• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA KONFIRMON SE U TAKUA VIRTUALISHT ME AMBASADOREN AMERIKANE, JURI KIM

June 25, 2021 by dgreca

Duke qenë se takimi virtual i 17 qershorit 2021 i disa përfaqësuesëve të Diasporës Shqiptare ne SHBA, me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara te Amerikes zonjen Juri Kim, ishte “off the record”, gazeta e Vatrës ”DIELLI” nuk e përcolli lajmin menjëherë, por pasi ambasada amerikane e publikoi në faqen e saj në facebook, ne po e konfirmojmë:Po, Vatra ishte në takim dhe shprehu pikëpamjet e saj. Në njoftimin e ambasadës shkruhej: Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave(njoftimi u publikua me 19 qershor).Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”.
Vatra konfirmon se mori pjese me një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish në takimin virtual të datës 17 Qershor 2021, të cilët ishin ftuar nga Ambasada Amerikane personalisht për të këmbyer mendime e dhënë sugjerime se si marrëdhëniet Shqipëri Amerikë mund të forcohen e përmirësohen më tej dhe se si Ambasada Amerikane, që mbahet me të holla nga taksa paguesit amerikanë, mund të ndihmohet me prioritizimin e përparësive për Shqipërinë.

        Përvec vatranëve kishte edhe individë të tjerë nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

VATRANËT, sikurse edhe shqiptarët e tjerë të Diasporës në këtë takim ishin më së pari si qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, që janë liderë në komunitet dhe vlerësohen nga Ambasada si një grup i rëndësishëm që i shërben forcimit të Shqipërisë dhe progresit të saj drejt objektivave të shumë dëshiruara për integrim e përparim.

Takimi ishte “off the record” dhe përmbajtja nuk është e disponueshme, por sipas VATRANËVE ishte një takim shumë produktiv dhe shumë i mirëpritur dhe se shumë cështje të rëndësishme u trajtuan, cështje që janë prioritet për ambasadën dhe për diasporën.

Ndërkohë mësohet se Ministri Shqiptar i Diasporës, z. Pandeli Majko, pasi ka mësuar nga Ambasada Amerikane për këtë takim, menjëherë ka kontaktuar me mesazhe pjesëmarrësit individualisht në këtë takim(ndër ta edhe vatranë) dhe ju ka ofruar atyre komunikim e këmbim idesh. Cdo interpretim tjetër nuk përkon me të vërtetën.

Për të qenë transparentë, VATRA asnjëherë nuk ka marrë pjesë si organizatë në Samitet e Diasporës dhe nuk është në kontakt apo në bashkëpunim me Ministrinë Shqiptare të Diasporës, as si institucion, as me gazetën e Diasporës, organi i kësaj Ministrie. Publikimet që merren prej tyre nga Dielli ne nuk kemi arsye që t’i ndalojmë. Arsyeja e mosbashkëpunimit qëndron në faktin se Vatra i ka konsideruar samitet, takimet, eskursionet turistike, fasadë në ndihmë të Qeverisë dhe asgjë më shumë. Kujtoni takimet fasadë me mjekët shqiptarë në botë me kryeminsitrin, apo samitet, ku cdo përfaqësuesi i jepej 3 minuta për prezantim, dhe kaq!!!! Vatra, përmes gazetës së saj Dielli, ka mbajtë qëndrim kritik dhe vazhdon të ketë të njëjtat qëndrime.

VATRA është organizatë Amerikane që i detyrohet shtetit Amerikan dhe është në të njëjtën linjë me politikën e shtetit Amerikan lidhur me kombin shqiptar dhe jep mendime e këshilla që i shërbejnë forcimit të miqësisë së dy vendeve dhe ndërtimit të urave lidhëse mes dy kombeve.

Korrespondenti i Diellit

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasadorja Juri KIM, takim me diasporen, Vatra

Ja si e sulmonte “Vatrën” komunizmi…

June 15, 2021 by dgreca

Edhe nje here per Dosjen sekrete te ish-Sigurimit të Shtetit…/

Përgatiti: Eneida Jaçaj*-New York/

Shqiptarët e Amerikës u bashkuan për të zyrtarizuar më 13 qershor të vitit 1912 në Boston, Federatën Panshqiptare “Vatra”, në funksion të çështjes shqiptare dhe interesave madhore të vendit. Ishin personalitetet si Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, Paskal Aleks etj, që u mobilizuan për t’i dhënë jetë “Vatrës” në shërbim të çështjes kombëtare, çlirimit të vendit nga zgjedha e huaj dhe më pas vendosjen e sistemit demokratik në Shqipëri. 

Fan Noli dhe Faik Konica, dy personalitete të shquara dhe themelues të “Vatrës”, lobuan fort në sallonet e Europës, zhvilluan takime me personalitete të huaja, ku në bazë të diskutimeve patën interesat kombëtare të Shqipërisë. “Vatra” ka dhënë një kontribut madhor për moscopëtimin e Shqipërisë, dhe gjithashtu objektiv të saj ka patur demokratizimin e Shqipërisë, rritjen e ekonomisë dhe uljen e analfabetizmit. Federata Panshqiptare “Vatra” vijon misionin e saj duke mos i shkëputur lidhjet me atdheun, në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave kombëtare të Shqipërisë.

Pavarësisht kontributit madhor për çlirimin e vendit, çështjes kombëtare, misioni i Federatës “Vatra” në vijimësi u godit fort nga regjimi komunist i instaluar në 1945-ën.  

Pas përpjekjeve për çlirimin e vendit, shqiptarët e Amerikës vijuan lobimin për demokratizimin e vendit, lirinë e fjalës, u pozicionuan kundër censurës dhe shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, për shkak të diktaturës. 

Kjo politikë nuk ishte në funksion të interesave të regjimit komunist, ndërsa udhëheqësi-diktator, i cili synonte të mbante popullin të nënshtruar, ndërmori një sërë sulmesh në drejtim të “Vatrës”. Regjimi komunist propagandonte se Federata Pashqiptare “Vatra” zhvillon një veprimtari armiqësore kundër Republikës së Shqipërisë dhe Socializmit. Madje arrinte deri aty saqë shqiptarët e Amerikës i quante agjentë të amerikanëve, analfabetë dhe njerëz jo të mirë. 

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 ka publikuar dosjen sekrete të “Vatrës”, me tre vëllime, e survejuar për dekada nga Sigurimi i Shtetit, me mbi 800 faqe dokumentacion. 

Komunizmi sulmonte edhe gazetën “Dielli”, pjesë e “Vatrës. “Vatra” në pjesën më të madhe përbëhet nga elementë pak a shumë në gjendje të mirë ekonomike. Kjo është organizata më e vjetër dhe gjithmonë në kryesi të saj kanë qenë dhe janë njerëz që janë agjentë të amerikanëve. Qëndrimi i kësaj organizate tani dhe sidomos i gazetës së saj, nuk është i mirë. Gazeta Dielli dhe kryesisht Qerim Panariti zhvillojnë një propagandë reaksionare kundër republikës tonë dhe kampit të socializmit. Kjo vjen sepse drejruesit e kësaj shoqërie në pjesën më të madhe nuk janë njerëz të mirë nuk janë njerëz të mirë”, thuhet në dosje. Pavarësisht sulmeve nga një sociopat dhe primitv, “Vatrës” nuk do t’i venitet merita që ka dhënë për shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi. Faik Konica e ka përshkruar punën e “Vatrës” me këto fjalë në gazetën “Dielli” më datë 7 korrik 1922:

“Në ditët e errëta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur shteti ish përmbysur, dhe kur flitej sheshit për copëtimit e vendit, “Vatra”, e këshilluar nga një pakicë patriotësh e shtyrë nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtarëve të saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tërë shqiptarëve, e mori përsipër të veprojë në vend të shtetit të vdekur. Nuk kërkoji nderet as të drejtën e shtetit po mori përsipër vetëm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e “Vatrës” u mbajtën delegatët, u dërguan misione, u subsidiuan agjenci, u kablluan mijëra protesta, me një fjalë u organizua mbrojtja e Shqipërisë, dhe u organizua aq e mirë sa Kryeministri i Greqisë z. Venizelos tha në Konferencën e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti në Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga “Vatra”….

Dosja sekrete

Më poshtë paraqitet një pjesë nga dosja sekrete për Vatrën, e survejuar nga Sigurimi i Shtetit. “Dosja sekrete, Aprovohet, Drejtori i Zbulimit Politik, Jonuz Mersini Tiranë, 29/9/1970.

Vendim

Unë, punëtori operativ, Idaet Xhanaj, efektiv i Drejtorisë së Zbulimit, pasi shqyrtova materialet e organizatës “Vatra”, e formuar në vitin1909 prej Fan Nolit, Faik Konicës e të tjerë, dhe pasi gjeta se vitet e fundit është vënë plotësisht në shërbim të zbulimit amerikan, dhe aktualisht zhvillon aktivitet armiqësor ndaj vendit tonë si nëpërmjet anëtarëve të saj, po ashtu edhe nëpërmjet gazetës së saj, “Dielli”.

Vendosa të çel dosjen e kësaj organizate për të bërë përpunimin e mëtejshëm, për t’u informar mbi aktivitetin e saj, mbi koordinimin e veprimtarisë me zbulimet armike, mbi divergjencat në radhët e saj.

Pëlqehet

Kryetari i degës, 

Hasa Luci

Relacion mbi gendjen e kolonisë shqiptare në SHBA

Kolonia Shqiptare në Amerikë është një nga kolonitë më të vjetra dhe më të mëdha në Perëndim. Emigracioni Ekonomik Shqiptar ka filluar qysh nga viti 1900 për shkaqe që dihen, dhe ka vazhduar duke u shtuar deri në vitin 1940. Afro 20 për qind prej tyre kanë marrë edhe familjet me vete. Kolonia Shqiptare përbëhet prej afro 40 mijë frymë, dhe është përqëndruar në qytetet Boston, Nju York, Filadelfia, Ustri, Detroit, Chicago, Karolina, Uashington, San Francisco; qëndra e gjithë kolonisë është në Boston, pasi aty janë kryesitë e shoqërive dhe kryesitë fetare. Sot, afro 80 për qind pre j tyre punojnë në restorante, hotele, 5 % në fabrikë, dhe 10 % kanë prona private, si magazina, shtëpi etj. 

Nga zhvillimi arsimor dhe politik, kolonia përfaqëson një masë të madhe analfabetësh ose që dinë pak shkrim, të pazhvilluar nga ana politike dhe që janë shumë fetarë. Rinia e dalë nga familjet shqiptare në Amerikë, është edukuar në shkollat amerikane, pasi nevoja e një shkolle shqipe në koloni është ndjerë shumë.

Emigrantët Ekonomikë janë ndarë në dy shoqëri: Vatra me gazetën e saj Dielli, me kryetar Fan Nolin, dhe Editor Qerim Panaritin, dhe Shqipëria e Lirë me gazetën e saj “Liria”, me kryetar dr. Xhon Nase nga Berati dhe editor Dhimitër Trebicka, nga Korça.

Pjesa më e madhe shqiptarëve nuk marrin pjesë në këto shoqëri si aëtarë të rregullt, vetëm se marrin gazetat e tyre. Shoqëria “Vatra” në pjesën më të madhe përbëhet nga elementë pak a shumë në gjendje të mirë ekonomike. Kjo është organizata më e vjetër dhe gjithmonë në kryesi të saj kanë qenë dhe janë njerëz që janë agjentë të amerikanëve. Qëndrimi i kësaj organizate tani dhe sidomos i gazetës së saj, nuk është i mirë. Gazeta “Dielli” dhe kryesisht Qerim Panariti zhvillojnë një propagandë reaksionare kundër republikës sonë dhe kampit të socializmit. Kjo vjen sepse drejtuesit e kësaj shoqërie në pjesën më të madhe, nuk janë njerëz të mirë”, thuhet në dosjen sekrete.

  • Gazeta Dielli ne print dhe Online ka publikuar nje cikel me shkrime rreth gjurmimit te Vatres nga Ish sigurimi, pasi Dosja e Vatres ndohet ne seline e saj ne New York

Filed Under: Analiza, Vatra Tagged With: Dosja e Sigurimit, Eneida Jacaj, Vatra

Statement of the Pan-Albanian Federation of America “VATRA”

June 15, 2021 by dgreca

–PUBLIC STATEMENT, OF THE PAN-ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA VATRA, ABOUT THE ANNOUNCEMENT, ‘NON GRATA’ OF THE FORMER, ALBANIAN PRESIDENT, DR. SALI BERISHA– DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA/

2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458

Tel: 718-365-68-52

Web:www.gazetadielli.com

Email-gazetadielli@gmail.com

PUBLIC STATEMENT OF THE PAN-ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA VATRA, ABOUT THE ANNOUNCEMENT ‘NON GRATA’ OF THE FORMER ALBANIAN PRESIDENT DR. SALI BERISHA

 The Pan-Albanian Federation of America, Vatra, (The Hearth) has followed with great concern the announcement of dr. Sali Berisha, a “non grata” person, from the head of the US State Department. This is because in the late ’90s it was dr. Sali Berisha, who rose against the communist regime which had executed, imprisoned, and interned thousands of Albanians, simply because their relatives (we) had fled the dictatorship and settled here in America.

It was dr. Sali Berisha, who led the protests of Albanian students in December 1990 and then fought bravely for the overthrow of the bloody communist regime and the establishment of democracy. It was the leadership of dr. Sali Berisha turned Albania from the most hostile country to America to its friendliest people. Today, most Albanians see America as their second, the most beloved country in the world. It was dr. Sali Berisha, as the leader of the democratic opposition at the time, who received Secretary of State James Baker on a lead of a 100-thousand supporters in March 1991, when diplomatic relations, which had been suspended since 1939, were re-established. 

In 1992, he was the first Albanian President ever, who stepped for the first time in the White House. There, he received support from President George H. Bush for Milosevic’s non – touching of Kosovo’s borders, as well as the status of the Most Favorite Nation in Trade with America. He was the same one who was welcomed in the White House by President Clinton in 1995.

In 1997 he lost the election. Later, after 8 years in opposition, in 2005, he returned to power as the head of the Albanian government.

During 8 years in power, 2005-2013, he managed to cut off the routes of illegal trafficking, install the rule of law, give full freedom to the press and free enterprise, and build a modern infrastructure in cooperation with American companies. Above all, he managed to meet all the conditions for Albania to become a member of the largest political-military organization, NATO. Its membership in this organization was declared by American President George W Bush, in Tirana, on June 10, 2008. He also maintained a friendship with President Barack Obama and Secretary of State, Mrs. Hillary Clinton, who visited Albania at the time when he was Prime Minister, on the 100th anniversary of the Declaration of Independence. During the second term of dr. Berisha as Prime Minister, Albanians for the first time received the status of free movement in the European Schengen area. At the same time, Albania opened negotiations for membership in the European Union.

Based on a democratic, free, and fair electoral process, which he had led for years, he lost 2013 elections and made the smooth transition of power from his Democratic party government to the Socialist one. Since that day, he has not held any executive post. None of his family members have ever held positions in government offices, in any government of Albania. 

As an oppositionist, he turned to be the voice of the common people of that nation by constantly denouncing the wrongdoings and rampant corruption of today’s socialist government. Since 2013, the socialist government continues to stay in power, based on anti-democratic elements such as manipulation and mass vote theft, (2017, 2019, 2021) cooperation with organized crime, trafficking of human beings and drugs, elections without opposition, sharing public money with oligarchs, controlling the media and justice, etc. All these have been noticed by international organizations, including the US State Department itself, which reports every year a drastic decline of Albania in the list of the most corrupt countries in the world.

 The most determined opponent of all these wrongdoings was Dr. Sali Berisha himself, now in opposition and retired.

The Pan-Albanian Federation of America, around which are gathered hundreds of thousands of Albanian-Americans, has considered dr. Sali Berisha as their true friend, as the man who opened Albania to the west, and to America,in particular; We have seen dr. Berisha was the friend of America as long as he was in power, a friend of all presidents in a row, George Huber Bush, Bill Clinton, George W. Bush, and Barack Obama.

We Albanian – Americans gathered around Vatra (The Hearth), were surprised by the non – grata proclamation of dr. Sali Berisha, because until that day we saw in him the most beloved man in America, in the Balkans. We have seen the man who did so much for Albania and the Albanian nation, and Kosovo, too. Recently he was engaged in an uncompromising fight against all those who were preparing the territorial division of Kosovo, which he considered as the opening of the “Pandora’s Box” in the Balkans. The danger posed by this initiative of anti-Albanian lobbies was confirmed by the executive order issued by President Biden, a few days ago, and which goes completely in line with the opposition that dr. Sali Berisha made against such plans.

 The announcement ‘non grata’ of dr. Sali Berisha has many unanswered questions for us, the Albanian-Americans. Naturally, as American citizens, we have reasons to believe in our state here. However, in the situation when no arguments and evidence are given on which this decision is based, this makes us think that more than a measure taken based on American principles, it has been taken under the pressure of lobby groups for certain interests. We doubt that those interests are neither for the good of our America nor the benefit of our beloved Albania.

Members of the Pan-Albanian Federation, wherever they live in all parts of the United States of America, will ask the representatives of the American people they voted for to raise this issue based on their right to ask for explanations to the administration of Mr. Biden to argue with facts the veracity of the accusations that have brought about such an extreme measure. Otherwise, they should release dr. Berisha from the burden of a moral responsibility which does not belong only to him and does not honor even those who have applied him if they have no facts.

Awaiting a response from the authorities we remain confident that this issue will be clarified shortly. 

Issued by the Board of Directors of the Pan-Albanian Federation of America – Vatra (The Hearth) New York, XX June 2021

***

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA

Federata Pan – Shqiptare e Amerikës, Vatra, e ka ndjekur me shqetësim të madh shpalljen e dr. Sali Berishës, person “non grata”, nga kreu i Departamentit të Shtetit Amerikan. Kjo për arësye se në fundin e viteve ’90 ishte dr. Sali Berisha ai që u ngrit kundër regjimit komunist i cili kishte ekzekutuar, burgosur dhe internuar me mijëra shqiptarë, thjesht dhe vetëm pse ne, të afërmit e tyre, kishim ikur nga diktatura dhe ishim vendosur këtu në Amerikë. Ishte dr. Sali Berisha, që iu priu protestave të studentëve shqiptarë në dhjetorin e vitit 1990 e më pas luftoi me guxim e trimëri për përmbysjen e regjimit gjakatar komunist dhe vendosjen e demokracisë.

Ishte lidershipi i dr. Sali Berishës që e ktheu Shqipërinë nga vendi më armiqësor ndaj Amerikës në popullin më mik të saj. Sot, shumica absolute e shqiptarëve e shohin Amerikën si vendin e tyre të dytë, më të dashur në botë. Ishte dr. Sali Berisha, si lider i opozitës demokratike të asaj kohe ai, që priti Sekretarin e Shtetit James Baker në krye të një mase qindramijëshe, në Marsin e vitit 1991, kur u ri-vendosën mardhënjet diplomatike, të ndëprera prej vitit 1939.

Ishte po ai që, në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në vitin 1992, shkeli për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë. Aty, ai mori mbështetje nga Presidenti George H Bush për mos – prekjen e kufijve të Kosovës nga Milosheviçi si dhe statusin e Kombit më të Favorizuar në Tregëti me Amerikën. Ishte po ai, që u prit në Shtëpinë e Bardhë edhe nga Presidenti Clinton në vitin 1995. Në vitin 1997 ai doli në opozitë dhe pas 8 viteve, në vitin 2005, ai u kthye përsëri në krye të qeverisë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe ai arriti të ndërpriste rrugët e trafiqeve të paligjshme, të instalonte shtetin e së drejtës, t’i jepte hapsirë të plotë shtypit dhe sipërmarrjes së lirëdhe të ndërtonte një infrastrukturë moderne në bashkëpunim me kompanitë amerikane, në Shqipërinë e rrënuar nga komunizmi.

Mbi të gjitha ai arriti të plotësontë të gjitha kushtet që Shqipëria të bëhej anëtare e organizatës më të madhe politike ushtarake, NATO – s. Antarësimin e saj në këtë organizatë e deklaroi vetë Presidenti Amerikan George W Bush, në Tiranë, me datën 10 qershor 2008. Ai e ruajti miqësinë edhe me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit zonjën Hillari Clinton, e cila e vizitoi Shqipërinë në kohën kur ai ishte Kryeministër, në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Gjatë termit të dytë si KM të dr. Berishës, shqiptarët për herë të parë morën statusin e lëvizjes së lirë në zonën evropiane Shengen, ndërkohë që Shqipëria hapi negociatat për antarësim në Bashkimin Evropian.

Bazuar në një proces zgjedhor demokratik, të lirë dhe të ndershëm, të cilit ai vetë i kishte prirë për vite të tëra, ai i humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe bëri kalimin e butë të pushtetit nga qeveria e partisë së tij demokratike tek ajo socialiste.

Që prej asaj dite, ai nuk ka mbajtur asnjë post ekzekutiv. Asnjë nga antarët e familjes së tij nuk kanë mbajtur ndonjëherë poste në zyra qeveritare, në asnjë qeveri të Shqipërisë.

Si opozitar, ai u kthye në zërin e njerëzve të thjeshtë të atij populli duke denoncuar vazhdimisht keqbërjet dhe korrupsionin galopant tëqeverisë së sotme socialiste.

Që në vitin 2013 qeveria socialiste vazhdon të qëndroje në pushtet,bazuar në elementët anti demokratike siç janë manipulimi dhe vjedhja masive e votave, (2017, 2019, 2021) bashkëpunimi me  krimin e  organizuar,trafikun e qenjeve njerëzore dhe drogave, zgjedhjet pa opozitë, ndarjen e parasë publike me oligarkët, kontrollin e mediave dhe drejtësisë, etj. Të gjitha këto janë vënë re nga organizmat ndërkombëtare përfshirë edhe vetë Departamentin e Shtetit Amerikan, i cili raporton çdo vit rënje drastike të Shqipërisë në listën e vendeve më të korruptuara në botë. Kundërshtari më I vendosur I tërë këtyre keqbërjeve ka qenë vetë dr Sali Berisha, tanimë në opozitë dhe në pension.

Federata Pan – Shqiptare e Amerikës, rreth së cilës mblidhen qindra mijëra shqiptaro – amerikanë, e kanë konsideruar dr. Sali Berishën si mikun e tyre të vërtetë, si njeriun që e hapi Shqipërinë ndaj perëndimit dhe në veçanti ndaj Amerikës; Tek dr. Berisha neve kemi parë mikun e Amerikës dhe për sa kohë ai ka qenë në pushtet mikun e të gjithe presidentëve me radhë, Geroge H. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama.

Ne shqiptaro – amerikanët të mbledhur rreth Vatrës, kemi ngelur të habitur nga shpallja non – grata e dr. Sali Berishës, pasi deri në atë ditë tek ai ne kemi parë njeriun më të dashur të Amerikës në Ballkan. Kemi parë njeriun që bëri aq shumë për Shqipërinë  dhe për kombin shqiptar, e  në veçanti për Kosovën. Kohët e fundit ai ishte angazhuar në një luftë të pakompromis kundër tërë atyre që po përgatisnin ndarjen territoriale të Kosovës të cilën ai e konsideroi si një hapje të “Kutisë së Pandorës” në Ballkan. Rreziku që mbarte kjo inisiative lobesh anti – shqiptare u vertetua me urdhërin ekzekutiv që lëshoi Presidenti Biden, pak ditë më pare, dhe që shkon plotësisht në një vije me kundërshtimin që dr. Sali Berisha iu bënte planeve të tilla.

Shpallja ‘non grata’ e dr. Sali Berishës për ne vatranët – shqiptaro – amerikanë, ka me vete shumë pikëpyetje. Natyrishit, si shtetas amerikanë, neve kemi arësye të besojmë tek shteti ynë këtu. Megjithatë, në situatën kur nuk jepen argumenta dhe evidenca mbi të cilat është bazuar ky vendimkjo na bën të mendojmë se më shumë sesa një masë e marrë bazuar në principe amerikane, ajo është marrë nën trystni grupesh lobiste për interesa të caktuara. Ne dyshojmë se ato interesa nuk janë as në të mirë të Amerikës tonëdhe as në dobi të Shqipërisë tonë.

Akuzat ndaj një miku të shqiptaro – amerikanevë e veçanërisht të vatranëve, siç është dr. Berisha, pas tetë vitesh në pension, dhe pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë evidencë apo prove konkrete, pa asnjë akt padi të ngritur në jetën e tij, na kanë shqetësuar pa masë.

Antarët e Federatës Pan – Shqiptare VATRA, kudo që jetojnë në të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’u kërkojnë përfaqësuesve të popullit amerikan, për të cilët ata kanë votuar, që të ngrenë këtë problem me të drejtën e tyre që kanë për t’i kërkuar shpjegime administratës së z. Bidentë argumentojnë me fakte vërtetësinë e akuzave që kanë sjellë një masë të tillë kaq ekstreme. Në të kundërt ata duhet të lirojnë dr. Berishën nga barra e një përgjegjësie morale e cila nuk i përket vetëm atij dhe nuk i nderon as ata që e kanë aplikuar atë, nëse nuk kanë fakte.

Në pritje të një përgjigje nga ana e autoriteteve mbetemi bësimplotë se kjo çështje do të sqarohet në një të ardhme të afërt.

Lëshuar nga Bordi Drejtues i Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës – Vatra.

New York, XX qershor 2021

Filed Under: Opinion Tagged With: ‘NON GRATA’ OF THE FORMER, ABOUT THE ANNOUNCEMENT, albanian president, Dr. Sali berisha, PUBLIC STATEMENT, Vatra

VATRA- KURORË NË MONUMENTIN E VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT NË WASHINGTON

June 14, 2021 by dgreca

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “ VATRA” me qendër në Nju Jork edhe sivjet morri pjesë në Ceremoninë e rëndësishme vjetore Vendosjes së Kurorave në monumentin kushtuar Viktimave të Komunizmit në Uashington DC, organizuar nga Fondacioni Amerikan për Viktimave të Komunizmit./

Ceremonia vjetore mbahet çdo të premte të dytë të Qershorit dhe mbledh përfaqësues diplomatikë, përfaqësues të organizatave të ndryshme të diasporave të vendeve të robëruara nga ideologjia komuniste dhe individe te ndryshem qe perfaqesojne familjet e tyre te persekutuara nga komunizmi..

Sivjet kjo ceremoni u krye në kushte moti të vështirë, mes rregullave t efforts per pjesmarrje dhe u transmetua virtualisht për të interesuarit.

Të gjithë partnerët e eventit u përfaqësuan nga individë brenda organizatës për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria vendore e Uashingtonit me përjashtim të disa ambasadorëve që morrën pjesë personalisht.

Z. Elmi Berisha , presidenti aktual i VATRËS, në emër te Federatës u kujdes për të siguruar vazhdimësinë e bashkëpunimit në nivel institucional me Fondacionin e Viktimave te Komunizmit dhe Z. Marjan Cubi u përkujdes per ceshtjen financiare lidhur me porosinë e kurorës me zambakë të bardhë në emër të Federatës pan shqiptare “VATRA”

Ndërkohë disa vende të Europës Lindore si shtetet balltike kishin porositur kurora nëpërmjet ambasadave por dhe vetë ambasadorët morrën pjesë.

Ambasada e Shqipërisë në DC gjithashtu kishte dërguat një kurorë me trëndafila të kuq , kurorë që u vendos e para për shkak të rendit alfabetik.

Familja e Nikolin Kurtit, e Cezar Ndreut , familja Mrnaçaj, familja Kalaja nga Zemlaku i Korces , familja Staravecka dhe Z. Pellumb Lamaj janë familje dhe individë shqiptare që marrin pjesë çdo vit në këtë Ceremoni dhe sivjet këto familje u përfaqësuan dhe në emrër të tyre u bënë homazhe nga pjesëmarrësit në person. Po ashtu edhe keshilli Shqiptaro Amerikan, perfaqesuar nga Z. haxhi Dauti, morri pjese si gjithnje ne ceremoni.

Fondacioni i Memorialit të Viktimave të Komunizmit është një organizatë jofitimprurëse arsimore, kërkimore shkencore pro të drejtave të njeriut, kushtuar përkujtimit të më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit në të gjithë botën dhe i dedikohet kujdesit për lirinë e atyre që ende jetojnë nën regjimet totalitare. Kjo organizatë ka mandat nga congres Amerikan eheeshte ne procesin e filmaitt eprogramit shqiptar per te studjuar historiene krimeve te komunizmit ne Shqiperi. VATRA me qender ne Nju Jork eshte partneri kryesor ne kete bashkepunim dinjitoz.

***.

Dear Merita,

Thank you for your participation in VOC’s 14th annual Roll Call of Nations Ceremony. We are honored that you chose to join us to mark this important commemoration on behalf of your family and VATRA.

Please find attached photos of your wreaths from the event.

If you were not able to watch live online, you can view the event recording here.

We look forward to gathering fully in person next year for the 15th annual ceremony and hope you will join us then.

Thank you, again!

Best,

Ashlee

Avatar/LogoAshlee DavisDirector of Public Affairs 
Victims of Communism Memorial FoundationPhone: (202) 629-9500Website: victimsofcommunism.orgAddress: 300 New Jersey Avenue NW, Suite 900 Washington, D.C. 20001

Filed Under: Featured Tagged With: kurore, Vatra, viktimat e Komunizmit

ME 13 QERSHOR 1912, VATRA U NJOH NGA SHTETI AMERIKAN-KUJTESA HISTORIKE

June 12, 2021 by dgreca

Me 3 Qershor 1917 VATRA hapi fushatën “Për Shpëtimin e Shqipërisë” dhe mblodhi 150 mijë dollarë me të cilat u shpëtua Shqipëria në Konferencën e Paqes

Qershori ka dy ngjarje madhore për Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, 3 qershor 1917- Dita e Vatrës për shpëtimin e Shqipërisë dhe 13 Qershor 1912- vatra njihet zyrtarisht prej Shtetit të Massachusetts.

Në Kalendarin e Vatrës dhe rekordet arkivore shkruhet: Me 13 Qershor 1912, u njoh prej shtetit të Massachusetts dhe mori diplomën e saj(Charter), të shënuar prej zotit Albert P.Langtry, sekretarit të Shtetit. Në aplikim ishin të shënuar emrat e Faik Be Konitza, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota.

Me 13 Qershor 2021, mbushen 109 vjet nga regjistrimi i Vatrës në shtetin e Massachusetts, ndërkohë që data e themilimit të Vatrës mbetet 28 Prill 1912.

3 QERSHOR- VATRA DHE DITA E SHPËTIMIT TË SHQIPËRISË NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS

Data 3 qershor, e cila njihet si Dita e Shëptimit të Shqipërisë, e kishte fillesën që në një takim të Komisionit të Vatrës në muajin Maj 1917. Komisioni që drejtonte Vatrën u mblodh me 20 maj 1917 në orën 3 pas drake. Në qendër të punës ishte raporti i dërguar nga Delegati diplomat i Vatrës në Londër, Mehmet Konica. Pas atij raporti një letër dërguar nga delegate tjetër i Vatrës në Zvicër, Dr. Turtulli, i mallëngjeu vatranët e pranishëm. Delegati propozonte që të ngrihej një Komitet për mbrojtjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Këtij qëllimi t’i paraprinte një fushatë për të mbushur arkën e Vatrës me qëllim që të mundësohej financimi i këtij shërbimi diplomatik i munguar në mungesë të një shteti shqiptar, dhe të financoheshin miqtë diplomatë të Shqipërisë në Amerikë dhe Europë. Propozimi i dr. Turtullit shoqërohej me shembullin e tij dhurus, duke dërguar(1,000.00) një mijë dollar.

Komisioni drejtus i Vatrës e priti propozim-dhurimin me duartrokitje dhe menjëherë nisën diskutimet për detyrat e shqiptarëve të Amerikës në mbrojtje të Atdheut në ato kohë kritike. Diskutatnët arritën në një pikë të përbashkët:Vatra do të mbetej gjithnjë e turpëruar në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e Botës po të mos i përgjigjej nisjes së fushatës të propozuar nga dr. Mihal Turtulli,i cili duke dërguar 1000 dollarë, e bënte fakt të kryer hapjen e fushatës dhe Vatra duhej ta niste sa më parë. U mor vendimi që Vatra t’i përgjigjej dhuratës dhe thirrjes së nxehtë të atdhetarit të shkëlqyer, ashtu si ua kërkonte nderi atdhetarëve të Botës së Re, trimërisht me dorë dhe zemër të hapur.

U vendos me një zë:

1-Të caktohej e Diela e 3 qershorit, si Dita e Shpëtimit të Shqipërisë, për ët mbledhur një shumë së paku prej 40 miëj dollarësh të këshilluar prej Dr. Turtullit.

2- Ftoheshin të gjitha degët e Federatës Panshqiptare ët amerikës me anëtarët e tyre, të gjitha shoqëritë shqiptare të vecanta, të gjitha Shoqëritë fetare Kombtare-dhe të gjitëh shqiptarët-të organizojnë mbledhje në këtë ditë dhe të japin ndihmën e tyre sa më të madhe për Shpëtimin e Atdheut. 

3- Ftoheshin të gjitha gazetat dhe revistat shqiptare të bashkëpunonin për të mbaruar këtë vepër , e cila do t’I nderonte në sytë e botës dhe në sytë e Shqipërisë, atdhetarët e Amerikës, dhe do t’u japë një vend nderi në historinë e përlindjes Kombëtare.

4-U drejtohej të gjithëve lutja që të dhuronin $10 e sipër për të mbledhur kështu shumën e këshilluar nga Dr. Turtulli.(ne foto-Komisioni Themelues i vatres dhe Dr. Turtulli.(Lexo ne Dielli -arkiv www.gazetadielli.com)

Filed Under: Histori Tagged With: 13 Qershor 1912, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT