• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një kurorë shqiptare në Washington, ceremoninë e përvitshme që nderon viktimat e komunizmit

July 1, 2013 by dgreca

*Në Washington, DC kremtohet përvjetori i gjashtë i nderimit të viktimave të komunizmit SHBA, Ceremoni përkujtimore kushtuar heronjve antikomunistë harrojmë se lufta kundër komunizmit nuk ka mbaruar ende.20 ambasada vendosin kurora për të nderuar viktimat e komunizmit nga e gjithë Bota.

*  Siç dihet Shqipëria për nga numëri i popullsisë, ka numërin më të madh të viktimave të komunismit në botë : Të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit 6109 . Të pushkatuar 5157, mes tyre 89 gra . Të dënuar politikë 17900, mes tyre 450 gra . Të vdekur në burg 952, mes tyre 7 gra . Humbën aftësitë mendore 273, mes tyre 29 gra . Të internuar 30383 veta . Burgje 23 . Kampe internimi 48.

SHKRUAN: BEQIR SINA, New York/

WASHINGTON D.C: – Ambasadorë dhe diplomatë nga gati 20 vende të botës, të akredituar në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara – Washington D.C, u mblodhën së bashku me udhëheqës të Kongresit dhe grupe për të drejtat e njeriut nga vendet ish- dhe ende komuniste, në ceremoninë e vendosjes së kurorave te Memoriali i Viktimave të Komunizmit, në afërsi të godinës së Capitol Hill në rrugën Massachusetts Ave.

Në përvjetorin e gjashtë të nderimit të viktimave të komunizmit, aktiviteti u drejtua nga Dr. Lee Edwards, kryetari i Fondacionit të Viktimave të Komunizmit dhe vazhdoi me një seri folësish të shquar. Kongresistët Ileana Ros-Lehtinen nga Florida, Dana Rohrabacher nga California dhe Jim Bridenstine nga Oklahoma kryesuan listën e folësve dhe mysafirëve nga Capitol Hill.

Dr. Lee Edwards paraqiti Medaljen e Lirisë “Truman-Reagan” për Dr. Yang Jianli, një i mbijetuar i masakrës së Tiananmenit dhe ish i burgosur politik në Kinë (2002-2007), themelues dhe kryetar i Iniciativës për Kinën në shekullin e 21-të.   Yang Jianli, Ph D., themelues dhe president i Iniciativës për Kinën, iu dha Medalja e Lirisë – Truman-Reagan 2013, mbasi ai ka qenë e njohur gjerësisht si një udhëheqës i madh i lëvizjes Kinës për demokraci dhe një nga avokatët më të rëndësishme ndërkombëtare për tranzicion paqësor demokratik të Kinës.

Medalja e Lirisë – Truman-Reagan u jepet individëve të cilët janë dalluar në luftën vetmohuese dhe kundërshtimin që i kan bërë komunizmit dhe tiranisë. Ndër dekoruarit e mëparshëm të Medaljes së Lirisë përfshihen edhe Lech Valesa, Vaclav Havel, Elena Bonner, Papa Gjon Pali II, William F. Buckley, Henry Senatorin Jr. “Scoop” Jackson, ish i mbijetuari i Holokaustit Tom Lantosh, ish senatori anti komunist Jesse Helms, senatorin Joseph Lieberman, kongresistin Steny Hoyer, ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe tash kongresisten Ros-Lehtinen nga Kuba. etj.

Ceremonia shënoi përvjetorin e gjashtë të saj. Ajo nisi udhën e saj me përurimin e memorialit, kushtuar miliona viktimave të komunismit në vitin 2007, që bashkoi ish kongresistin e ndjerë Tom Lantosh me presidentin e atëhershëm George W. Bush dhe kongresistin Dana Rohrabacher.Memoriali i Viktimave të Komunizmit, në Washington, është i përkushtuar për të edukuar këtë brez dhe brezat e ardhshëm në lidhje me historinë, filozofinë dhe trashëgiminë e komunizmit. Në kremtimin e parë, për të nderuar kushtimin që do ti bëhej viktimave të komunismit nga e gjithë bota, përfshirë edhe vendin tonë, përpara një turme ndërkombëtare prej afro një mijë pjesmarrësish në këtë ceremoni foli edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush.

Këtë vit, pas ceremonisë, pati edhe një panel diskutimi, i titulluar “Trashëgimia e Komunizmit”, i cili u mbajt në Auditorium Lehrman në Fondacionin Heritage.

Ngjarja kulmoi me ceremoninë e vendosjes së kurorave dhe përfundoi me një panel diskutimi në fondacionin Heritage. Një kurorë në emër të organizatës Shtëpia e Lirisë Shqiptaro- Amerikan e vendosën zotërinjtë Mustafa Xhepa dhe Jadigjar Luzaj.

Folësit ishin parlamentarë ndërkombëtarë dhe anëtarë të Kongresit Amerikan shkruan Korrespondenti i AAFH në Washinton, DC, duke shtuar se të ftuar të huaj ishin zëvendës – kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Lituanisë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Latvias, si dhe kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Estonisë, të cilët detajuan historinë e komunizmit në shtetet balltike. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit letonez duke ju drejtuar statujës, “Perëndesha e Demokracisë”, lidhur me përvojën e vendeve balltike nën komunizëm, ndër të tjera tha: “Kur hedh sytë tek “Perëndesha e Demokracisë”, shoh shpresë, sepse ishte pikërisht ky vend, që mundësojë dhjetëra mijëra latvianë, lituanezë dhe estonezë t’i shpëtojnë terrorit komunist dhe të ushqejnë ëndrrat e tyre për të fituar lirinë e humbur … kjo statujë është simbol shprese jo vetëm për lirinë e shteteve të pavarura balltike, por ajo është shpresa e madhe për të gjithë njerëzit që jetojnë nën shtypjen komuniste.”
Ndërkohë, që sipas AAFH-së thuhet se “Anëtarët e Kongresit Amerikan, i nderuari Jim Bridenstine, Dana Rohrabacher, dhe Ileana Ros-Lehtinen, u zotuan se do të mbështesin pa kursyer të gjitha çështjet në Kongresin Amerikan që kanë të bëjnë me çrrënjosjen e komunizmit dhe ekspozimin e krimeve të komunizmit. E nderuara Ileana Ros-Lehtinen, një refugjate kubaneze dhe gruaja e parë hispanike që shërben në Kongresin Amerikan, tregoi për vuajtjet e vazhdueshme dhe shtypjen e të drejtave të njeriut në vendet komuniste si Vietnami, Kina dhe Kuba. Ajo theksoi se, “Lufta e ftohtë mund të ketë përfunduar për historianët, por të mos harrojmë se lufta kundër komunizmit nuk ka mbaruar ende.”

” Duke folur në emër të kongresmenëve, ajo deklaroi: “Unë zotohem se ne do të japim mbështetjen tonë maksimale si anëtarë të Kongresit që të drejtat dhe liritë … të fitohen kudo dhe se nuk do të lejojmë që në asnjë vend të botës njerëzit të jetojnë nën shtypjen komuniste.”

Në fund të këtij reportazhi korrespondenti i AAFH në Washinton, DC, shkruan se  Pas cermonisë së vendosjes së kurorave u mbajt sesioni shkemcor tek Fondacioni Heritage. Panelistët, Dr. Yang Jianli, i porsa nderuar me Medaljen e Lirisë “Truman-Reagan”, Dr. Bruce Klinger, bashkëpunëtor i lartë shkencor i studimeve për Azinë Verilindore e Qëndrore në fondacionin Heritage, Dr. Ariel Cohen, bashkë- punëtor i lartë shkencor për Studimet Ruse dhe Euroaziatike, si dhe Dr. Jose Cardenas, bashkëpunëtor i larte shkencor për Vizioni i Amerikave, analizuan vendet e shtypura nga komunizmi.
Punimet shkencore, që me ekspozimin e sistemit neo-komunist kinez të Dr. Yang Jianli e deri tek analiza e Dr. Cohen për gulagët sllavë, pasqyruan tmerret e komunizmit dhe theksuan rëndësinë e thirrjes së Dr. Lee Edwards në fjalën e tij hapëse: “Ne nuk mund të harrojmë, ne nuk duhet të harrojmë viktimat e sistemit komunist.”
Box : Siç dihet Shqipëria për nga numëri i popullsisë, ka numërin më të madh të viktimave të komunismit në botë : Të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit 6109 . Të pushkatuar 5157, mes tyre 89 gra . Të dënuar politikë 17900, mes tyre 450 gra . Të vdekur në burg 952, mes tyre 7 gra . Humbën aftësitë mendore 273, mes tyre 29 gra . Të internuar 30383 veta . Burgje 23 . Kampe internimi 48

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 6 vjetori, i nderimit, kremtohet, Ne Washington, te viktimave te komunizmit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT