-LIBRAT“ALIDA” I DINE DINES DHE “GJYQI I SHOPENHAUERIT” TË ADRIANA & DINE DINE DO TË PROMOVOHEN NË VATËR MË 29 MAJ, ORA 11.00 A.M. NGA VATRA, SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE SHOQATA ALBANIAN AMERICAN DUAL LANGUAGE & CULTURE-
– Pas promovimit do të organizohet ceremonia përmbyllse e vitit shkollor nga Shkolla shqipe Children of the Eagel me themeluse dhe drejtuse zonjën Drita Gjongecaj,që në vitin e Pandemisë i zhvilloi mësimet në VATËR…..
Pas suksesit me romanin“Mbi varkën e Karontit”(promovuar në Tirënë dhe në Nju Jork-Vatër) shkrimtari Dine Dine,i cili provojë që në foshnjëri egërsinë e kampeve të internimit dhe burgun e tmerrshëm të diktaturës komuniste, – ka publikuar novelën “ALIDA” me subjekt të ndërthur në kampet e internimit, me fillesë të rrëfenjës në burg e më pas jetën e lirë; si dhe librin me tregime “Gjyqi i Shopenhaurit” me bashkëautore bashkëvuajtësen, shoqen e jetës, nënën e fëmijëve të vet, Adrianën, të bijën e intelektualit të shquar, Lazer Radi.Një tjetër libër me subjekt nga jeta e burgut të Spaçit është drejt përfundimit, si dhe një vëllim me tregime e nje libër publicistik nga autori janë në proces drejt përfundimit.
Shkrimtari Dine Dine tashmë ka krijuar profilin e tij krijues dhe letërsia e burgosur dhe e internuar bashkë me të ka fituar LIRINË!
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Shoqatën Albanian-American Dual Language & Culture organizojnë promovim e të dy librave ditën e Shtunë, 29 Maj 2021, në orën 11.00 A.M.
Pas promovimit do të organizohet ceremonia përmbyllse e vitit shkollor nga Shkolla shqipe Children of the Eagel me themeluse dhe drejtuse zonjën Drita Gjongecaj, e cila në këtë vit të vështirë të Pandemisë i ka zhvilluar mësimet në mjediset e Vatrës. Fëmijët kanë përgatitë një program- koncert dhe në fund do t’u dorëzohen certifikatat e përfundimit të vitit shkollor.