Valentin Lumaj *
*Ky shkrim është një qëndrim personal i autorit, nuk përfaqëson mendimin dhe qëndrimin e Vatrës dhe të asnjë organizate apo subjekti ku autori bën pjesë.
[Partia Demokratike po kalon nje knock-down akut. Sali Berisha dhe forcat e vërteta të djathta kanë dy rrugë: ose të mblidhen bashkë dhe të rrëzojnë renegatin Basha dhe të rifitojnë integritetin e Partisë Demokratike, ose le të mblidhen dhe t’i bëjnë një funeral dinjitoz Partisë Demokratike, t’i japin nderimet e fundit me të gjitha respektet siç e meriton, dhe në epitafin e “gurit të varrit” të shkruajnë: “E themeluan disa heronj shqiptarë dhe e vranë disa shqiptarë tradhëtarë”. Ky do të ishte një fund mëmë nder sesa të lejojnë të tërheqin zvarrë apo përçudnojnë partinë dhe vlerat që ajo mbart. Mbas këtij funerali, lirisht ajo çka mbetet me në krye Bashën le të quhet “Partia e Hapur George Soros”]. Kur Amerigo Vespucci në vitin 1497 apo me herët Christofer Colombus ne vitin 1492 ishin “amerikanët” e parë që zbuluan kontinentin e ri apo ‘Botën e re”, shqiptarët me një shtrirje të gjerë në gadishullin Ilirik, kishin kaluar me kohë periudhën e ndritur të civilizimit dhe të organizimit shoqëror apo të themelimit e vetëdijes kombëtare me shtetin modern të Gjergj Kastrotit-Skënderbeut. 500 vitet në vazhdim do të punonin për amerikanet, të cilët sot e për shume dekada jane qendra e zhvillimit ekonomik dhe shembulli më i mirë i aplikimit të lirive dhe të drejtave njerëzore.
Ndersa shqiptarët vërtiten për shumë shekuj ne rrethin vicioz te vetëkënaqësisë të të qenit autoktonë, por të mbeshtjellë me dy tipare shkatërrimtare siç janë korrupsioni i brendshëm dhe vasaliteti ndaj të huajve. Korrupsioni, sikrse gjarpëri i cili ngihet duke ngrënë bishtin e vet, ka çuar Shqipërinë në një varfëri ekstreme të vazhdueshme dhe ekonomi të pazhvilluar, ndësa nëpërmjet vasalitetit apo nënshtrimit ndaj të huajve, shqiptarët kanë humbur në vazhdimësi territore dhe kanë “ngrënë” kokën njëri-tjetrit.
Për më shumë se 100 vjet,Shqipëria dhe Amerika kane pasur mardhënie të shkëlqyeshme në mes tyre, ku shqiptarët shohin tek Amerika mikun e tyre më tëmire, ndërsa amerikanët tek ne, partnerin strategjik. Megjithatë, shqiptarët në përgjithësi dhe me shumicë shqiptaro-amerikanët i ka mbërthyer nje ngërç, mëdyshje apo dyshim, kjo në lidhje me vendimin e Sekretarit të shtetit Amerikan Blinken duke shpallur ish-presidentin shqiptar Sali Berisha “non-grata” dhe akuza ndaj tij për korrupsion dhe si sgjatim i këtij vendimi vjen edhe vendimii Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Nga këndi im i vështrimit qe vjen nga një horizont shumë mëi gjerë se i politikës dritëshkurtër shqiptare të ditës, si një demokrat i bindjeve te djathta dhe konservatore, pa pasur asnjë interes peronal apo mëri personale me askënd në politikën shqiptare por I mbruajtur nga eksperienca e jetës time ne dy sistemet politike ne Shqipëri, por edhe të përmirësuar nga eksperienca dhe angazhimet mbi 20 vjeçare në Amerikë, do të mundohem si shqiptaro-amerikan qe të shpjegoj këto dy vendime të sinkronizuara në “të dyja anët e medaljes”, me dëshirën për të mos ia “ngrënë” hakun” askujt. Si shqiptar, për mua Sali berisha është një hero, një lider karizmatik, hipnotizues nga më të rrallët shqiptarë, emblemë e njeriut punëtor dhe qëndrestar, kryetari historik i Partisë Demokratike, njeriu që i priu demokratëve shqiptarë në qindra mitingje në rrugë e sheshe, gjithmonë në kërkim të së drejtës dhe më të mirës për shqiptarët.
Progresi dhe arritjet më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, kanë firmën dhe vulën e Sali Berishes. Nga ky kontekst, i cili mund të jetë shumë më i zgjeruar se kaq, Sali Berisha i tejkalon caqet e një individi të aftë, të dijshëm apo të famshëm dhe merr tiparet e një institucioni më vete ose e thënë më qartë, Berisha është një aset kombëtar i shqiptarëve. Në shekuj shoqëria shqiptare ka prodhuar shume figura të ndritura dhe heronj, të cilët kanë kryer vepra dhe punë të mira për kombin e tyre, dhe po shqiptarët për arsye meskine, mospërputhje idesh dhe botëkuptimesh dhe me se shumti nën influencën e të huajve, i kanë perbaltur dhe shkatërruar, duke shkatërruar kështu pjesë të dritura të historisë së tyre. Shqiptarët si një komb i vogel, kurrë nuk duhet që ta kenë luksin që të shkatërrojnë produktin e vet apo “vrasin” heronjt e vet. Sali Berisha është një aset kombëtar dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe të ruhet. Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së, në një farë mënyre legjitimon vendimin e DASH, por pa fakte dhe prova nga asnjëri institucion dhe i bazuar vetëm ne nënshtrim dhe vasalitet të plotë ndaj të huajve, qofshin këta hungarëzë apo amerikanë dhe në kundershtim të plotë me luajalitetin ndaj demokratëvë shqiptarë.Kjo e bën vendimin eLulzim Bashes kryekëput të gabuar në të gjitha aspektet, si në atëligjor ashtu edhe atë moral apo ideologjik.
Në rrafshin ligjor, vendimi i tij personal është në kundërshtim të plotë me statutin e Partisë Demokratike dhe si i tillë eshte i pavlerë. As ai, as Kryesia e Partisë e as grupi parlamentar nuk e kanë atë fuqi të marrin njëvendim të tillë. Vetëm Këshilli Kombëtar me votim dhe mazhorancë absolute mund të përjashtojë një deputet të zgjedhur me votë të lirë nga populli. Vendimi i tij është më shumë si i dalë nga zyrat e partisë së Punës apo asaj Socialiste të Edi Ramës sesa një vendim i njëkryetari të një Partie e cila pretendon se përfaqëson idealete shenjta demokratike, parti e cila ka shembur diktaturën 30 vite më parë. Për më tepër, vendimi i tij, i arsyeshëm apo jo, por i marrë nën presionin dhe influencen e faktorëve të huaj jo shqiptarë, cënon në mënyrëdirekte integritetin tij dhe të partisë që ai drejton dhe padit për një shitje për interesa vetjake të sovranitetit të organizatës më të madhë shqiptare përfaqesuese e shtresave të djathta. Në rrafshin moral Lulzim Basha ka dalë i dështuar dhe i pafytyrë, hipokrit dh i pabesë. Kjo jo vetëm ndaj Berishës por ndaj Partisë tonë që ai drejton dhe të gjithë anëtarësisë së saj. I gjithë suksesi karrierës se tij në politikëka prapavijën dhe mbështetjen e Sali Berishës pa të cilën mbështetje ai do të kishte mbetur një përkthyes i rëndomtëlokal.
Papritmas në momentinmë të vështirë, Luli kthehet ne “djalin plangprishës”, qengji kthehet në ujk, dhe kur Luli ja bën këtë“atit” të tij politik, mjerë demokratët e thjeshtë çfarë të presin prej tij. Në mëse 8 vite, qyshse Berisha dha dorëheqjen mbas humbjes së tij, Partia demokratike ka qenë në një rënie të lirë, një parti pa vision, pa frymë, pa demokraci të brendshme, pa zgjedhje të ndershme brenda partisë. Në këto 8 vite, Partia Demokratike ka njohur vetëm humbje, ka prodhuar të njëjtin kryeministër (pasi të metat e PD-së zgjodhën Ramën, jo sukseset e Ramës) dhe të njëjtin kryetar opozite njëkohësisht, një paradoks ky alla-shqiptar apo alla-turk. Thotë populli “I mbyturi të mbyt”. Lulzim Basha, ne këtë plejadë humbjesh spektakolare, ka marrë me vete zvarrë edhe Paprtinë Demokratike.Për të vetmen arsyepër të mbijetuar apo pluskuar si i ndyrë mbi ujërat dhe gjakun e pastër demokrat, Lulzim Bashaka eleminuar rrugës kundershtarët e tij brenda partisë, Sokol Olldasin, Jozefina Topallin, Astrit Patozin etj, së fundmi, Edit Harxhin, Agron Shehajn, apo Fatbardh Kadilin dhe në aktin e tij final makbethian, kërkon të fundosë edhe liderin historik Sali Berishën, shtyllën e vetme dhe të fundit të sëdjathtës shqiptare. Lulzim Basha harron se ai nuk gëzon asnjë mbështetje të ndershme të demokratëve, përjashtoj këtu atë të servilëve apo jeniçerëve, harron se rrënjët e Sali Berishës shtrihen thellë në bazën e Partisë Demokratike, tek ata të cilën nuk kanë folur akoma porse fjala e tyre do të jetë vendimtare, tek shumica absolute e diasporës, por më së miri Berisha i shtrin rrënjët tek e vërteta dhe integriteti i tij.
Vendimi i Lul Bashës, fundos veten e tij dhe Partinë Demokratike por jo Sali Berishën. Në fakt ky vendim pastron Berishën nga të gjitha dyshimet; Berisha po të kishte vrarë, do të dilte në pension me “nder” sikurse doli Gramoz Ruçi, po të ishte komunist do të ishte në pushtet sikurse janë pinjollët e nomenklaturës, po të ishte i korruptuar do të kishte oligarkët mbrapa sikurse i ka Rama, po të ishte i pabesë do të ishte akoma kryetar partie sikurse është Lulzim Basha.
Megjithate me dhimbje e shkruaj se Partia Demokratike po kalon nje Knock-doën akut. Sali Berisha dhe forcat e vërteta të djathta të kanë dy rrugë: ose të mblidhen bashkë dhe të rrezojnë renegatin Basha dhe të rifitojnë integritetin e Partisë Demokratike, ose le të mblidhen dhe t’i bëjnë një funeral dinjitoz Partisë Demokratike, t’i japin nderimet e fundit me të gjitha respektet siç e meriton, dhe në epitafin e “gurit të varrit” të shkruajnë: “E themeluan disa heronj shqiptarë dhe e vranë disa shqiptarë tradhëtarë”. Ky do të ishte një fund më më ender sesa të lejojnë të tërheqin zvarrë apo përçudnojnë partinë dhe vlerave që ajo mbart. Mbas këtij funerali, lirisht ajo çka mbetet me në krye Bashën le të quhet “Partia e Hapur George Soros”.
Ky vendim, sikurse edhe vendimi i DASH, siç e kam thënë edhe më pare e nxjerr Berishën edhe më te fortë. Shpjegimin për këte të fundit e kam shtjelluar më poshtë.
Si amerikan,në çdo rast dhe rredhanë e kam për detyrë që të jem përkrah dhe në mbrojtje të politikës dhe interesit amerikan. Kur vendosa që të bëhem qytetar i Amerikës, jam betuar se do jemi besnik vetëm ndaj Amerikës dhe se heq dorë nga luajaliteti ndaj çdo vendi tjetër, përfshi këtu edhe vendin nga vij, Shqiperia. Nga ky kontekst, do të jem gjithmonë luajal ndaj çdo vendimi qe merr Senati, Kongresi apo Shtëpia e Bardhe, sigurisht këtu nuk përfshij vendimet e njëanëshme personale apo te segmenteve të dala jashtë orbitës së kontrollit të Shtëpisë së Bardhë.
Po si amerikan, aktin e sekretarit Blinken e konsideroj si një akt të pastër politik, për sa kohë nuk ka prova për këto akuza.Akuza të ngjashme me këto të Blinken për Berishën u bën katër vite më parë edhe nga partia e tij për Presidentin Trump, këto, spekulime të lidhjeve korruptive dhe bashkëpunimit të Trump me Rusinë apo Ukrainën. Kishte edhe “dëshmitarë dhe prova“. Si rezultat Kongresi amerikan votoi për pezullimin e Presidentit Trump. Por investigimet provuan se akuzat ishin të gjitha të pavërteta dhe Senati aprovoi pafajësinë e Presidentit Trump. Ky rast, në perceptimin tim, ngjan si dy pika uji me rastin Berisha. Po ti jepet kohë kësaj çështje, edhe Berisha do të dalë i pafajshëm.
Prandaj si amerikan, dua qe të qartësoj shqiptarët se përshtjellimi i krijuar së fundmi nga vendimi i sekretarit Blinken, më shumë se një politikë amerikane është një vendim i marrë nën influencën e të tretëve, në këtë rast Soros, i cili,bazuar në të dhëna të faktuara, në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane, ka qenë jo pak aktiv në rrëzimin apo humbjen e Presidentit Trump. Soros shpenzoi mbi $50 milionë dollarë për të rrëzuar Presidentin Trump në 2020, duke financuar kandidatët demokratë, dhe duke mbledhur shumat e dhuruara për organizatat ekstremiste Antifa dhe Black Life Matters, shuma arrin ne mbi 200 Milione dollare, këto enkas për te rrëzuar Presidentin Trump. Duke u bazuar në një artikull të FORBES tëdatës 21 Korrik 2021, Soros ka qene një mbështetës i vazhdueshëm iPartise Demokratike amerikane, i cili deri mësot ka dhuruar mbi 16.8 Miliardë dollarë për këtë parti.
Bazuar mbi keto të dhena, nuk eshte e veshtirë që të kuptohet se influenca e George Soros mbi Partine Demokratike apo Departamentin e Shtetit është e padiskutueshme.
Po ashtu vetë sekretari i shtetit Blinken, përflitet për lidhje të ngushta dhe miqësi familjare me filantropin Soros tëcilat fillojnë nga i ati, Donald Blinken, ish ambassador i Amerikës ne Hungari. Sipas gazetës Hungarian Spectrum, në vitin 2015 arkivat e (Shoqerise se Hapur) ne Universitetit Qendror Evropian (CEU) te George Soros u pagëzuan me emrin “Vera dhe Donald Blinken”, si vlerësim për kontributet e mëdha financiare të dhuruara nga këta të dy.
Ne një artikull te World Tribune të datës 21 Qershor 2021, thuhet se:“lidhjet familjare të Sekretarit të shtetit Anthony Blinken dhe George Soros i kanë rrenjët e thella…Blinken me shumë se punën e Departamentit të Shtetit po bën punën e Soros”.
Po ashtu në një artikull te dates 30 Nentor 2020 të gazetës Hungary Today, shkruhet: Donald dhe Vera Blinken, kanë ndihmuar financiarisht Universitetin Qëndror Evropian te Soros si dhe arkivat e Shoqerisë së Hapur. Gjithashtu në atë artikull thuhet: “…emërimi i Anthony Blinken si Sekretar i Shtetit është një lajm i madh dhe i gëzueshem për George Soros”.
Këto janë vetën disagrimca faktesh nga gazeta prestigjoze, të cilat hedhin dritë mbi ate të cilën Presidenti Berisha mbron pafajësinë e tij se vendimi i Sekretarit të Shtetit është influencuar nga filantropi Soros. Në fund të fundit, njerëzit dhuhet që të gjykojnë me faktet që janë mbi tavolinë. E vërteta eshtë se deri tani kemi fakte te donacioneve miliarda dollarëshe të Soros për Partine Demokratike, lidhjeve miqësore Blinken-Soros, lidhjeve miqësore Rama-Soros, Kontrollin e OJQ-ve nga Soros. Eshtë fakt përplasja dhe armiqësia Berisha –Soros. Po ashtu,është e qartëse Berisha si njohës i shkëqyeshëm i gjeo-politikës rajonale me influencën e tij në viset shqiptareështë pengesë e planeve dhe projekteve të Sorosit. Nga ana tjetër përveç akuzës se Sekretarit të Shtetit, nuk kemi asnjë fakt që implikon Berishën me këto akuza, prandaj për sa kohë mungojnë këto fakte, unë guxoj të jem një shën Tomë që “pa e vënë gishtin në plagë, unë nuk besoj”.
*Ky shkrim është një qëndrim personal i autorit, nuk përfaqëson mendimin dhe qëndrimin e Vatrës dhe të asnjë organizate apo subjekti ku autori bën pjesë.