Abddullai, kandidati shqiptar nga diaspora SHBA dhe Kanada si kandidati i vetëm shqiptarë në zonën 8 të diasporës në SHBA dhe Kanada është kandidati i vetëm shqiptar për deputet në këtë zonë, i caktuar nga partia BDI, e cila garon edhe në dy zonat e tjera në diasporë. Ai në një intervistë për gazetarin Beqir Sina ka bërë thirrje që diaspora të mbështesë kandidaturën e tij.
Ju jeni kandidati i vetëm shqiptar për deputet në njësinë e 8 zgjedhore SHBA – Kanada. Cilët janë pritjet e juaja dhe qëllimi ?
Fillimisht duhet cekur se deri tani Parlamenti i Maqedonisë i ka pasur dyert e mbyllura për shqiptaret e komunitetit shqiptar te Amerikës dhe Kanadasë. Ky është rast i volitshëm për hapjen e kësaj dere institucionale e cila do te çeli rruge te reja për komunitetin tone. Ne në këtë moment jemi duke bere ç`mos rreth organizimit te këtyre zgjedhjeve për te mundur te korrim një sukses te volitshëm. Qëllimi ynë është te fitojmë këtë mandat.
Si u zhvillu fushata juaj ?
Unë si kandidat, me përfaqësues te shtabit zgjedhor kemi bere përgatitje te duhur duke vizituar terrene te caktuara ku janë te përqendruar shqiptaret ne Amerike dhe Kanada, si psh. Toronto, London, Nju Jork, Nju Xhersi, Detroit, Chicago Kenosha, Rockford, Medison dhe Dallas. Përkrahja ka qene ne nivel dhe ne kete drejtim duhet cekur sakrificën e Dallasit ku votuesit ditën e votimit vijnë me aeroplan gjer ne Çikago vetëm për te dhënë votën Tefik Abdullait. Ky shembull duhet t’ju japi kurajo te tjerëve te cilët nuk janë aq larg sa jane Dallasit !
Ju dhe shtabi i fushatës suaj, çfarë dini për kandidatët e komunitetit maqedonas dhe sa i frikoheni atij duke pasur para sysh se ai ka mbështetjen dhe është i propozuari i VMRO-DPMNE-se ?
Unë dhe shtabi nuk kemi arsye për frikësim dhe shqetësim, pasi qe edhe ne garojmë me ndihmën institucionale te subjektit tone i cili ligjërisht dhe administrativisht është ne anën tone, ashtu siç është partia maqedone ne anën e kandidatit te tyre. Prandaj ne bëjmë punën tone, pala tjetër bën punën e vet. Fushatën tone e kemi orientuar ne forcat tona te pasterta shqiptare te cilat janë te interesuara për një përfaqësim kombëtar ne parlamentin e Maqedonisë.
Çfarë keni bere për te pasur sa me shume shqiptar votues me dokumente valide sipas ligjeve te Maqedonisë te votojnë për ju ?
Gjate fushatës sime, unë dhe shtabi bashke me aktivistet tjerë jemi munduar maksimalisht t’jua bëjmë me dije shqiptareve se duhet te dalin te votojnë sa me shume duke përdorur logjiken e shëndoshë. Te gjithë kane premtuar se ditën e votimit do te jene te gatshëm te tregojnë transparence , te jene vigjilent, te votojnë pa asnjë presion dhe kështu te jene pjese e zhvillimeve demokratike.
Komuniteti shqiptar është marre gjate shume viteve me nevojat dhe çështjet e mëdha qe lidheshin me zhvillimet ne Ballkan. Sa keni besim te ndihma qe do te japi komuniteti juaj për tu zgjedhur si anëtar i Parlamentit te Maqedonisë nga diaspora Kanada dhe ShBA ?
Komuniteti Shqiptar i Amerikës dhe Kanadasë i ka dhënë disa provime gjate historisë, prandaj une kam besim te plote se ky komunitet do te jete ne krye te detyrës edhe kësaj radhe. Fillimisht u rreshtua me ne ne përpilimin e listave te votueseve dhe pastaj ka premtime te fuqishme se me 26 prill, e shtune, te njëjtit do te dalin te votojnë dhe ne ketë mënyrë do ti dalin edhe një here zot vatanit.
Ku shpreson se jeni me te forte ne këto votime ?
Shqiptaret ne këto komunitete janë te shpërndarë shume. Mendoj se përkrahja ime nuk do te mungoje ne asnjë vend ku shqiptaret do te dalin te votojnë dhe ma merr mendja se asnjë nuk do te votoje palën tjetër. Kemi besim te te gjithë shqiptaret dhe te te gjithë territoret ku jetojnë shqiptaret ne Amerike dhe Kanada. Ne përgjithësi jam shume i kënaqur me përkrahjen morale dhe materiale te shqiptareve ne përgjithësi dhe kjo, mua me obligon, qe ne t’ardhmen te angazhohem me mish e me shpirt për avancimin e çështjes shqiptare ne Maqedoni.
Çfarë duhet te bëjnë shqiptaret te ndihmojnë veten ? Dhe sa beson se si komunitet do te ecim përpara ?
Se pari shqiptaret duhet te dalin te japin votën e tyre për kandidatin shqiptar dhe kështu ta kryejnë obligimin e tyre kombëtar dhe kushtetues. Pastaj, bashkëpunimi im me votuesit, përkatësisht komunitetin shqiptar ne Kanada dhe Amerike do te beje analiza dhe projekte te reja te cilat sipas mendimit tim do te ndikojnë ne avancimin e demokracisë ne Maqedoni. Për mua është një kënaqësi dhe krenari te jem përfaqësues i diasporës ne fjale dhe njëkohësisht është një obligim i rende kombëtar dhe moral, pasi qe detyra do te kërkojë demonstrimin e nje kulture te re dhe demokratike me dimensione te reja funksionale ne Parlamentin e Maqedonisë.
Një mesazh për komunitetin.
Komuniteti shqiptar ka punuar, punon dhe duhet te punoje gjithmonë për çështjen shqiptare ne Ballkan, duke qene me i organizuar ne te gjitha fushat e jetës.(U intervistua Nga Beqir SINA/)
26 Prilli – Një votë me rëndësi historike për shqiptarët –
Në SHBA dhe Kanada është obligim moral dhe patriotik i çdo votuesi shqiptar që të votojë më 26 prill duke ritur kështu shanset për fitoren e kandidatit shqiptar, Tefik Abdullai. Ai do të jet i pari deputet shqiptarë nga diaspora mbas 90 vjetëve – prej se kur Noli shkoi në krye të qeverisë së Shqipërisë me 1924/
Nga BEQIR SINA, New York/
BENSONHURST – BROOKLYN NY : Frika nga pasojat e mos arritjes se një qeverie me dy të tretat – pra 62 deputet, po luan rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore në Maqedoni. Para zgjedhjeve parlamentare më 26 dhe 27 Prill, në vend është rritur ekstremizmi dhe nacionalizmi i sëmurë sllavo – maqedonas, i kryesuar nga fushata që bënë dy partitë më të mëdha Maqedonase, dhe që pretendojnë të fitojnë edhe këto palë zgjedhje.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski u shpreh nga Shkupi se VMRO-së, i duhen 62 deputetë në Kuvend, me qëllim që të “mund të realizojë reformat” pra duke shmangur shqiptarët. Kurse kandidati për president të Maqedonisë, George Ivanov, ka thënë në paraqitjen për media se “sot ka fituar Maqedonia dhe se në raundin e dytë do të fitojë ai dhe koalicioni i kryesuar nga VMRO DPMNE, duke kërkuar edhe ai 62 deputetë”.
Nëse shqiptarët e maqedonisë, do t’a kuptojnë gjuhën nacionaliste që po përdorin Gruevski dhe Ivanovi, nuk duhet të bëhen “mish për top”, i themi ne shqiptarët. Sepse, ata jo vetëm 62 deputet që si marrin kurr sesi! si do që të votohet, ose manipulohen zgjedhjet prej tyre – megjithëse kan pushtetin në dorë, dhe janë të udhëhequr dhe mësuar me parrullën staliniste : “Nuk ka rëndësi se kush voton – por kush i numëron votat” ata kurr nuk i marrin 62 deputetë.
Matematikisht, në një përqindje një shifrore, Gruevski dhe Ivanovi i kan të humbur të paktën kësaj radhe 4 deputet. Pse? Po sido që t’i luajn ata kartat dhe t’i bëjnë llogaritë e tyre, ata i kan të humbur dy deputet e diasporës atë në Europë, dhe këtë në SHBA dhe Kanada. Që i bie dy deputet të fituar nga shqiptarët dhe dy deputet të humbur nga maqedonasit, pra dalin katër deputet kështu simbas llogarisë shifërore.
Komisioni zgjedhor në Shkup njoftoi disa javë më parë simbas shtypit atje se :” 20 përqind e maqedonasve në SHBA dhe Kanada me pashaporta biometrike, janë regjistruar për të votuar, pra në se është e vërtet atëhere maqedonasit nuk i kalojnë dotë as 300 ose 400 vota. Në një kohë që shqiptarët kan dorzuar deri tani mbi 1300 regjistrime, me pashaporta biometrike, dhe simbas ligjeve të kodit zgjedhor te Republikës së Maqedonisë, duhet të votojnë më 26 prill.
Çka do të thotë sido që të manovrojë Gruevski me argatët e tij në komisionet zgjedhore, në asnjë mënyrë se fiton dotë deputetin e diasporës për SHBA dhe Kanada.
Mirëpo, çfarë kërkohet dhe çfarë duhet të bëjnë shqiptarët, ” A duhet që të flenë mbi dafina – dhe të i hapin oreksin Gruevskit , apo të dalin të shtunën masivisht në votime dhe ta mbrojnë votën e tyre? kjo është pyetja. Përgjigjeja është se :”Të shtunën nuk është më koha që të valëvisnin flamujtë kuq e zi dhe të këndojn këngë patriotike, por, është koha për ata që të paktën janë të regjistruar të shkojnë e të votojnë – për të mos humbur qoftë edhe një votë. Dhe, qysh të djelën si ai që votojë dhe ai që nuk kishte të drejtë të votojë, le të bëhemi së bashku dhe të festojmë duke valëvitur flamujtë kuq e zi dhe të këngë këngë patriotike, në mes të Amerikës, në mes të Nju Jorkut e Çikagos”.
Sot, mos të harrojmë se “Fryma nacionaliste maqedonase rritet” sepse, ata e dinë mirë se si nacionalitet si numër, ata janë minoritet ndaj shqiptarëve dhe sidomos në diasporë karshi shqiptarëve. Edhe ngjarjet karshi shqiptarëve në Shkup, kanë çuar qartësisht në rritjen e armiqësisë kundër ne shqiptarëve. Frymëzime të tilla dëshpërimi gjithmonë tentojnë t’i gjejnë fajtorët tek nacionalitet e tjera, dhe bëhen nxitje nga politikanët. Ku shpesh kohët e fundit për deri sa Gruevski ka fituar zgjedhjet me “kartën e nacionalizmit maqedonas”, shqiptarët, që përbëjnë mbi 28 përqind të Maqedonisë, bëhen tabelë qitjeje për agresivitetin, e rrezikshëm edhe nga prezenca e huliganëve të futbollit dhe kriminelëve maqedonas dhe sllavo maqedonas, nëpër lagjet shqiptare në Shkup.
Thirrja e Gruevskit për 62 deputetë në Kuvend, me qëllim “që të mund të realizojë reformat” dhe të mos ketë më shqiptarët për të krijuar qeverinë dhe qëllimi që parlamentin t’a kontrollojë edhe me 2/3 e votave, tregon qartë se “Gruevski dhe VMRO DPMNE, janë duke kërkuar 62 deputetë” sepse kanë tendenca radikalizimi të nacionalizmit maqedonas, të cilin ai e nisi me statujat dhe tani me ndërsymjen me anë të ekstremistëve dhe hulganëve maqedonas. Çka edhe ekstremistët, por edhe huliganët janë të gatshëm për dhunë, shpesh albanofobë dhe nxitëse të urrejtjes kundër shqiptarëve.
Shqiptarët e Maqedonisë, që diasponojnë dokumentat e rregullta dhe janë regjistruar – për sa citova më lart, nuk duhet t’ja falin vetes kurr “mos daljen në votime ditën e shtunë më 26 prill” dhe të votojnë Tefik Abdullain – deputetin shqiptarë nga diaspora. Nese ata mendojnë ( e kam fjalën për çdo votë – mbasi dalja masive as që duhet të diskutohet dhe të vihet në dyshim) se do t’a shprehen pakënaqesinë e tyre kësaj radhe për procedurën e kandidimit, duke mos e hedhur votën për mendimin tim ditën e shtunë ( 26 Prill) kjo :” do të thotë të mos votosh veten dhe t’ia lehtësosh fitoren kandidatit maqedonas” . Pra të jesh një votë kundra vetvetes dhe të “realizosh ëndrrën me sy hapur” të Gruevskit-
Shqiptarët në diasporë, tani nuk duhet të harrojnë se në vitin 2011 në diasporë fituan kandidatët maqedonas dhe me një konkurim qesharak 560 vota me 11 vota. Tani ka ardhur koha për një përfaqësimin të interesave të kombit shqiptarë dhe se ka ardhur koha që ky përfaqësim në veçanti në rastin e diasporës t’i jepet përsëri BDI-së, meqense, ajo qe e para që u angazhua në këtë zgjedhje, me Tefik Abdullain. Tani, çdo demarsh është shumë vonë saqë do ta konsideroja gabim historik me çdo votë të numëruar.
Unë nuk jamë me as një parti dhe asnjëherë nuk kam përkrahur ndonjë parti nga Maqedonia, por u bëjë thirrje mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia, atyre që jan regjistruar të mos humbasin këtë rast hsitorik, që u ka rdhur në dorë, duke shkuar e të votojnë më 26 prill. Të tregojnë edhe një herë veten siç e treguan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe luftën në Maqedoni në vitin 2001, ku roli dhe kontributi i kësaj diaspore ishte historik.
Tani shanci i erdhi në dorë të zgjedhi një shqiptarë, pavarësisht se është i BDI, PDSH, RDK, DR, apo PPD, për herë të parë diaspora e Maqedonisë, do të ketë mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesin, e tij i cili do të mbrojë interesat e tyre në Parlamentin e Maqedonisë, dhe do të jetë zëri i një shqiptari nga shqiptarët e Amerikës.
Në SHBA dhe Kanada është obligim moral dhe patriotik i çdo votuesi shqiptar që të votojë më 26 prill duke ritur kështu shanset për fitoren e kandidatit shqiptar, Tefik Abdullai.
Në këto zgjedhje bashkëkombasit tanë në SHBA kanë mundesinë dhe rastin e shkëlqyeshm që të përfaqësohen në Parlamentin e Maqedonisë me delegatin e tyre, i cili në mënyre direkte do të reflektojë interesin dhe vullnetin e diasporës shqiptare, për mbrojtjen e interesave tona kombëtare dhe mbarëvajtjen e proceseve integruese në Maqedoni.
Në kohën kur kabineti i Gruevskit është angazhuar me gjithë potencialin e vet në përpjekje të manipulimit edhe të këtyre zgjedhjeve më qëllimin e vetëm që të grabitë edhe dy deputetet e diasporës në Europë dhe SHBA e Kanda, kandidati i tyre të dalë edhe njëherë fitues në zonën që përfshin SHBA dhe Kanadanë, është obligim moral dhe patriotik, i çdo votuesi shqiptar, qe të votojë të shtunën më 26 prill 2014.
Nuk duhet të egzistojë as edhe dyshimi më i vogël se mes z. Tefik Abdullai dhe kandidatit maqedonas se është në interesin tonë kombëtar dhe në interesin e çdo bashkëkombasi në SHBA – besim vetëm tek fitorja e kandidatit shqiptar.
Fitorja e z. Tefik Abdullait, nuk ka vetëm rëndësi politike – por do të rrisë dhe numrin e deputeteve shqiptar në parlamentin maqedonas, çka do të bëjë që të vdes ëndrra e Gruevskit për 62 deputetët maqedonas. Kjo do të jetë një fitore njëkohësisht, që do të mundësojë vendosjen e një ure direkte komunikimi mes diasporës shqiptare dhe institucioneve me relevante të SHBA, si aleati më i mirë, dhe besnik dhe më i fortë i shqiptarëve, “Miku i përjetshëm i Shqiptarëve ka thënë presidenti historik i Kosovës Rugova..
Fitorja e kandidatit shqiptar, është fitore e juaj e vetvetes dhe familjes suaj. Vota e çdo shqiptari të Maqedonisë më 26 prill, është votë e dinjitetit dhe e krenarisë së të qenurit shqiptar, eshte votë e cila jo vetëm që rrit fuqinë tonë politike, në Parlamentin e Maqedonisë, por tregon edhe epersinë tonë numerike ndaj qytetareve maqedonas në kontinentin Amerikan –
Ndaj vota e 26 prillit është apelim tek të gjithë ata që janë regjistruar që t’i përgjigjen kësaj sfide dhe me indiferentizmin e tyre mos të krijojnë hapsirë për politikat shoviniste maqedonase, të cilat kanë për qëllim dobësimin politik të shqiptarëve dhe përpjekjet për të minimizuar përqindjen e shqipëtarëve si në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe në diasporë.
Vota e juaj për kandidatin shqiptarë nga Amerika na bënë të ndihemi shumë më mirë…! dhe më të fortë dhe më krenarë, edhe ne si shqiptarë, që luftojmë në kauzën tonë, për atë që ju edhe ne së bashku kemi luftuar dhe kemi dhënë një kontribut historik. Dhe jam shumë i bindur – bindje e cila nuk krahasohet me asgjë tjetër! – këtu në SHBA, pra që ju do të votoni Tefik Abdullain dhe ai do të jet i pari deputet shqiptarë nga diaspora mbas 90 vjetëve – prej se kur Noli shkoi në krye të qeverisë së Shqipërisë me 1924
ILIAZ KADRIU:DIASPORA SHQIPTARE E AMERIKES DUHET TA DEGOJE DEPUTETIN NE PARLAMENT
Intervista me Iljaz Kadriu shefin e shtabit zgjedhor për deputetin e diasporës në Amerikë, Tefik Abdullahu./
Intervistoi: Beqir Sina/
Zoti Kadriu, a jeni të përgatitur seriozisht për një fitore të kandidatit shqiptar Tefik Abdullai ?
-Përgatitjet tekniko-administrative janë bere me një angazhim serioz dhe te përgjegjshëm te Shtabit Zgjedhor sidomos këtu ne territorin qe e mbulon rrethi i Çikagos. Por nëse flasim për parapërgatitjet e këtyre zgjedhjeve si proces demokratike, ajo është pyetje tjetër ku mund te vihet ne pah se makro Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nuk është vene tërësisht ne lëvizje rreth organizimit te këtyre zgjedhjeve. Mendojmë se krijimi i një institucioni te larte shqiptaro-amerikan ne përgjithësi dhe institucione shqiptare te trojeve shqiptare ne Ballkan ne veçanti duhet te krijohen me qellim te angazhimit te tyre ne zgjidhjen e problemeve te përbashkëta dhe te veçanta për secilin veç e veç.
Ne rastin e kandidatit Tefik Abdullai, përgatitjet janë bere dhe janë duke bere ne vazhdimësi. Raundi i pare ishte regjistrimi i votueseve te cilet janë shqiptarë nga Maqedonia me te drejte vote dhe posedojnë pasaporte biometrike valide te Maqedonisë dhe një dokument identifikimi te shtetit ku jetojnë ne Amerike. Kjo pune është bere qe nga data 16 prill gjer me 30 prill ne ora 24:00 kur edhe ishte afati i fundit i regjistrimit.
Ku e bazoni fitoren dhe pse keni kaq shumë besim ?
-Garën e kandidatit tone Tefik Abdullait e bazojmë e aktivitetin e dendur te tij ne fushatën elektorale, ne votuesit shqiptare te cilet ketë e kane marre me seriozitetin me te madh sidomos ne rrethinën ku ai jeton dhe vepron. Secili prej nesh e ka te qarte se ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës jeton një numër i madh i shqiptareve sidomos i atyre qe vine nga Maqedonia. Dhe, po te kishte një komunitet shqiptaro-amerikan te institucionalizuar, te lidhur me vendlindjet ne mënyre institucionale dhe administrative, ma merr mendja se jo qe fitorja do te sigurohej pa asnjë problem, por pala tjetër as nuk do te kishte pasur mundësi te garoje me ne. Për informim te përgjithshëm, ua bej me dije se ne pjesën e Nju Jorkut me rrethine kemi Dibrën dhe Strugën e tere, ne Çikago është e tere Kërçova dhe Prespa. Kur këtyre u shtohen pjese tjera te vendit, atëherë na del se shqiptaret janë jo vetëm me shume, por shumice absolute. Prandaj, ketë here do te mundohemi qe kandidati ynë te fitoje me ketë force qe e kemi, por ne t’ardhmen qeveritë dhe institucionet shqiptare ne Ballkan duhet te mendojnë me herët për zgjedhjet parlamentare. Nga ky mosinstitucionalizim i diasporës, herën e kaluar pala maqedone fitoi 3 deputete ne parlamentin e Maqedonisë.
Si po ecën deri tani fushata e Tefik Abdullait në SHBA dhe Kanada?
Sipas informatave qe ne si shtab i posedojmë, fushata ecën mire. Kandidati Tefik Abdullai vjen nga ai terren dhe është i njohur për votuesit e Kanadasë. Ne ketë drejtim ky teren nuk paraqet asnjë problem. Kandidatin ne fjale e përkrahin institucionet e komunitetit shqiptar ne Kanada. Ky i fundit, beri një fushate para disa ditësh. Ai vizitoi Toronton dhe rrethinën, kështu qe planifikohet edhe një qëndrim ne Toronto para zgjedhjeve. Kurse ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Abdullai duhet te beje një vizite ne Dallas dhe menjëherë pas kësaj duhet te beje një fushate ne NY, Nju Xhersi, St. Island dhe Kenetikat, se pari për te faleminderuar aktivistet te cilet u angazhuan rreth procesit te regjistrimit dhe te cilët sigurisht do te qëndrojnë ne krye te detyrës gjate daljes ne votime. Pas raundit te dyte, shqiptaret e regjistruar duhet te dalin te votojnë për kandidatin tone, te votojnë për një shqiptar, i cili me ndihmën tone do te çeli derën gjer me tani te mbyllur te parlamentit te Maqedonisë. Kjo detyre sa është obliguese, aq është edhe kombëtare. Ne ketë drejtim shqiptaret e Maqedonisë duhet te tregohen fleksibil dhe te urte.
A mundeni që në mënyrë të detajuar të na i zbërtheni fushatën tuaj – në se nuk është sekret ?
Edhe pse mendohet se gjate fushatave ka gjera sekrete, unë mendoj se çdo gjë është ne tavoline. Shqiptaret ne Amerike janë shumice ne krahasim me palën tjetër. Ketë gjë e dine edhe te gjallët edhe te vdekurit. Pse ndodh e kundërta, kjo është për çdo kritike. Cilin duhet kritikuar ? Neve qe nuk kemi një data baze te shqiptareve ne përgjithësi apo te atyre te Maqedonisë ne veçanti ? Apo duhet kritikuar qeveritë tona ne Ballkan te cilat aspak nuk janë marr e as nuk merren me ne? Pra ne një mungese te tille, fushata lindi ad hoc. Pa planifikim dhe protokoll erdhën personalitete te dalluara te BDI-se, te na organizojnë për 3 dite te bëjmë zgjedhje. Me ngutje dhe pa qellim, u anashkalua NY me rrethine dhe linden pakënaqësi te pritura. Le te jete kjo shkolle për te ardhmen. Dashtë Zoti te mësojmë nga gabimet tona.
Prandaj fushata ecën si duhet sidomos ne Çikago dhe Kanada, kurse territori i NY është pjesërisht i mbuluar, fale aktivisteve te cilët dine te falin dhe me urtësi dine te shfrytëzojnë urtësinë se pari te tyre e pastaj edhe te votueseve. Ma merr mendja se fushata nuk do te jete e lehte duke pasur para sysh shpërndarjen e madhe te shqiptareve te Maqedonisë, te cilët vertikalisht dhe horizontalisht e kane zbuluar Amerikën! Përndryshe , besojmë se votuesit do ta shfrytëzojnë ketë rast për te votuar kandidatin e tyre, dhe ne ketë mënyre te krijojnë përvojen e pare historike ne procesin e votimit ne diaspore.
Ku mendoni se jeni më të fortë në cilin komunitetet, dhe pse ?
Rrethanat fillestare treguan se organizimi filloi ndoshta pa nevoje ne Çikago, prandaj edhe ky komunitet u angazhua me se tepërmi dhe momentalisht forca kryesore edhe e organizimit edhe e regjistrimit edhe te gjitha segmenteve ketë komunitet e bëjnë momentalisht me te organizuar. Një gjë tjetër po ashtu nuk duhet harruar: nga ky komunitet ne Çikago, pak me pak se 1000 vete u organizuan dhe vajtën te votojnë për kryetarin e ri shqiptar te Kërçovës, Fatmir Dehari. Mendoj se kjo përvoje dha një ndihmese te madhe ne ketë drejtim. Mundeni ta merrni me mend se 1000 kerçovare i lan punët për 1 jave, paguan bileta nga 1500 dollarë dhe harxhuan edhe aq me tepër, vetëm per ta fituar Kerçoven pas 70 viteve ! Llogaritni këto numra dhe do shihni sa para është harxhuar ?
Ne këtë rast, votuesit duhet te lënë eventualisht punën e ditës se shtune, te shkojnë ne perfaqesine diplomatike te votojnë dhe kurgje me tepër. Dëshiroj qe votuesit e kandidatit Tefik Abdullait te krahasojnë sakrificën e kercovareve me sakrificën e votimit ne diaspore. Koha dhe njerëzit bëjnë histori !
A e keni ndjekur fushatën e kundërshtarit tuaj nga komuniteti Maqedonas dhe ai “trembeni” fitores së tij ?
Normalisht se e ndjekim pasi qe ndjekja e fushatës se tij na angazhon per ndërmarrje tona lidhur me fushatën tone. Por, sido qe te jete, kundërshtari ballafaqohet me probleme te njëjta. Edhe kundërshtari vjen nga një rreth i njohur, edhe ai ka te beje me mosfunksionim dhe joinstitucionalizim te palës tjetër dhe kështu me radhe. Fitorja nuk do te dihet gjer ne shpalljen e rezultateve nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Por, ne , pa marre para sysh, kundërshtarin, duhet te punojmë vazhdimisht, ti kryejmë detyrat dhe obligimet tona , e normalisht ne fund te presim te fitojmë.
A i besoni ju asaj se maqedonasit kanë tre kandidatë mes tyre – apo është strategji ?
Pala maqedone i ka punët veç. Këtu loja është bardhe e zi. Ne nuk bazohemi përfundimisht ne atë se pala tjetër del me tre kandidate. Pala tjetër i ka te acaruara punët ndërpartiake bile edhe me shume se neve. Por ne këtë ne nuk duhet te mbështetemi. Kjo mund te jete edhe loje e rrezikshme për ne. Prandaj, shqiptaret e regjistruar duhet te dalin te votojnë dhe ne këtë mënyrë ta kryejnë detyrën e tyre kombëtare ne këtë rast dhe ne te njëjtën kohe edhe te drejtën e tyre kushtetuese për te votuar.
Sipas jush cili është probaliteti i këtyre zgjedhjeve në SHBA dhe Kanada?
Probabiliteti është nocion i papërcaktuar. Por unë do t’ju tregoj se nuk do te ishim marre aspak me probabilitet sikur te kishim qene me institucional. Na duhet te fitojmë dhe duhet te jemi optimiste.
Kë grup apo komunitet do të dallonit ? dhe faleminderonit
Një hoxhe do ta kishte filluar ne këtë mënyrë: faleminderimet i takojnë Zotit. Edhe kjo është e vërtetë. Por, ne rastin konkret i faleminderojme te gjithë aktivistet qe pa asnjë shpërblim, vetëm me vullnetin e tyre dhe vetëdijen e larte kombëtare u angazhuan ne këtë ndërmarrje te komplikuar qe te shpenzojnë kohen dhe paratë e tyre vetëm për fitoren e një beteje tjetër shqiptare. Edhe një here mund ta cek se komuniteti ne Çikago nga filloi edhe iniciativa ishte ai kerçovar , i cili shfrytëzoi përvojën e fitores ne Kërçovë dhe u be promotor ne këto zgjedhje te diasporës. Por, kjo nuk do te thotë se faleminderimi i takon vetëm atij e jo te tjerëve.
Besoj se këtë here zgjedhjet parlamentare ne diaspore na zgjuan pak, kurse në të ardhmen duhet te na gjejnë te ZGJUAR !
A ka pasur mungesa fushata?
S`ka fushate pa mungesa. S1ka veprime pa mangësi. Bile, ne këtë mosorganizim, ne u nisem me mungesa. Siç thash ne fillim: na mungon institucioni, na mungon komunikimi, na mungon protokolli, na mungon planifikimi. Çka nuk na mungon? Por, mungesat nuk duhej te pengonin regjistrimin masiv dhe daljen ne votime për dy arsye: njëra për fitore , kurse tjetra për fitore BINDESE e cila palën tjetër do ta kishte nokautuar përgjithmonë. Këtë radhë ne nuk e bëmë kështu dhe me këtë duhet te ballafaqohemi radhën tjetër.
A po bëhet diaspora shqiptare nga Maqedonia faktor vetëm vetëm me këto zgjedhje?
Diaspora ka qene faktor dhe do te mbetet ashtu. Por, sa do te jete faktor i institucionalizuar ajo mbete te shihet. Per momentin është me rëndësi qe diaspora te hapi derën e mbyllur te parlamentit te Maqedonisë dhe pastaj te faktorizohet dhe institucionalizohet. Depërtimi neper institucione e faktorizon diasporën. Këto zgjedhje do te kryhen, kurse neve na mbetet te sinkronizojmë veprimet tona me institucionet e vendit, te fillojmë komunikimet zyrtare, planifikimet e hershme te secilit aktivitet veç e veç duke u përgatitur edhe për raste tjera.
Deputeti shqiptar a mendon se do të fuqizoi pozitën e diasporës shqiptare nga Maqedonia në Parlamentin e saj ? -Se pari duhet te sqarohet publikisht se ky kandidat është i diasporës shqiptare e jo i BDI-se siç komentohet neper kuluare. Këtë here kandidatin ne fjale e përkrahu fuqimisht BDI-ja, ligjërisht dhe administrativisht, qe do te thotë se do te konkurroje me emblemën e BDI-se qe t’ju shmanget 1000 nënshkrimeve për te qene kandidat i pavarur, procedure e cila është shume e vështire ne kushte dhe rrethana amerikane.Pastaj, lidhur me fuqizimin e pozitës se diasporës ne parlament: unë mendoj se zëri i diasporës si faktor është dashur te dëgjohet. deputeti i diasporës do te këtë rast te shprehi pakënaqësitë, te kërkoje rezoluta, te kërkoje ndryshime, te paraqes propozime rreth organizimit me te mire e shume e shume çështje tjera. Pastaj , pala shqiptare ne parlament do te ketë edhe një vote me tepër.
Së fundi zoti Kadriu cili është mesazhi i juaj ?
Dy mesazhe janë: i pari qe te regjistruarit te dalin te votojnë ditën e 26 prillit kandidatin e tyre, dhe i dyti i cili vlen për te gjithë shqiptaret ne këtë rast te Maqedonisë qe menjëherë pas këtyre votimeve duhet organizuar masovikisht nxjerrja e pasaportave biometrike te cilat do t’jua bëjnë te mundur regjistrimin dhe daljen ne votime te ardhme. Edhe kjo i takon institucionalizimit te diasporës.
DIASPORA SHQIPTARE E AMERIKES DHE KANDIDATI TEFIK ABDULLAI
Diaspora shqiptare në Amerikë të regjistrohet dhe te dalë masivisht në votime, për kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Për zgjedhjet e parakohshme regjistrimi i të gjithë qytetarëve në diasporë do të vazhdojë deri më 30 mars 2014. Vazhdimisht lider të komunitetit po bëjnë thirrje për të marrë pjesë masivisht në votime, dhe shqiptarët që disponojnë dokumentat të regjistrohen se nuk ka më kohë për të humbur.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), por edhe partitë politike kanë bërë thirrje që diaspora të regjistrohet dhe të shfrytëzojë të drejtën e votës për zgjedhjen e tre deputetëve në diasporë.
Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në përfaqësinë më të afërt diplomatike, apo të shkarkojnë formularin e regjistrimit nga faqja zyrtare e KSHZ-së, www.sec.mk.
Në tri zona zgjedhore do të zgjidhet nga një deputet, por pritet të jetë një garë e ngushtë mes partive shqiptare dhe maqedonase, për shkak të numrit të vogël të votuesve dhe të atyre që janë të interesuar për të votuar.
Në Evropë kandidatët e tyre kanë promovuar vetëm dy partitë shqiptare, BDI dhe RDK.
Ismail Beluli, biznesmeni gostivaras që jeton dhe punon në Zvicër, do të garojë me emblemën e BDI-së, derisa RDK e Rufi Osmanit ka kandiduar Enver Osmanin, një punëtor social në Zvicër, i cili gjithashtu është me origjinë nga Gostivari.
Sipas Kodit zgjedhor, në diasporë do të zgjidhen 3 deputetë në tri njësi zgjedhore, të caktuara në diasporë. Njëri deputet do të zgjidhet në Evropë, i dyti në Amerikë dhe i treti në Australi dhe Afrikë.
Dr. Kastriot Haxhirexha, duke shpresuar dhe besuar në një fitore të madhe si e quan ai dje me një mesazh elektronike ka apeluar tek diaspora shqiptare në Amerikë të regjistrohet dhe te dalë masivisht në votime, për kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai. Haxhirexha thotë në mesazhin e tij se :” Në SHBA dhe Kanada është obligim moral dhe patriotik i çdo qytetari shqiptar që të angazhohet në këtë proces duke ritur kështu shanset për fitore të kandidatit shqiptar, Tefik Abdullai” Më tej kryetari i Partisë Demokracia e Re, Dr. Kastriot Haxhirexha, sqaron se ne prag te zgjedhjeve parlamentare te parakohshme, bashkekombasit tane ne SHBA, kane mundesine e shkelqyeshme qe te perfaqesohen ne parlamentin e Maqedonise me delegatin e tyre, i cili sipas tij ne menyre direkte do te reflektoje interesin dhe vullnetin e diaspores shqiptare per mbrojtjen e interesave tona kombetare dhe mbarevajtjen e proceseve integruese ne Republiken e Maqedonise.
Për kreun e DR-së, thuhet se :”Ne kohen kur kabineti i Gruevskit eshte angazhuar me gjithe potencialin e vet ne perpjekje te manipulimit edhe te ketyre zgjedhjeve me qellimin e vetem qe kandidati i tyre te dale edhe njehere fitues ne zonen qe perfshin SHBA dhe Kanadane eshte obligim moral dhe patriotik i cdo qytetari shqiptar qe te angazhohet ne kete proces duke ritur keshtu shanset per fitore te kandidatit shqiptar”.
Nuk duhet te egzistoje as edhe dyshimi me i vogel se mes z. Tefik Abdullahi dhe kandidatit maqedonas eshte ne interesin tone kombetar dhe ne interesin e cdo qytetari shqiptar si ne SHBA ashtu edhe ketu tek ne fitorja e kandidatit shqiptar ka bërë thirrje Haxhirexha. Fitorja e z. Tefik Abdullahi nuk ka vetem rendesi politike – sipas tij me rritjen e numrit te deputeteve shqiptar ne parlamentin maqedonas, por kjo fitore njekohesisht do te mundesoje vendosjen e nje ure direkte komunikimi mes qytetareve shqiptar dhe institucioneve me relevante te SHBA si aleati me i mire, me besnik dhe me i forte i shqiptareve.
“Fitorja e kandidatit shqiptar eshte ne doren e gjithsecilit prej nesh, apelon tek shqiptarët e Amerikës, Haxhirexhaj, dhe shton se vota e cdo qytetari shqiptar eshte vote e dinjitetit dhe e krenarise së te qenurit shqiptar,eshte vote e cila jo vetem qe rit fuqine tone politike por tregon edhe epersine tone numerike ndaj qytetareve maqedonas ne kontinentin Amerikan”
Ndaj ne sot apelojme tek gjith bashkeqytetaret tane qe ti pergjigjen kesaj sfide dhe me indiferentizmin e tyre mos te krijojne hapsire per politikat shoviniste maqedonase te cilat kane per qellim dobesimin politik te shqiptareve dhe perpjekjet per te minimizuar perqindjen e shqipetareve si ne Republiken e Maqedonise ashtu edhe ne diaspore, deklaron kryetari i Partisë Demokracia e Re, Dr. Kastriot Haxhirexha
Shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit do të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare një ditë para zgjedhjeve në vend, më 26 prill.
Partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, kishte fituar në zgjedhjet e fundit të vitit 2011 që të tre deputetët në diasporë.
Nga KSHZ bëhet e ditur se vetëm rreth 8.300 qytetarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar për zgjedhjet presidenciale.
Në faqen e ineternetit http://diasporavoton.com/article/lehtesim.html do të gjeni një udhëzim praktik se si duhet regjistruar për votim në Zgjedhjet Parlamentare 2014 nga Diaspora. Mos humbisni rastin historia një herë flet – ky është një moment historik për shqiptarët e Amerikës( atyre nga Maqedonia) që të zgjedhin një shqiptarë në Parlamentine Maqedonisë.