SHQIPTARO-AMERIKANËT MË AFËR PRESIDENTIT TRUMP DHE PRESIDENTI MË AFËR FITORES
-Me 20 Tetor, i dërguari special i Presidentit Trump në bisedimet e paqes Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, pati një takim për afër dy orë me perfaqësues të zgjedhur te komunitetit shqiptar dhe chaldean në Michigan…
-Ditën e Marte më 13 Tetor, në Suburban Show Place, Novi, u mbajt një miting i madhi thirrur që më parë, ku folësi kryesor ishte Eric Trump. Salla e parapregatitur për rreth 1000 persona u mbush shumë kohë përpara se eventi të fillonte. Grupimi “Albanian Americans for Trump”, u përfaqësua nga vatranët Mondi Rakaj dhe Valentin Lumaj.
Kur kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, fushata elektorale është nxehur në kulmin e saj. Kandidatet Trump dhe Biden vazhdojnë intensivisht takimet dhe mitingjet me elektoratin. Në pjesëmarrje dhe në substancë, këto mitingje ndryshojnë si dita me natën. Ndërsa në tubimet e suportuesve të Presidentit Trump, vihet re një pjesëmarrje e jashtëzakonshme me turma entuziaste nga 20-30 mijë vetë, në tubimet e kandidatit Biden vihen re 20 deri ne 30 persona, duke perfshirë këtu gazetarët dhe shërbimin sekret. Betejat më të fuqishme po organizohen në shtetet e lëkundura ku fitorja mund të anojë majtas apo djathtas.Ndër këto shtete është edhe Michigani, të cilin katër vite më parë e fitoi Presidenti Trump me vetëm 10 mijë vota më shumë se kundërshtarja Clinton.
Edhe shqiptaro-amerikanët në Michigan, janë angazhuar fuqishëm në këtë fushatë. Në ndryshim me katër vite më parë, vihet re një zhvendosje e preferencëssë komunitetit shqiptar nga demokratët ku mendohet të kenë votuar më së shumti në 2016, drejt republikanëve në këto zgjedhje elektorale. Ky është një përceptim i dalë nga kontaktet e vazhdueshme me njerëzit dhe nga studimi dhe krahasimi i bërëi fakteve në këtë periullë kohe 4-vjeçare.
Kështu, këtë vit elektoral dallojmë se krerët e institucioneve fetare, janë pro votës për Trump. Dom Fred Kalaj, famullitar i Kishës Katolike të Shën Palit, Dom Ndue Gjergji i Kishës së Zojës Pajtore, Dervish Elidon Pashaj i Teqes Bektashiane, kishim një prononcim të Imam Neki Kaloshi apo tëRabbi Joel Kaplan te komunitetit Jewish shqiptar,të cilët janë shprehur në mbështetje të Presidentit Trump. Megjithësë liderët e kulteve fetare shprehen si individë dhe jo në emër të institucioneve që përfaqësojnë, prapëseprapëështë një indikacion i mjaftueshëm për të kuptuar se vlerat përbashkuese dhe pikat e lidhjes midis institucioneve fetare dhe partive politike rezultojnë të jenë më së shumti me Partinë Republikane. Sigurisht që janë vlerat konservatore është baza ku mbështeten institucionet fetare dhe Partia Republikane. Po ashtu deklarimi i tyre për të mbështetur Trump, mund të shërbejë edhe si orientim për anëtarët e bashkësive që drejtojnë.
Në të njëjtin drejtim edhe krerët e shoqatave dhe grupeve shoqërore në përgjithësi në Michigan janë pozicionuar djathtas apo në mbështetje të Presidentit Trump. Përmend këtu nënkryetarin e Federates Vatra njeherëshKryetar i nderit i Vatrës Michigan, Alfons Grishaj, si dhe Kryetarin aktual të kësaj dege Mondi Rakaj, jo vetëm janë deklaruar pro Trump, por kanë qenë aktivë për muaj me rradhë në mbështëtje të fushatës nëpërmjet grupimit legal në nivel kombëtar “Albanian Americans for Trump”. Përmend këtu edhe vatranë të tjerë dhe njerëz me influence si Kolonel Dritan demiraj, Julian Çefa, Kujtim Qafa, Franz Grishaj, Irena Dedivani, Odeta Fecani, Mark Gjokaj, Luigj Gjokaj, Ndrec Gojani etj. Po ashtu, kryetari i shoqatës Malësia Ruzhdi Gjokaj, Kryetari i Shoqatës Dukagjini Arben Sokoli, Kryetari i Shoqates Kastrati Petrit Dodaj, Drejtori i Televizionit ALBTVUSA Gani Vila, Drejtori iTelevizionit ACTV, Eduard Aliko etj., të gjithë këta, si individë, dallohen dukshëm me aktivitetin e tyre në terren apo rrjete sociale si suportues të Presidentit Trump.
Nuk është rastësi që Federata Vatra dhe shumica e anëtarësisë së saj në qendër dhe degë, është në mbështetje të Presidentit Trump. Anti-komunizmi, ideologjia e djathtë dhe vlerat konservatore tëVatrës dhe Partisë Republikane, janë arsyet që vatranët në përgjithësi mbështesin Presidentin Trump.
Vetëm në ditët e fundit patëm disa evente të rëndësishme të “Albanian Americans for Trump”, me përfshirjen direkte të vatranëve të Michiganit
- Ditën e marte 20 Tetor, i dërguari special i Presidentit Trump në bisedimet
e paqes Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, pati një takim për afër dy orë me perfaqësues të zgjedhur te komunitetit shqiptar dhe chaldean në Michigan. Takimi u organizua nga drejtorii Koalicionit per fitoren e Trump, Sean Moscynsky dhe u moderua nga pjestarët e ketij Koalicioni.
Takimi filloi me nje fjalë të gjatë të ambasadorit Grenell dhe me pas ai ju pergjigj pyetjeve të të pranishmeve. Në emër te komunitetit shqiptar përshëndeti famullitari i Kishës shqipare tëshënPalit, Dom Fred Kalaj, I njohur në këtë komunitet për pikëpamjet t tij konservatore dhe mbështetës i Presidentit Trump. Moren pjesë anëtarë të Albanian Americans for Trump, nga Vatra Kryetari Mondi Rakaj, kolonel Dritan Demiraj dhe Valentin Lumaj. Shume ne ate takim e quajtën hipokrizi dhetë çuditshme pjesemarrjen dhe përshëndetjenme superlativa për ambasadorin Grenell e kryetarit te Shoqatës Malësia, Ruzhdi Gjokaj, i cili vetëm pak muaj më parë, e kishte akuzuar ambasadorin Grenell për tradhëti ndaj Kosoves dhe kërkonte dorëheqjen e tij nga roli i negociatorit. Keto akuza ai i kishe bërë nëpërmjet një letrepublike të nënshkruar dhe të dërguar presidentit Trumpku po ashtu denigronte edhe figurën e Presidentit.
Përpara tubimit o urganizua nje takim i vecantë, tete-a-tete, midis Ambasadorit Grenell dhe kolonel Dritan Demiraj, ku morëm informacion se u biedua për situatën në Shqipëri, për degradimin e demokracisë dhe rritjen e kriminalitetit nën qeverisjen e Kryeministrit Rama, po ashtu biseduan për situatën parazgjedhore atje.
Mëvonë, Ambasadori Grenell e vazhdoi axhendën e tij në qytete te tjera të Michiganit.
-Ditën e Marte më 13 Tetor, në Suburban Show Place, Novi, u mbajt një miting i madhi thirrur që më parë, ku folësi kryesor ishte Eric Trump. Salla e parapregatitur për rreth 1000 persona u mbush shumë kohë përpara se eventi të fillonte. Grupimi “Albanian Americans for Trump”, u përfaqësua nga vatranët Mondi Rakaj dhe Valentin Lumaj. Për shkak të angazhimit te tyre në fushatë dhe njohjeve me disa udhëheqës të fushatës së Trump, atyre u ishin rezervuar vendet në qendër të rreshtit të parë së bashku me përfaqësues të rëndësishëm të PR dhe të Koalicionit për Fitoren e Trump. Në mes të entuziazmit të pjesmarrësve, Eric Trump theksoi edhe një herë nevojën që Amerika ka nevojë për një mandat të dytë të Presidentit dhe ftoi qytetarët që të votojnë në masë.
Mbas mitingut, Mondi Rakaj dhe Valentin Lumaj, patën rastin të“meet and greet”, të shtrengojnë duart dhe të ndajne një bisedë të shkurtër me Eric, djalin e Presidentit Trump. Atai shprehënEric, urimet më të mira për shërimin dhe shëndetin e Presidentit Trump dhe i premtuam se Shqiptaro-Amerikanët në Michigan do të votojnë për Presidentin. Eric i falenderoi për mbështetjen dhe shpresonte të takoheshim prapë së shpejti.
- Takimit me Eric Trump i parapriu një bisedë telefonike disa ditë më parënë mes Eric Trump dhe Kryetarit të degës së Federatës Vatra në Michigan, njëkohësisht pjestar i grupimit“Albanians Americans for Trump”, Mondi Rakaj. Biseda u mundësua me ndërmjetësinë e znj. Evi Kokalari. Më poshtë është transkripti I plotëi bisedës së regjistruar:
Eric Trump: -Mondi, jam Eric Trump, si jeni?
Mondi Rakaj: -Mirë jam Eric, si po shkojne punët?
Eric Trump: -Mirë, ju falenderoj shume per mbështetjen, ne këtu po punojme shumë dhe do të fitojmë.
Mond Rakaj: -Shumw mirw, ne [komuniteti shqiptar] kemi nevojë për Presidentin Trump edhe për katër vite të tjera.
Eric trump: -Do t’ja arrijme, ju premtojmë se do t’ja arrijme dhe ju jemi mirenjohes per mbeshtetjen tuaj.
Mondi Rakaj: -Po ashtu kërkojmë qëPresidenti Trump të jetë më afer komunitetit shqiptar
Eric Trump: -Po patjetër, ne i duam shqiptaret, jane njerëztë fortë, të fortë si guri dhe neve na pëlqen ashtu. Duket se janë njerëzit e fortë si shqiptarët që e pelqejnë Trump-in, apo jo?
Mondi Rakaj: -I thuaj atij [Presidentit Trump] në emrin tim se ju jam mirënjohës për çfarë ka bërë për Kosovën
Eric Trump: -Faleminderit, do t’ia them patjetër, Do t’ia them patjetër
Mondi Rakaj: -Zoti e bekofte [Presidentin], nuk gjej fjalë që t’a falenderoj. Ne këtu në Michigan po përpiqemi që të bashkojmë komunitetin tonë
Erik Trump: -Është me shumë rendësi, veçanërisht në shtetin tuaj.I ftoni te gjithë të votojnë dhe ne ju falenderojmë shumë për gjithçka po bëni.
Mondi Rakaj: -Faleminderit shumë
Eric Trump: -Mbetsh me shendet
Mondi Rakaj: -Gjithashtu edhe Juve.
- Një aktivitet tjetër i një rëndësie të veçantë u organizua nga znj.Evi Kokalari, shqiptare-amerikane nga New Yourk-u, anëtare e bordit financiar te fushatëssë Trump atje, dhe përfaqësuese e “Albanian Americans for Trump” e cila organizoi një takim shumë të suksesshëm në mes përfaqësuesve të religjioneve të ndryshme dhe shefit strateg ne Shtëpinë e Bardhe, Stephen Bannon. Vlen të theksohet se z. Bannon është një person shumëi rëndësishëm në rrethin e Presidentit Trump. Ai ka qenë këshilltari kryesor i Presidentit Trump në 2016 dhe drejtoi fushatën e cila i dha fitoren Presidentit Trump.Takimi u moderua nga znj. Evi Kokalari dhe u transmetua direkt nga Telivizioni Syri.net.
Nga përfaqesuesit e klerit ishin Dom Fred Kalaj, famullitar i Kishës Katolike Shqiptare të Shën Palit i shoqëruar nga dhjetra anëtarë të famullisë, mbështetë të Trump, Imam Neki Kaloshi iQendrës Islamike në Tiranë, dhe Rabbi Joel Kaplan ikomunitetit Jewish shqiptar. Nga salla e Kishës së Shën Palit asistoi dhe mundësoi lidhjen direkte Valentin Lumaj.
Mbas prezantimit, në fjalën e tij, z. Bannon për rreth 30 minuta, shpjegoi në hollësi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Ai theksoi se Demokratët dhe radikalët e majtë për katër vjet rresht kanë orkestruar sulme të vazhdueshme për të rrëzuar Presidentin Trump. Ai tha se, qëllimi nuk është vetëm për te marrë Presidencën, por edhe për të shkatërruar Donald Trump si individ, pasi Trump nuk i përket dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e establishmentit korruptiv tëWashingtonit dhe nëpërmjet shkatërrimit të personit Trump, si mbrojtës i njeriut të thjeshtë, ata duan që t’ju dërgojnë një mesazh edhe të tjerëvë si Trump, që të mos guxojnë kurrë të garojnë për President.
Bannon tha gjithashtu se duke parë zhvendosjen e Partisë Demokrate drejt të majtës ekstremiste, komunitetet të ardhura nga vendet post-komuniste si Shqipëria, Evropa lindore, Azia, Kina, vendet latine etj. të cilët e kuptojnë se një qeveri me thelb materializmin ateist pa Zot, nuk është qeveria që qëniet njerëzor që janë krijuar sipas imazhit të Zotit dëshirojnë të kenë, prandaj këto komunitete do të votojnë Presidentin Trump. Ai theksoi se këto zgjedhje janë beteja e jetës tonë çdo votëbën diferencë, prandaj kjo e rrit rendësinë e votës së komunitetit shqiptar.
Më pas biseda virtuale vazhdoi me Dom Fred Kalaj, i cili tha se shqiptarët këtë rradhë nuk votojnë vetëm për personin por edhe për principet, në këtë rast ne e duam edhe personin edhe principet që të orientojne drejt demokracisë së vërtetë, lirisë së besimit në të gjithë botën. Më pas, Dom Fred Kalaj, Imam Neki Kaloshi dhe Rabbi Joel Kaplan, thanë lutje për shëndetin e Presidentit Trump dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, zgjedhjë te lira dhe të ndershme dhe paqe në mes njerëzve.
Këto aktivitete dhe substanca që mbartin në thelb, shërbejnë si apel ndaj shqiptarëve në Michigan dhe jo vetëm, që ta kuptojnë momentin historik ku ndodhet Amerika, vendi ynë i shtrenjtë ku duam të rrisim fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre: Votoni Presidentin Trump.
Pregatiti Valentin Lumaj
Michigan, 21 Tetor 2020
MARRËVESHJA, KOSOVA DHE DIASPORA
NGA VALENTIN LUMAJ- Përpjekjet për liri dhe pavarësi të Kosovës për dekada me radhë, kulmuan në vitet 1998- ’99 me luftën e drejtë çlirimtare të popullit shqiptar atje dhe ndërhyrjen ushtarake dhe humanitare të Natos të dirigjuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vitet që pasuan, u karakterizuan nga një entuziazëm dhe eufori e ligjshme e shqiptarëve kudo në botë, që shpresuan për një shkëputje përfundimtare në të gjitha aspektet, të Kosovës nga Serbia. 21 vite nga përfundimi i luftës së ftohtë, sot Kosova gëzon një liri të plotë institucionale nga Serbia, por me një pavarësi të pjesshme në rrafshin politik dhe ekonomik.
Përfshirja e shtetit të Kosovsë në bisedime me shtetin e Serbisë për të zgjidhur ”çështjet e pazgjidhura”, pati rezultat këtë varësi ndaj Serbisë.
Kërkesa për të hyrë në bisedimet e ashtuquajtura të paqes Kosovë-Serbi, ka qenë një kërkesë e Beogradit e mbështetur nga ndërkombëtarët dhe mbas këtyre “bisedimeve të paqes” ka qenë qëllimi për të negociuar në përgjthësi pakënaqësitë e Serbisë ndaj Kosovës dhe jo të Kosovës ndaj Serbisë. Ka qenë Serbia ajo që në vazhdimësi ka patur pretendime tokësore, ekonomike dhe të njohjes politike ndaj Kosovës si shtet i pavarur. Kanë qenë në diskutim, veriu i Kosovës, Trepçja, Mitrovica, Ujmani, rrugët dhe hekurullat etj., të gjitha këto në territorin e Kosovës dhe në asnjë rast nuk është diskutuar për pretendime të Kosovës në territorin serb. Ndër kërkesat e pakta të shtetit të Kosovës ka qenë identifikimi i varreve massive në Serbi dhe rikthimi i eshtrave të viktimave të genocidit serb ndaj shqiptarëve apo rikthimi i shqiptarëvë në pronat e tyre.
Prandaj, në çdo marreveshje të tashme dhe të ardhshme, bëhet fjalë për të ngirë orekset dhe pretendimet e Serbisë dhe sigurisht që Serbia në çdo rast do të përfitojë në kurriz të Kosovës. Kjo nuk ka diskutim. Përndryshe këto bisedime të paqes nuk do të kishin kuptim. Rrjedhojë e kësaj logjike, mendoj unë, ishte edhe marrëveshja ekonomike Prishtinë-Beograd, e arritur së fundmi në Shtëpinë e Bardhë. Nga kjo marrëveshje, pa hyrë në detaje, Serbia ka përfitime të mëdhaja ekonomike, që në të njëjtën mënyrë mund të përkthehen si përfitime edhe për Kosovën, si në investime e mëdhaja në infrastrukturë, rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të punës.
Dukë marrë në konsideratë shtetin të dobët të Kosovës, mungesën e unitetit dhe të unifikimit të mendimeve dhe veprimëvë në mes institucioneve, korrupsionin galopant, mungesën e eksperiencës në politikën ndërkombëtare, po ashtu tradhetarët shqipfolës të përfshirë në këtë proces në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët për hir të së vërtetës nuk i kanë munguar kurrë shqiptarizmës, kjo marrëveshje ishte pozitive dhe e dobishme edhe për Kosovën. Kosova më së shumti përfiton në rrafshin politik, shumë i rendësishem për vetë situatën e gjeo-politikës aktuale që po kalon, ruan aleancën me SHBA-të, u hap rrugë njohjeve ndërkombëtare, zhbllokon procesin dhe është më afër njohjes reciproke me Serbinë. Do te uroja që kjo marrëveshje të ishte çmimi i plotë i njohjes reciproke Kosovë- Serbi, e cila nuk ndodhi por u shkëmbye me njohje reciproke me Izraelin. Kjo mosarritje lë të kuptosh se Kosova akoma ka rrugë dhe negociata për të bërë deri në njohje përfundimtarë me Serbinë dhë botën.
Nëse do ta quajmë këtë marrëvëshje të suksesshme për Kosovën dhe jo vetëm, kjo i dedikohet ekskluzivisht politikës largmamëse së Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe konkretisht Presidentit Trump. Pa ndërhyrjen dhe mbështetjen amerikane, shteti i Kosovës do të lundronte për një kohë të gjatë në llumrat e politikës së ndyrë të zyrave të Evropës, që si rezultat do të kishte çnjohje të reja të shtetit të Kosovës dhe do të vinte në pikëpyetje edhe një herë të ardhmen e saj si shtet i pavarur.
Megjithëse në qendër te vëmendjes ishin Kosova dhe Serbia, marrveshja kishte në thelb interesin trilateral. Kjo nuk bën ndonjë surprizë pasi Presidenti Trump në vazhdimësi ka theksuar se në çdo rast vendos interesin amrikan të parin. U duk qartë përfitimi politik i SHBA-ve, e para në angazhimin e Kosovës dhe të Serbisë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, që është një shtysë në vendosjen e mardhënievë të njohjeve reciproke të Izraelit me vendet rajonale arabe. Duhet marrë parasysh se Izraeli është një ndër aleatët më të fuqishëm të SHBA-ve, dhe diplomacia amerikane ka qenë shumë e përqendruar së fundmi në në vendosjen e paqes në atë rajon. Amerika fuqizon rolin e saj në Ballkan, rajon i cili ka qenë gjithmonë në vëmendjen e shteteve të fuqishme si Rusia apo Turqia. Po ashtu Presidenti Trump me këtë marrëveshje vërteton edhe një herë se është njeri i marrëveshjeve të mëdha dhe që po sjell paqe në mes kombeve të botës dhe kështu përmbush një premtim të dhënë popullit amerikan.
Po roli Diasporës së Amerikës? Për mendimin tim zero ose minus!
Them zero pasi ata të cilët kanë marrë përsipër të përfaqësojnë Diasporën, në përgjithësi u vunë në shërbim të plotë të kandidatëvë partiakë në prag-fushatën elektorale këtu. Lobimi dhe interesimi për çështjen e Kosovës kaloi në plan të dytë. (Përjashtoj këtu Federatën Vatra, e cila vlen të përshëndetet për qëndrimin asnjanës dhe mospërfshirjen në fushatën presidenciale).
Kur them minus, nënkuptoj rol negativ. Për disa muaj me radhë, një grup jo i vogël shqiptaro-amerikanësh, bisnesmenë të fuqishëm dhe njerëz me influencë ne komunitetin shqiptar, vunë në shënjestër Presidentin Trump, me akuza dhe spekulime denigruese, siç ishin akuza se Trump nëpërmjet ambasadorit Grenell po planifikon coptimin e Kosovës për përfitime elektorle, se diplomacia e Shtëpisë së Bardhë është në një linjë me Rusinë dhe Kinën, apo se Amerika po luan me gjakun e heronjëve të Kosovës, e të tjera. Këto spekulime që u vertetuan si të pabaza në rastin më të mirë, mund të kenë ndikuar për keq në ruajtjen e ndjenjave miqësore midis Presidentit Trump dhe Shqiptarëve në përgjithësi.
Përfshirja e çështjeve të kombit në fushata elektorale të Amerikës dhe pozicionimi kundër presidentëve në çdo kohë, i sjellin dëm apo mund të zbehin mardhëniet e mira midis shqiptarëve dhe Amerikës si aleati më i fuqishëm yni në këto 100 vitet e fundit.
Dua të theksoj se diaspora ka nevojë më shumë se kurrë për pajtim dhe riorganizim.
Nevoja për një rritje të lobimit dhe avokatisë së çështjeve kombëtare është në kushtet e emergjencës. Në 30 vitet e fundit, numri i diasporës është dyfishuar për të mos thënë trefishuar, ndërsa miqtë e shqipërisë në senat dhe kongres janë në nivelin më të ulët ndër këto vite. ME PËRFUNDIMIN E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË SHBA, DIASPORA E TË DYJA KAHEVE TË POLITIKËS VENDORE KËTU, DUHET QË PËR HIR TË INTERESAVE IMEDIATE SHQIPTARE, T’I HARROJNË DALLIMET POLITIKE, MOSMARRËVESHJET E PËRKOHSHME SI REZULTAT I FUSHATËS DHE TË BËHEN NJË TRUP I VETËM NË FUNKSION TË MISIONIT TONË FINAL,BASHKIMIT KOMBËTAR.
Valentin Lumaj
Michigan, 7 Shtator 2020
REFLEKSION MBI GAZETËN ILLYRIA
… Ka dy javë që në krye të faqes së kësaj gazete, bash “në krye të vendit”, përbri emrit të famshëm Illyria, shkëlqen një reklamë “ALBANIAN AMERICANS ENDORSE BIDEN-HARRIS”….-
NGA VALENTIN LUMAJ*-
Po t’u hedhësh një sy gazetave në përgjithësi, vë re se botuesit e tyre kanë zgjedhur emra pikantë, tërheqës dhe secili prej këtyre emrave mbart një kuptim më vehte. Meqenëse jemi në
Amerikë, po marr një shëmbull, gazetën DIELLI, e themeluar qysh në vitin 1909. Pa u thelluar shumë, kupton se Konica dhe Noli me “Diell” kanë dashur të thonë se kjo gazetë rrezaton “dritën e vërtetë” për mendjet e njerëzve të etura për informacion dhe kulturë.
Në fakt, unë dua të ndalem tek një tjetër gazetë e mirënjohur e diasporës së Amerikës, gazeta ILLYRIA. Qëkurse është themeluar në vitin 1991, botuesi i saj i pare, me këtë emër te veçantë, mendoj që ka dashur që t’ju sjellë shqiptarëve në mendje sa herë t’a lexojnë, IIlyrinë e madhe, gjenezën e tyre prej nga vijnë. Illyria një emër dinjitoz, një emër që përbashkon shqiptarët dhe nuk i ndan, që i gjithpërfshin shqiptarët dhe nuk i veçon.
Por, a është gazeta Illyria në lartësinë e emrit të saj? Kjo është një pyetje që mund të ketë përgjigje të ndryshme, kjo në varësi të këndit të vështrimit të secilit. Unë po shkruaj ashtu siç e shikoj unë. Një pikturë arti, nuk e bën të famshme madhësia e saj por detajet e imëta, nuancat saj si dhe mesazhi e cila përcjell. Po ashtu edhe një gazetë, nuk e bën të famshme sasia e madhe e artikujve, por kualiteti i tyre, detajet, nuancat politike dhe mesazhi e cila përcjell. Unë si lexues i rregullt i gazetës Illyria, sigurisht të versionit online, ka kohë që shkrimet editoriale, ato kryesore me peshë në komunitetin shqiptar apo ato politike, më kanë lënë një shije jo të mirë në lidhje më vërtetësinë e lajmeve, me mesazhin që ato përcjellin, me nuancat politike dhe detajet e imëta, që po të lexohen me kujdes duken qartë. Se pse me vjen në mendje një shprehje amerikane: “Evil lies on details”. Këto detaje lënë këdo të kuptojë se gazeta Illyria është rreshtuar në krahun e majtë te politikës, jo vetëm asaj në Shqipëri por qartazi edhe këtu në SHBA. Përzgjedhja e artikujve politikë duke përfshirë edhe editorialet, kanë një “narrativë” tendencioze, ulëse dhe denigruese për presidentin aktual Trump, kurse nga ana tjetër lavdëronjëse dhe hiperbolizuese për cilësitë e kandidatit Biden. Po ashtu, qëllimisht mbështeten pa kursim individë dhe grupe shqiptarësh, të cilët në mënyrë abusive flasin në emër të gjithë shqiptarëve të Amerikës, dhe që ka disa muaj që janë vënë në shërbim të fushatës së partisë Demokratike këtu. Inkujarohen dhe botohen shkrimet e atyre që u bëjnë elozhe kandidatit Biden, dhe nuk botohen shkrimet atyre që kundërshtojnë të majtën apo mbështesin presidentin Trump. Këto që po them janë akuza direkte për redaksinë e kësaj gazete, të dala nga një përceptim i përgjithshëm i cili egziston në komunitet, po ashtu nga përvojat e komunikimeve personale me redaksinë e gazetës Illyria. Po të më kërkohet, mund të paraqes fakte të cilat i mbrojnë këto akuza. Unë, në këtë shrim dua të vë në dukje vetëm një fakt, i cili paraqet qartë njëanshmërinë politike dhe përqendrimin e plotë të kësaj gazete në favor të kandidatit Biden në këtë kohë fushate.
Ka dy javë që në krye të faqes së kësaj gazete, bash “në krye të vendit”, përbri emrit të famshëm Illyria, shkëlqen një reklamë “ALBANIAN AMERICANS ENDORSE BIDEN-HARRIS”. Janë shumë aspekte të cilat sipas mendimit tim, konfliktojnë të vërtetën dhe të drejtën.
• E para, gazeta Illyria e cila pretendon të jetë e balancuar dhe e pavarur, me këtë reklamë në krye të saj, prish balancën në mes dy partive në sy të lexuesve të saj dhe komunitetit shqiptar. Vetëm në shikim të parë, më shumë se një gazete të pavarur i ngjet nje organi mediatik reklamues të partisë Demokratike.
• E dyta, kjo reklamë, “Albanian Americans Endorse Biden-Harris”, tek lexuesit e zakonshëm, lë te kuptojë se shqiptaro-amerikanët papërjashtim, pra te gjithe si komunitet mbështesin Biden-Harris, gjë e cila nuk është e vërtetë. Në fakt kjo reklamë i referohet deklarimit të hapur të mbështëtjes nga 41 shqiptaro-amerikanë ose 41 vota në favor të Biden-Harris. Dhe këtu qëndron problemi apo hileja, redaksia e kësaj gazete, me dashje abuzon hapur dhe shpërndan informacion të rremë. Përse nuk shkruhet e vërteta siç është: “41 Albanian Americans Endorse Biden”? Mund të jenë 50 apo 500 mijë, por duhet të shkruhet aq sa janë, përderisa ata përfaqësojnë vetëm vehten e tyre me një votë dhe në asnjë mënyrë të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.
• E treta, meqenëse shumica e këtyre 41 shqiptarëve të cilët mbështësin Biden, janë aktivistë të fushatës, anëtarë dhe funksionarë të partisë Demokratike apo individë të njohur në publik si Demokratë apo globalistë, atëherë ku është LAJMI këtu?!! Përse duhet të reklamohet si një ngjarje kryesore në krye të gazetës Illyria, kjo për disa javë me radhë, kur në fakt komuniteti shqiptar e di mirë se Gjonaj, Zherka, Shkreli, Malile, Kosmo etj., jane funksionarë në këtë parti.
• E fundit dhe më e rëndësishmja: duke e ushqyer vehten me ato mendime të pakta se tek gazeta në Illyria akoma ka mbetur mirëkuptim, drejtësi, barazi dhe gjithëpërfshirje, unë personalisht, në emër të një grupi shqiptaro-amerikanësh që mbështesim presidentin Trump, i kam dërguar një kërkese kryeredaktorit te kësaj gazete, që krahas reklamës së mbështetësve të Biden, të vendoset edhe një logo-reklamë zyrtare e fushatës së Trump: “ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP” (mund të shikoni fotot ebashkëngjitura).
Sigurisht që kërkesa nuk është marrë parasysh, pa dhënë ndonjë përgjigje apo shpjegim.
Unë e gjykoj deklarimin e këtyre shqiptaro-amerikanëve demokratë, (të cilët për hir të së vërtetës kanë influencë në komunitetin shqiptar) në mbështetje te Biden dhe sulmet e tyre denigruese ndaj presidentit Trump, duke mos lënë pa vlerësuar edhe dëshirën dhe pasionin e tyre për t’i shërbyer partisë së tyre, si një gabim politik ndoshta me pasoja të rënda në një të ardhme të shkurtër të çështjeve kombëtare, sidomos kur mendon që këto akte merren në prag të takimit historik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në tëntativë për të vendosur paqe të përhershme. Reklamimi dhe mbështetja pa doreza ndaj këtij grupi nga gazeta Illyria, e shumëzon këtë gabim përtej limitit të gafave të rëndomta politike dhe i shëndërron këto përpjekje në një aksion të pandershem për të manipuluar opinionin publik shqiptar, për të korrur vota me qëllim për rrëzuar me vote të pandershme apo në tavolinë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por harrojnë se në rast rizgjedhje të Trump, kjo mund dhe do të ndikojë negativisht po ashtu do të shkatërrojë të gjitha përpjekjet për lobim të shqiptarëve në Shtëpinë e Bardhë në këto katër vitet e fundit.
Zotërinj botues dhe redaktorë e gazetës Illyria, ju në profilin e gazetës tuaj proklamoni se “jeni trashëgimtarë dhe dishepuj të Nolit dhe Konicës” (megjithëse nuk e gjej dot lidhjen tuaj me këta të fundit), se “Illyria eshtë zëri i gjithë shqiptarëve të Amerikës, një komunitet dinamik… që kërkon të kontribuojë për fatet e kombit të vet”. Unë ju kujtoj se Noli dhe Konica, njëri i majtëdhe tjetri djathtë në bindje, kurrë nuk u bënë pjesë e fushatave politike dhe kurrë nuk atakuan hapur presidentët e Amerikës. Jo pa dhimbje ju kujtoj se Illyria e sotme, me censurën që i bën krahut të djathtë të politikës aktuale, nuk përfaqëson zërin e të gjithë shqiptarëvë, dhe me këtoakte dritëshkurtra po kontribuon për të keq të fateve të kombit tonë të përbashkët.
Më sidhet në mendje një ngjarje humoristike nga jeta e humoristit të Shkodrës, Tefë Palushi:Kur u vendos shtatorja e 5 heronjëve të Vigut në qendër të Shkodrës (që për dreq edhe këta qëlluan të jenë komunistë), ashtu me armë dhe automatikë dhe të mbështjellë me kapota të rënda. Aty në ballë të shkëmbijve që mbanin shtatoren, arkitektët vendosën datën 5 Gusht 1944. Tefa i madh kur e shikon u thote: ”A jeni të marrë á bani vetë, n’midis t’gushtit me kapota?! Ose hiqni datën ose kapotat, se kshtu e latë nam e po ju qesh tán dynjaja”. Të nesërmen arkitektët hoqën datën.
Prandaj, duke e marrë këtë histori satirë si mesazh jo si ofensë, me dashamirësinë më të madhe, apeli im ndaj redaktorëve dhe botuesit të gazetës Illyria është, që ose të heqin reklamën abusive të 41 shqiptaro-amerikanëve që përkrahin Biden, dhe kështu do të quheni të pa-anshëm, ose të paktën vendosni edhe logon e shqiptaro-amerikanëvë që mbështësin Trump dhe prapë do të quheni të pa-anshëm. Përndryshe të keni ndershmërinë dhe virtytin t’a pranoni, t’a vulosni dhe t’a shpallni hapur shërbesën tuaj qorre ndaj të majtës social-liberale dhe një kandidati të vetëm demokrat, Biden.
Uroj që t’a lexoni drejt mesazhin tim modest, si një përpjekje e cila më shumë se vehtes time i shërben prosperitetit dhe integritetit të gazetës tuaj, shumë të vlefshme këto për egzistencë.
Sigurisht që është e drejta juaj që t’a përdorni gazetën tuaj si pronë private që mund të bëni ç’të doni me të, apo ta trajtoni atë si aset të komunitetit gjithëngjyrësh shqiptaro-amerikan dhe jo vetëm. Kjo varet nga vizioni juaj i ngushtë apo i gjerë i shikimit dhe gjykimit real për të ardhmen e gazetës tuaj në dekadat e ardhshme. Unë gjithmonë e kam vlerësuar gazetën Illyria, gazetat e tjera dhe të gjitha qendrat e informimit, si prona dhe vlera komunitare, si fanarë që ndriçojnë për të gjithë pa dallim.
- Shkrimi shpreh opinionin personal të autorit.
“ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP 2020”
“ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP 2020”-
-“The Official Albanians for Trump coalition is here. Please join and show your support”-Pergatiti:Valentin LUMAJ-
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve Presidencoale ne Amerikë, shqiptaro-amerikanët kanë tashmë të zyrtarisht të legalizuar nga zyra qendrore e fushatës së Presidentit Trump, emrin “ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP 2020”. Kjo erdhi mbas një kërkese zyrtare të një grupi republikanësh shqiptarë nga Michigani me datë 8 qershor 2020, gjatë një takimi me Drejtorin e Koalicionit për fitoren e Trump në MI, Sean Moscynsky dhe përfaqesuesen e fushatës së Presidentit Trump ne New York, Znj. Evi Kokalari, e cila erdhi në Michigan ekskluzivisht për këtë takim.
Me këtë emër do te vijojë puna në vazhdim. Çdokush që e beson dhe ndan me Presidentin Trump të njëjtat vlera konservatore në lidhje me familjen, besimin, ekonominë, sigurinë e jetës, shtetin ligjor, patriotizmin dhe sheh mbështetje të sigurtë të çështjeve shqiptare, ju ftojmë të regjistroheni, të deklaroni votën apo të dhuroni në linkun e mëposhtëm:
https://albanians.donaldjtrump.com/
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- …
- 8
- Next Page »