• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti uron shqiptarët për Krishtlindje

December 25, 2016 by dgreca

Nishani:: Të mposhten urrejtjet, vlerat njerëzore të mbizotërojnë kudo/

presidenti-i-republikes-bujar-nishani-1-300x2004-300x2008-300x200

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjeve.“Me rastin e Festës së shenjtë të Krishtlindjes, kam kënaqësinë dhe privilegjin të shpreh urimet e mia më të mira e të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë kudo ndodhen! Një ditë e tillë aq e veçantë që përkujton lindjen e Krishtit, shënon një ngjarje të madhërishme për besimtarët e krishterë anë e mbanë botës, e cila për nga veçantia e saj i ka përcjellë mbarë njerëzimit për më shumë se dy mijë vjet mesazhin e ripërtëritjes së shpresës për një të ardhme më të mirë e më të sigurt në paqe dhe në begati.

Si çdo vit, edhe sivjet, ky kremtim i shenjtë përjetohet e festohet nën tingujt e ëmbël të kambanave, në dritën flakëruese të qirinjve si dhe përmes lutjeve të përdëllyera të besimtarëve si zanafilla e një të ardhmeje më të shndritshme e më optimiste, e cila u jep jetë fryteve të dashurisë njerëzore e shpirtërore, të paqes, të durimit, të besimit, të vëllazërisë e të dhembshurisë për më të pafatët e të vobektit. Këto virtyte dhe qëllime të mira njerëzore si dhe paqja e bekimet e Perëndisë dhe të Birit të saj gjenden me shumicë edhe në zemrat e besimtarëve shqiptarë. Në këtë ditë feste të veçantë, në cilësinë e Kreut të Shtetit uroj që ato të triumfojnë jo vetëm në kisha dhe vende të shenjta apo në jetën tonë të përditshme, por edhe anembanë botës me qëllim të mposhten urrejtjet e pajustifikuara, ekstremizmat e ndasitë fetare të pabaza, në mënyrë që besimi tek Zoti si dhe tek vlerat më të pastra e të përdëllyera njerëzore të mbizotërojnë kudo e të na ndriçojnë rrugëtimin tonë shoqëror!

Ju uroj nga thellësia e zemrës një Festë Krishtlindjeje sa më të mbarë, shëndet, mbarësi dhe çfarë t’ju dëshirojë e bardha zemër! Gëzuar dhe përshumëvjet Krishtlindjet!”

Filed Under: Politike Tagged With: per Krishtlindje, presidenti Nishani, uron shqiptaret

Argjentinë : Hirësia e tij, Aleksandër, uronë të gjithë Shqiptarët në Ditën e Flamurit-

November 30, 2015 by dgreca

Kryepeshkopi Aleksandër, “Urime Shqipëri, Kosovë, Iliride, Çameri, Presheve, Ulqin, Plave e Guci, vaditën me gjakun e bijve tanë më të mirë; ata ranë në fushën e bëtejës për këtë Flamur, duke u bërë simbolë të krenarisë shqiptare,shembuj frymzimi për gjenëratat e reja”/
Beqir SINA – New York/
Buenos Aires Argentina : Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuesen e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit – aty ku kjo kishë, ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai,nuk e harron gjakun e tij shqiptar, edhe kësaj radhe nuk ka harruar të urojë shqiptarë kudo që janë :”Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vellezer , miq dhe shoke Shqiptarë !!!
Me rastin e 28 Nëntorit – 103 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryepeshkopi Aleksandër, ka postuar në profilin e tij në facebook – mesazhin e urimit për të gjithë shqiptarët në ditën e pavarësisë .
Ai madje si edhe heret e tjera , ka postuar në rrjetin social facebook, një set me fotografi, me flamurin kuq e zi, dhe shkabën me dy krena, dhe një “kartolinë me një urim të veçantë për 103 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku shkruhet “Gëzuar Ditëlindjen!”.
Më poshtë në postimin e tij – Hirësia e tij Aleksandër, shkruan se “Të gjithë shqiptarët, në bot ë në se ne jemi të bashkuar, kemi për të ndërtuar Kombin e Madh dhe shtetin që quhët Shqipëria. Vetëm ajo Shqipëra, ka atë që na bashkon, që na integron. Çeshtja e Popullit të Shenjtë Shqiptar, nese shtyhet,vazhdon përndjekja, populli nuk papërmbahet, e kuqe dhe zi “
Shoqëruar edhe me një poezi me rastin e 28 Nëntorit, mesazhi i Tij mbyllet me bekimin “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë” thotë Kryepeshkopi Aleksandër” në postimin e tij në face book me rastin e 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vellezer , miq dhe shoke Shqiptarë !!!
“Urime Dita e 28 Nëntorit , Ditë e Flamurit dhe e Pavarësisë shqiptare, gezuar Shqiptari, me shum gjak e mund e kem prit kete dite. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliride, Çameri, Presheve, Ulqin, Plave e Guci, vaditën me gjakun e bijve tanë më të mirë; ata ranë në fushën e bëtejës për këtë Flamur, duke u bërë simbolë të krenarisë shqiptare,shembuj frymzimi për gjenëratat e reja, Ata i hapi rrugën, ne duhet të ndjekim…!!! Gëzuar “Muajin e Trashëgimisë Shqiptare” – duhet që muaji Nëntor të njihet si muaji I Trashëgimisë Shqiptare – muajin e Nëntorin ne shqiptarët festojmë: 1, Ditën e Alfabetit. 2, Ditëlindjen e Adem Jasharit. 3, Çlirimin e Tiranës nga nazistët. 4, Ngritjen e flamurit nga Skënderbeu. 5, Ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali. 6, Pavarësinë e Shqipërisë Etnike!!! Të kerkojme gjithnje thelbin e asaj që na bashkon,dhe jo të rastësishmen që na ndan, vëllezër, mund të jemi Bektashinj, Mysliman, Ateist, Agnostik apo të Krishterë: çdo Shqiptar është vellai ynë!!! Ideologjitë tone politike dhe mundësitë mund të jenë të ndryshme:
Çdo Shqiptar është vëllai ynë, tek ne vlon i njëjti gjak, gjaku i Shqiponjave, Mbi gjitha Shqiptaria !!!… Mund të na fyejnë, të na përndjekin, të na vrasin, por në Shqipëri do të rilindim, Shqiperia do të triumfojë!!!
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As…SERB Dushmani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi !!
Kryepeshkopi Fan Noli
Urime edhe të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni e ku jetoni, me familjët tuaja!!! Me respekt, zemra ime është me ju djema. Qofshin gjith shqiptaret me shendet e te suksesshem!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rrofsh sa malet e Shqipes!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në lavdinë e kombit tonë shqiptar përgjithmonë!!!
Kryepeshkopi Aleksander I shqiptarve – Bir i Shqiponjës

Filed Under: Rajon Tagged With: Argjentine, Kryepeshkopi Aleksander, uron shqiptaret

SEKRETARI I SHTETIT JOHN KERRY URON SHQIPTARET PER 28 NENTORIN

November 28, 2013 by dgreca

John Kerry: Shqipëria, forcë qëndrueshmërie në Ballkan/

Sekretari i Shtetit John Kerry, duke uruar në emër të Presidentit Barak Obama dhe të popullit amerikan Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, thotë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt mbajtjes me sukses të zgjedhjeve shumëpartiake.

Shqipëria, thuhet në deklaratën e sekretarit të Shtetit, është një forcë qendrueshmërie në Ballkanin Perëndimor dhe SHBA janë sidomos mirënjohëse për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan si dhe për gatishmërinë për të sistemuar në mënyrë të përhershme ish-banorët e kampit Ashraf.
Kalimi paqësor i pushtetit dhe përparimet në fushën e legjislacionit këtë vit, thuhet në deklaratë, nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë.
SHBA, thotë Sekretary Kerry, mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike. Ato mirëpresin rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.

Filed Under: Featured Tagged With: per 28 nentorin, Sekretari Kerry, uron shqiptaret

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT