• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Haradinaj: Ndarja e Kosovës; qëllimkeqe, e pavërtetë dhe çmenduri

February 11, 2018 by dgreca

1 tHaci Rama HaradinajHaradinaj kundër Thaçit dhe Ramës për ndarje të Kosovës/

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë për ndarje të Kosovës.Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se Kryeministri s’është pjesë e asnjë bisede apo marrëveshjeje për ndarjen e Kosovës. Ka thënë se është qëllimkeqe, e pavërtetë dhe çmenduri të thuhet se Haradinaj është pjesë e skenarëve të tilla.Prononcimi i eshte dhene fillimisht gazetes Express.

Sidoqoftë, në skenarin e ndryshimit të kufijve të Ballkanit janë përfshirë përveç Hashim Thaçit, edhe Edi Rama dhe Ali Ahmeti.Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë pozicionin e tij në raport me temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, ka thënë se Shefi i Qeverisë asnjëherë s’ka qenë pjesë e bisedimeve të tilla.

Madje, ka thënë se janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe çmenduri të mendohet përfshirja e Haradinajt në skenarë të tilla.

“Kushdo që thotë apo dyshon që Ramush Haradinaj është pjesë e çfarëdo bisedimesh apo marrëveshjesh për ndarjen e Kosovës janë të pavërtetë dhe qëllimkeqe dhe i çmendur”,- ka thënë Arifi, për Express, të dielën.

Sipas Shefit të Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, idetë e Beogradit në 20 vitet e fundit vazhdimisht kanë qenë të tilla. Por, ka thënë se nëse dëshirojnë të ndajnë Serbinë, atëherë, është punë e tyre dhe mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“E kuptojmë idetë nga Beogradi. Në 20 vite e fundit kurrë ide të mirë për rajonin nuk kanë pasur. Pra, as kjo ideja e fundit e tyre për shkëmbim territoreve.  Nëse ata dëshirojnë të ndajnë Serbinë është problem i tyre por Kosova s’ka tokë me dhanë dhe as me shkëmbye”,- ka shtuar ai.

Ndërkohë, gazetari Berat Buzhala ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmetikanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

“Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane për ndarjen e Kosovës, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gjë e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, perveç kufijve te Kosovës”, ka shkruar Buzhala, në një postim në Fb, duke cituar edhe Zëvendëskryeministrin e Austrisë, i cili ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.

Express ka raportuar të premten mbrëma se klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi të zhbëjë Tribunalin Special, ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion si këmbim i territoreve.

Në Presidencë kanë thënë se është herët të flitet për përmbajtjen e marrëveshjes që do të arrihet me Serbinë. Madje, kanë thënë se në këtë fazë edhe ideja e shkëmbimit të territoreve është vetëm spekulim.

Edhe Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s’mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijëve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja dhe po propozohet nga aventurierë politikë.

Në të njëjtën frymë, për të njëjtin skenar, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë.  Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, “nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.

Sidoqoftë, ndërkombëtarët besojnë që në këtë lojë është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me Presidentin serb Vucic. Një gjë e tillë, një komunikim i tillë, direkt me Tiranën vazhdimisht ka qenë edhe pjesë e strategjisë serbe. Edhe gjatë kohës kur në Serbi ka qanë në pushtet Sllobodan Milloshevic ka ekzistuar ideja që për Kosovën të bisedohet vetëm me Shqipërinë – kuptohet për ta ndarë Kosovën.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillet për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti ishte nënshkruar vetëm prej palës kosovare derisa serbët kishin refuzuar duke i hapur kështu rrugë bombardimit 78 ditor të NATO’s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Pasluftës, kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi.

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj kundër, Ndarja e Kosove, Thaçit dhe Ramës

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT