
FOTAQ ANDREA-Strasburg/
Na iku… më iku… një Mik… një Shok…/
Ishte i veçantë, erudit si Ai, me shpirt sublim, artistik e filozofik, me bukuri fjale poetike, si një Ciceron që e bëri vargun shqip të cicërijë.
Ishte super i veçantë, kur e njeh për vite të tëra nga afër, sidomos vitet e fundit, i pamposhtur nga sëmundja, tek trupi i rreshkej, mpakej, mplakej, po mendja i rinohej, freskohej, madhështohej, me energji krijuese të pashterrshme.
Ishte tejet i veçantë, i pakapshëm, i paarritshëm, sa krijoi në poezinë moderne shqipe “tipologjinë moikomiane”, me natyrë të dyfishtë e të trefishtë metaforike, me subjekte polifonike e orkestrime harmonike të Bukurisë e Madhështisë së Fjalës Artistike.
Ishte Mendjendritur. Ishte Poet. Me lulëzim të fuqishëm botëkuptimor. Përherë i prirë drejt progresit dhe modernitetit shqiptar. Ishte me mendje të hollë plot sqimë artistike për lexues kalibri, duke thyer kornizat e provincializmit në kohë krize të përbotshme të poezisë.
Ishte i pashtershmi shqiptar në omnishkencë, me përkushtim e angazhim intelektual e patriotik të klasit të lartë, kundër politikës politiciene të intrigave, politikës blozë, haxhiqamiliste, klanore e bajraktare. Ishte i drejtpërdrejtë në intervista të gjalla plot kritikë konstruktive, ishte Njeri i lartë i shoqërisë, i gjithënjerëzishëm, i kudo e kujdogjindshëm, me dashuri e ngrohtësi humane, që çmonte vlerën e përbuzte antivlerën.
Ishte usta i fjalës, usta i penës, që mendimin e kishte haik e ajkë, sintetik deri në përpikmëri. Luftonte me forcë shpirtërore sëmundjen organike bela-keqe në vetvete, dhe me po atë forcë shpirtërore paralizonte rreptë mendjemykurinë, meskinitetin, shpirtëzinë, lakminë, regresin. Ishte me paepuri shembullore, vullnet të kalitur prej zotash dhe frymëzim hyjnor.
Vetëm një herë e kundërshtova (Ndjesë pastë!) kur përvuajtjen e tij fizike e kishte sintetizuar në vargjet: “Në kohë leucemike, / Me kometa të përflakura të hemoglobinës, / Në muze të kotë të Vdekjes…”. E kundërshtova gjithë dashuri, thjesht për t’i thënë me shpirt se “Vetë Jeta, vetë Jeta e tij është një muze aq i përplotë e kuptimplotë”. Dhe vijoja: “Pena tek ty, si tek rrallë kush, mposht çdo të keqe dhe është ilaçi kurativ më i mirë që të harbon në frymëzime gjeniale, në haralisje idesh dhe dehje e ngazëllim të fuqishëm jetik e jetesor, tek është kthyer lumi i kristaltë i prozës dhe i poezisë tënde në ujë jetësor (la sève), po edhe me shumë, në gjak Krishti, kur vetë zemra tënde shfaqet tanimë si kupa e artë me gjak të shenjtë” (nga letra ime drejtuar Moikomit e datës 31 janar 2017). Dhe vura re kohët e fundit, në një koment kuptimplotë personi anonim – që “pagëzonte” plot dashuri një foto të Moikomit me librin e tij në dorë – tek shprehej tekstualisht: “Shën Libri në duart e Shën Moikomit”. Nuk ka më mirë e bukur!
Kishte, vitet e fundit, diçka të veçantë tek Ai: u vinte poezive të tij vite të hershme shkrimi, si ta prapa-shtynte bukurisht kohën me vite të arta të shkuara, si të donte të ecte së prapthi 15-20 vjet të shkuara, për t’iu drejtuar moshës së rinisë së përjetshme, moshës së artë, një rinie të dytë. Mbartnin shkrimet e tij kësisoj fuqishmëri shkëlqimi, si çdo diell që kur shpërthen përfundimisht në mbarim të jetësisë së tij 10 miliard vjeçare, shkëlqen edhe më shumë se kurrë me krejt forcën dhe energjinë e vet të brendshme.
Ai ishte dhe mbetet Mjeshtër i Bukurisë së Mendimit dhe Fjalës Shqipe, tek i përshtatet plot hijeshi shprehja e Viktor Hygoit “Le livre, c’est l’homme” – (Libri është vetë Njeriu).
Po e shoqëroj këtë shkrim timin për humbjen e rëndë e të pazëvendësueshme të Njeriut Moikom – shkrim i nxjerrë nga kuintesenca e korrespondencës sime 15 vjeçare me Moikom Zeqon, dhe me duart që ende më dridhen që nga mëngjesi e zemra me shtrëngon e ligështon – me prezantimin që i bëra veprës dhe poezisë së tij në “Takimin Botëror të Poezisë” në Strasburg, nëntor 2018:
“Moikom shqiptari, i vetmi në botë që mban një emër të tillë kaq origjinal, ka një korpus voluminoz poezie, të cilën e praktikon me zell, eth e përkushtim që nga adoleshenca e tij. Është sot Boris Viani shqiptar, duke qenë ai vetë njëkohësisht historian, arkeolog, poet, piktor, shkrimtar, gazetar, filolog, publicist, erudit. Mjeshtër i lirisë së fjalës, e kërkon forcën shprehëse të verbës poetike në një përmasësi të shumëfishtë, duke shkuar gjer në kufijtë e përtej – përmasësisë (supra-dimensionalitetit). Të shkruash ndryshe, është tipari themelor i poezisë së tij që i hedh rrënjët në poezinë futuriste, surrealiste, simboliste, si dhe në një univers tepër origjinal, ku bota njerëzore, artistike, letrare, madje filozofike pasqyrohet nëpërmjet forcës magjike të verbës së tij poetike. E ndjen veten sa në parajsë të bukurisë artistike, ku vallëzojnë nimfa të botës shpirtërore me krahë fluturash e pilivesash, aq edhe në ferrin e lumenjve infernalë, ku fjalët grinden, duke mbjellë erëra e stuhi. Poet me tejdukshmëri të larmishme, i etur për metafora e alegori, Moikomi dallohet nga universalizmi i tij poetik brenda një marrëdhënieje të ngushtë kohë-hapësirë, njeri-natyrë, dhe realitet metafizik-realitet sensual. Është arkitekti i fjalës poetike shqipe par exellence.
Edhe më thjesht, vargu është tek ai një emocion i përhershëm, duke testuar pareshtur të shkuarën, të tashmen e të ardhmen, është burimi i tij i pashtershëm jetësor e krijues. Moikomi di të pikturojë me fjalë, duke zotëruar mjeshtërisht ritmin dhe muzikalitetin e vargut shqip, duke xhongluar me tropet dhe duke u bashkëngjitur ide e figura letrare nga më të çuditshmet e më të ndryshmet.
Është i përkthyer në shumë gjuhë.”
Moikom, të më falësh, që shpesh zemra më ka lëshuar e të kam qarë për së gjalli, sa herë dëgjoja në telefon zërin tënd të mekur në spital, tek më përshëndesje: “Mirëupafshim Andrea”. Më fal 1000 herë, Moikom, në përlotem. Lamtumirë Mik i shtrenjtë!


















Të gjata ishin radhët e bashkëkombaseve dhe të vogla ishin tri sallat e Hotel La regnet Contades te cilat sot ishin te rezervuara enkas për shqiptarë. Shqiptarët sot kishin ardhur për tu takuar me legjndën e gjallë njeriun qe i dha vulën ndritur historisë dhe Epopesë se lavishme të UÇK-së ztr. Ramush Haradinaj,qe haraqin e lirisë se Kosovës familja Haradinaj e pagoi shumë shtrenjët por nuk u dorërze dhe nuk do te dorëzohet kurrë para sfidave dhe kurthave te pabesa qe i sjellin armiqet tanë shekullor. Nen patronatin e ztr. Halit Nezaj ,sot një takim i veçantë me ish kryeministrin Haradinaj, ishte rezervuar për njerëzit e kulturës,filmit sportit dhe te politikes nga Brukseli,te cilët u çmallen me gjeneralin Haradinaj, ne biseda te ngrohëta dhe shumë te sinqerta,ku lideri i lirisë gjenerali dhe ish kryeministri i Republikës se Kosovës ishte shume optimist në perkrahjën e parezervë dhe mbeshtetjen qe po i jep ne keto momente mergata shqiptare…….. Ishin prezent poeti Neki Lulaj,pastaj elita e filmit dhe kinomatografisë filmike mjeshtri i karates dhe kampion i shumëfisht ne Zvicer ztr. Agron Pajaziti,elita e boksit legjenda e kampionit ztr. Muharrem Gjocaj,ztr. Labinot Xhoxhaj,bokseri Ardian Maliqi,bokseri Shëndritë Hotijani,veprimtari Metë Nezaj,ztr. Kamer Maloku,Mentor Mushkolaj dhe shumë te tjerë…te cilet kishin lenë pushimin e fund javës per tu takuar me liderin e tyre. Poeti Neki Lulaj,pas shtërngimit te duarve me ztr.Ramush Haradinaj,shpalosi mbeshtetjen e parezervë qe po ju behën juve i nderuar gjeneral dhe foli ne veçanti për rendësin e keti takimi.me pastaia ja dhuroi librin „Kodi i tokës“,permbledhej poetike dhe theksoi zoti gjeneral,kur ju ishit ne Den Hagë dhe nga një lajm i fshehtë qe rrodhi nga Den Haga qe juve do te ju jepet pafajësija e pata shkrue këtë poezi te titulluar Kurth dhe e cila po ate ditë e dergova librin për botim ne Tiranë e ju pas dy ditësh u liruat nga burgu. Erdha te t`ju takoja ne Prishtinë dhe te ju dorezoja ketë libër por pasukses,kurrë nuk me ka shkuar mendja qe te ju takoja këtu i ndaluar ,padrejtësisht me një aktakuz te një shteti qe nuk ekziston e qe nepëshekuj ka qen armik i perbetuar i popullit shqiptar por ja kështu e paka jeta…? Mes tjerash tha:I nderuari „Avni Rrustemi“,qe nga janari i keti viti populli shqiptarë jeton ne një ankth,…për fatin tuaj Ne po shpresojmë dhe po presim me padurim lirimin tend dhe kthimin ne gjirin e ngrohët te familjës dhe në parlamentin e Republikës te Kosovës ku te presin një kodër e madhe punesh dhe aktivitetesh politike.Dhe mendoi qe verdikti ndërkombëtar i Den Hages nuk guxon te zhvleftësohet. Andaj edhe te duam te kemi ne Kosovë…Deri kurë me keto dredhi dhe pabesi ne kurrizin e brisht te shqiptarëve.Neve na keni pranë…. Zot.Ramush Haradinaj pos tjerash tha…Qendroi krenar qe jam ky qe jam dhe qe ju kam kështu per rreth jo sot as dje por qe nga janari e deri me sot e besoi se kështu do te ju kem terë jetën. Ngrisë kokën lartë dhe mburrëm me ketë Diasporë të shkëlqyer qe e kemi dhe edhe as një popull ne botë nuk ka kesi diaspore…Andaj edhe ne te ardhshmen do ta keni mikpritjen edhe me te madhe kur te vini ne vatrat tuaja se me te vertet u hamende me qendrimin tuaj…Do jem argat i pakursyer per çfarë qe ju qet puna juve ne atdheun e përbashkët.Interesimi i pakursyer i mergatës shqiptare dhe vizitat e vazhdueshme qe mi keni berë nga shtetet e ndryshme te Evropës,nga SHBA,Kanada,Alaska,Australija ka qen njeëmbeshtetje e pakursyer qe nuk do te ja u harrojë kurrë,ju jeni nderi i kombit tonë Ju falemnderit.