• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Humbje tjetër e Serbisë ndaj Kosovës

January 24, 2017 by dgreca

1 KosvaSerbia e humbi apelin kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Gjykata e Arbitrazhit për Sportet njoftoi të martën se e ka hedhur poshtë këtë apel.Shoqata Serbe e Futbollit kishte argumentuar se UEFA kishte shkelur rregullat e veta duke i dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës statusin e anëtarit me të drejta të plota në Kongresin e saj në vitin 2016.Por gjykata arriti në përfundimin se Kosova i plotësonte standardet për hyrjen në UEFA sepse është “njohur nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara si ‘një vend i pavarur’”.Serbia kishte argumentuar se Kosova, që ishte pranuar në UEFA majin e kaluar megjithëse nuk ishte anëtare e OKB-së, duhej të bllokohej.

Serbia dhe aleatët e saj, përfshirë Rusinë, nuk e kanë njohur Kosovën që kur ajo shpalli pavarësinë në vitin 2008.Vendimi i UEFA-s, solli si rezultat anëtarësimin në FIFA, një javë më pas dhe përfshirjen në grupet e kualifikimit për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Filed Under: Featured Tagged With: në UEFA., Serbia e humbi apelin kundër anëtarësimit, te Kosoves

Në kërkim të formulës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

January 16, 2017 by dgreca

1 ushtria e Kosoves

Nga Arton Konushevci/Përfaqësuesit politik në Kosovë dhe njohësit e rrethanave të sigurisë, thanë të hënën se zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe në rajon tregojnë se Kosova ka nevojë për ushtrinë e saj.Deputeti Daut Haradinaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e ushtrisë së Kosovës, është evidente jo vetëm në rastin e ‘trenit’.

“Ne duhet të veprojmë, sepse zhvillimet në rajon po e kërkojnë ose është bërë urgjencë themelimi i forcave të rregullta ose ushtrisë”, tha Haradinaj.

Edhe zëvendëskryetarja e parë e Komisionit Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se institucionet janë duke punuar që në një të ardhme të afërt të merret një vendim i drejtë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

“Ne e dimë se një shtet pa ushtri nuk mund të quhet shtet i kompletuar. Ne do të jemi në krye të detyrës në çdo moment pa dallime partiake. Thjesht do të jemi bashkë pozitë dhe opozitë në çështje të ndjeshme siç është Forca e Armatosur e Kosovës”, tha Musliu.

Një tren me ikonografi nacionaliste u nis të shtunën nga Beogradi për në Mitrovicën e veriut, duke shkaktuar reagime të fuqishme në Kosovë.

Qeveria në Prishtinë mori vendim që të mos e lejojë hyrjen e tij në Kosovë, ndërkohë që autoritetet serbe thanë se e kthyen trenin prapa për të “shmangur” siç thanë “gjakderdhjen”.

Por, presidenti serb Tomisllav Nikoliq, tha se Serbia është “e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.

Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë në Kosovë mendojnë se , duhet të gjenden mundësi që Kosova brenda vitit ta ketë ushtrinë e saj.

Ramadan Qehaja, thotë se nuk duhet të ketë vonesa të tjera meqë, siç tha, mungesa e ushtrisë së Kosovës është e dukshme.

“Mungesa është e dukshme, nuk e kemi ushtrinë si të tillë me Forcën e Armatosur të Kosovës. Domosdo duhet bërë ndryshime, nëse jo ato esenciale, që kanë të bëjnë me ndryshimet Kushtetuese, por me ndryshimet e ligjeve. Unë ashtu mendoj me planin ‘B’ fuqizohen ligjet që kanë të bëjnë më FSK-në, e cila si e tillë do të mbetet me emrin, por do të bëhej një avancim i detyrave ushtarake”, tha Qehaja.

Për me tepër, përfaqësuesit politik dhe analistët në Kosovë, thonë se tendenca e Rusisë përmes Serbisë që të ketë ndikim në Kosovë, duhet t’i përshpejtojë procedurat për formimin e ushtrisë, tha deputeti Haradinaj.

“Tendencat nuk janë të sotme ato janë edhe të më hershme edhe sidomos me këtë rastin e trenit rus siç po quhet. Por, populli i Kosovës është pro perëndimor dhe si i tillë ka një aleancë të shkëlqyeshme me Shtete e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”, tha Haradinaj.

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk mund të krijohet pa ndryshimet Kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve të bashkësive pakicë. Deputetët serbë ndërkaq kanë më shumë se katër muaj që po i bojkotojnë institucionet e vendit.

Ndëkohë, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve Kushtetuese.

Forcat e Armatosura, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n. (REL)

Filed Under: Featured Tagged With: e Formimit, Formula, te Kosoves

U Zgjodhën kryeprokurorët e prokurorive Themelore të Kosovës

December 21, 2016 by dgreca

1-prokurori

-Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë bërë zgjedhjen e kryeprokurorëve të shtatë prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës/

1ok-prokPRISHTINË, 21 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/  Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë bërë zgjedhjen e kryeprokurorëve të shtatë prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës.Për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me gjashtë (6) vota për, dy (2) vota kundër, një (1) votë e pavlefshme, është rizgjedhur kryeprokurori, Imer Beka.Ndërkaq, për të parin e prokurorisë Themelore të Ferizajt është zgjedhur prokurori Shukri Jashari, me gjashtë (6) vota për dhe tri (3) kundër.Për prokurorinë Themelore të Gjakovës anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë zgjedhur me tetë (8) vota për dhe një (1) kundër, prokurorin Ali Selimaj.Ndërsa, kryeprokurori i deritanishëm i prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, me shtatë (7) vota për dhe dy (2) kundër, është rizgjedhur kryeprokurori i kësaj prokurorie.Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, me tetë (8) vota për dhe një (1) kundër, është rizgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie.Me shtatë (7) vota për dhe dy (2) kundër, anëtarët e KPK-së, kanë zgjedhur kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Pejës, prokurorin Agim Kurmehaj.E për të parin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me pesë (5) vota për dhe katër (4) kundër, kanë zgjedhur prokurorin Admir Shala.Po sot, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës morën vendim që anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së prokurorëve, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, njëherësh anëtare e KPK-së,  Ikramije Bojaxhiu të angazhohet me punë të përhershme në afat kohorë prej dy viteve, në Komisionin për Vlerësimin e Përformancës së prokurorëve.Këshilli Prokurorial gjatë këtij takimi ka aprovuar Rregulloren për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilin përcakton veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për të ndihmuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e Këshillit, lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e prokurorive./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kryeprokurorët e prokurorive Themelore, te Kosoves, U Zgjodhën

Dr. Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës

December 14, 2016 by dgreca

-Dhomat e Specializuara të Kosovës – komunikatë për shtypin/PRISHTINË, 14 Dhjetor 2016/ Më 14 dhjetor 2016, Dr. Ekaterina Trendafilova u emërua Kryetare e Dhomave të Specializuara. Pas rekomandimit të Panelit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti Emërues, Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi zyrtarisht Kryetaren.Kryetare Trendafilova (1953) është juriste, akademike dhe gjykatëse e shquar nga Bullgaria, me përvojë të madhe në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, të drejtës penale, të drejtës procedurale penale dhe të drejtat e njeriut.Nga marsi 2006 deri në mars 2015, Dr. Trendafilova shërbeu si gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN).Para detyrës si gjykatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ajo punoi si profesoreshë e drejtësisë penale në Universitetin e Sofjes, zëvendësprokurore e qarkut në Gjykatën e Qarkut në Sofje dhe shërbeu si këshilltare eksperte për standardet e të drejtës penale dhe të drejtat e njeriut në Kuvendin, Gjykatën e Lartë dhe disa ministri të Bullgarisë.Me rastin e emërimit të saj, Kryetare Trendafilova deklaroi: “Ndihem thellësisht e nderuar që u emërova Kryetare e parë e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në këtë moment të rëndësishëm, në fillimin e veprimtarisë së Dhomave të Specializuara, kam privilegjin të kryej detyrën udhëheqëse që m’u besua. Jam e ndërgjegjshme se garantimi i zbatimit prej Dhomave të Specializuara të praktikave gjyqësore më të mira dhe i administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme si për ata që ngarkohen me përgjegjësi penale, po ashtu edhe për viktimat e krimeve që pretendohet se janë kryer, përbën përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam e përkushtuar që këtë detyrë ta kryej në mënyrë të pavarur, me vendosmëri, vrull e përkushtim të plotë. Është me rëndësi jetike që mandatin tonë ta zbatojmë në mënyrë efikase, profesionale dhe të sigurt”. Kryetari i Dhomave të Specializuara është përgjegjës për administrimin gjyqësor të Dhomave të Specializuara dhe për funksione të tjera që i akordon Ligji. Kryetari gjithashtu kryen detyrën e kryegjykatësit të panelit të Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara.Kryetare Trendafilova është emëruar për një mandat katërvjeçar i cili hyn në fuqi në janar 2017./b,j/

***

PRESS RELEASE 14 December 2016 KSC2-16 Dr Ekaterina Trendafilova appointed President of the Kosovo Specialist Chambers On 14 December 2016 Dr Ekaterina Trendafilova was appointed President of the Specialist Chambers. After the independent Selection Panel submitted its recommendation, the Appointing Authority, Ms. Alexandra Papadopoulou, Head of the EULEX Mission in Kosovo, formally appointed the President. President Trendafilova (1953) is a distinguished judge, lawyer and academic from Bulgaria with extensive experience in international criminal law, criminal law, criminal procedural law and human rights law. She served as a Judge of the International Criminal Court (ICC) from 2006 to 2015. Prior to the appointment to the ICC she was a professor of criminal justice at the Sofia University, Deputy District Attorney at the Sofia District Court and provided expert opinion in criminal law and human rights standards to the Bulgarian Parliament, Supreme Court and number of Bulgarian ministries. For a short biography of President Trendafilova please consult the website of the Kosovo Specialist Chambers (www.scp-ks.org). Upon her appointment, President Trendafilova stated: “I am truly honoured to have been appointed as the first President of the Kosovo Specialist Chambers. At this decisive moment in the early existence of the Specialist Chambers, I feel privileged to have been entrusted with the leadership task. I recognize the immense responsibility to ensure that the Specialist Chambers apply the best judicial practices and deliver fair and impartial justice for those brought to account, as well as the victims of the crimes allegedly committed. I intend to accomplish this mission independently, with determination, vigour and to the very best of my abilities. It is vital that we implement our mandate in an efficient, professional and secure manner.” The President of the Specialist Chambers is responsible for the judicial administration of the Specialist Chambers and other functions conferred upon her by the Law. The President also serves as presiding judge on Supreme Court Panel of the Specialist Chambers. President Trendafilova has been appointed for a term of four years and is to be deployed as of January 2017.

Attachments area

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dr. Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara, te Kosoves

BE-ja mbështet Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës

December 9, 2016 by dgreca

1-prishtPRISHTINË, 9 Dhjetor 2016/ Bashkimi Evropian mbështet takimin vjetor të anëtarësisë së Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.Organizata joqeveritare e financuar nga BE-ja, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon nesër në Prishtinë takimin vjetor të anëtarësisë. Ndër pjesëmarrësit do jenë Nataliya Apostolova, Shefe e BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Marija Kapitanović, Ambasadore e Republikës së Kroacisë në Kosovë dhe Atifete Jahjaga, ish-Presidente e Kosovës.Qëllimi i këtij takimi është të paraqesë progresin drejt zbatimit të strategjisë së rrjetit për vitin 2015-2018, duke treguar kontributet e konsiderueshme në drejtim të avancimit të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë dhe më gjerë.  Fushat kryesore të fokusit të raportimit do të jenë: ndërtimi i kapaciteteve të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, gratë në politikë dhe vendimmarrja, e drejta e grave për shëndetësi, programi kundër dhunës në baza gjinore dhe fuqizimi ekonomik i grave. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës përbëhet nga 106 anëtarë, duke përfshirë organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike nga e gjithë Kosovën. Takimi do të shërbejë si një mundësi për të shkëmbyer informacione, per t’i dhënë energji anëtarësisë dhe për të krijuar një hapësirë për krijimin e marrëdhënieve./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: BE-ja mbështet Rrjetin e Grupeve, të Grave, te Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT