Te gjithe e dinim se shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli do ta kishte te veshtire garen elektorale perballe republikanit me pervoje te gjate te kundershtarit te saj politik , republikanit teper te afte Mike Bishop, qe eshte nje nga zerat me aktiv ne Kongresin Amerikan, por ajo guxoi dhe per kete duhet te pershendetet e te urohet.
Suzana fitoi 39 perqind te votave, ndaj 56 perqind te republikanit Mike Bishop, 3 perqind te Jeff Wood te Liberalve dhe 2 perqind te Maria Green e te Gjelberve.
Shqiptaro-amerikania mori 142, 333 vota, ndaj 203, 827 vota te Mike Bishop, 9,577 te Jeff Wood dhe 5,638 te Maria Green.
Ne humbjen e Suzanna Shkrelit mendoj se duhet te merren parasysh keta faktore te humbjes: Hyrja me vonese ne garen elektorale, ndikoi jo pak ne rezultatin e saj.
Se dyti, konsumimi i Partise Demokratike ne pushtet, kishte koston e vet.
Humbja e Hillary Clinton ne Shtetin e Michiganit, nuk ishte pa pasoje, efekti domino kishte pasojat e veta.
Dhe se fundi kundershtari i saj, qe eshte nje nga politikanet me ndikim ne Michigan dhe ne Kongres, natyrisht kjo ia beri me te veshtire garen shqiptaro-amerikanes.
Gjithesesi shqiptaro-amerikanet ndjehen krenare qe Suzanna guxoi dhe kandidoi. Le te shpresojme se kjo pervoje e re do t’i sherbeje jo vetem asaj.
Suzanna Shkreli hyri ne gare me platforme te qarte dhe mesazhe qe hyne ne rezonance me masen e madhe te grave pse ajo perfaqesoi nje kauze delicate, luften kunder abuzuesve seksualë – për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe abuzimit të fëmijëve, mbrojtjen e te drejtave te grave dhe mbrojtjen e grave te perdhunuara e te pambrojtura, ate kauze qe ajo e ben cdo dite ne sallen e gjyqeve dhe ne jeten e perditshme. Ajo eshte nje femer me kurajo, qe nuk eshte terhequr perballe se keqes. Suzanna mbetet nje luftetare kurajoze.
Gazeta Dielli dhe Vatra ne qender por dhe dega teper active ne Michigan, I dhane mbeshtetje Suzanes, ashtu sic I dhane edhe shqiptaret e Michiganit.(Dielli)