– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Berlin, në konferencën për antisemitizmin/
PRISHTINË-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare për luftimin e antisemitizmit. Konferenca e organizuar nga Bundestagu gjerman mbahet në Berlin, nga 13 deri 15 mars.
Me këtë rast, kryetari Veseli zhvilloi edhe takime të rëndësishme.Në vazhdën e takimeve me personalitete të larta të jetës politike e institucionale të Gjermanisë, sot në Bundestagun gjerman kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Në emër të Kosovës, kryetari Veseli i shprehu kancelares gjermane mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman për Kosovën dhe popullin e saj, në kohë dhe rrethana të ndryshme.
KRYETARI VESELI ZHVILLOI TAKIME ME PËRFAQËSUES POLITIKË NË BUNDESTAGUN GJERMAN
Gjatë zhvillimeve të sotme në konferencën mbi luftën kundër antisemitizmit, e cila po mbahet në Bundestagun gjerman në Berlin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pati takime të shumta me përfaqësues politikë të grupeve parlamentare të Bundestagut.
Në këto takime, përveç çështjeve të ngritura në konferencë, u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë, për ato që kanë të bëjnë me legjislativin, roli i të cilit është vendimtar në avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.Parlamentarët gjermanë shprehën përkushtimin e tyre dhe shtetit gjerman në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe procesit të integrimit euro-atlantik të saj.
KRYETARI I KUVENDIT TË KOSOVËS, KADRI VESELI U TAKUA ME PRESIDENTIN E BUNDESTAGUT GJERMAN, NOBERT LAMMERT
Gjatë vizitës në Berlin, me rastin e konferencës ndërkombëtare parlamentare kundër antisemitizmit, sot në Bundestag, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua me Norbert Lammert, President i Bundestagut gjerman.Kryetari Veseli falenderoi homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës.Nga ana e tij, presidenti i Bundestagut, Lammert, duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë, potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformes legjislative në Kosovë. Mes tjerash, Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese.
Në takim me z. Lammert, kryetari Veseli shtroi idenë që një konferencë e tillë si kjo që po mbahet në Berlin mbi luftën kundër antisemitizmit dhe rreziqeve bashëkohore, të organizohet edhe në Kosovë. Kjo ide u mbështet nga presidenti i Bundestagut, cili theksoi se këmbimi i përvojave pozitive në këtë fushë është një instrument i dobishëm në forcimin e vlerave demokratike, paqes mes shoqërive e shteteve.Kryetari Veseli falenderoi homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës. Nga ana e tij, presidenti i Bundestagut, Lammert, duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë, potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformes legjislative në Kosovë. Mes tjerash, Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese.Në takim me z. Lammert, kryetari Veseli shtroi idenë që një konferencë e tillë si kjo që po mbahet në Berlin mbi luftën kundër antisemitizmit dhe rreziqeve bashëkohore, të organizohet edhe në Kosovë. Kjo ide u mbështet nga presidenti i Bundestagut, cili theksoi se këmbimi i përvojave pozitive në këtë fushë është një instrument i dobishëm në forcimin e vlerave demokratike, paqes mes shoqërive e shteteve./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.