Nga Pierluigi Battista-Perktheu:Eugjen Merlika/
Perëndimi, Evropa, demokracitë nuk do të bëjnë asgjë e prandaj do të humbasin çdo besueshmëri të mbetur kur do të recitojnë madhështinë e vlerave të tyre, për të ndaluar përndjekjen e egër kineze kundrejt Ujgurëve, një popull (rreth njëmbëdhjetë milion njerëz), të etnisë turkofone e të besimit mysliman, të masakruar në krahinën e Sinkiangut tashmë të shpërngulur në masë në kampet e përqëndrimit. Lajmi i ri është që Huawei, kollosi kinez i telekomunikacionit, të cilit qeveritë perëndimore rrezikojnë t’i paguajnë një kambial në të bardhë, duket se ka vënë në punë një software për identifikimin fytyror të ujgurëve, me lejen pasuese të spiunimit për t’i a përcjellë xhelatëve të Pekinit. Të gjithë heshtin, me përjashtim të veprimit fisnik të kampionit francez Antoine Griezmann, që ka ndërprerë kontratën e tij me Huawei-n për të mos qënë bashkëpuntor i përndjekjes sistematike të një populli të tërë. Ajo që është e sigurtë është se në vitet e fundit janë asgjësuar qindra mijra Ujgurë. Është e sigurtë, tashmë ka një dokumentim të gjërë që e tregon se shpërngulja e Ujgurëve bëhet simbas formave që bëjnë t’i hyjnë të dridhurat të gjithë atyre që ruajnë sado pak kujtesën historike: njerëzit të grumbulluar një gjunjë pranë shinave me ushtarët që i mbikqyrin me pushkë të ngrehur, të gatshëm për të hipur në trena me vëndmbërritje të caktuar kampet e punës së detyruar; me shterpëzimin e detyrueshëm të grave; keqtrajtimin e të moshuarve; urinë; pushkatimin për atë që ngre krye. Sigurisht bëhet fjalë për një praktikë asgjësimi që do të duhej të fyente ndërgjegjet tona. Është e sigurtë se asnjë përfaqësues i qeverisë sonë nuk ka shqiptuar asnjë fjalë kundër Kinës, një fuqi kundrejt së cilës nivelet e nënështrimit ekonomik e pjesërisht gjeo-politik kanë arritur maja të turpëshme. Është e sigurtë se të mos shprehurit asgjë mbi përndjekjen kineze e kthen çdo fjalë e çdo veprim të të shenjtit dënim të Egjyptit e të dhunimit nga ana e tij të të drejtave njerëzore, një shfaqje të një hipokrizie të pakrahasueshme. Është e sigurtë se kur bëhet fjalë për një Vënd të pasur e të fuqishëm, nuk ka ngashërim për fatin e Ujgurëve që mund t’i japë jetë çdo shfaqjeje të guximit qytetar e politik. Nuk ka dyshim që Atoin Griezmann, që është një njeri serioz, nuk do të ketë shumë ndjekës e dëshmi solidariteti.
“Corriere della Sera”, 22 dhjetor 2020 Përktheu Eugjen Merlika