TIRANË, 15 Korrik/ Nga Gjergji Mima/ – Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ministri grek Kotzias ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama.
“Sot në Sallën e Hartave me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar edhe një foto nga takimi.
Kryediplomati grek do të takohet më pas me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për ta përmbyllur axhendën me takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.