• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA E TË GJITHË SHQIPTARËVE

November 28, 2015 by dgreca

NGA URAN BUTKA*/

Jam i nderuar që jam i ftuari i “Vatrës” në këtë përvjetor të Ditës së Pavarësisë Kombëtare  dhe që sjell përshëndetjet më të përzemërta nga Shqipëria: Gëzuar  28 Nëntori- dita e shenjtë e Flamurit!

Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali erdhi si rezultat i lëvizjeve të mëdha kulturore , politike dhe luftarake shqiptare, më së afërti qysh nga Komiteti i fshehtë i Manastirit 1905 dhe krijimi i çetave të para të lirisë, 1905, Kongresi i Alfabetit në Manastir 1908, Kongresi arsimor i Elbasanit 1909, kryengitjet e fuqishme antiosmane dhe çlirimtare në vitet  1910-1912 në Kosovë, Malësinë e Madhe dhe gjithë hapësirën shqiptare, paralelisht e pazgjidhmërisht edhe  me lëvizjet atdhetare në Amerikë, që kulmuan me shoqatën Besë-Besën 1907, themelimin e Kishës shqiptare në Boston 1908, daljen e  gazetes “Dielli” 1909 dhe themelimin e Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”, 1912.

E them qysh në krye se këtë herë nuk vij si politikan,  por si një pjesëz e kulturës kombëtare, që është shënja  e kushti  i parë e identitetit dhe mbijetesës sonë kombëtare.

Si shkrimtar, unë e ndiej dhe e çmoj lidhjen e gravitetin shpirtëror e mendor, flakën e pashuar të zjarrit të shqiptarizmit dhe sakrificën e jashtëzakonshme të shqiptarëve të Amerikës për atdheun dhe kombin.

Si historian, e vlerësoj kontributin  tuaj  në luftën  për liri, pavarësi e demokraci, që kulmon me shpalljen e Pavarësisë, formimin e konsolidimin e shtetit shqiptar,  mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe  integritetit teritorial  nga coptimi i huaj, që kulmon me Konferencën e Paqes në Paris, ku i kishte dërguar delegatët e saj “Vatra”. Po ashtu, në luftën kundër komunizmit dhe diktaturës çnjerëzore  gjysëmshekullore staliniste dhe rrëzimin e saj, si edhe në mbështetje të proceseve demokratike, që kulmuan në vetet ’90 dhe në vazhdim.

Aspekti tjetër i rëndësishëm i kontributit historik të shqiptarëve të Amerikës, është ushqimi dhe ndikimi  i lobit shqiptar të Amerikës tek  politika amerikane në favor të çështjes shqiptare.  Theksoj se lidhja dhe bashkëpunimi  i pashkëputur  me SHBA,  mikun dhe aleatin tonë të madh, është  siguruar , jo aq nga shqiptarët në Shqipëri, sesa nga  shqiptarët e Amerikës, veçanërisht të “Vatrës”, në një përpjekje titanike nëpër  shekuj. Mjafton të përmendim personalitetet e shquara: Nolin, Konicën, Kirkën, Frashërin, Pecin, Tromarën, Omarin, Çekrezin, Panaritin, Dakon, Floqin, Qiriaqët, Përmetin, Kallajxhiun, Pipën  e të tjerë, deri tek zotërinjtë e nderuar Agim Karagjozi, Gjon Buçaj, Nikolla Pano , Sami Repishti,Elez Biberaj, Harri Bajraktari,Rrustem Gecaj,  Frans Grishaj e të tjerë.

Presidenti Uilson i informuar historikisht prej Nolit, Midat Frashërit e të tjerë  u bë mbrojtës madh i kombit tonë. Natyrisht  edhe nga Shqipëria janë bërë përpjekje,  fjala vjen,, im gjysh,Sali Butka në vitin 1920 botonte  në librin “Ndjenja për Atdhenë” edhe,   poezinë ”Rroftë Amerika” :

Rroftë, rroftë Amerika

Presidenti i saj Uilsoni

Me 14 pika,

I tha botës: qëndroni!

Madje kjo u kthye edhe në këngë dhe u përhap kudo .

Ne duhet t’i jemi mirënjohës për jetë SHBA, presidentit Klinton dhe NATO-s, që kryesuan luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga kolonizatorët serbë, të cilët kryen masakra dhe shpërngulje biblike ndaj shqiptarëve  të Kosovës, të njëjta si ato të terroristëve të sotëm të Isisit.

Theksoj se shqiptarët e Amerikës, vecanërisht ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Shqiptaro-amerikane z.Jozef Diguardi, kontributi i të cilit ende nuk është vlerësuar sa duhet,  ishin të parët që ndihmësuan  në luftën për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, që është fitorja më e madhe e  kombit tonë, pas  pavarësisë së Shqipërisë të virtit 1912.

Si publicist, çmoj, së pari “Zërin e Amerikës” një zë i fuqishëm,që vinte  e vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe ngjallte e ngjall mbështetje, shpresë e veprim drejt përparimit në kohët më të veshtira të  historisë sonë dramatike, me këtë rast uroj analistin dhe studiuesin Ilir Konomi. Vlerësoj lartesisht gazetën “Dielli”,  që ka ndriçuar si një diell kombin në kohët më të errëta të tij. Me këtë rast përshëndes z.Dalip Greca, editorin e sotëm të “Diellit”, në vazhdën e “Diellit” të dikurshëm që s’do të perëndojë kurrë. Po ashtu edhe gazetën Ilyria dhe botuesin  Vehbi Bajrami, si edhe gjithë mediat shqiptare, që emetojnë në territorin e ShBA .

Mund të them pa e tepruar, se ekzistenca dhe përparimi i Shqipërisë  dhe i kombit nuk do të ishin siguruar pa përpjekjen e Vatrës, vatranëve, shoqatave të tjera shqiptaro-amerikane dhe  gjithë shqiptarëve   të Amerikës ,

Por unë mendoj se ato janë të lidhura pazgjidhmërisht edhe me ju të sotmit , intelektualë të njohur , bisnesmenë, studentë, punonjës të thjeshtë, por me shpirt shqiptari. Sot Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Çamëri kanë nevojë për fjalën dhe ndihmën  tuaj. Jetojmë në një kohë të vështirë, të krizave të brendshme morale, ekonomike e politike, por edhe të rreziqeve të mëdha, që vijnë nga konfliktet rajonale e botërore, veçanërisht nga terrorizmi.

Shqipëria e Kosova, si dy shtete shqiptare, krahas arritjeve  si vende të lira  e demokratike, dëshmojnë njëherësh edhe  probleme të mëdha , që kërkojnë zgjidhje. Ato luftojnë me vetveten për të mposhtur të keqen e trashëguar nga e shkuara, jo vetëm komuniste, por edhe  e tranzicionit të zgjatur e të dhimbshëm, për shkak të mendësive e politikave konfliktuale, korrupsionit të lartë, mungesës së një shteti ligjor, por edhe të një qytetarie dhe tradite demokratike të munguar. Përpjekja për t’u integruar në bashkimin Europoian, pavarësisht nga pengimet dhe mangësitë, si dhe orientimi euro-atlantik, ku busull ka qenë dhe mbetet SHBA, është drejtimi i duhur, ashtu si edhe lufta kundër terrorizmit, që kërcënon jetën dhe paqen e njerëzimit. Por në politikat e sotme duhet  forcuar fryma  kombëtare e demoktatike, si edhe  reformat e thella në të gjitha fushat, sidomos ato ekonomike dhe të sundimit të ligjit. Kjo kërkon një klasë politike  të re, jo si ajo me mendësi komuniste, apo e inkriminuar, që dominon në Shqipëri e Kosovë,  kërkon  një gjeneratë intelektuale kombëtare dhe profesioniste, si ajo që shkollohet në ShBA dhe vendet perëndimore , kërkon një reagim aktiv qytetar,  dhe institucional ndaj politikave të mbrapshta, të brendshme e të jashtme, sidomos ndaj atyre antishqiptare serbe dhe greke.

Mendoj gjithashtu, se ruajtja e harmonisë fetare, një aset i cmuar dhe model për të gjithë botën e qytetëruar, është një imperativ dhe shëmbëlltyrë, sidomos në këto kohë të trazuara.

Së fundi, mendoj se Vatra juaj, vatra e gjithë shqiptarëve, duhet të ngrihet në një nivel tjetër, që t’i përgjigjet zhvillimeve kombëtare, ashtu si në kohën  Nolit, Konicës e Kirkës, për të përballuar sfidat e kohës së sotme dhe të së ardhmes shqiptare.

Unë kam besim  tek e ardhmja e shqiptarëve, tek inteligjencia, karakteri, përkatësia europiane  dhe sidomos fryma kombëtare, që do t’i bashkojë edhe më shumë shqiptarët shpirtërisht mes vedi, por edhe në një shtet të vetëm kombëtar.

Zoti ju bekoftë dhe mbrothësoftë, juve dhe gjithë shqiptart kudo janë!  Zoti i bekoftë Shtetet e Bashuara të Amerikës!

Nga mot gëzuar Ditën e Flamurit!

* Fjala pershendetse mbajtur ne darken solemne te Vatres me rastin e 103 vjetorit te Pavaresise, me 27 nentor, ne restorant MAESTRO’S

Filed Under: Vatra Tagged With: Uran Butka, VATR A TË GJITHË SHQIPTARËVE

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT