PERPARA DISA DITESH UDHEHEQESI I RUSISE SE BARDHE ZOTNI ALEKSANDER LUKASHENKA MBAJTI NJI FJALIM ME RANDESI.
FJALIMI KISHTE TE BANTE NDER TE TJERA EDHE ME SHQETSIMIN QE AI KA LIDHUN ME MOSKEN, SI RRJEDHIN I KRIZES NE URKAINE/
Nga Robert Coalson e Rikard Jozvuak/
PERKTHEU GJON KADELI/
Ne fjalimin e naltpermendu Zotni Lukashenka tha se “Kultura asht ajo qe e ban nji person Rus te Bardhe”. Nuk asht vetem letersia, muzika dhe arkitektura, por gjithashtu gjuha jone, te cilen patjeter duhet t’a dijme, hisorine tone, te cilen pa tjeter, duhet t’a mbajme mend, si edhe vlerat tona, te cilat pa tjeter duhet t’i respektojme.
Mrojtja e papritun e identitetit kombetar, dhe ne menyre te vecante, gjuhen e Ruseve te Bardhe, ishte nji shej shume tregues, i muejve te fundit, se udheheqesi autoritar i Rusise se Bardhe, e ndien vehten te pakenqun me poziten toksoro-politike {gjeopolitike], nen hijen e shtetit kufitar Rusise.
Gjate nji interviste qe pati Majin qe kaloi, me nji gazetar te Radio Stacionit te Pamvarun Televiziv Dozhda te Rusise, Presidenti Lukashenka tha: “Pamvaresisht se kush mund te kete guximin te hyje ne token e Rusiswe se Bardhe, populli i saje do te luftoje kunder tij”, edhe ne qofte se ai do te jete vete, Presidenti i Rusise, Vladimir Putini.
Kriza ne Ukrainen fqinje, gjate se ciles Kukashenka, ne menyre te vazhdueshme ka mbrojtun, pamvaresine dhe sovranitetin e Ukraines, nderkohe qe kaluejtun nji rrol ndermjetsues, per t’a zgjidhun kmete problem, duket se paraqet mundesine per Rusine e Bardhe, per te permiresue marredhenjet e saja me vendet prerendimore. Zotni Hrant Kastanian i Qendres se Studimeve Politike Europiane ne Bruksel tha se “Tuej marre parasysh shtimin e problemeve, qe Lukashenka ka me Kremlinin, kjo asht nji nxitje kshtese, per t’u perpjke dhe per t’a fillue procesin me Bashkimin Europian.
Republika e Rusise se Bardhe, nuk i asht bashkue Rusise, per te vu sanksione kunder vendeve perendimore; megjithse asht anetare e Organizates se Bashkimit Ekonomik Euro-aziatike qe kryesohet nga Moska.
Udheheqsit e Rusise se Bardhe e kane kuptue tashti, se bota asht e atill, ku nuk mund te mvaresh, vetem ne nji ortak.
Per ma shume se njizet vjete, si udheheqes i Rusise se Bardhe, Presidenti Lukashenka, ka tregue nji aftesi te theksueme, me manevrat e tija politike, lidhun me marrdhanjet me Mosken dhe me boten perendimore, tuej marre ndihma ekonomike, dhe sigurim politik, nga mbrojtesit e tij ne Rusi, nderkohe qe ka kundeshtue, perpjekjet e Moskes per te cenue sovranitetin e Rusise se Bardhe, ose edhe me e detyrue kete vend te vogel, qe te bahet pjese e Federates Ruse. Por kesaj radhe, qendrimi mos-perfilles i Lukashenkas, ndoshta do te kete rraje ma te thella.
Javen qe kaloi, mediat shtetnore te Rusise se Bardhe, njoftuen nji politike te re, tuej marre masa neper shkollat e vendit, qe t’i japin fund procesit rusifikues, nji veprim ky, qe duket se ka per qellim, ringjalljen e gjuhes se Rusve te Bardhe.
Dy fjale shtese te perkthyesit te artikullit.
Nuk ka kurrfar dyshimi se Ruset e Bardhe, nuk mund te harrojne kurre, krimet e hatashme qe u bane kunder tyne, gjate Revolucionit te Tetorit i cili u shendrrue ne lufte civile, gjate se ciles, elita intelektuale dhe parija e Rusise se Bardhe, si ajo e Shqipnise, gjate e mbas se ashtuquejtun “Lufte Nacional Clirimtare”. Si edhe procesin shume te vrazhde rus, per t’i neshtrue Ruset e Bardhe, deri ne piken, qe te humbin identitetin e tyne kombetar, dhe ma ne fund te bahen ruse.
Ukraina, shuplakë për elitën politike ruse
Nga Prof. dr.Lilia Shevcova/
Në jetën e disa kombeve dhe popujve nganjëherë ndodhin momente të një vullneti, të një kënaqësie me shpërthime maksimale. Këto momente quhen pasionare dhe me to nënkuptohet gatishmëria për sakrifica për arritjen e një objektivi të caktuar. Ka kombe, të cilëve nuk u është taksur të përjetojnë momente të tilla. Ato jetojnë, ekzistojnë dhe zhduken pa përjetime të tilla.
Ukraina, qoftë edhe jo të gjithë anëtarët e shoqërisë, gjatë dhjetë viteve, arriti të përjetojë dy momente të tilla, për të cilët kombe të tjera vetëm mund të ëndërrojnë.
Rusinë e ditëve tona unë do ta përcaktojha si më poshtë:
Ndiqni cilindo kanal televiziv të Ukrainës ose filma dokumentarë me metrazh të shkurtër ku transportuesit e blinduar pa shenja dalluese dhe ushtarakë me shirita të shqyer patrullojnë Sevastopolin dhe Simferopolin. Kjo është pikërisht Rusia. Një gjë të tillë ju mund ta prisni nga Rusia e ditëve tona.
Po e filloj me një thirrje. Hajde t’i hedhim sytë matanë gardhit ukrainorus, përtej të cilit ndodhet bota globale. Jo vetëm Evropa dhe Amerika, por përgjithësisht ajo që quhet rend botëror. Dhe do të vëmë re se kjo botë, besoj, nuk është nga më dashamirëset as me ju, as me ne gjatë më shumë se 50 viteve që kanë kaluar, ose, së paku, gjatë tërë kohës që ka kaluar pas Luftës së Dytë Botërore.
Pse? Sepse bota ka përfunduar në një gropë të zezë. Cila është arsyeja? Sepse demokracitë liberale, edhe Evropa, edhe Amerika, edhe gjithçka tjetër që mbështetet mbi parimet e shtetit të së drejtës, e kanë humbur orientimin dhe trajektoren, kanë humbur rrugën. Në këtë mes kemi të bëjmë ose me një gropë të zezë, ose me një zonë gri, kush e merr vesh. Dhe tani e vetmja gjë që i bashkon demokracitë liberale, është pikësynimi i udhëheqësve politikë në kryeqytetet perëndimore për ta ruajtur gjithçka me çdo kusht në gjendjen që është, duke i hedhur pas krahëve vlerat, parimet, idetë. Ukraina, bota arabe, Rusia nuk i hyjnë në punë demokracisë liberale, e cila ka humbur orientimin, është përqendruar në problemet e veta se atë e ka pllakosur kriza. Rezulton se Perëndimi, për të satën herë, është bërë i vetëdijshëm për një gjë: ai nuk mund të zhvillohet ndryshe, përveçse përmes krizave. Por ama kjo krizë që ka filluar nga ajo financiare dhe që po vazhdon edhe sot e gjithë ditën, është më e thella gjatë tërë kohës që ka kaluar që prej viteve ’30 të shek, XX. Ajo nuk është vetëm krizë ekonomike. Ajo është krizë e vetë parimeve dhe e formave të ekzistencës së tyre, është krizë e partive, e parlamentit, e presidentit.
Fukujama thotë:
“O Perëndi, Amerika në një të tillë krizë, si të dilet prej saj?”.
Fjala është për parimet themelore. Prandaj nëse demokracitë liberale dhe rendi botëror global kanë përfunduar ose në qorrsokak, ose në ngjë gjendje pa rrugëdalje, ose në gropë, ose në një zonë gri, atëherë çfarë mund të presin më prej tyre? Në situatën kur Perëndimi po mbyllet në guaskën e vet, shtetet e tjera i ngacmon josha për ta mbushur këtë vakum, qoftë edhe sikur këto shtete t’i përkisnin shekullit të kaluar apo edhe shek. XVI.
Prandaj janë duke lindur tre shtete në botë, të cilat megjithatë, pavarësisht se e kanë ngrënë krejtësisht çairin e vet, pavarësisht se nuk i kanë mundësitë për të mbijetuar në shek. XXI, janë duke luajtur një rol pseudopasionar nga më aktivët. Është fjala për Rusinë, për Kinën dhe për Iranin.
Këto shtete janë aktivizuar, ato e ndiejnë veten si pole antiperëndimore, antievropiane, si pole antivlerash. Ato janë duke luajtur. Më me agresivitet sigurisht që është duke luajtur Rusia, por edhe këto dy të tjerat, po ashtu, nuk mbeten prapa. Prandaj, duke folur për Rusinë dhe për Ukrainën, ju jeni duke i hedhur një sy mbarë botës dhe po e kuptoni se nuk mund të prisni kushedi se çë nga fakti se kush nuk ka dalë nga kriza. Ju duhet të mbështeteni mbi forcat e veta.
Momenti i dytë. Për Rusinë. Rusia është edhe s’është Rusi. Ajo është më shumë kontradiktore, qoftë edhe për shkak të një faktori të vetëm. Putini është po aty, të njëjtat fytyra janë po aty, Moska s’ka lëvizur nga vendi, Kremlini po ashtu, kurse regjimi është ndryshe.
Gjatë dy viteve të fundit, për fatkeqësinë e Ukrainës, të Moldavisë, të Bjellorusisë dhe të shteteve të tjera, të cilat mundohen të shpëtojnë nga përqafimet tona ngulmuese, Kremlini arriti të krijojë një regjim cilësisht të ri. Deri në vitin 2011, filozofia e pushtetit rus në Kremlin ishte e këtillë:
“Ne jemi po ashtu, si edhe Evropa, ne po imitojmë Evropën, ne jemi demokraci”.
Putini po e strukturonte pushtetin e vet mbi bazën e faktit që ai i drejtohej mbarë shoqërisë: edhe liberalëve, edhe nacionalistëve, edhe të majtëve. Në parim, ky ishte një autoritarizëm i butë, mjaft pluralist, i cili e lejonte shoqërinë të jetonte sipas qejfit. Ky ishte një regjim plastik që nuk ekziston më.
Tani në Rusi ka lindur një i tillë regjim, të cilin nuk mund ta quash të egër. Ky është një regjim krejtësisht i ri, një regjim jo fort i kuptueshëm për ne. Po, kjo është autokraci, por e një tipi të ri, me një tjetër cilësi. Kjo është një autokraci që u kthye përsëri në vitin 1991, para momentit të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Dhe kjo autokraci mbështetet tani mbi parimin: ne jemi ndryshe, ne nuk jemi Perëndim dhe ne do t’i vëmë fre Perëndimit.
Rusia, në thelb, është kthyer në rolin e Bashkimit Sovjetik. Dhe Rusia e Putinit tani ka pretendime shumë më tepër sesa thjesht t’i vërë fre Perëndimit në Ukrainë: në Krime, në Donjeck ose në Lvov. Rusia putiniste ka shumë më tepër ambicje. Rusia putiniste e shikon se fusha ka mbetur bosh. Në stadium nuk ka këmbë njeriu. Duhet hyrë në lojë, duhet sjellë topi me vete, duhet dalë me propozime, duhet diktuar, duhen shtruar kërkesa dhe duhen shtuar rregullat e veta të lojës: si kundërpërgjigje – asnjeri s’bëhet i gjallë. Dhe askush s’e hap gojën.
Koncepti i Putinit sot nuk ka si synim që thjesht t’i dalë ballazi Perëndimit kudo ku është e mundur, me të gjitha forcat. Ai ka si qëllim t’i propozojë Perëndimit konceptin e vet, vlerat e veta tradicionale, t’i mbushë menbdjen papës së Romës që t’i miratojë parimet tona. Dhe, natyrisht, të rivendos galaktikën, të rivendosë Aleancën Evroaziatike. Kjo ide ka qenë gjithmonë antiperëndimore. Kjo ka qenë gjithmonë një ftohje e Rusisë me Perëndimin. Ukraina në këtë koncept antiperëndimor ka luajtur gjithmonë një rol kyç. Pse? Ka shumë shpjegime në këtë mes. Po përmend disa prej tyre.
Ukraina është, para së gjithash, një projekt personal i Putinit, duke filluar që prej vitit 2004. Udhëheqja politike e Rusisë e konsideron Ukrainën si një vend që s’ka arritur të bëhet shtet, si dikë që s’ka arritur të bëhet njeri, si një bashkësi që nuk ka komb, që nuk ka identitet. Prandaj jo më kot Putini i deklaroi Bushit në vitin 2008:
“Xhorxh, çfarë po thua për Ukrainën, se ajo, përgjithësisht, nuk është shtet dhe i tillë s’ka për t’u bërë kurrë”.
Përveç gjithë të tjerave, Ukraina, për shumë njerëz në Rusi, konsiderohet si kryenëna e shtetit rus, pikërisht si puna e Kosovës për serbët. Dhe madje më shumë. Ukraina është një shuplakë që Majdani i dha elitës politike ruse.
Fjala është jo për natyrën perandorake të Rusisë kur Rusia ndërhyn në Krime dhe në Ukrainë. Fjala është për shumë më tepër sesa për natyrën perandorake. Është fjala për faktin se ukrainasit, me shembullin e tyre prej budallenjsh, po tregojnë rrugën, të cilën mund ta shfrytëzojnë rusët. Prandaj Ukraina nuk mund të jetë një shtet i suksesshëm, ajo nuk mund të shërbejë si shembull. Aq më tepër kur ukrainasit që, sipas udhëheqjes ruse, nuk janë komb, por janë degë e vetes sonë. Nëse dora apo këmba jonë u distancua nga ne në njëfarë mënyre dhe sakaq përftoi logjikën e vet, kësaj i thonë goditje për trupin. Prandaj Ukraina është një gjë e qytetëruar dhe një faktor ekzistues për pushtetarët e Kremlinit. Kjo shpjegon shumë gjëra nga ato që neve do të na duhet të përjetojmë.
Dy momente të tjera. Ku është opozita ruse? Mos vallë vetëm pushteti paska dalë të vallëzojë në Moskë, në fushë ruse? Aha, opozita ruse është shpartalluar. Liberalët praktikisht janë kooptuar. Të tjerët kanë mbetur brenda getos, së cilës së shpejti do t’ia ndërpresin oksigjenin. Kush mund të jetë forcë active? Ne nuk e dimë.
Por në Rusi ka ndodhur diçka e habitshme për ne, e habitshme për mua, si liberale. Unë vura re se e vetmja arritje, së paku, e viteve të fundit që bie në sy, është fakti që nacionalizmi rus në Rusi është kundër Putinit, është kundër Kremlinit, është kundër sistemit. Është interesante se në këtë mes askush nuk e di se ku do të çojë një gjë e tillë. Të majtët janë pasionarë kudo, të majtët janë gati për shpërthime. Por në kushtet e Rusisë, kur vidat janë duke u shtrënguar, kur po mbyllen dritaret, kur shoqëria ndodhet në situatën “me lakun në qafë”, çdo forcë e ka shumë të vështirë të marrë frymë.
Po shoqëria? Ajo doli në protesta në vitet 2011-2012, por atë e rrasën përsëri në ilegalitet. Sot, që të jemi konkret, shoqërinë po e betonojnë. Betoni është një gjë e brishtë, nëpër të çan dhe rritet bari. Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne kur e kemi humbur orientimin, në këtë situatë kur po na zë frymën dhoma e gazit, kur jemi zhveshur nga pikësynimi për arritjen e qëllimit, kur janë shuar dëshirat, ambiciet?
Natyrisht që regjimi i tanishëm do të shembet në një mënyrë të pashmangshme. Kjo është punë çmimi që duhet të paguhet dhe thjesht punë kohe. Por është interesante se ky regjim gjen mbështetje te vetëm 5-10% e popullsisë.
Rusët e urrejnë Putinin. Rusët e urrejnë pushtetin. Nëse ju do të vinit në Moskë, ju nuk do të takonit asnjë njeri në rrugët e Moskës që do të votonte për Putinin, që do të votonte për partinë “Rusia e Bashkuar”.
Por ama kjo është një qetësi e çuditshme. Njerëzit e urrejnë njeriun në Kremlin, e përbuzin, njerëzit i përbuzin të gjithë rreth e rrotull tij. Por njerëzit tani nuk dalin në rrugë sepse ata nuk shikojnë ndonjë alternativë. Por edhe sepse nuk e ndiejnë veten dhe aq keq. Është renta shumë e lartë e gazit për gjithsecilin, ka shumë mundësi për të mbijetuar. Por kjo qetësi është shumë e brishtë, shumë e rreme. Në analizë të fundit, së paku, në vitet më të afërta, ja se çfarë kërcënimi na pret: njerëzit do të dalin në rrugë. Por kur popullsia që ka duruar gjatë do të dyndet sakaq nëpër rrugët e qyteteve ruse dhe nuk ka kurrfarë kanalesh komunikimi – as parti “Grusht”, as parti “Batkivshina” (Bashkimi Mbarukrainas – partia e Julia Timoshenkos – përkthyesi), as shtyp të lirë, as internet, atëherë kjo do të bëjë që në rrugë do të fillojnë të dalin edhe më shumë njerëz dhe do të nisin të thyejnë xhamat. Dhe kjo ka shumë mundësi të ndodhë. Ky është një shpërthim i fuqishëm me fuqi kinetike që do të ketë mbështetjen e provincës, e cila e urren pushtetin, pasurimin e bosëve të tanishëm dhe të së shkuarës. Kjo ngjall edhe më shumë urrejtje, ngjall më shumë etje për revansh. Dhe në të njëjtën kohë, mungon opozita politike, e cila këtë energji do të mund ta grumbullonte në një drejtim më të qytetëruar, më pluralist, më demokratik dhe më liberal. Këtu kemi të bëjmë vërtetë me kërcënim.
Së dyti, shëmtirën Putin, nuk ka rëndësi se në çfarë gjendjeje, kanë për ta flakur nga Kremlini vetë bashkëluftëtarët e tij. Dhe sistemi i autokracisë, për të cilin fola, do të vazhdojë të mbetet në fuqi, por për llogari të zëvendësimit të regjimit. Dhe përsëri për një kohë të gjatë.
Dhe aspekti i fundit. Për Ukrainën. Botën nuk e shqetëson aspak fakti që në pjesën evropiane të kontinentit është kryer një agresion. Ukraina është Evropë, është komb evropian, është shtet evropian. Në Ukrainë kryhet okupimi i një pjese të Ukrainës nga një shtet fqinj. Kjo është një situatë krejtësisht e re pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe bota vazhdon të heshtë. Për më tepër, bota parapëlqen të mos i quajë gjërat me emrin e vet. Këshilli i Sigurimit që u mblodh para pak kohësh, presidenti Obama, si edhe kryeministrat e vendeve evropiane thonë si më poshtë:
“Sikur në Ukrainë të kishte ndodhur një acarim, sikur të ishte kryer ndonjë agresion, – thotë Obama, – kjo do të kishte pasur pasoja shumë serioze”.
Sikur nuk po ndodh asgjë.
Unë nuk dua të përdor fjalën “i bashkuan”, por, së paku, tri fuqi të mëdha – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca – së bashku me Rusinë, në vitin 1994 ishin nënshkrueset e së ashtuquajturës marrëveshje të Memorandumit të Bukureshtit dhe garantonin tërësinë territoriale të Ukrainës.
Po mirë, po e hedhim prapa krahëve këtë marrëveshje. Në mbarë botën janë shkelur sa e sa marrëveshje. Por le të sjellim ndër mend faktin që Ukraina dhe NATO-ja patën nënshkruar një marrëveshje, në të cilën, po ashtu, jepen garanci për një stabilitet të caktuar në Ukrainë. Po edhe NATO-ja, po ashtu, në takimin e vet të ministrave të punëve të jashtme, deklaroi:
“Sikur në Ukrainë të kishte gjëra serioze, atëherë, ndoshta, diçka…”
Dhe bëri thirrje për paqe, për rend e kështu me radhë. Ç’është e vërteta, NATO-ja e ka një shkak për të kthyer krahët. Ukraina nuk iu drejtua NATO-s. Dhe kur Turçinovi ngrihet e flet dhe flet drejt për punën e agresionit, nuk dihet se cila është arsyeja që ai i drejtohet presidentit Putin:
“Ndoshta, do të merremi vesh në ndonjëfarë mënyre”.
Kurse Putini thotë:
“Po ne jemi duke vepruar në kuadrin e marrëveshjes me Janukoviçin për gjendjen e Flotës së Detit të Zi në gadishullin e Krimesë”.
Dhe Perëndimi e mbylli gojën.
Ju po mendoni për një gjë: vendin tuaj e okupuan, te ju po kryhet një agresion nga ana e një vendi fqinj, pushteti juaj nuk mund të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë, nuk mund t’i drejtohet askujt, në përputhje me ca norma të caktuara. Iu drejtuat Këshillit të Sigurimit. A e dini se pse? Sepse Këshilli i Sigurimit është një mbeturinë e paralizuar e Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë ata që i drejtohen Këshillit të Sigurimit, nuk marrin asnjë përgjigje prej tij, sepse t’i drejtohesh Këshillit të Sigurimit, është njëlloj sikur t’i drejtohesh ndonjë shtëpie pleqsh, duke e ditur se atje nuk do të merret kurrfarë vendimi. Atje janë dy fuqi të mëdha, Rusia dhe Kina, të cilat do ta bllokojnë çdo gjë dhe gjithmonë
Ukrainasit nuk i drejtohen NATO-s, sepse Turçinovit dhe qeverisë së re të Ukrainës, vendet e NATO-s dhe kryeqytetet evropiane, u thanë:
“Dëgjoni, djema, nga ne mos kërkoni gjë, ne në këtë mes nuk do të përzihemi. Ne do t’ju dërgojmë një komision, atë, ndoshta, do ta lejojnë të hyjë në Krime. Domethënë, ju, ore djema, nga Krimeja i latë duart. Nuk e dimë se në ç’masë e përjeton një gjë të tillë vetëvetësia juaj kombëtare, por është e nevojshme të jetoni tashmë me ca skenarë të tjerë”.
Po cili është qëndrimi i rusëve ndaj Ukrainës? Ka të dhëna që “Qendra-Levada” i ka vjelë në mesin e muajit shkurt. Nga ato të dhëna duket se deri në ç’shkallë është e demokratizuar shoqëria ruse. Por ajo nuk është fajtore, sepse asaj i drejtohet vetëm pushteti përmës kanaleve televizive mbarëkombëtare. Vetëm pushteti, orë e çast, çdo javë, çdo orë i detyron njerëzit të veprojnë në mënyrë të verbër. Njerëzit nuk marrin informacion, jo të gjithë e ndjekin internetin.
Çfarë ndjenjash u ngjalli rusëve sheshi Majdan më 20 shkurt?
“Admirim” – 1%, “Miratim” – 3%, “Simpati” – 16%, “Acarim” – 12%, “Neveri” – 36%, “Frikë dhe Tmerr” – 15%, “Kurrfarë ndjenjash nuk përjetojnë dhe nuk kanë për të përjetuar” – 14%.
Dhe e fundit. Cila është ndjesia ekzistenciale e Rusisë nga vetë rusët. Kjo ka rëndësi sepse Rusia ka qenë dhe vazhdon të mbetet për Ukrainën një lojtar kryesor gjeopolitik dhe brendapolitik, përderisa ju vazhdoni të ndodheni në një zonë gri. Dhe madje kur t’i jepni karar të dilni nga kjo zonë gri, Rusia, paçka se në të ardhmen e afërt ajo do të jetë një vend jomiqësor, do të vazhdojë të mbetet një lojtar kryesor dominues. Kjo edhe për faktin se në Ukrainë ekziston Juglindja dhe një lob i fuqishëm prorus.
Gjendja jonë e tanishme është pasqyrë e një anekdote të vjetër:
Një i sëmurë thërret “ndihmën e shpejtë”. Kur ajo erdhi dhe e mori, i sëmuri pyet doktorin:
– Ku po më më çoni?”
– Në morg.
– Por unë ende nuk kam vdekur.
– Por ne ende nuk kemi arritur.
Ja kjo është gjendja e kombit rus
A kemi ne të ardhme, e keni ju vallë një të ardhme më për së mbari? Sigurisht. Me sa duket, kjo do të na kërkojë më shumë se pesë apo, besoj, më shumë se dhjetë vjet. Stabiliteti i tanishëm neve na mjafton për nja tre vjet. Pas këtij afati askush nuk garanton ndonjë stabilitet. Dhe as vetë nuk e dimë nëse kjo valë do të na përfshijë vetëm ne, apo mbarë hapësirën që na rrethon.
Por ama ekziston një siguri absolutisht e qartë për diçka tjetër:
Faktori rus jo vetëm që është shkatërrimtar, por edhe për Ukrainën normale, konstruktive, për Ukrainën e vlerave, është duke luajtur disa role. Unë mendoj se Putini lau duart nga Ukraina normale. Faktori rus, në të gjitha rrethanat, edhe sikur Ukrainës t’i merret ndonjë pjesë, përfshirë edhe Krimenë, ka për të luajtur rolin e konsoliduesit të identitetit të ri ukrainas, ka për ta shtytur Ukrainën drejt Evropës.
Tashmë nuk ka dyshim se Ukraina ka për të dalë nga kjo zonë gri në një drejtim, në drejtimin evropian. Pikërisht për faktin se ju keni Majdanin, i cili nuk është ndonjë vis i caktuar, nuk është ndonjë pikë gjeografike, Majdanin ju e keni në kokë. Dhe kjo është shumë më e rëndësishme.
Për sa i përket çmimit që duhet paguar për një gjë të tillë, nuk dihet se kush duhet të hedhë fall. Ashtu siç dihet se askush nuk do të hedhë fall për kohën dhe për horizontin kohor. Por ama gjithçka brenda kuadrit të brezit të tanishëm (Citohet sias: Lilia Shevcova. “Ukraina, një shuplakë për elitën politike ruse”. Marrë nga faqja e internetit “LB.ua”. 02 mars 2014).
* Lilia Shevcova, e lindur në vitin 1949, është politologe ruse, doktor i shkencave historike, profesore e Katedrës së Politologjisë Krahasuese të Institutit Shtetëror Rus të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, bashkëpunëtore shkencore përgjegjëse e Qendrës Karnegi të Moskës. Analizën e saj e përktheu dhe e përgatiti për botim Prof.dr. Eshref Ymeri.
Sa është lënë ” pas dore” Siria nga fillimi i krizës në Ukrainë?
Numri i refugjatëve në Liban arrin shifrën prej mbi një milionë sirianë që përbënë një të pestën e numrit të përgjithshëm të këtij vendi.- Kushtet e strehimit janë jashtëzakonisht johumane, që as përafërsisht nuk i plotësojnë as kushtet higjienike e të mos flasim për ndonjë shtrat apo ushqim që është i pamjaftueshëm/
Nga XHAVIT ÇITAKU
Informacionet që arrijnë nga vendi i futur në luftë civile- Siria janë tronditëse dhe siç duket kjo gjendje nuk po ua tërheq vëmendjen në nivel të duhur perëndimit dhe shteteve tjera të fuqishme, të cilat këtë shtet e kanë lënë “pas dore” duke mos gjetur ndonjë zgjidhje bile të përkohshme nëse për asgjë tjetër, për hirë të atyre miliona njerëzve që tash e një kohë të gjatë jetojnë nën kërcënimin e armëve të kalibrave të ndryshëm e deri të ajo gjendje që ka raste kur vdesin edhe nga uria. Shkas për këtë sigurisht se është gjendja eksploduese në Ukrainë, e cila mund të këtë pasoja të rënda jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Ç’është e drejta, varësisht nga rëndësia dhe pesha që mund të këtë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar një rajon i krizës, perëndimi dhe SHBA-të është ajo forcë që vlerëson me këtë rast se përparësi duhet dhënë zgjidhjes së atij problemi dhe atë sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që të pengohet përshkallëzimi i situatës. Këtë përparësi dhe fokus të interesimit tash për tash e ka Ukraina e ballafaquar me aneksimin e territorit të saj nga Rusia hegjemoniste, e cila ka pretendime territoriale edhe ndaj shteteve të tjera fqinje. Megjithatë, do theksuar se ka vend për një angazhim e aktivitet diplomatik, politik dhe humanitar edhe për Sirinë të kapluar nga flakët e luftës, për të cilën gjë tregojnë informacionet që arrijnë nga vendi i ngjarjes e sidomos brengos braktisja e vendit e një numri jashtëzakonisht të madh të sirianëve. Sipas të dhënave më të reja mbi një milionë refugjatë nga Siria kanë ikur dhe janë vendosur në Liban. Gjysma e tyre janë fëmijë. Ky numër kaq i madh i këtyre refugjatëve përbënë një të pestën e numrit të përgjithshëm që ka ky vend fqinjë i Sirisë. Gjendja e këtyre njerëzve me halle të mëdha është e mjerueshme sepse është e pamundur që të gjendet ndonjë strehim që do të mund të shtyhet një ditë në tjetrën. Në të vërtetë, në vendet ku ata janë të strehuar mbretëron një gjendje johumane. Ata janë të vendosur nëpër kthina e pjesë tjera të papërshtatshme që as përafërsisht nuk i plotësojnë as kushtet higjienike e të mos flitet për ndonjë shtrat apo ushqim të mjaftueshëm. Familjet me fëmijë të vegjël janë shumë të dëshpruara për shkak se përkundër përpjekjeve maksimale për të gjetur ndonjë banesë qoftë edhe njëdhomëshe, këtë nuk po e arrijnë dot, ngaqë kapacitet e Libanit janë shumë të kufizuara për t’u dalë ballë këtyre kërkesave enorme. Nga kjo gjendje alarmante në kampet e refugjatëve lexojmë edhe një lajm tjetër tmerrues që e kanë shënuar agjenci të ndryshme të lajmeve. Fjala është për një grua e cila tenton të bëj vetëvrasje duke ia futur vetës flakën në shenjë proteste për mos afrimin e ndihmës së nevojshme për burrin e saj shumë të sëmur. Po ashtu rrëfimi tjetër është edhe më tmerrues kur një familje shtatëanëtarëshe u mbyt në det në përpjekje për të ikur nga ajo gjendje katastrofale që mbretëron në Siri.
Libanezët po e bëjnë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë fqinjëve, por humbjet e mëdha në ekonomi në shumë prej një miliardë e 700 mijë dollarësh gjatë vitit të kaluar , që janë pasojë e kësaj situate lufte në Siri, është e pamundur që të ndihmohet më shumë kjo popullatë. Turistët nuk e vizitojnë më këtë shtet nga frika se mos po iu ndodh më e keqja, ndërsa investitorët e huaj as që shprehin ndonjë interesim për të ngrit farë objekti ekonomik në këtë vend.
Njerëzit në Siri vazhdojnë ta braktisin vendin dhe t’ ia mësyjnë shteteve në kontinente të ndryshme, ndërkaq, të dhënat më të reja të organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut bëjnë me dije se deri me tash mbi 150 mijë veta kanë humbur jetën, prej tyre mbi tetë mijë janë fëmijë. Lufta në këtë vend ka hyrë në vitin e saj të dytë të tragjedisë. Dhe gjatë kësaj kohe fëmijët sirianë nuk përjetuan diçka më të mirë pos këtij tmerri, ndaj edhe një gjeneratë e tërë do ta humb perspektivën nëse faktori ndërkombëtar nuk reagon fuqishëm. Është e palogjikshme që Libani të bart vetëm këtë barrë kaq të rëndë të kësaj katastrofe humanitare. Ndërgjegjja po peshon mbi “ kokën” e të gjithë atyre që mund të ndihmojnë këtë popull.
Dhe krejt në fund. Lexova edhe këtë: të shkruash për islamistët dhe terroristët, kjo shkon mirë, për shkakun se kjo në asnjë rrethanë nuk parashikon një luftë të përgjithshme botërore. Sigurisht se lufta civile në Siri nuk rrezikon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, por në këtë rast kemi të bëjmë, në rend të parë, me veprime e aktivitete humane që duhet të ndërmerren për të shpëtuar atë popullatë nga ai tmerr që nuk i dihet e as shihet fundi.
UKRAINA, SIRENË ALARMI
Condoleezza Rice: Nga mosangazhimi i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare, përfitojnë duke marrë guxim vetëm ”diktatorët dhe ekstremistët e llojllojshëm anë e mbanë botës.”/
Nga Frank Shkreli/
Condoleezza Rice ka shërbyer si Sekretare e Shtetit nga viti 2005 deri në vitin 2009 në adminsitratën e Presidentit George Bush dhe njihet si një zë me kompetencë në politikën e jashtme dhe në marrëdhënjet ndërkombëtare. Në një kryeartikull disa ditë më parë për gazetën e kryeqytetit amerikan Washington Post mbi gjëndjen e krijuar në Ukrainë, ajo shkruan se ngjarjet e fundit në Ukrainë, janë një alarm për të gjithë ata që mendojnë se nuk është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të marrin përsipër përgjegjësitë e një udhëheqsi botëror. Condoleezza Rice shpreh shqetsimet e sajë mbi atë që ajo sheh si një rol gjithnjë e më pasiv nga ana e Amerikës në çështjet ndërkombëtare. Ajo komenton se Shtetet e Bashkuara nuk mund të tërhiqen nga arena ndërkombëtare dhe ”nuk mund të ulin zërin kur bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë, duke lejuar të tjerët të udhëheqin”. Siç duket në një kritikë të drejtë për drejtë ndaj administratës së Presidentit Obama, ajo tha se nga mosangazhimi i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare, përfitojnë duke marrë guxim vetëm ”diktatorët dhe ekstremistët e llojllojshëm anë e mbanë botës.” Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, në komentin e saj për Washington Post, paraljamëron se heqja dorë nga luajtja e rolit udhëheqës në botë nga ana e Amerikës do të krijojë një boshllëk që më në fund do të “mbushet nga ekstremistë të al-Qaedas në Irak dhe në Siri, si dhe nga diktatorë të tipit Putin e Bashar Al Assad, i cili me mbështetjen e Iranit dhe të Rusisë masakron popullin e vet, si dhe nga retorika nacionaliste dhe nga masat e Pekinit që kanë shkaktuar përgjigje nacionaliste nga aleatëja jonë Japonia…”
Ish agjenti i policisë sekrete sovjetike KGB-ës, Vladimir Putin është shprehur në të kaluarën se tragjedia më e madhe e shekullit 20-të ishte shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Kondoleezza Rice thotë në krye-artikullin e saj se ndonëse problemi me Ukrainën nuk është diçka e re, ajo shkruan se Rusisë duhet t’i bëhet e qartë se masa të tilla të mëtejshme nuk do të tolerohen dhe se, ”integriteti territorial i Ukrainës është i paprekeshëm.” Ajo mirëpriti masat e njoftuara deri tani nga administrata e presidentit Obama kundër Rusisë, por shkruan se, Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një plan afatgjatë për t’iu kundër-përgjigjur deklaratës së Putinit në lidhje me të ardhmen e Europës pas Luftës së Ftohtë. Zonja Rice shkruan se me agresionin e tij, “Putini po i thotë botës se Ukraina nuk do të jetë kurrë më e lirë të vendosë vet fatin e saj — një mesazh ky që ka për qëllim të bëjë jehonë edhe anë e mbanë Europës Lindore dhe vendeve Baltike — se Rusia ka interesa të veçanta dhe se ajo do t’i ndjekë për t’i realizuar ato, me çdo çmim.” Ajo thotë se Putini do e këthej orën mbrapa, për derisa ekziston një hesitim angazhimi serioz nga ana e Përendimit për të kundërshtuar avanturat e tija.
Ish-Kryediplomatja e Shteteve të Bashkuara thotë se Moska nuk është immune ndaj presioneve dhe se ne duhet të ushtrojmë një strategji afatgjatë dhe me durim, por mbi të gjitha ajo thekson se tani , “Gjëja më me rëndësi është që të rivendoset roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në komunitetin ndërkombëtar”, dhe që Amerika të mos duket “e lodhura dhe e mos interesuar” për ato që ndodhin në botë.
Kondoleezza Rice sugjeron në artikullin e saj, se midis masave të tjera, Shtetet e Bashkuara duhet t’i shtrijnë dorën rinisë së Rusisë, sidmos studentëve dhe profesionistëve të rinjë, shumë prej të cilëve janë duke studiuar në universitetet amerikane dhe që janë të punësuar në firma perëndimore duke shtuar se, “për të realizuar ambiciet e tyre, forcat demokratike në Rusi kanë nevojë për mbështetjen amerikane. Ata, dhe jo Putini, janë e ardhmja e Rusisë”, përfundoi Zonja Rice.
Kondoleezza Rice ka të drejtë. Agresioni dhe pushtimi i Krimesë si dhe kërcënimet e Putinit për të rivendosur rolin dhe infleuncën e Rusisë në ish republikat sovjetike, me pretekstin për të “mbrojtur pakicat ruse të kërcënuara”, është një rrezik jo vetëm për Ukrainën dhe ish-republikat sovjetike, por është edhe një sfidë për të gjithë botën, duke rrezikuar rendin dhe paqën botërore. Rusia e Putinit ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë diktatorë të tipit Viktor Yanukovich, multimiliarderit të pasuruar në kurriz të popullit ukrainas, si dhe regjime jo demokratike anë e mbanë botës. Ukraina nën regjimin e Yanukoviç u varfërua, u demoralizua dhe si rrjedhim u destabilizua gjëndja duke shkaktuar ndërhyrjen agresive të Rusisë. Për më tepër, Putin-i mbështetë udhëheqsit dhe regjimet jo-demokratike edhe jashtë asaj që ai konsideorn si zonë e influencës së Moskës, duke filluar nga Siria e Irani, e deri tek Venezuela, me fjalë të tjera — kudo dhe këdo që tregohet armiqësor ndaj interesave të lirisë dhe demokracisë dhe kundër inetersave perëndimore, në radhë të parë të kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. S’do mendë se kriza e krijuar në zonën e Euroazisë është rezultat i drejtë për drejtë i asaj që Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry e ka cilësuar si “një akt i paturpshëm agresioni dhe një shkelje e obligimeve ndërkombëtare” nga ana e Rusisë së Putinit. Por është edhe rezultat i një politike strategjike revanshiste, por të gabuar të Putinit, një përpjekje nga ana e tij për të zhberë atë që ai ka thënë se ishte një “tragjedi’, — shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik. Është kjo një politikë katastrofale dhe fatkeqe, për jo vetëm për Euroazinë, por edhe për mbarë Europën dhe botën. Fatkeqsia tjetër në këtë mes, qendrimi i perëndimit gjatë këtyre viteve karshi Vladimir Putinit. Ashtu siç komentoi edhe dje në një editorial, gazeta Washington Post, “Se Adminstrata e Presidentit Obama dhe aleatët e saj Europianë janë treguar tepër të ngadalshëm që të kuptojnë se Putin-i është i vendosur të ndryshojë rendin e pas Luftës së Ftohtë në Europë dhe të rivendosë dominimin e humbur të Rusisë mbi Europën Lindore, në zonën e Kaukazit dhe Azinë Qendrore”, thuhet editorialin e saj me titull: ‘Obama nuk kupton ambiciet e Putinit në Euroazi’. Editoriali i Washisngton Post përfundon duke thënë se, “Kriza në Europë nuk po ndodhë për arsye se atje u përhapën institucionet dhe influenca perëndimore, por përkundrazi, për arsyen se, Perëndimi nuk plotësoi premtimin e bërë pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, për një, ‘Europë të tërë dhe të lirë’. Kritikë kjo me vend e editorialit të Washington Post për politikën ekonomike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian karshi ish-vendeve komuniste. Të shpresojmë se cilat do qofshin masat e marra tani nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Europian ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, të mos jenë të paka dhe tepër të vonuara.
RUSI – Janukoviç: Do të luftoj për të ardhmen e Ukrainës
ROSTOV-MBI-DON (Rusi), 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas i larguar nga pushteti, Viktor Janukoviç u shpreh sot se nuk ishte përmbysur dhe premtoi se do të vazhdonte luftën për të ardhmen e Ukrainës, në daljen e parë publike që prej rrëzimit nga pushteti përpara një jave.
Janukoviç deklaroi se kishte qenë i detyruar të largohej nga Ukraina pas kërcënimeve për jetën duke u shprehur se pushteti ishte marrë nga “nga të rinj të papjekur nacionalistë dhe profashistë”, gjatë një konference shtypi në Rostov-mbi-Don, qytet në jug të Rusisë pranë kufirit ukrainas.
Ai theksoi edhe se Krimeja duhet të ishte pjesë e Ukrainës.