këta Vatranë kanë mundësinë dhe duhet që të influencojnë në Shqipëri e Kosovë që familjarët dhe qytetarët e këtyre dy shteteve të zgjedhin një qeverisje më të mirë e më dinjitoze. Unë jam në  diplomaci që tash 30 vjet. Kurrë në parimet e mia nuk ka qenë standarti i dyfishtë në diplomaci apo veprimtaritë patriotike e atdhetare. Është koha të ecim përpara. Është koha për paqe dhe zhvillim. Është koha të ringrihemi nga e kaluara dhe të shohim përpara. Edhe unë kam 6 familjarë të vrarë e te zhdukur nga regjimi serb por kjo s’më pengon për tu ulur në bisedime  me Serbinë me qëllim prosperitetin dhe zhvillimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Prezencën  e Vatrës në Uashington nuk  mund ta rrezikoj duke vepruar keq diplomatikisht. Vatra duhet të respektojë ato institucione që shqiptarët i kanë zgjedhur me votën  e tyre. Vatra nuk takon  individë, Vatra takon institucione. Vatra nuk saboton apo sulmon ato institucione që i ka njohur Uashingtoni apo Perëndimi. Vatra do të respektojë gjithmonë institucionet  e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë perderisa ato janë votuar nga qytetarët. Nuk është etike, diplomatike, patriotike dhe totalisht jo perëndimore dhe në frymën e Uashingtonit që të sulmojmë institucionet e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë pavarësisht se nga kush drejtohen. Vatra nderon e  respekton institucionet e votura. Nëse unë anashkaloj institucione të pranuara nga perëndimi dhe të votuara nga populli, kam bërë një hap fals në diplmaci. Kam 30 vjet në diplomaci aktive në Uashington.  Standartet e dyfishta janë të papranueshme në diplomaci. Unë dua të kuptohem dhe të mirëkuptohem për këtë axhendë si në Kosovë dhe në Shqipëri. 


Si e vlerësoni punën e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në përballje me pandeminë globale Covid-19?


Ka  qenë një situatë shumë e rëndë dhe e vështirë për të dyja këto shtete. Kanë bërë maksimumin brënda kapaciteteve por  është dashur edhe më shumë. Shpresojmë që situata të normalizohet sa më shpejt dhe jeta të kthehet në shkëlqimin e saj si më parë. Sapo të kthehemi në normalitet Vatra do jetë aty me ekspertët e saj më të mirë në ndihmë dhe rimëkëmbje të instituteve dhe instucioneve shëndetësore e shtetërore.  


Si e vlerësoni përformancën informative dhe analitike të gazetës Dielli përgjatë pandemisë globale Covid-19?

Gazeta Dielli ka bërë një punë fantastike. Një performancë  ekslente. Na ka bërë të gjithëve  krenarë me atë që ka paraqitur në faqet e saj dhe formatin online. Si kurrë më parë në këtë periudhë mendjet më të ndritura dhe ekspertët shqiptarë më të spikatur në  botë  dhanë një  ekspertizë shumë të vyer për lexuesit dhe vatranët. Ne jemi shumë krenar për këtë. Ky ishte një moment krenarie për këtë gazetë shekullore. Kryeredaktori i saj z.Greca me bashkëpunëtorët e tij punuan e vepruan pa u ndalur. Ata meritojnë nderimet e mia më të thella dhe respektin e gjithë komunitetit e vatranëve. Dielli shëndriti kudo dhe këdo. Dielli na përfaqësoi në mënyrë brilante.

Jeni vlerësuar nga Universiteti Luarasi me  Titullin e lartë “Honoris Causa” dhe keni  nënshkruar një kontratë për sponsorizimin e kolanës së historisë së Vatrës në 5 vëllime , si ndjeheni pas këtij rezultati personal dhe vatran?

Ishte një surprizë jashtëzakonisht e këndshme. Nuk e kam pritur. Ndihem i respektuar dhe i privilegjuar. Do ta mbaj me krenari dhe dinjitet këtë nderim shumë të lartë. Ky është një titull që nderon Vatrën dhe kontributin e saj historik. Nënshkrimi me miqtë e mi sponsorizues dhe Akademikun e nderuar Prof. Dr. Beqir Meta për kolanën e historisë së Vatrës me 5 vëllime i jep një dimension të ri shkencor Vatrës, veprimtarisë, historisë dhe rolit e kontributit të saj historik në dobi të çështjes kombëtare shqiptare. Gjatë qëndrimit tim në Tiranë u mundësuan nga miqtë e mi 20 mijë dollarë për të përmbushur një detyrim të jashtëzakonshëm të botimit të historisë  së Vatrës. Suksesi  i Vatrës është një sukses për të gjithë shqiptarët. Sapo të kthehemi në normalitet së bashku me një përfaqësi të gjërë të Vatrës do të vizitojmë Tiranën e Prishtinën për të parë nga afër ecurinë e sukseseve, përparimin e vendeve tona dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Kjo është Vatra e shekullit të 21 që respekton qeveritë e zgjedhura me vota  demokratike. Ne do të lobojmë e influencojmë  në qëllim të mirë të axhendës kombëtare  patriotike  në Perëndim dhe Uashington.  

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Interviste, Sokol Paja

RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR PËRMES MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË BRITANINË E MADHE

October 8, 2020 by dgreca

Talat Pllana, është themelues i arsimit plotësues shqip në Londër, Kryetar i Bashkësisë Shqiptare “ Faik Konica” në Britaninë e Madhe dhe Kryetar i Forumit të Shoqatave Shqiptare në Britaninë e Madhe. Mësimi i gjuhës shqipe në Britaninë e Madhe ka histori krenarie për lakmi, ajo nisi punën e saj me 03 Tetor 1993 në fillim në dy komunat e Londrës, në Vestminister dhe në Komunën e Camdenit. Talat Pllana rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës shqiptare në Britaninë e Madhe nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Talat Pllanën bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

HISTORIKU I SHKURTËR I  MËSIMIT SHQIP NË BRITANINË E MADHE

Duke parë rrezikun e asimilimit të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në shtetin londinez, veçmas atyre qe janë të lindur në Angli, i kam hyrë një pune të vështirë por shumë të rëndësishme për kombin tonë. Si çdo fillim i ka vështirësitë e veta, por pas një kohe të shkurtër të punës organizative, kjo iniciativë është përkrahur edhe nga institucione dhe bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në këtë vend. Sesioni i parë përmban mësimin plotësues të gjuhës shqipe ku krahas kësaj kemi arritur të krijojmë një veprimtari shumë të rëndësishme për diasporën tonë, e cila fillimisht ka shënuar me regjistrimin e të gjithë fëmijëve dhe mësimdhënësve shqiptarë qe jetojnë në Londër. Kjo nismë është pritur mjaft mirë nga bashkatdhetarët tanë, ndërsa edhe interesimi i mësimdhënësve për arsimin plotësues në gjuhën shqipe ka qenë solid. Synim kryesor është ruajtja e gjuhës shqipe ngaqë proçeset e integrimeve bartin rrezikun real të asimilimit edhe të gjuhës, kulturës e më pas edhe të identitetit tonë kombëtar. Pra, ne jemi munduar qysh në fillim qe të tregojmë rolin tonë organizativ për arsimin shqip, i cili daton qysh para 27 vitesh. Së pari kemi filluar me dy paralele të gjuhës shqipe në qendër të Londrës, ku si mësimdhënës ishin katër arsimtarë të cilët punon pa meditje. Që nga fillimi kemi punuar me plan-programe të bazuar në sistemin e Republikës së Kosovës. E gjithë kjo ishte dedikim për mësim plotësues ku që në vitin 1993 e gjer më sot kemi organizuar më se 30 shkolla,  në Britaninë e Madhe.

BASHKËPUNIMI  ME MINISTRINË E ARSIMIT TË KOSOVËS

Mund të themi se në fillim ky angazhim ishte ngritur në bazë të vetiniciativave, mirëpo më vonë ndodhi përkrahja më e madhe e bashkatdhetarëve të cilët në masë të dukshme ndihmuan arsimin shqip në Londër. Ministria e Arsimit e Kosovës ka pajisur edhe këtë pjesë të diasporës shqiptare me plan-programe të sistemit mësimor ( Kurrikulla për Mesimin Plotësues e miratuar nga Mistria e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës) , duke dedikuar natyrën funksionale të mësimit plotësues. Paraprakisht ishte ndihmuar në shkallë minimale nga Ministria e Arsimit të Kosovës, mirëpo dhurimi i një numri të caktuar të literaturës shqipe për mësimin shqip në diasporë nga shtetit i Kosovës ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e cilësisë mësimore. Përkundër ndihmës simbolike qe MASHT-i ka dhënë për arsimin shqip në Londër, prapë mund të shprehëm mirënjohës për kujdesin e treguar. Por, programi gjithëkombëtar duhet të ketë organizim ndërshtetëror, sepse Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë e kanë fuqinë më të madhe vepruese. Përpos anës së arsimimit, mësimi në diasporë ruan edhe natyrën historike dhe kombëtare, sepse festat nacionale festohen edhe në diasporë, sepse me këtë kultivohet edhe vetëdija kombëtare. Këtu përpos historisë së popullit shqiptar mësohet edhe për aspekte të tjera me rëndësi të veçantë për ne si komb dhe shtet i ri. Duke mësuar për shkrimtarët dhe poetët më të shquar të kombit tonë. Në këtë sistem është angazhuar diaspora shqiptare në Londër. Aktualisht numri i shkollave shqipe është solid të cilat përpos mësimit të gjuhës shqipe, zhvillojnë edhe aktivitete të tjera festive qe lidhen me datat më të rëndësishme për kombin shqiptar. Pra shkolla shqipe e mësimit plotësues dita ditës po zgjerohet ku për 27vite janë organizuar dhe janë hapur një numër i madhë shkollash. Në Britaninë e Madhe sot janë të organizuara 5 Shkolla Shqipe për Mësim Plotësues, në kuadër – Ombrrellë të Shoqatave Shqiptare dhe ato janë : Shoqata “ Faik Konica :  punon Shkolla Shqipe “ Kosova “ në tre komuna të Londres , në Shoqatën  “ Nënë  Tereza “ janë të organizuara tre shkolla në tre komuna të Londrës,  Shoqata “ Shpresa Program “ në Komunën e Barking, Shoqata  “Ardhmëria” në Westminster dhe një Shkollë në Birmingam në Ombrellën e” Shoqatës Etnike Shqiptare”, dhe një në Qytetin e Oxfordit. Në vitet 90, LAPSH-i ishte një nga shtyllat kryesore e organizimit të mërgatës. Edhe pas lufte në Kosovë LAPSH-i vazhdoi dhe vazhdon me zell të bëjë mbarëvajtje të mësimit që në krahasim me kushtet e punës dhe me mbështetjen apo mosmbështetjen nga vendet e prejardhjes, po bëjnë punë titanike. Mjafton të kalohet vetëm një ditë e vetme me këta mësimdhënës të mërkurave apo të shtunave, me nxënës për të cilët nuk kanë asnjë cytje notimi apo një mbledhje me ca prindër të cilët më tepër janë aty për t’i marrë në pyetje mësimdhënësit se sa për të pyetur, për të parë se sa e lodhshme është puna e tyre. LAPSH-i ka dëshmuar dhe dëshmon në përpjekje e në veprime. Tani iu mbetet institucioneve që të çojnë më lart strukturimin dhe mbështetjen ndaj LAPSH-it. Një problem tjetër, sipas një studimi, është hierarkia e gjuhëve në kategori: gjuha angleze, italiane e spanjolle në njërën anë e gjuhët e tjera në anën tjetër. Sipas këtij studimi kurset duhet të mbahen : – Në salla të mësimit publik e jo të ndara 

– Me program e material shkollor zyrtar 

– Me notim të nxënësve në libreza të shkollës 

– Me formim të mësimdhënësve zviceran dhe të huaj 

METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES

Nuk mund të mësohet gjuha shqipe në mesin e mërgatës ashtu sikur mësohet në vendin ku gjuha shqipe është gjuhë e komunikimit në rrugë, shtëpi e punë. Metodologjitë e mësimdhënies edhe në Britani nuk janë të njëjta për gjuhen angleze, frengjishten gjuhë amtare sikur për frengjishten apo gjermanishten gjuhë e huaj, për nxënës të huaj për të marr këtu shprehjen kanadeze të Quebec-ut për nxënës që studiojnë në një gjuhë që nuk është e tyre. Kërkohet një qasje tjetër metodologjike, pedagogjike apo didaktike në të dy situatat. Bëni që fëmijët të kërkojnë atë që mund të gjejnë me mundësitë e tyre, thoshte Pestalozzi. Pasaporta Evropiane e Gjuhës – Passeport européen des langues (përpiluar nga Këshilli i Evropës), i përdor 6 nivele të përbashkëta të referimit në Evropë për standardizimin e arritjes së nivelit të kompetencave (Cadre Européen commun de référence pour les langues). Këtu bëhet fjala për standardizim të kritereve në mes të gjuhëve deri sa ne merremi akoma me vetë idenë e standardizimit të një gjuhe të vetme. 

SITUATA E PRINDËRVE 

Prindërit shqiptarë në mërgatë shumicën e rasteve kanë punë të vështira, jo liberale, më tepër fizike, me orare shpesh jo të përshtatshme e që nuk përkojnë me orarin e fëmijëve për të qenë të lirë në mbrëmje apo gjatë fundjavave (restorante, pastrime, roje nate, kujdestari në shtëpi të pleqve etj ). Shkolla shqipe “Kosova “shenon hapin e parë në organizimin e shkollës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Rrjedhat në Kosovë dhe vetëorganizimi i faktorit shqiptarë në Londër dhe angazhimi i arsimtarëve  dhe disa prindërve bënë që shkolla shqipe “KOSOVA” e mësimit plotësues të qëndroj në këmbë të forta dhe të luaj rolin që i takon. Në çdo takim ku tuboheshin shqiptarët ishin prezent edhe nxënësit e shkollës shqipe, që me recitime dhe këngë i jepnin çdo manifestimi ngjyrën kombëtare. 

SHKOLLA LUAJTI ROL SHUMË TË MADH NË UNITETIN E BASHKËATDHETARËVE DHE FËMIJËVE 

Ishte shumë efektive pjesëmarrja në demostrata ku nxënësit sëbashku me arsimtarët ishin në ballë të demostruesve kundër diskriminive në Kosovë. Shkolla shqipe “Kosova” në Londër mund të konstatojmë lirisht, se po kryen me sukses misionin e vet, në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare me qëllim të mbrojtjes së tyre nga asimilimi që iu kanoset në çdo hap. Shkolla shqipe është faktor i pazëvendësueshëm në pengimin e asimilimit dhe përgatitijes së fëmijëve tanë për kthim në atdhe. Prindërit dhe arsimtarët përherë kërkonin forma të reja të oragnizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Edhe pse numri i nxënësve është rritur ne nuk jemi të kënaqur me përfshirjen e fëmijëve sepse shumë prindër ende nuk e kanë të qartë rëndësinë e shkollës shqipe në ruajtjen e gjuhës dhe indentitetit kombëtar të fëmijëve. Sa i përket teksteve shkollore kohëve të fundit situata është përmirësuar dukshëm me daljen dhe shpërndarjen e teksteve të veçanta për mësim plotësues nxënësve të Shkollës Shqipe . Tekste të përpiluara nga ekspertët nga Kosova dhe Shqipëria. Nxënësit e Shkollës Shqipe “Kosova” në Londër, kanë marrë pjesë në shumë manifestime të organizuara, dhe gjithnjë janë dalluar si në aspektin e prezantimit të njohurive, ashtu edhe në aktivitetet e lira jashtë mësimit. Rëndësi të posaçme ka edhe pjesëmarrja e nxënësve në manifestimet kulturore. Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit me respekt dhe mirënjohje ndaj vendit mikpritës dhe në këtë  kuadër përpunon rrugët e bashkëpinimit të saj me shkollën ku aneksohet, duke shfrytëzuar të tëra njohuritë shkencore e kulturore bashkëkohore të përbashkëta, që transmetohen prej saj, në mënyrë që të fitohet kohë dhe nxënësit të përgatiten për jetën dhe të aftësohen për të punuar në mënyrë të pavarur. Shkolla Shqipe për Mësim Plotësues ka për qëllim që të përfshijë të gjithë fëmijët shqiptarë, kudo që ndodhen. Fëmijët në shkollë gjejnë burimin e pashtershëm të të mësuarit shqip, nxënjen e përhershme të njohurive të reja për gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare.

ORGANIZIMI I SHQIPTARËVE NË LONDËR PAS VITIT 1990

Me 1990 bëhet organizimi i degës së LDK’së për Britani të Madhe me seli në Londër. Në vitin 1991 në Londër është formuar Qendra për informimin e Kosovës. Derisa Londra vazhdon të jetë një nga qendrat ku vendoset fati i Kosovës dhe i shqiptarve në ish Yugosllavi .  Ishte një kërkesë që e imponoi nevoja për t’ju kundërvënë makinerisë propagandistike serbe, që në atë kohë ishte ende e fuqishme dhe i shkonte “kungulli mbi ujë” para botës të cilën e kishte gënjyer me dekada. Ajo e kishte gënjyer dhe e gënjente edhe për Kosovën. Që nga viti 1991 Qendra për Informimin e Kosovës ka zhvilluar një veprimtari  të dendur. Ajo merrte informata të përditshme nga Qendra për Informimin e Kosovës në Pirshtinë, nga Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Prishtinë si dhe nga Minisitria për Informata të Kosovës në Gjenevë. Këto informata pasi që janë përkthyer janë përcjelle redaksive të Londrës,   institucioneve shtetërore dhe personaliteteve të  ndryshme. Këto informata janë dërguar në më shumë se 300 adresa . Qendra njëkohësisht ka bërë kontakte me anëtar parlamenti, me individ që kishin shprehur interesim për çështjen e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe është formuar Klubi Shqiptar  “Faik Konica”  i cili tubonte shqiptarët dhë organizonte veprimtari kulturore. Vlen të përmendet se në këtë kohë është bërë formimi i organizatës humanitare e quajtur Kosova Aid me seli në Londër. Veprimtaria e saj ka qenë e përqendëruar në grumbullimin e ndihmave për nevojtarët në Kosovë. Në vitin 1993 hapet Ambasada Shqiptare në Londër e cila do të bënte një aktivitet më cilësor në vendosjen  e kontakteve dhe bashkpunimit. Me formimin e Ambasadës Shqiptare ofrohet një shumëfishim në numrin e të intersuarve për çështjen e shqiptarëve e në veçanti për çështjen e Kosovës. Në vitin 1993 një grup vullnetarësh nxjerr informatorin që vinte nga Kosova dhe ju shprëndante shqiptarëve në Londër. Më vonë i njejti grup nxjerr revistën “Shtojca Jonë” e cila trajtonte aktualitetetin e shqiptarëve në Londër. Kjo e ngriti nivelin e informimit për gjendjen në Kosovë. Njëkohësisht kjo parapërgatiti nxjerrjen e revistës “Albania”. Në  vitin 1993 është bërë organizimi i shkollës së parë shqipe të mësimit plotësues për fëmijët shqiptar. Kjo shkollë filloi me dy paralele, njëra në zonën e parë  dhe tjetra në zonën e dytë, me 44 nxënës dhe 4 arsimtarë.  Në vitin 1994 themelohet Qendra e Bashkësisë Islame në Londër, me qëllim të mbledhjes së ndihmave humanitare, përhapjes të së vërtëtës për çeshtjen e Kosovës. Ky subjekt në krizën e Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm në paraqitjen e të vërtetës në mjetet e informimit në mediat e botës Arabe- Islamike. Me kalimin  e kohës rritej numri i azil kërkuesëve në Britani të Madhe. Subjektet e lartëshënuara nuk ishin të mjaftueshme për të ju përgjigjur kërkesave të bashkëatdhetarëve. Për këtë qëllim formohet një subjekt i ri i quajtur Këshill Nësmitar prej përfaqësuesve të organizatave dhe institucineve shqiptare që ishin të organizura deri në atë kohë. Qëllimi i këtij subjekti ishte   organizimi i  Bashkësisë Shqiptare, me seksionet përkatëse për t’ju dalë në ndihmë bashkëatëdhetarëve. Më 1995 organizohet Komuniteti Shqiptar i cili në përbërjen e tij kishte Këshillin Qendror prej 13 anëtarësh , Kryesinë e ngushtë dhe disa seksione:  Seksione për Informim, Seksionin për Arsimimin dhe edukimin e fëmijëve, seksionin për kulturë dhe sporte  dhe seksionin për këshilla juridike. Bashkësia Shqiptare “Faik Konica” organizon dhe krijon lidhje brenda shqiptare, propozon projekte konkrete dhe angazhohet të sistemojë të gjitha subjektet shqiptare nën ombrellën e saj. Ajo zhvilloi një aktivitet të pasur që për kohën dhe mundësinë ishin deri diku të kënaqshme. U sigurua një sallë ku bashkëatdhetarët kishin rastin të takoheshin çdo të diele nga ora 6 pasdite deri në orën 10:00. Aty organizohet edhe paralelja e shkollës shqipe e mësimit plotësues dhe aktivitete të ndryshme kulturo-artistike. Mbaheshin programe në shënimin e datave historike me karakter kombëtar dhe të përgjithshëm. Kjo qendër më vonë nxorri gazetën “Albania” e cila nuk pati jetë të gjatë. Për një kohë e siguroi një lokal për çdo ditë pune. Me ç’rast siguroi një minimum në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve. Me 3 Mars 1998 me inciativën e B. Sh. “Faik Konica” pas masakrës së Prekazit ftohen të gjitha institucionet shqiptare politike dhe jo politike në takim që formojnë Komitetin e Emergjencës për Kosovë. Ky subjekt me 4 Mars, në  tubimin e jashtëzakonshëm ku morën pjesë mbi 1000 veta u miratua dhe mori mbi vete shumë nga detyrat që më parë i kryente B. SH. Ky Këshill i vuri detyrë vetes që për shkak të rrethanave të krijuara në Kosovë të informojë saktësisht dhe në kohë bashkëatdhetarët për situatën në Kosovë. Po ashtu kishte përsipër grumbullimin e mjeteve financiare, veshmbathje dhe artikuj të ndryshëm për nevojat e  Kosovës. Organizoi demostrata dhe bëri evidntimin e vullnetarëve. Për periudhën e luftës organizoi 15 demostrata në Londër dhe qytete të tjera të Britanisë së Madhe. Ky këshill i Emergjencës organizoi shumë kontakte me përfaqësues shtetëror britanik duke filluar nga anëtarët e Qeverisë lokale deri te Ministria Britanike. Të gjitha këto u bënë në funksion të ndërkombëtarizimit dhe gjetjes së zgjedhjes për Kosovën. Ky subjekt bëri një punë të madhe edhe me mediat angleze  në përhapjen e të vërtetës për Kosovën. Çdo ditë ka patur përfaqësuesin në programet e televizionit  britanik, duke siguruar në këtë mënyrë përkrahjen e popullit britanez për çështjen e drejtë të Kosovës. Këto aktivitete janë bërë për të formuar dhe forcuar ura afrimi dhe miqësie në mes shqiptarëve dhe popullit të Britanisë së Madhe, dhe me popujt e tjerë. Të gjitha këto që u thanë më lart imponojnë nevojën për organizim në bazën kombëtare.

NEVOJA PËR ORGANIZIM NË BAZËN KOMBËTARE

Bashkimi i forcave dhe bashkërenditja e veprimit paraqesin një imperativ të kohës në realizimin e një projekti i cili kërkon potencial intelektual dhe njerëzor në fushën e intregrimit shpirtëror të bashkëatdhetarëve tanë në Britani të Madhe. Ky projekt nuk ka dyshim se do të percillet me vështirësi të ndryshme, nga ato kadrovike dhe ato matriale. Në këtë formë të organizimit sigurisht që mund të përvidhen emra të cilët nuk e  kanë  vendin në organizimin e strukturave të Bashkësisë Shiptare, sikur që nuk e patën edhe në të kaluarën. Mirëpo mos të harrojmë se koha do të jetë ajo që do të filtrojë gjithësecilin në misionin e shenjtë kombëtar. Ajo që duhet të kuptohet dhe të sqarohet është se bashkësia shqiptare në Britani të Madhe nuk është ajo e cila ka si objektiv shuarjen e jetës politike dhe partiake. Pra misioni  i Bashkësisë Shqiptare është dhe duhet të ishte krijimi dhe forcimi i lidhjeve brenda shqiptare, besoj se dhe ju jeni të këtij mendimi. Duhet të nxjerrim mësim  nga fatkeqësitë tona kombëtare në mënyrë që mos të kemi përsëritjen e tyre . Shumë bashkatdhetarë iu përgjigjën misionit të tyre në kohën dhe momentin e duhur, kush me djersë e kush me gjak. Bashkatdhetarët tanë me veprimtarinë e tyre ishin pjesë e mbështetjes ekonomike dhe e mbajtjës gjallë të sistemit edukativ dhe arsimor Kosovar gjatë kushteve më të vështira. Po ashtu, gjatë luftës ishin krah i mobilizimit ushtarak në Kosovë si nga aspekti financiar dhe ai organizativ. Ndërsa tani, përmes aktiviteteve dhe organizimeve të ndryshme vazhdojnë të punojnë në informimin dhe senzibilizimn e opinionit publik dhe atij politik ndërkombëtar në realizimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Diaspora shqiptare tashmë ka arritur me punë të krijojë një imazh tjetër dhe po ashtu gëzon një respekt më të madh në tërë aktivitetin e saj. Ajo është më shumë se një Ambasadë ose Ambasador politik, ajo është kapital i mirë për kombin shqiptar, dhe një urë lidhëse mes Kosovës dhe vendeve ku jetojnë. Ajo mund të konsiderohet si një aleat dhe diplomaci e aftë në mbrojtjen e çeshtjes shqiptare. Sot, ne krenohemi jo vetëm me kontributin e Diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe në të kaluarën, por edhe ndihemi mirë dhe krenarë me rezultatet e tyre në shumë sfera të jetës në vendin ku jetojnë. Ngado që shkojmë mburremi kur takojmë profesorë, mjekë, inxhinierë, mësues, afaristë, studentë të cilët rrezatojnë një imazh shumë pozitiv për veten dhe për tërë komunitetin shqiptar në përgjithësi. Diaspora shqiptare në Britani të Madhe është fatlume që jeton dhe vepron në një vend i cili ka bërë dhe po bën aq shumë për demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë, e në veçanti për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e Kosovës në botë. Në këtë drejtim, Diaspora shërben si një urë lidhëse e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit me shtetin mik, Britaninë e Madhe .

GJENDJA E TANISHME E SHQIPTARËVE NË BRITANINË E MADHE 

 Komuniteti shqiptar në Britani të Madhe, sipas të dhënave jo shumë i saktë, numëron mbi 100 mijë. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë përshtatur mirë në shoqërinë britanike dhe tashmë kanë shtetësinë britanike. Një tjetër pjesë ka arritur të pacaktuar të mbeten dhe/ose janë në proces të bërë kështu. Dhe pjesa tjetër është ose me leje qëndrimi të shkurtër apo pa leje fare, duke qëndruar ilegalisht.  Për pjesën më të madhe, komuniteti shqiptar është i organizuar në një numër të shoqatave, 16 prej të cilave kanë ardhur së bashku për të formuar një koordinues Forumi i shoqatave Sh. Britani të Madhe me qëllimin e vetëm për ti mbështetur reciprokisht aktivitetet e tyre, për të rritur efektivitetin e tyre, rritjen e cohesiveness dhe kuptimin e commoness si një komunitet të konsoliduar të plotë të vlerave të bukura. Ata të arritur deri te anëtarët e tyre përmes takimeve të rregullta, të komunikimit dhe tubimeve kulturore, projekteve të ndryshme civile, shkolla e shtunë për fëmijë në gjuhën shqipe, etj më higly pjesë, ngjarje e organizuar janë shqiptar dhe të Kosovës ditën e Pavarësisë, e festuar më 28 nëntor dhe 17 shkurt të çdo viti, përkatësisht, dhe festa të tjera të mëdha tradicionale. 

MESAZHI PËR DIASPORËN SHQIPTARE NË USA

Të nderuar Bashkëatdhetar pos të këqijave që na i bëri armiku shekullor barbar serb, shumë mjerime popullit tonë i kanë ardhur nga mos uniteti, mosmarrëveshjet, nga përqarjet, nga grindjet e brendshme që se kanë lënë kurrë të përbëjë një terësi të fuqishme për të mbrojtur të drejta e tij si komb. Në këto përqarjet tona të huajt kanë gjetur shtigjet e ndërhyrjës, për të  ndarë dhe sunduar shqiptarët. Shqiptarët në diasporë janë aleatët më të fuqishëm për çështjen kombëtare. Nëse shqiptarët në mërgatë organizohen mirë dhe rrisin prestigjin e tyre në mjedisin ku jetojnë dhe veprojnë atëherë  ata e kanë kryer misionin e tyre në ndihmë të vendlindjës dhe kombit. Një thirrje për gjithë prindërit shqiptar, gjëja më fisnike që duhet bërë si shqiptarë, si prindër që mundemi ta bëjmë është të  sigurojmë që tradita, kultura dhe gjuha shqipe të bartet tek fëmijet tanë. Ajo mundet të arrihet nëse i dërgojnë fëmijët në  shkollat shqipe në diasporë .

Filed Under: Politike Tagged With: bashkesia shqiptare, Faik Konica, Sokol Paja, Talat Pllana

SHQIPTARËT E ZVICRËS- SHKOLLAT SHQIPE DHE IDENTITETI KOMBËTAR

October 6, 2020 by dgreca

-RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR PËRMES MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË ZVICËR

Dr. Vaxhid Sejdiu mësues dhe veprimtar shumëvjeçar i L.A.P.Sh.-së në Zvicër dhe koordinator i Shkollave Shqipe në Zvicër, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës shqiptare në Zvicër nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Dr. Vaxhid Sejdiu është mësuesi që e ngriti lart flamurin e shkollës shqipe në Zvicër. Gjithmonë dëshmoi se me punë dhe angazhim klasat e shkollave shqipe janë plot me nxënës, sepse gjuha shqipe është ajo, e cila ruan identitetin kombëtar. Ai dha një kontribut të çmueshëm në organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe në organizimin e aktiviteteve me bashkatdhetarë. Për nga numri i klasave edhe nxënësve me të cilat punoi dhe punon më se dy dekada, mund të merret si model i  mësuesisë në mërgatën shqiptare. Me Dr. Vaxhid Sejdiun bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

SOKOL PAJA-

ORGANIZIMI I MËSIMIT NË “SHKOLLAT SHQIPE” NË ZVICËR

Gjatë vitit shkollor 2019/20 nga pamundësia për t`i hap shkollat shqipe në kuadër të LAPSh-së (sepse Kryesia e tanishme nuk na lejonte t`i  hapim këto shkolla) vendosëm t`i hapim si shkolla shqipe të pavarura. Nga angazhimi dhe puna e përditshme me veprimtarët, mësuesit dhe prindërit arritëm të hapim nga gusht 2019- deri në fillim të pandemisë mars 2020, tridhjetë e tri (33) shkolla. Edhe sivjet kemi filluar me të njëjtin intensitet, kemi hapur dhjetëra shkolla dhe vazhdojmë t`i hapim njëra pas tjetrës, edhe shkollat tjera, të cilat, sot përbëjnë rrjetin e shkollave shqipe në Zvicër. Në këtë rrugëtim vlen të përmendet se kemi një ndihmesë të madhe nga Ambasadat e dy shteteve tona Shqipëri dhe Kosovë, por veçanërisht një ndihmesë të vazhdueshme nga Ambasada e R. së Shqipërisë në Bernë.  

QYTETET KU MËSOHET SHQIP, NXËNËSIT, MËSUESIT DHE KURRIKULA MËSIMORE 

Tani, shkollat shqipe në Zvicër kanë filluar të hapen që nga viti 1990 dhe deri në ditët e sotme. Ato, funksionojnë diku më mirë dhe diku kanë pushuar së ekzistuari. Aty, ku ka veprimtarë, prindër dhe mësues të cilët punojnë dhe veprojnë edhe shkolla shqipe funksionon më mirë dhe në mënyrë më të rregullt. Shkollat shqipe funksionojnë më mirë në kantonin e Cyrihut, të St. Gallenit, të Argaut, por në shumë kantone nuk kemi asnjë klasë. Kemi punuar dhe punojmë me tekste shkollore, të cilat na kanë ardhur në ndihmë nga Ministria e Arsimit të R. së Kosovës dhe të Ministrisë së Arsimit të R. së Shqipërisë. Kohëve të fundit na kanë ardhur tekste shkollore dhe veçanërisht tekste plotësuese nga QBD-ë , nga Tirana, të cilat tekste janë më të përshtatshme, nga ato që kemi marrë deri më tani. Punojmë në bazë të kurrikulës së përbashkët Shqipëri – Kosovë. Siç thashë tani, aty ku punohet ka edhe klasa të reja, ka edhe nxënës të rijë, angazhohen edhe më shumë mësues dhe në këtë mënyrë sensibilizohen më shumë prindërit shqiptarë për rëndësinë e gjuhës amtare dhe i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe. Aty ku veprimtarët apo mësuesit kanë pushuar aktivitetin për arsye të ndryshme nuk kemi asnjë klasë.    

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR

Jo, njëherë, por mijëra herë  e kam thënë dhe e them se gjuha është elementi i parë që dëshmon identitetin kombëtar. Nuk mjafton të thuash “jam shqiptar” dhe të fillosh të flasësh në një gjuhë tjetër. Pastaj edhe pse larg atdheut të mos e ruash gjuhën amtare – gjuhën e nënës nuk është në rregull. Emrat e bukur të fëmijëve shqiptarë: Kastrioti, Gëzimi, Dardani, Teuta, Agroni, Ilirida, Shqiprina, Shqipe, Besa, Fitore, Albulena, Valmira, Saranda,

ROLI DHE PESHA E SHQIPTARËVE NË ZVICËR

Shqiptarët janë të vlerësuar si komunitet në shoqërinë zvicerane. Por, ne nuk duhet të kënaqemi me kaq, ne duhet të vazhdojmë dhe më tutje sepse në shoqërinë zvicerane mundësit janë shumë të mëdha veçanërisht për të rinjtë. Ne, si mësues vazhdimisht i informojmë nxënësit e shkollave shqipe, posaçërisht ata të ciklit të lartë, që të kenë kujdes, të vazhdojnë shkollimin e tyre, t`i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë sepse e ardhmja është në përpjekjet e tyre. Shkollimi është ai, i cili iu jep një vend më të lartë në shoqëri.  

SI PRITET NË ZVICËR MËSIMI I GJUHËS SHQIPE, SI REAGON SHOQËRIA ATJE 

Varësisht nga aktiviteti ynë. Në momentin që bashkëbisedojmë me prindërit, ua sqarojmë organizimin  e shkollës shqipe, mundësitë dhe përparësitë që ofron mësimi në gjuhën amtare suksesi nuk mungon. Por thjeshtë nevojitet më shumë punë, më shumë angazhim me prindërit, veçanërisht me prindërit e gjeneratës së dytë apo të gjeneratës së tretë. Në anën tjetër institucionet zvicerane na ndihmojnë shumë veçanërisht në shfrytëzimin  e klasave. Pra mësimi zhvillohet pasditeve nëpër klasat e mësimit të rregullt të shkollave zvicerane.  

MESAZHI  PATRIOTIK PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA   

Mërgata shqiptare është  njëjtë. Qoftë në ShBA, në Zvicër, në Gjermani… Shqiptarët janë pothuajse ata, të cilët kanë qenë dhe janë në vendlindje. Ata e duan shumë atdheun pavarësisht se nga vinë dhe ku janë vendosur, ata kanë sakrifikuar dhe sakrifikojnë shumë për atdheun. Tani është koha që të investojnë më shumë për fëmijët e tyre. Prandaj unë kam këtë mesazh për të gjithë mërgimtarët, që para se të jetë mesazh patriotik është mesazh njerëzor. Gjuha është shenjë e identitetit kombëtar. Pa njohjen e gjuhës amtare nipat dhe mbesat, që po lindin dhe po rritën larg atdheut nuk munden të merren vesh në gjuhën e nënës me Atdheun. A ka më keq si një shqiptar të mos mundet me u marrë vesh në gjuhën amtare me gjyshin, me gjyshen apo me farë e fisin. Dikur gjuhën shqipe e ruanim para syve të armikut, tani nuk kemi kurrfarë arsye për ta humbur.  Kjo plagë, e cila po përhapet me shpejtësi nga dita – ditës është shumë e rëndë. Ata të cilët humbin gjuhën amtare, e pranuam sot apo e pranojmë nesër do ta harrojnë edhe atdheun. Dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë sepse ne që jetojmë në shtetet demokratike si në ShBA apo në Zvicër i kemi të gjitha mundësitë për ta ruajtur dhe mësuar gjuhën e nënës- gjuhën shqipe.  

VAXHID SEJDIU DHE KONTRIBUTI I TIJ PATRIOTIK PËR HAPJEN E SHKOLLAVE SHQIPE NË ZVICËR

Nuk e kam kursyer veten në këtë drejtim. Që nga ditët e para të formimit të shkollave të para shqipe jam munduar të jap ndihmesën time. Por, më konkretisht, më 1999 u zgjodha kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallenit. Që nga viti 2003 dhe deri me sot jam kryetar i Këshillit të Arsimtarëve të LAPSH-it “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallenit. Kam punuar më se dy dekada në shkollat shqipe të Buchs-it, Sevelen-it, Unterterzen-it, Mels-it, Flumsit, Ëalenstadt-it, në pikat shkollore të kantonit të Glarusit: në Niederurnen, Mitlödi, Netstal dhe  Glarus, dhe në pikat shkollore të Birr-it, Neuenhof-it dhe të Spreitenbach-ut të kantonit të Argaut. Gjatë vitit shkollor 2019-2020 kam punuar dhe punoj në pikat shkollore në Flums, Neuenhof, Spreitenbach, si dhe në Uster,në Regensdorf, në Volketsëil dhe në Rüti, të Kantonit të Cyrihut. Gjatë vitit shkollor 2019-2020 dhe po me këtë intensitet edhe në këtë vit shkollor 2020/21, së bashku me mësuesit dhe veprimtarët e Shkollës Shqipe arritëm të hapim dhjetëra shkolla me mësim në gjuhën shqipe, në kantonin e Cyrihut, Luzernit, Schaffhausen-it etj., duke themeluar një rrjet të suksesshëm të shkollave shqipe në Zvicër.  

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Vaxhid Sejdiu, Sokol Paja, zvicer

NJË BOTË E STOLISUR NËN HIJESHINË E LULE LETRËS

October 5, 2020 by dgreca

Gazetarja Arjola Alldashi drejtuesja e rrjetit socio-medial “Gratë Shqiptare në Amerikë” në një rrëfim ekskluziv për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, zbulon talentin e saj në punimet dekorative dhe artizanale. Një art i trashëguar familjarisht. Dekorime dhe krijime artistike me bazë artizanatin që fillojnë nga një letër e thjeshtë, një ngjitës dhe një palë gërshërë. Me gazetaren Arjola Alldashi bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA-

PUNËT DEKORATIVE PËRTEJ NJË NDJESIE ARTISTIKE  

Pasioni është ai që e mban shpirtin gjallë! Çdo punim me dorë krijon emocion! I kam dashuruar punimet e mia që në fillim kur kam nisur edhe sot vazhdon po i njëjti emocion, pres me padurim ta shoh të përfunduar një punim sepse gjatë rrugës gjithmonë vendos detaje të reja. Lulja mbetet lule e bukur, e brishtë, qoftë ajo natyrale apo artificiale dhe në këtë rast e krijuar me punim dore prej letre!Lulet janë krijuar për t’u dashuruar sidomos nga ne femrat! 

ARTIZANATI SI FORMË SHPREHËSE E TALENTIT, BOTËS SË BRËNDSHME, PËRCEMTIMEVE E NDIJIMEVE  

Puna e dorës është e lodhshme dhe ndonjëherë edhe nuk vlerësohet! Por punimi me dore të fal kënaqësi dhe një paqe shpirtërore kur e sheh të përfunduar! Handmade është një punim i veçantë që nuk e gjen në produktet e përditshmërisë që na është mësuar syri të shohim! Punimet me dorë janë punime specifik, me detaje të veçanta dhe kjo e bën të bukur dhe të veçantë jo vetëm  për sytë por të sjellë edhe shumë qetësi shpirtërore njëkohësisht! Bota e jashtme duket edhe më e bukur kur botën shpirtërore e kemi të mbushur plotë me dashuri që na fal puna apo aktiviteti që bëjmë! Per mua personalisht sot handmade është kthyer në një sport, një aktivitet që më fal shumë dashuri, paqe dhe gëzim! Dhe sa here kam kohe të lirë nuk ndalem se bëri petale lulesh! 

ARTIZANATI NJË ART I TRASHËGUAR FAMILJARISHT

Jam rritur me një ambient ku në çdo cep të shtëpisë do të kishte detaje të punës me dorë; duke filluar nga perdet, mbulesa e tavolinës, divanët apo edhe qilimat të punuara nga mami! Kur shikoja mamin që çfarë i shihte syri i bënte dora duke filluar nga punimet me grep, me shtiza, qëndisje, apo edhe qilimat të punuara nga ajo me aq mjeshteri, më dukej e paarritshme puna e saj e dorës dhe ashtu vazhdon të jetë edhe sot, si gjithë Nënat shqiptare , të papërtueshme dhe duararta! Por them qe e kam trasheguar nje damar nga mami përsa i përket handmade edhe pse une vijë në një formë tjetër! Nga mami unë se bashku me motrat që kur ishim fëmijë dëshira e saj ishte të na mësonte ato që ajo dinte, kam mesuar të qëndis, të bëj punime me grep , disa nga punimet i kam marr me vete në NY të cilat i shoh herë pas here me shumë nostalgji! Por nga momenti qe fillova Universitetin nuk kisha tentuar më të përdorja asnjërën prej tyre derisa u bëra vet Mami! Ndërsa përdorimin e letrës duke krijuar lule për dekorime të ndryshme për ditëlindje , për zbukurimin e dhomave, e kam filluar kur erdha në Ny! Është një talent i ri të cilin ja dedikoj vajzës time, Aelias! Ajo është arsyeja e punës time sot ! Sapo kisha ardhë në Ny ku Zoti më bekoi me një vajzë dhe meqënëse vajza ishte e vogel, shoqëri në atë kohë nuk kisha, isha gjithë kohë në shtëpi unë dhe ajo! Kështu kohën time të lirë fillova të mendoja se çfarë mund të bëja, si mund ta mbushja ditën me gjëra sa më të bukura! Ashtu si çdo mami që mundohet të ruajë sa më shumë kujtime të fëmijëve në foto, edhe unë mundohesha si mund të bëjë foto sa më të bukura për vajzën! Dhe rezultati është ky sot, ku marr porosi nga Nëna të tjera për të zbukuruar ditëlindjet apo dhomat e fëmijëve të tyre, e cila është një dhuratë  shumë e veçantë e realizuar e gjitha me dorë dhe mund të qëndrojë ashtu për shumë vite nëse letra nuk është në kontakt me diellin! Këtë pasion me Zotin gjithmonë para do dëshiroja në të ardhme ta ktheja në biznes duke futur të gjitha elementet që kam mësuar përsa i përket punës me dore që nga fëmijëria e deri më sot! 

ELEMENTËT E PUNËS DEKORATIVE  

Që të fillosh një pune handmade si fillim nuk ka shumë kosto dhe nuk është shume e vështirë ! Për të krijuar lule mjaftojnë shumë pak materiale; letër, gërshërë dhe ngjitëse! Por padiskutim kërkon shumë pasion, dëshirë, vullnet dhe shumë durim! Unë jam natyrë kreative, gjithmonë kam dashur  që dhuratat ti modifikoja vet, të kishte elemente edhe nga duart e mia! Më pëlqejnë gjërat e bukura, të thjeshta dhe të punuara me dorë! Me ndodh shpesh herë të shoh diçka të hedhur në rruge dhe ta marr dhe ta modifikojë. Kështu fillova dhe me përdorimin e letrave! Duke qenë se disa fëmijë janë alergjike nga lulet mendova ti krijoja vet ato për ti përdorur në kujtimet që ruaja për vajzen time! Dhe më vonë më lindi ideja sesi të krijoja diçka shumë të veçantë dhe të bukur për datëlindjen e saj të parë që ajo të kishte një kujtim të bukur nga une nga duart e mamit dhe ja arrita! Të bëhesh Mami është bekim dhe Aelia më falte kaq shumë dashuri sa çdo gjë që unë bëja për të më dukej shumë e vogël në krahësim me dashurinë që ajo më falte! Dhe kjo ishte një arsye që më shtynte çdo herë edhe më shumë për të krijuar çaste sa më të bukura për atë duke përdorur këtë talent që më parë nuk e dija që e kisha!

“HANDMADE” SI FORMË E ARTIT MODERN MBI BAZA TRADICIONALE 

Vitet e fundit handmade është kthyer shumë në modë dhe po i kushtohet një rëndësi e madhe nga brezat e rinj duke futur elementet te modernes me atë tradicionale dhe ka dal nje kombinimshumë i bukur dhe i veçantë!Handmade është një punim specifik që i dedikohet një personi ose një eventi të caktuar, dhe e zgjedhur si dhuratë është shumë e zgjedhur nga ana e personit që i dedikon! 

NJË DHUNTI ARTISTIKE QË VAZHDON TË TRASHËGOHET TE VAJZA

Aelia është rritur mes luleve të përgatitura me material letre dhe e di që sa herë une marr letrat çfarë do bëjmë! Është duke pritur me padurim datëlindjen  e saj që të pergatisim së bashku numrin 4 dhe ka kërkuar një numër shumë  të madh! Sa herë që unë marr porosi, ajo me pyet!? Mami është për mua ?!  Ka shume dëshirë të më ndihmojë dhe sa herë ulem të përgatis diçka do marr gërshërët e veta dhe do vijë prane meje duke me thënë,” Aelia do ndihmojë mamin”! Ka qënë  vetëm 1 vjeç kur për herë të parë ka prishur komplet një shoortë me lule që kisha përfunduar! Vjen me vrap dhe shumë e lumtur dhe më thotë mami e rregullova ( nuk kishte lënë lule pa hequr dhe pa grisur por asaj i dukej shumë e bukur ajo që kishte bërë) por ajo ka qenë hera e fundit ndërsa tani përpiqet të më ndihmojë pavaresisht se më shumë punojë kur ajo fle !

Filed Under: Opinion Tagged With: Arjola Alldashi, Hijeshia e luleve, Sokol Paja

PSE PO SHPOPULLOHET SHQIPËRIA?

October 2, 2020 by dgreca

Dritan Laci, gazetari me përvojë 14 vjeçare në mediat kryesore të Tiranës si Opinion Tv Klan, Top Channel, shtypin e shkruar dhe së fundmi nga platforma mediatike “Syri.net” analizon Shqipërinë politike dhe shpjegon fenomenin se pse po shpopullohet Shqipëria. Në një rrëfim ekskluziv për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, gazetari Laci shprehet se shqiptarët po ikin pasi Shqipëria sot është një shtet autoritar ku legjitimon vetëm kulti i njëshit, vendi është zhytur në keqqeverisje dhe arrogancë, mazhoranca është e lidhur ngushtësisht me oligarkinë, kryeministri shkeli me këmbë institucionet dhe eleminoi demokracinë në vend. Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit 2021 sipas gazetarit Dritan Laci, janë motivi që shqiptarët të mos ikin dhe tua lënë vendin e tyre ta zhvasin batakçinjtë. Mes Bashës një lidër perëndimor shfaqet Rama autoritarist, totalitarist ku një mandat tjetër sipas gazetarit Laci do e kthente Shqipërinë në një Republikë të pestë Putiniane. Me gazetarin Dritan Laci bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

PSE PO IKIN SHQIPTARËT NGA SHQIPËRIA?

Në 8 vite qeverisje të Rilindjes, situata është përkeqësuar mjaftueshëm sa për të krijuar bindjen te shqiptarët se ëndrra për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri pa diferenca të theksuara midis klasave shoqërore është shumë larg të qenit e prekshme. Mjafton të shikojmë vitet e fundit, sidomos mandatin e dytë të qeverisjes së Ramës, ku të rinjtë po e braktisin me shpejtësi Shqipërinë. Sot ne po flasim për një hemoragji të pandalshme që po tkurr demografikisht popullatën shqiptare, për shkak të keqqeverisjes dhe arrogancës së maxhorancës në pushtet, e lidhur ngushtësisht me oligarkinë. Një arrogancë që e po e kthen Shqipërinë dalëngadalë në një Republikë të Pestë Putiniane në Evropë, pas Rusisë, Azerbajxhanit, Biellorusisë, Serbisë dhe Turqisë që tashmë janë kthyer në shtete autoritare ku legjitimon vetëm kulti i njëshit dhe ku opozitat thuajse janë asfiksuar, duke u synuar eleminimi i tyre. Ky është edhe rreziku i madh që sot kërcënon Shqipërinë, me një Rilindje e cila qëllimin e saj ka eleminimin e plotë të demokracisë në vend. Kur pasi e ka lënë vendin pa institucione, po përpiqet me çdo mënyrë të asgjësojë edhe opozitën që është kolona e fundit e shpresës për ta mbajtur vendin në shinat e demokracisë. Zgjedhjet e 25 prillit janë pikërisht shansi dhe motivi që  shqiptarët të mos ikin dhe ta lënë vendin e tyre ta zhvasin batakçinjtë. Dhe ndoshta me dhimbje e them që mund të jetë shansi i fundit përpara se të biem në një autoritarizëm të thellë. Ne para se të zgjedhim të ikim nuk duhet asesi ta lejojmë që të biem, që Shqipëria të jetë vendi ku do të jetë e vështirë në një të ardhme të kthehemi. Sigurisht që opozita në Shqipëri nuk është opozita e mrekullirave që do të donim. Sigurisht që njerëzit nuk kanë humbur besimin. Por kjo opozitë me Bashën në krye, po tregon dhe ka një platformë ekonomike për një Shqipëri normale. Kjo është edhe teza e tij dhe besoj që kjo i duhet edhe Shqipërisë në këto momente, që duhet të ndahet njëherë e mirë nga Shqipëria e fasadës, e propagandës dhe likeve. Shqiptarët e kanë kuptuar që liket në facebook_un e Kryeministrit nuk ua paguajnë dot faturat gjithmonë e në rritje në fund të muajit. Liket nuk ua paguajnë dot ilaçet. Liket nuk ua paguajnë dot karburatin më të shtrenjtë në Evropë. Liket nuk ua paguajnë dot arsimin më të shtrenjtë. Sot Shqipëria, dhe ky është realiteti, është një dramë që ka tendenca të kthehet në tragjedi, në mos ka marrë trajtat e tilla. Pandemia ka lënë me mijëra të papunë, të cilët përballen me talljen dhe nënqeshjen e një Kryeministri që nuk del dot jashtë sarajeve të tij. Të një Kryeministri që shkakton terror në popullatë, duke u prishur banesat qytetarëve dhe duke mos i dëmshpërblyer. Dhe jo vetëm kaq por duke u çuar edhe fatura miliona lekë për mbetjet e ndërtimeve që u ka prishur. Madje duke i sorollatuar edhe nëpër gjyqe për të hequr faturat e një pushteti që nuk njeh kufinj në babëzinë. Këto dhe shumë arsye të tjera, janë ato që i bëjnë të rinjtë të marrin valixhet dhe të mos shikojnë shpresë në vendin e tyre.  

RILINDJA MES KEQQEVERISJES DHE PROJEKTEVE POLITIKE MAFIOZO-OLIGARKIKE

Rilindja tashmë është e gjithëditur dhe tashmë e dukshme për gjithëkënd që ishte një projekt mafioz-oligarkik për të sjellë Ramën dhe sektin e tij në pushtet. Askush sot nuk ka dyshim se Rama erdhi në pushtet me bekimin e bandave dhe parave të pista që e investuan për të marrë pushtetin. Askush sot nuk ka dyshim që krimi që u prodhua në 8 vite qeverisje të Ramës dhe Rilindjes është haraçi që Rama duhet t’u kthente bandave si shpërblim për ngjitjen e tij në pushtet. Mjafton të kujtoj këtu kanabizimin e vendit, avionët e vegjël që fluturonin nga fushat e kanabisit drejt Italisë, bandat që u vunë në shërbim të pushtetit si në asnjë maxhorancë tjetër, për të vjedhur votat. Kush mund të besojë se krimi mund të ketë një zhvillim kaq të hapur pa një vullnet politik, dhe pikërisht Rilindja dhe Rama janë kapur në përgjime duke bashkëpunuar me krimin për të rrezikuar demokracinë. Dhe a ka rrezik më të madh për një shoqëri demokratike se sa kur një maxhorancë e votuar në vitin 2013 e ndan pushtetin me bandat, u jep atyre fonde publike, i nxjerr nga burgu, të gjitha këto me një qëllim për të eleminuar votën e lirë. Dhe faktet sot janë kokëforta. Shqipërinë e qeverisin Rilindja dhe bandat. Shqipërinë nuk e qeverisin shqiptarët, ndaj është imediate që Rama dhe Rilindja jo vetëm të sterilizohen, por të hidhen në gropën septike të historisë, ndryshe të gjithë do të jemi të rrezikuar të shpopullohemi nga ky vend.  

BASHA LIDËR PERËNDIMOR, PROGRAMI I OPOZITËS JEP SHPRESË

Partia Demokratike ka nisur një proces pa kthim drej modernizimit, drejt një partie me vlera evropiane aty ku i takon. Sigurisht që për të qenë një parti e tillë, fillimisht duhet të pranosh gabimet e së shkuarës dhe të mos i bësh ato në të ardhmen. Vetë figura e Lulzim Bashës i jep ndriçimin e duhur Partisë Demokratike për të qenë një parti evropiane, larg demagogjisë që paraqet pala kundërshtare. Vetë fakti që Partia Demokratike ka nisur një proces nga poshtë-lartë të zgjedhjes së kandidatëve për deputetëve, ndryshe nga partia në pushtet ku drejtuesi ka mbledhur rreth vetes banditë oligarkë të cilët më pas i vesh me kostumin e deputetit, tregon për hapjen e madhe që po ndodh në këtë parti, që do ta çojë drejt një standardi shumë më afër simotrave të saj. Basha po ravijëzon edhe në këtë periudhë të vështirë politike ku ndodhet Shqipëria, portretin e një lideri të ardhshëm, të aftë për të drejtuar me ritmin dhe pasionin e duhur vendin. Basha në raport me Ramën, dallon në atë që quhet gjuha që një politikan duhet të përdorë në zgjidhjen e problemeve. Nëse për Ramën gjuha zbret kërcënueshëm nga lart-poshtë dhe rreth vetes ka vetëm pak sejmenë dhe puthadoras, Basha ka një shtrirje horizontale të programit ekonomik, duke mos e mbështetur atë në disa duar. Kjo është shumë e rëndësishme për një ekonomi të cilën Rilindja e ka bërë share në një grup njerëzish të lidhura në interesa okulte me Ramën. Po ta shikoni në vitin 2017, Rama nuk u prezantua me program elektoral, por vetëm me tepsi, dajre, kazan dhe gjithëfare sendesh. Edhe pse i mori tepsinë, kazanët etj, tashmë dihet se si fitoi me anë të grabitjes së votave, dalë kjo edhe nga përgjimet e Bild, Rama vazhdoi të mos bëjë asnjë punë. Tashmë që e ndjen rrezikun e një humbje të sigurtë në zgjedhjet e vitit 2021, i gjendur përballë një opozite të gatshme për ta hedhur në tapet, Rama ka filluar të shfaqet në publik me një program gjysmak, dhe atë të kopjuar nga Basha që është gjithmonë e më pranë njerëzve. Dhe që këta të fundit e ndjejnë që Rama ka kohë që nuk ka çfarë ti japë më Shqipërisë, përveç mashtrimeve që tashmë nuk i mbulon dot as me shoshë në dritën e diellit.

DËSHTIMI I QEVERISË RAMA NË RRUGËTIMIN EUROPIAN TË SHQIPËRISË

Rama kur erdhi në pushtet erdhi me politikën ‘Zero probleme me fqinjët’. Sigurisht që është një idiotizëm që vetëm ai mund ta prodhonte. Por sot që po flasim, problemet me fqinjët, në mos janë shtuar, janë aty të pazgjidhura. Dhe këtu i referohem marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, Greqinë, ku Rama tregoi edhe njëherë paaftësinë për të qenë dialogues. Fakti që Rama dështoi në një marrëvëshje me Greqinë, ndryshe nga Maqedonia, dhe kërkon ti drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare, tregoi edhe njëherë se politika e tij e jashtme ka dështuar. Dhe kur them ka dështuar, flas këtu për shumë lëshime që Shqipëria i ka bërë Greqisë në favor të një marrëvëshje për Integrimin Evropian, siç janë varret e ushtarëve grekë, të drejtat e minoritetit grek, lëshime të cilat shkojnë në disfavor të palës shqiptare në momentin që pala tjetër ka synime edhe me irredentiste, siç është futja 12 milje në detin Jon. Rama ka dështuar edhe në marrëdhëniet me Kosovën. Si rrallë politikan shqiptar, Rama ka hyrë në konflikt të kohëpaskohshëm me drejtuesit politikë të Kosovës, duke bërë lojën e Vuçiç. Kujtoj këtu padinë ndaj Haradinaj, problemet me Albin Kurtin, projektin e Minishengenit me Vuçiç, i pakonsultuar me drejtuesit politikë në Kosovë. Pra nga politika ‘zero probleme me fqinjë’, Rama u kthye në problemin kryesor me fqinjët, dhe kjo për shkak të megalomanisë së tij të liderit global. Shikoni sot Ramën si drejtues të OSBE-së. Një Ramë që më shumë i ngeci kjo detyrë dhe që nuk e përfill askush në politikën evropiane. Nuk i hapi telefonin as i ngjashmi i tij në Biellorusi, Lukashenko. Rama ka humbur njëkohësisht edhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe miqve të Shqipërisë. Si mundet që një vend i vogël si Shqipëria të ketë luksin të drejtojë OSBE-në, dhe kreun e këtij vendi të mos e presë askush në vendin më mik të Shqipërisë, Gjermaninë. Kjo mund të ndodh me Ramën, që tashmë është i zbuluar plotësisht në demagogjinë e tij. Shqipëria e Ramës ka ngecur në perspektivën europiane. Nëse në qeverisjen e PD-së. patëm disa proçese të rëndësishme si liberalizimi i vizave, hyrja në NATO dhe kishim vetëm 4 kushte për të hapur kapitullin e integrimit, keqqeverisja e Ramës na ka çuar në një kapitullim të plotë, ku sot kemi 12 kushte dhe mundësinë e kthimit pas në proçes.

SULMI I QEVERISË MBI INSTITUCIONET E VARURA DHE TË PAVARURA SI NJË DUKURI TOTALITARE.

Ajo që po përjeton sot Shqipëria me mungesën e institucioneve të pavarura është një nga historitë që do shkruhet dhe komentohet gjatë në librat e jurisprudencës, si i vetmi vend që për vite të tëra nuk pati Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë e me radhë. Sigurisht që i vetmi që ka përfituar nga kjo situatë, që i ka krijuar kushtet vetes për të qeverisur i pashqetësuar nga kjo situatë e paprecedentë, është Rama dhe klika e tij. Kjo që po ndodh, përngjet vetëm me sisteme totalitare ose me gjysmë autokraci, eksperimente që mund ti shkojnë për shtat vetëm kukullave laboratorike të krijuara nga Xhorxh Sorros, siç është edhe Rama. 

NJËANSHMËRIA E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE SI QASJE AUTORITARE QEVERITARE 

Rama ka treguar se nuk njeh vetëpërmbajtje kur vjen puna për pushtet të pakufizuar. Edhe pse e fitoi me banda pushtetin, qoftë atë ekzekutiv dhe atë lokal, Rama tregon se nuk ka ndërmend të ndalet në rrugën e tij për autoritarizëm të plotë. Mjafton të kujtoj këtu luftën me Presidentin Meta, tashmë një betejë pa kthim midis një gardiani të sovranit dhe Mugabes së Evropës moderne, që kërkon të kapë çdo gjë. Shikoni sjelljen me median me ligjin anti-shpifje, ku edhe pse Venecia ia ktheu pas duke i dhënë të drejtë Presidentit Meta. sërish Rama nuk tërhiqet, pavarësisht edhe kërcënineve të Evropës, se kjo mund ta çojë Shqipërisë drejt sanksioneve të forta dhe një izolimi të ri. 

QEVERISJE NGA PPP NË 3D, NË THEMEL KORRUPSIONI GALOPANT

Nëse do i referohesha një ish zv/ministre të Financave të hedhur në kosh nga Rama, duke cituar atë unë do thosha që PPP-të janë një bisturi për ekonominë që Rama ua ka lënë në duar disa diletantëve të veshur me kostumin e oligarkut. Por nëse do isha disi më largpamës, do thosha që PPP-të janë një formë e ushtrimit të pushtetit politik që e lidh Partinë Socialiste për 30 vite me pushtetin ekonomik. Dhe kjo në këndvështrimin tim është edhe më e rrezikshme jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për demokracinë, pasi një pushtet i tillë ekonomik-politik i lidhur në kohë kaq të gjatë në kontrata mund të ushqejë humbjen e vendimeve sovrane nga një parti që tashmë nuk ka lidhje me emrin dhe klasën shoqërore që përfaqëson. Nëse dikush më gjen sot një ministër socialist që shkon me biçikletë në punë, atëherë unë do thosha menjëherë që PPP-të janë një e mirë publike që do i shërbejë ekonomisë shqiptare. Por në Shqipëri, PPP-të përveçse zhvasin ekonominë e dobët shqiptare, do jenë një gangrenë nga e cila e vështirë se do kurohemi. Mjafton të kujtoj që sot Kryeministri i Shqipërisë që edhe ajrin po e jep me PPP-të, fëmijën e tij e lindi në një spital privat, po e edukon në një shkollë private, dhe do isha naiv të besoja që kur të rritet ky fëmijë do zgjedhë të marrë shërbim në shërbimet PPP-të që ka firmosur babai i tij dikur Kryeministër. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Dritan laci, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • …
  • 103
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar
  • ARSIMI NË GJUHËN LATINE NË TROJET SHQIPTARE
  • Through “Thinking of You”…
  • “Brenga” e autorit Dr. Pashko R. Camaj promovohet 15 mars 2026 te Kisha “Zoja e Shkodrës”
  • Nga fryma e 1981-shit te vizioni i së ardhmes
  • Zgjidhja më e keqe, fshehja e historisë
  • Rrjolli, një provë për pronën, turizmin dhe shtetin shqiptar
  • Fejton: Lavdia e Hajdutit Tonë
  • TOLERANCA FETARE VLERË AUTENTIKE E SHQIPTARËVE
  • 115-VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • U festua me madhështi Dita e Mësuesit dhe e Gruas nga “Alba Life” – Ambasador i Kombit
  • Klubi “Flas Shqip” dhe Vatra Miami festuan 7 Marsin dhe 8 Marsin
  • NJË FESTË E BUKUR E SHKOLLËS SHQIPE NË BOSTON
  • Kosova mes diplomacisë pasive dhe rrezikut të izolimit të heshtur: a po humbet momenti historik i ingranimit në organizma ndërkombëtar?
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1934) / KUSH ËSHTË EKREM LIBOHOVA, AMBASADORI I RI I SHQIPËRISË NË BELGJIKË ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT