• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Kishën e Zojës Pajtore “Nderi i Kombit” në Michigan u zhvillua Festivali Tradicional Shqiptar

September 9, 2021 by s p

Nga Valentin Lumaj

“Ah çfare bukurie hyjnore!!! Keto kostume popullore tradicionale te cilat sikur krijojne nje komunikim te pazeshem mes tyre, por qeflet nepermjet shenjave dhe ornamenteve te ndryshme dhe menyresse kombinimit, pelhurat shume ngjyrshe, trashegimia e qendisjes me ar apo argjend, tipare te cilat jane fjalori i nje gjuhe qe shprehet vetem ne sintaksen e kultures mijera-vjeçarete popullit shqiptar”.Në rrugën e tyrete mërgimit, shqiptaret morën me vete cilësitë dalluese, si njerëz të punës, intiligjentë dhe mënyrën e jetesës në bashkësi. Gjithashtu morën dhe po e ruajne gjuhen, kulturen, traditën dhe çdo element tjeter te identitetit te tyre. Ne kuader te aktiviteteve shoqerore te larmishme qe mbahen ne Michigan çdo vit, te cilat sherbejne per ruajtjen e traditave shqiptare dhe rezistences ndaj asimilimit, me datat 4,5 dhe 6 Shtator u zhvillua ne ambientet e Kishes Zoja Pajtore te Shqiptareve ne Southfield, Michigan, Festivali Tradicional Shqiptar.

Ky Festival ka me shume se 20 vite tradite qe organizohet dhe perkon me ardhjen me sherbim ne Kishen e Zojes Pajtore te famullitarit Dom Ndue Gjergji, ketij njeriu vigan dhe te jashtezakonshem, i cili me punen dhe vepren e tij i ka tejkaluar me kohe kufijte e misionit te tij kishtar dhe eshte kthyer ne nje promotor te aktiviteteve te shumta komunitare po ashtu edhe i paqes dhe beshkepunimit ne mes shqiptareve. Motivet e ketij Festivali si gjithmone ishin pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij, mbrojtja, promovimi dhe popullarizimi i vlerave muzikore, koreografike, etnografike dhe edukative të krijuara prej shekujsh nga të parët tanë.Po ashtu ky festival perkoi edhe me 5 Vjetorin e Shenjterimit te Nene Terezes. Diten e Diele u organizua ceremonina e hapjes. Kjo ceremoni startoi me paraden e flamurite pregatitur me kujdes nga anetari i Keshillit te kesaj Kishe, z.Valentin Lumaj. Nje procesion i thjeshte por shume domethenes icili fillon nga Qendra Kulturore “Nene Tereza” me rreth 100 te rinj dhe femije shqiptare te veshur me veshje kombetare qe valevisin flamuj shqiptare dhe amerikane. Marshiivargut te gjate rinor, ndalet perpara shtatores se Shejtes Nena Tereze. Nje minute heshtje, perkulje me nderim dhe nje lutje nga famullitari DomNdue Gjergji. Aty para shtatores mbi nje tavoline me mbulese te bardhe, qendron ipalosur me kujdes nje flamur shqiptar.Dom Nosh Gjolaj, qe ishte i ftuari i nderit me kete rast, merr kete flamur te kuq gjigand me nje shqiponje dykrenare te qendisur ne mes, e shpalos, ia dhuron dy vajzave 5 dhe 7 vjeçare, Eliza dhe Sarah Lumaj. Dorezimi i flamurit kombetar si nje testament nga nje brez tjetrin ishte simbolika me e bukur e trashegimise dhe e ruajtjes se identitetit, qe keta femije te rriten me kete ndjenje kombetare dhe me kete flamur. Me pas, parada vazhdon me flamurin kuq e zi ne krye, dhe i drejtohet tendes qendrore te Festivalit, ku qindra pjesemarres e presin flamurin me duartrokitje. Jane te shumte personat qe kane nxjerre kamerat the memorizojne keto çaste mbreselenese dhe te paharruara. Te rinjte te rejat dhe femijet bashke me flamurin rreshtohen para skenes se improvizuar per kete rast nen tingujt e kenges se flamurit. Ceremonia hapet me hymnet kombetare amerikan dhe shqiptar, qe kendohen nga kengetarja e njohur Ledi Paparisto nen interpretimin muzikor te Gjergj Paparisto. Dr. Gjeka Gjelaj, aktivist i hershem i Kishes se Zojes Pajtore, deklaron hapjen efestivalit, fton pjesemarresit te afrohen qe te celebrojne te gjithe bashke dhe ju uron mireseardhjen. Me pas ai fton famullitarin Dom Ndue Gjergji per te bekuar festivalin, ky nje rit sa fetar po aq edhe tradite shqiptare. Dom Ndue Gjergji po ashtu solli ne vemendje pervjetorin e shenjterimit te Nene Terezes si Nene e shqiptareve dhe Nene e gjithe botes. Ne vazhdim fjala I jepet z.Valentin Lumaj per te folur per misionin e Nene Terezes dhe trashegimine e saj. “Sot ne jetojmë në një kohë me sfida të reja dhe të panjohura, ne situata pandemike, keto jo vetem virale por edhe te urrejtjes, te vetmise dhe te mungeses se dashurise ne mes njerezve. Nënë Tereza eshte ajo nga mund te mesojme si te dalim nga keto pandemi. Nene Tereza eshte zemra hapur, dora e shtrire dhe buzeqeshja, sikurse ajo thoshte: “Paqa fillon me nje buzeqeshje”… “jo vetem se Nene Tereza eshte e jona, por jemi me fat sepse ne jemi te Nene Terezes, jemi populli i gjakut te saj dhe sot ajo na thërret, na pret dhe na frymëzon për nje jetë me Zotin dhe me të afërmin ne dashuri dhe ne paqe”, -theksoi z. Lumaj nder te tjera. Ceremonia vazhdoi me programin artistik. Grupi i valles ‘Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” i Kishes se Shen Palit performoi disa valle te larmive dhe trevave te ndryshme. Nuk eshte e veshtire te dallosh parapregatitjen dhe profesionalizmin e ketij grupi valltaresh. Tingujt e muzikes se paster shqiptare perkthehen ne menyre perfekte ne levizjen e trupit, duarve dhe kembeve qe duket sikur lodrojne ne harmoni te plote duke krijuar nje atmosphere qe ta ka endate mos ndale por te vazhdoje pafund. Bukurine e valles e shtojne kombinimi i veshjeve tradicionale shqiptare, xhubleta, veshja katundare, e Shqiperise se mesme apo te jugut. Ah çfare bukurie hyjnore!!! Keto kostume tradicionale te cilat sikur krijojne nje mjet komunikimi te pazeshem, por qeflet nepermjet shenjave apo ornamenteve te ndryshme dhe menyra e kombinimit te tyre, pelhurat shume ngjyrshe, trashegimia e qendisjes me ar apo argjend, tipare te cilat jane fjalori i nje gjuhe qe shprehet vetem ne sintaksen e kultures mijera-vjeçarete popullit shqiptar. Ruajtja e gjuhes, kenges, valles dhe veshjes tradicionale jane te vetmet menyra qe nepermjet ketyre festivaleve te pervitshme te riaktualizohet e kaluara jone mitike, ilire, periulla eSkenderbeut, ajo e Rilindjes deri ne kohet moderne. Fill mbas ceremonisese hapjes se Festivalit, te rinj e te reja mbushin tenden ne valle nen tingujt e muzikes shqiptare e cila nuk ndalon per asnje sekonde. Jane ftuar kengetare te mirenjohur shqiptare. Nder ta ka ardhur nga New York-u kengetari tropojan Gezim Nikai cili “ndez” ambientin me zerin e tij te mprehte nepermjet kenges “Kur ndigjon zerin e nanes”. Kengetarja Hana Nikprelaj dhe Fran Lucaj , shume te dashur dhe te preferuar per komunitetin shqiptar ne Michigan performuan nen shoqerimin e muzikanteve Albert Abedini dhe Elvis Tershana. Ndersa sheshi jashte tendes perplot, gumezhin nga bisedat e njerezve te mbledhur grupe-grupe shoqerore apo familjare, i ngjan nje familje te madhe. Kudo mbizoteron paqja, te gjithe qeshin e gezojne, ndajne ne biseda mendimet, u ofrojne me dashamiresi pije njeri-tjetrit. Ata e ndjejne mungesen, mallin dhe largesine qe jeta dhe puna e tejzgjatur e perditshme u shkakton. Prandaj keto nete te Festivalit jane gjithmone te mirepritura per ta. Disa metra larg tendes se festivalit eshte ngritur nje tende tjeter apo kuzhina e Festivalit. Aty nuk pushojne kurre duke sherbyer dhjetra punetore vullnetare te veshur strikt me uniforma te posatçme per kete rast. Ne krye te tyre qendron i palodhur Ndrec Merdita qe njekohesisht ishte caktuar nga keshilli i Kishes si kryetar i ketij Festivali. Roli i tij ka qene i gjithanshem, qysh me mbledhjen e fondeve, bashkerendimin e puneve deri ne perfundimin me sukses te plote te eventit.. I kudo-ndodhur, kryetari i Keshillit te Kishes, Rrok Dedivanaj ndihmon ne mbarevajtjen e festivalit, qysh me pritje-percjelljen dhe akomodimin e personaliteteve te ftuar deri, sigurimin e bazes materiale te nevojshme e detaje te tjera. Sheshit te festivalit gjithandej nuk i munguanelementet e dekorit me postera dhe flamuj shqiptar dhe amerikan, parkim te gjere dhe te organizuar, kendi i lojrave te femijeve ku argetohen dhjetra femije. Kjo feste e gjalle vazhdoi per tre dite, dhe u permbyll me nje darke ne oret e vona te mesnates, ne respekt dhe mirnjohje te punetoreve te kuzhunes, te parkimit, stafit dhe atyre qe sherbyen dhe ndihmuan ne mbarvajtjen e aktivitetit. Falenderim dhe mirenjohje te veçante per Kishen tone te Zojes Pajtore, e cila ne vazhdimesi po i paraprin jetes fetare, kulturore dhe shoqerore te komunitetit shqiptar ne Michigan.

Filed Under: Featured Tagged With: Festivali Tradicional Shqiptar, Kisha Zoja Pajtore, Valentin Lumaj

NËNE TËREZA FRYMËZIM DHE SHPRESË PËR POPULLIN E VET SHQIPTAR DHE NJERËZIMIN

September 6, 2021 by s p

Nga Valentin Lumaj

(Fjala me rastin e 5 vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës në ceremoninë e hapjes së Festivalit Tradicional Shqiptar në Michigan, 5 Shtator 2021)

Të nderuar vllazën e motra, sot ne shqiptarët dhe mbarë bota përkujtojmë një datë të shënuar, atë të 24 vjetorit të kalimit në amshim dhe 5 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezes apo Shën Terezes së Kalkutës. Ne si shqiptarë, Nënë Tereza na ben krenare, mbasi ajo se bashku me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, ishin nder te paktit njerez ne bote qe jo vetem me jeten, por edhe me vdekjen e tyre u kthyen ne frymezim dhe shprese per popullin e vet dhe njerezimin. Në gurin e varrit të Nene Terezes në Kalkutë egziston një pllakë në të cilën shkruhet një varg nga ungjilli sipas Gjonit: “Ky është parimi im, duajeni njëri-tjetrin”. Duke pare jeten dhe punen e saj, Nene Tereza është një mësuese e madhe dhe mishërim i dashurisë. Nënë Tereza me misionin e saj bënte gjëra të thjeshta: ushqente të uriturin, kujdesej për të sëmurin dhe shprehte dashuri për të braktisurin, pikërisht atë dashuri që ajo ndjente se i vinte nga Jezu Krishti.Ndersa dashurinë që kishte për Krishtin ajo ia transmetonte njerzve më të varfër dhe më në nevojë të botës. Ajo bënte gjëra të vogla me dashuri të madhe. Si besimtare e fortë katolike, në fytyrën e çdo njeriu, sidomos të atyre që ishin të sëmurë, te gerbulur, të varfër, të harruar, viktima të padrejtësisë, ajo shihte shëmbëlltyrën e Krishtit. Nënë Tereza ia kushtoi gjithë jetën e saj të vërtetës se njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë pajisur nga Zoti me një bukuri dhe vlerë të veçantë e të patjetërsueshme. Vllazen e Motra, sot ne jetojmë në një kohë me sfida të reja dhe të panjohura, ne situata pandemike, keto jo vetem virale por edhe te urrejtjes dhe vetmise dhe te mungeses se dashurise ne mes njerezve. Nënë Tereza eshte ajo nga mund te mesojme si te dalim nga keto pandemi. Nene Tereza eshte zemra hapur, dora e shtrire dhe buzeqeshja, sikurse ajo thoshte: “Paqa fillon me nje buzeqeshje”. Nga jeta dhe trashëgimia e Nënë Terezës ne mund të mësojmë se sa më shumë që përqëndrohemi tek vetja jonë, të duam Zotin, të duam njeri -tjetrin, dhe fryti i kësaj është kënaqësia vetë dhe dashuria që ndjejmë ne vetë. Nënë Tereza është një shembull i mrekullueshëm se çfarë është dashuria dhe si të jemi të gëzuar në botën e sotme. Nene Tereza ne vitin 1979 ne prag te marrjes se çmimit Nobel per paqe do te theksonte:“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Deri tani ndoshta ne shqiptaret e kemi njohur, nderuar dhe dashur Bijën, Motrën, Nënën, Shenjtëreshën tonë Terezen vetem si shqiptare, si përfaqësuese të Popullit tonë shqiptar. Por sikurse Gjergj Kastrioti, qe mborjti jo vetem kombin e vet por krejt krishterimin dhe qyteterimin evropian, Nene Tereza me vepren e saj si sherbetore e te semureve dhe te varferve nga e gjithe bota, pa dallim feje apo rrace dhe sidomos me shenjterimin e saj, ajo kalon kufijte e shqiptarizmes duke e vendosur veten e saj ne vendin me te larte nen Zotin, sikurse e quani madhi Dom Lush Gjergji: sinëna e jetës, nëna e dashurisë, nëna e paqes, nene dhe shenjtereshe e gjithe njerezimit.  Vllazen e motra ne Krishtin, jo vetem se Nene Tereza eshte e jona, por jemi me fat sepse ne jemi te Nene Terezes, jemi populli i gjakut te saj dhe sot ajo na thërret, na pret dhe na frymëzon për nje jetë me Zotin dhe me të afërmin ne dashuri dhe ne paqe.

Ne kete dite te shenjterimit tand, Shenjtja Tereze lutu per ne!

Amen! Zoti ju bekofte!

Valentin Lumaj,

Festivali Tradicional Shqiptar

Michigan, 5 Shtator 2021

Filed Under: Opinion Tagged With: Nene Tereza, Valentin Lumaj

Vatranët e Michiganit darkë punë me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha

September 1, 2021 by s p

Dielli

Vatranët e Michiganit pritën në vizitë vëllazërore kryetarin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha. Ky takim ishte në kuadrin e një vizitë pune në degën e Detroidit në kuadër të marrjes së masave dhe përgatitjeve thelbësore për sfidat me të cilat përballet Vatra dhe komuniteti shqiptar çdo ditë. Kryetari Berisha i falënderoi Vatranët e Michiganit për pritjen e ngrohtë dhe punën e shkëlqyer që ata bëjnë çdo ditë duke shërbyer e shkëlqyer si në Vatër por edhe në komunitetin shqiptar në Michigan.

Në takimin vëllazëror u konsolidua idea për fuqizimin e Vatrës dhe të axhendës kombëtare, intensifikim të proceseve ku Vatra ka rol parësor dhe mbi të gjitha forcimi i rolit të Vatrës në përgjigje të sfidave të reja që na presin si Vatër, si komunitet dhe si komb. Nënkryetari i Vatrës z.Alfons Grishaj diskutoi rreth rolit të jashtëzakonshëm të Vatrës në proceset politike si në Kosovë e Shqipëri, përqafësimin politik të diasporës, ofertën politike të qeverisjes për qytetarët shqiptarë në trojet shqipfolëse, pritshmëritë e qeverisë së re në Shqipëri dhe zgjedhjet lokale të tetorit në Kosovë. Kryetari i degës së Vatrës në Michigan z.Mondi Rakaj diskutoi mbi fuqizimin e degës aty dhe projektet që do iniciojë kjo degë në fuqizimin e Vatrës dhe të komunitetit shqiptar. Anëtari i Këshillit të Vatrës z.Valentin Lumaj prezantoi për të pranishmit detaje nga vizita në Shqipëri ku Vatra përveç se nderoi heronjtë e lirisë në Kastrat e Shkrel në Malësi të Madhe, Vatra ndihmoi financiarisht në gritjen e Momorialit dhe ndoqi hap pas hapi procesin nëpërmjet të dërguarit të Vatrës z.Lumaj. Në këtë takim vëllazëror e shumë produktiv diskutuan edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, këngëtari i madh i kombit tonë z.Frederik Ndoci dhe gazetari i shquar, drejtori i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës z.Gani Vila. Në përfundim të darkës, kryetari i Vatrës z.Berisha i falënderoi vatranët e Michiganit për pritjen  e shkëlqyer vëlkazërore dhe veprat e mira që ata bëjnë çdo ditë në shërbim të Vatrës, vatranëve dhe komunitetit shqiptar.

Filed Under: Featured Tagged With: alfons Grishaj, Elmi Berisha, Frederik Ndoci, Gani Vila, Mondi Rakaj, Valentin Lumaj

Reagim ndaj disa televizioneve militante shqiptare dhe pseudo-analistit Ilir Demalia

June 19, 2021 by dgreca

Nga Valentin Lumaj,Michigan- 19 Qershor 2021/

Palo-analisti ose analisti i vetshpallur Ilir Demalia: “Vatra eshte ne nivelin e atyre shtepive te kultures neper fshatra ne kohen e komunizmit…Vatra eshte nje gje e mbaruar…” Emisioni Te Paekspozuarit, 17 Qershor 2021/

Po endesha  ne mendime per te gjetur nje shprehje qe i shkon pershat pseudo-analistit Ilir Demalia, dhe nder te tjera si keto qe pershkruajne njerezit pa asnje rendesi dhe qe kur flasin, fjala e tyre nuk ka asnje peshe, u ndalova tek keto dy te fundit: “fyell pa bira” apo “bira e fundit e kavallit”, mbasi i pashe se ishin me etike se te tjerat. Si shume paradokse te tipit vetem shqiptar, ku horrat, gojendyret dhe te marret nderohen, ndersa te ndershmitperçmohen si qyqare apo te pazotte, edhe Iliri eshte nje nga keto paradokse, qe fale ndyresise se gojes dhe mendimeve, por pa u kufizuar tek keto dy te dyja, eshte bere i “famshem” ne disa ekrane televizive shqiptare te cilat kane nevoje edhe per pak diabolizem mediatik i tipit Demalia. Them diabolizem sepse Iliri gjoja si analist, shperthen ne banalizem, etiketon dhe sulmon te medhenjte e Kombit, ne kete rast Sali Berishen, lideret e komunitetit, ne kete rast Elmi Berishen apo Evi Kokalarin dhe çdo gje me vlere sikurse eshte Vatra.

Une po ndalem vetem tek pershkrimi i mesiperm qe Demalia i ben te mires, te bukures, antikes dhe te pavdekshmes Vatra. Vatra, kjo bashkesi njerezish te mire, veprimtare e patriote, te cilet cdo dite kontribuojne dhe japin nga koha, nga mendja dhe nga xhepi i tyre per brengen e tyre te madhe, Shqiperine dhe Kosoven, por edhe viset te tjera shqiptare, qe nje dite te bashkohen si nje komb i lire. Sigurisht qe ne ketu ne Vater nuk jemi asnje si Noli e as Konica, e as pretendojme te jemi te tille, por jemi ca te tjere, shume te ngjashem në virtyte por prape te ndryshem në borekuptime, gjithsesi ithtare te devotshem ne ndjekje te gjurmeve qe lane pas korifejte tane, me te njejtin mission, te njejtin vision dhe destinacion. 

Kjo Vater, ne vijim te rruges se saj 108 vjeçare, reflekton ngjyrat e saj ne pershtatje te  koheve dhe shekujve, tashme te shekullit 21, me e shndritshmja e kuqja e flamurit te kombit dhe te Skenderbeut, e cila duket se e terbon “demin” Demalia. Them “demin” jo ne perngjasim te mbiemrit te tij, por te natyres dhe instiktit  te njejte kafsheror per ti “ngulur briret” kujtdo qe i del perpara.

Por horizontin e ngushte te Ilirit, nuk mund te behesh analist pa denigruar dike dhe nuk mund te denigrosh dike pa qene analist dhe keshtu ai sorodhatet ne rrethin vicioz te mendimeve te tij skizofrenike, i pashprese per te dale shendosh nga gjendja e tij e renduar. 

Me vjen ne mend nje here kur shkoja ne shkolle me autobuzin e linjes. Nder ato dite, filloi te vinte ne autobusin tone nje meso-burre leshtarak i parruar e i palare. Sapo hipte ne autobus, ulej ne ndenjese, vinte koken mbi duar dhe fillonte nje kenge pa kuptim duke u çjerur “ga ga ga ga “ dhe jarget i vareshin pergjate mjekres. Fillimisht njerezit filluan qe ta marrin per humor dhe te qeshin, por shpejt çjerrja e tijj “ga ga ga ga” filloi te behej e bezdisshme dhe e neveritshme per te gjithe. Filluan qe ti bertasin, por burri çirrej edhe me shume. Atehere doli njëri qe i ofroi 100 leke per te pushuar. Burri sa i pa, i mori, pushoi kengen dhe u ul nga autobuzi yne dhe u fut tek autobusi tjeter. Aty ishte loja, tek 100 lekshi. Çdo dite e njejta loje, burri çirrej derisa dilte dikush qe ti falte 100 lekshin. Te gjithe e kuptuan “biznesin” e tij, leke per ti mbydhur gojen. Nje dite ndodhi qe ne autobus afer burrit  te ishte nje nga ata “hunde-leshet qe ne ate kohe nuk ishin te pakte rrugeve.  Pusho i tha nje here, por burri edhe me te madhe “ga ga ga ga”. Pusho i tha te dyten here. Prape burri vazhdoi edhe me te madhe. Te treten here pashe qe fluturoi nje dore ne ajer dhe shpulla u ngjesh mbas kokes se burrit. Ai as nuk e priti e as nuk e diti nga i erdhi, mbasi ra nga sedilja ne dysheme, u ngrit dhe tha:  “a nuk mundesh ma lehte a?”.  Si tha ashtu, u ul nga autobusi dhe nuk e pame me.

Me kete histori, te cilen ndoshta ndokush qe bente te njejten linje autobusi e kujton, nuk dua te them se Demaliaj merr leke per te llomotitur, per te mbydhur gojen apo dikush do tja meshoje mbas kokes, por qe pa dyshim qe Iliri joshet nga televizionet shqiptare me hapesiren qe i japin per te “kenduar çjerrjen” e rradhes, dhe te pakten Demalia duhet qe ta kuptoje sa i neveritshem dhe i padurueshem eshte bere.

DREJTUESIT E EMISIONEVE DHE PRONARET E TELEVIZIONEVE DUHET QE TA KUPTOJNE NJE HERE E MIRE SE NUK MUNDEN ME TEJ QE TE NEPERKEMBIN DIASPOREN DUKE FTUAR “NJE ZE NGA AMERIKA”, “NJE SHQIPTARO-AMERIKAN”, NJE PERFAQERUES TE DIASPORES” E TE TJERE TITUJ TE PAQENE DHE TE PAMERITUAR PER ILIR DEMALIAJ, PASI ILIRI JO VETEM QE NUK PERFAQESON ASNJE GRUP APO SHOQATE DHE AQ ME PAK DIASPOREN, POR AI NUK PERFAQESON AS VEHTEN E TIJ, PER SA KOHE QE AI ESHTE I PUSHTUAR NGA ATA QE NUK THUHEN DHE SALL QE FJALA IME T’I BEJE DERMAN PERDERISA AI KA NEVOJE PER NJE EKSORTIZEM TE THELLE TE SHPIRTIT. 

Keshilla ime per Demaliaj eshte qe kur te permende  Vatren, le te pastroje me pare gojen, ne menyre qe fjala e tij te mos mbaje ere te keqe, me te rende se myku i podrumeve ku gdhihet ne  mengjes dhe ngrys naten, dhe perpara se te dale ne ndonje emision driteshkurter, te shkundet mire qe te pastroje kakrroçet, por jo aq shume per te mos zgjuar djajte brenda tij.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Demalia, Pseudoanalist, reagim, Valentin Lumaj

Shko Gramoz, vafsh në djall!

June 13, 2021 by dgreca

Koment nga Valentin LUMAJ/
Gramozi komunist, Gramozi i puneve te brendshme, Gramozi i vrasjeve te ‘90-s në kufi, Gramozi i qitjeve me snajper nga pikat kyçe te ‘91-t, Gramozi i bandave te armatosura te ‘97-s e mbylli me sukses karrieren, faqebardhe dhe i munguar. U deshen 30 vite pas 20 te parave per te larguar nje komunist. Hallall po ta largonin, por iku vete, i tejngopur dhe fitimtar. Ky parazit, ndytesire, produkt e nje shoqerie te kalbur e pa ndjenja qe nuk e lidh asgje me shoqerite demokratike. E ngriten ne piedestal kriminelin Gramoz,  e bene edhe Kryetar te Kuvendit Popullor se Parlament nuk ishte kurre. Shkoi shoku Gramoz, i nderuar dhe i respektuar nga mbetjet e PPSH-se, PS, PD, LSI. Po te mos ishin te tilla,  sot Gramozi do t’i gezohej nje Exiti tjeter, sot Gramozi duhej te dilte nga burgu. 50 vite karriere, nga nje diktature në nje lloj baterdie tjeter, sot Gramozi shkon krenar, ballelart dhe i lire, pa asnje “gjemb në kembe”, ndersa shoqeria shqiptare akoma perpelitet me pranga ne duar. Edhe nje permendore Gramozit aman, qe ta shikoni dhe te perkuleni çdo dite para tij, qe ta mbani gjalle kufomen politike, ndersa eshtrat e kufomave te Gramozit, te heronjëve te demokracise te cilen nuk e pane kurre as te gjallet, nuk gjejne qetesi në arkat e drunjta te funddheut te varrezave apo në pyje nën gjethet e 30 vjeshtave, akoma te pagjetura.
Shko Gramoz, vafsh në djall! Me mire vone se kurre!

Filed Under: Komente Tagged With: Gramoz Ruçi, Valentin Lumaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT