• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaci në Brazil: Rio 2016; Moment historik për Kosovën

August 5, 2016 by dgreca

-Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, në prag të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, në Brazil ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës/

Rio de Zhaneiro, 5 gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Rio të Brazilit, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në prag të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”.

“Ngritja e flamurit të Kosovës përkrah flamujve të tjerë botërorë përbën një moment historik për shtetin tonë”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.Ai, gjatë ditës, ka takuar edhe tetë sportistë kosovarë, që ditëve në vijim do të marrin pjesë në gara të ndryshme.

Presidenti Thaçi u ka uruar sukses sportistëve nga Kosova, duke thënë se ata tashmë janë kampionë, meqë po përfaqësojnë për herë të parë flamurin dhe simbolet e shtetit të Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio.

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi ka marrë pjesë në darkën solemne, ku të pranishëm kanë qenë shumica e krerëve shtetërore të vendeve pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime kortezie me presidentë të një numri të madh shtetesh që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe të atyre që nuk e kanë marrë një vendim të tillë. Gjithashtu, presidenti Thaçi ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit.

Në mbrëmje, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, ku do të defilojnë edhe tetë sportistët nga Kosova./b.j/

 

Filed Under: Sport Tagged With: per Kosoven, Rio 2016: Moment historik, Thaci

Kosovë-Thaçi: Lutem me dhimbje dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat

July 20, 2016 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës vendos kurorë lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit/

-Presidenti Thaçi ka thënë se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo komuniteti tjetër/

PRISHTINË, 20 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit.

Këtë akt kriminal, presidenti Thaçi e ka quajtur veprim jo vetëm kundër viktimave që ishin duke punuar në arë, por edhe akt kundër lirisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj demokratike.

“Sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer”, ka thënë presidenti Thaçi.Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo komuniteti tjetër.

“Të gjithë kemi përgjegjësi të punojmë në këtë drejtim. Kemi përgjegjësi para familjeve të tyre dhe të ardhmes së fëmijëve tonë. Ne duhet ta ndihmojmë njeri-tjetrin. Dhimbja e çdo nëne është e njëjtë për humbjen e familjarëve të vet”, është shprehur presidenti Thaçi.Ai ka thënë se sot, kur po punojmë për të ndërtuar paqe, për pajtim dhe bashkëpunim në mes të popujve të rajonit tonë është e rëndësishme të theksojmë se për pajtim të sinqertë është e nevojshme drejtësia.

“Si Kosovë, kemi arritur shumë në këto 17 vite që nga lufta. Kemi filluar të ndërtojmë ura të komunikimit dhe të bashkëpunimit. Në një ditë të afërt, kjo do të sjellë besim dhe pajtim mes komuniteteve dhe popujve”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka theksuar se vetëm duke ngadhënjyer drejtësia do të ndodhë pajtimi, e pajtimi do të ndodhë në një të ardhme të afërt, sepse ka vullnet për këtë.

“Vetëm pajtimi dhe bashkëpunimi e bën Kosovën dhe rajonin vërtetë europian”, ka përfunduar presidenti Thaçi./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gracke Lipjan, homazhe, Thaci

Kosova dhe Iowa, partneritet model

June 30, 2016 by dgreca

-Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar gjeneralmajorin Timothy Orr me Medaljen Presidenciale të Meritave/

PRISHTINË, 30 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Gardës Kombëtare të Iowa-s, SHBA, të prirë nga gjeneralmajori Timothy Orr.

Presidenti Thaçi ka falënderuar gjeneralmajorin Orr për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s, që fillimisht ishte përqendruar në bashkëpunim ushtarak.“Ky bashkëpunim u zgjerua shumë shpejt në fusha të tjera. Sot, partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s është shndërruar në një model për të gjithë. Ky bashkëpunim është rritur edhe falë angazhimit tuaj të drejtpërdrejtë”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Ai ka shtuar se si President i Kosovës do të mbështes çdo projekt dhe ide që del nga ky partneritet.

 Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr, ka thënë se Kosova është vendlindja e tij e dytë. “Ajo që kemi arritur për pesë vjet të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s është e jashtëzakonshme. Por, pa mbështetjen tuaj zoti president, ky sukses nuk do të ishte kaq i madh”, ka thënë gjeneralmajori Orr, citon njoftimi i dërguar nga Presidenca kosovare.

 Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar gjeneralmajorin Timothy Orr me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Filed Under: Rajon Tagged With: gjeneralmajorin Timothy Orr-Kosova dhe Iowa, partneritet model, Thaci

Thaçi: Shqiptarët vazhduan të na bëjnë krenarë në Euro 2016

June 25, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 25 Qershor 2016/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sapo shkroi në ‘facebook’ se, me gjithë disfatën e kombëtares së Zvicrës, shqiptarët vazhduan të na bëjnë krenarë në Euro 2016 në Francë.

“Xherdan Shaqiri, i mbështetur edhe nga Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili, si dhe Shani Tarashaj në stol, shënoi mbase golin më të bukur të kampionatit evropian, duke barazuar rezultatin në kohën e rregullt.

I përgëzoj bashkëkombasit tanë për paraqitjen dinjitoze, ndërsa Shkodran Mustafit i uroj shumë fat me kombëtaren gjermane”, shprehet Thaçi nga Panamaja. 

Më herët ai ka bërë të ditur se, gjatë ditës në Panama do të ketë takime me përfaqësues të shteteve të Amerikës Qendrore dhe Amerikës Latine, për të shtyrë përpara axhendën bilaterale dhe atë të njohjes.

“Kosova është e bekuar që ka miq në çdo cep të botës”, ka shkruar presidenti kosovar.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Panama, ku fillimisht merr pjesë në inaugurimin e zgjerimit të kanalit të Panamasë, që është rruga e dytë më e madhe ujore në botë./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: krenare, shqiptaret ne euro 2016, Thaci

Thaçi: Në 6 muaj asnjë kosovar nuk ka shkuar në luftëra të huaja

May 25, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 25 Maj 2016/ Në gjashtë muaj asnjë kosovar nuk ka shkuar në luftëra të huaja, shprehet Presidenti Hashim Thaçi, pasi Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi sot projektligjin për luftimin e financimit të terrorizmit.

“Kemi miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovë që t’u bashkohen luftërave të huaja dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm. Ndërsa, fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit tonë të përbashkët”, thekson ai. 

Njëherësh, vijon Thaçi, mbetemi të përkushtuar që të punojmë në deradikalizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova.

“Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit”, përfundon Presidenti Thaçi postimin në ‘facebook’./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: 6 muaj, jo me per ISSIS, kosovaret, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT