• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA- PARADA 2017 PER ARBERESHET

March 5, 2017 by dgreca

-SHBA- PARADAEN 2017, SHQIPTARO-AMERIKANET DO T’UA KUSHTOJNE ARBERESHEVE/

17160802_10154214408322056_2025307238_nAshtu sic ishte njoftuar nga presidenti i Rrënjëve Shqiptare”Albanian Roots” z. Marko Kepi, të Shtunën me 4 Mars 2017, në mesditë, në Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës ”VATRA” u bë takimi i parë organizatave të Komunitetit shqiptar. Për të parën herë në një takim të tillë ka marrë pjesë edhe një përfaqësuese nga arbëreshët. Ajo është Nicole Coscio, me banim në Pokeepsy, New York. Nicole tha se ndjehej mirë mes vëllezërve dhe motarve të gjakut të Arbërit, edhe pse nuk mund të fliste në gjuhën shqipe.1 Takimi i pare parades

Në këtë takim të parë janë përfaqësuar me të deleguar shoqatat: Rrënjët Shqiptare, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Dibra, Batalioni Atllantiku, Shoqata Kraja, Zyra e Mark Gjonajt, Albanian Exellence, Ansambli Kënga dhe Vallja Shqiptare,Takimin e ka drejtuar z. Marko Kepi. Ai ka shpalosur platformën e kësaj Parade dhe ka kërkuar mendime nga pjesmarrësit për organizimin dhe përkushtimin e kësaj Parade.1 Gjoni

Përmes diskutimeve dhe debateve u vendos që kjo Paradë e Vitit 2017 do t’u kushtohet Arbëreshëve.3 Parada

Pjesmarrësit i ka përshëndetur edhe kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, dr. Gjon Bucaj. Ai tha se është shumë e gjetur që kjo Paradë i kushtohet vëllezërve dhe motrave të gjakut të Arbërit- Arbëreshëve. Ai solli shembullin e nëntorit të vitit 1969, kur Federata Panshqiptare e Amerikës bashkoi arbëreshët e Italisë, me rastin e 60 vjetorit të Diellit. Në 10 ditët veprimtari të përbashkëta, ku morën pjesë disa mijëra shqipatrë të Amerikës dhe 120 përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali , përfshi akademikë, prifëtrinj, studiues, dhe përfaqësues nga arbëreshët në SHBA,u organizua edhe një Paradë në Manhattan, me pjesmarrjen e rreth 5 mijë shqiptaro-amerikanëve dhe arbëreshëve. Në krye të Paradës ishin vajzat dhe gratë shqiptaro-amerikane dhe arbëreshe të veshura me costume kombëtare.

Kjo parade është një shans i mirë për të bashkuar jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe një afrim më të ngushtë me arbëreshët.(Korresp i Diellit)

 

Filed Under: Featured Tagged With: albanian roots, PER ARBERESHET, SHBA- PARADA 2017, Vatra

TE PREMTEN, VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE FESTOJNE PAVARESINE E KOSOVES

February 16, 2017 by dgreca

-ZOTI VALON MURATI, MINISTRI I DIASPORES NE QEVERINE E KOSOVES SONTE ME VATREN DHE BASHKESINE SHQIPTARE NE FESTEN E PAVARESISE SE KOSOVES….

– KANE KONFIRMUAR PJESMARRJEN AMBASADORJA E SHQIPERISE NE KOMBET E BASHKUARA BESIANA KADARE DHE KONSULLJA E PERGJITHSHME E KOSOVES TEUTA SAHATCIJA../

1 Gezim nika

 Me 17 Shkurt, Bashkesia shqiptare, perfshire Bashkesite fetare, do te jene se bashku per te kremtuar 9 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Eastwood Manor, ora 6.00 nen zerin e kengetarit te talentuar Gezim Nika dhe artisteve te tjere te komunitetit.

Me Vatren jane bashkuar:Tri Komunitetet Fetare; Shoqata Rugova,Levizja e Legalitetit, Dibra, Rrenjet Shqiptare, The Albanian American Open Hand Association, Shoqata Cameria, Shoqata e Shkrimtareve dhe Artisteve etj.

Kane konfirmuar pjesmarrjen: Ambasadorja e Shqiperise ne Kombet e Bashkuara Besiana Kadare dhe Konsullja e pergjithshme e Kosoves Teuta Sahatcija me stafin.

Ejani dhe festoni me ne

Telefononi: Marjan Cubi: 914-316-00451 Vatra 9 vjetori

Dalip Greca: 917-254-6103

Kliko mbi poster qe te marresh me shume informacion.
Kliko siper Posterit per rezervime

Filed Under: Featured Tagged With: DHE BASHKESIA SHQIPTARE FESTOJNE PAVARESINE, e kosoves, te Premten, Vatra

VATRA, VIZITË NË KONSULLATËN E KOSOVËS

February 8, 2017 by dgreca

NJË PËRFAQËSI E VATRËS U PRIT NGA KONSULLJA E PËRGJITHSHME E KOSOVËS, AMBASADORJA TEUTA SAHATÇIJA/

1 me mua   Nju Jork, 8 Shkurt- Të Mërkurën, 8 Shkurt 2017, një përfaqësi e Kryesisë së Federatës Panshqiptare të Amerikës”Vatra” u prit nga Konsullja e Përgjithshme e Repubikës së Kosovës, ambasadorja Teuta Sahatçija, si dhe z. Ylber Kryeziu- Ministër Këshilltar, dhe z. Fatmir Zajmi – Konsull.1 librat Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj shoqërohej nga nënkryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, arkëtari Marjan Cubi dhe editori i Diellit Dalip Greca.1 flet ambasad

Dr. Gjon Buçaj, e falenderoi ambasadoren Sahatçija për pritjen. Ai tha se kjo është një vizitë kortezie, kthim vizite, pasi ndër të parat vizita të saj në komunitetin shqiptar, Konsullja e përgjithshme në nisje të misionit të saj e pat bërë në Vatër, ashtu siç kishte bërë dhe paraardhësi i saj, ambasador Bekim Sejdiu, duke treguar vlerësim për Vatrën dhe vatranët. Kryetari Buçaj informoi për qëndrimet e Vatrës, veprimtaritë e saj, ruajtjen e vlerave të trashëguara që mbart Vatra, që nga themeluesit e saj. Është e vetmja organizatë e kohës së Rilindjes Kombëtare, që përbën vlerë jo vetëm për shqiptarët e Amerikës, por për të gjithë Kombin. Detyra jonë është jo vetëm ta mbajmë gjallë, e ta ruajmë të padëmtuar imazhin e saj historik, të trashëguar nga mendjet e  ndritura që e themeluan, por edhe ta çojmë më tej misionin e saj Kombëtar.Vatrën e ka mbajtë gjallë idealizmi.

IMG_2225
Ambasadorja Teuata Sahatçija falenderoi për vizitën dhe tha se ne duhet që të takohemi më shpesh, të organizojmë veprimtari të përbashkëta.Më pas ambasadorja Sahatçija informoi për situatën që po kalon Kosova,betejën e saj diplomatike, arritjet dhe përballja me problematikat, veçanërisht në veri. Edhe pak ditë, tha ajo ne së bashku festojmë 9 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Shtetit të Kosovës. Në këta 9 vjet kemi ecur drejt konsolidimit të shtetit me gjithë vështirësitë e mëdha që na ka nxjerrë Serbia, e Rusia pas saj. Ndjehemi mirë që kemi mbështetjen e  fuqishme të Amerikës. Deklarata e Sekretarit Amerikan te mbrojtjes, James Mattis per mosndryshimin e qendrimit amerikan per Kosoven, dhe deklarata per Forcat Mbrojtese te Kosoves, janë në sinjale që ne duhet të vazhdojmë betejën tone. Edhe  vizita e sekretarit te pergjithshem te NATO-s z. Jens Stoltenberg ne Kosove, perben nje tjeter mbeshtetje per Kosovën.

Kosova, tha ambasadorja Sahatçija, ka shënuar arritje në drejtim të sundimit të Ligjit; hapa pas hapi shteti i ri po ecën drejt BE-së, marrëveshjet e arritura, po hapin perspektiva të reja, kemi bashkëpunim të mirë me Shqipërinë etj.

Më pas u diskutua edhe për komentet e fundit të medias për opsionin e këmbimit të territoreve. Kryetari Buçaj, tha se Vatra, në asnjë rrethanë nuk i ka përkrahë dhe nuk do t’i përkrahë opsione të tilla. Ky është qëndrim i prerë.

Gjatë takimit e morën fjalën edhe zv/kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Nazo Veliu, Marjan Cubi dhe Dalip Greca.

Ambasadorja Sahatçija i dhuroi kryetarit të Vatrës botimet më të fundit që përcjellin vlerat, kulturen, historinë, pasuritë, arritjet e Republikës së Kosovës, të cilat do të jenë në dispozicion të vatranëve në bibliotekën e Vatrës.

Filed Under: Featured Tagged With: dr. Gjon Bucaj, Teuta Sahatcija, Vatra, vizite en Konsullaten e Kosoves

1920- VATRA-Gazetës «L’Action Française»:« Po Kombësia Shqiptare ? »

January 22, 2017 by dgreca

 Letra e Federatës Panshqiptare të Amerikës «Vatra» drejtuar gazetës «L’Action Française», mars 1920/

1-ok-aurencimage

Nga Aurenc Bebja*, Francë/ Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France//

Gazeta « L’Action française » me qendër në Paris, të shtunën e 6 marsit 1920, në faqen n° 3, ka botuar letrën e dërguar nga Federata Panshqiptare e Amerikës « Vatra ».

Shkrimi mban titullin : « Po Kombësia Shqiptare ? »

Drejtuesit e gazetës ishin në dijeni për situatën në të cilën gjendej Shqipëria asokohe, por letra e dërguar nga Vatra u ka mundësuar atyre të jenë ende dhe më të qartë mbi momentet e vështira që po përjetonte Kombi ynë.

Si fillim do të gjeni rrëfimin thumbues të gazetës mbi grekët e serbët dhe në vijim mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare nga Vatra.

Rrëfimi i gazetës :

« Ne kemi marrë nga Shoqëria shqiptare Vatra letrën në vijim e cila vërtetëson vëzhgimet që ne kemi paraqitur disa herë këtu (në gazetë). Grekë e Serbë, që flasin për parimin e kombësisë në interes të tyre, e dhunojnë atë në mënyrë cinike kur bëhet fjalë për vende më të vogla se ato. »

Letra e Federatës Panshqiptare të Amerikës « Vatra » :

« …Në vitin 1913, në Konferencën e Londrës, Shqipëria u sakrifikua për të kënaqur orekset e vendeve ballkanike ; E gjithë fusha shqiptare e Kosovës dhe Maqedonia perëndimore me pothuajse një milion shqiptarë, dhe Epiri i jugut me krahinat e tij të pasura, u dhanë shteteve të vogla fqinje.

Të inkurajuara nga Rusia, Greqia shkatërroi jugun e Shqipërisë dhe bëri hi më shumë se 400 fshatra ; po ashtu Serbia shkatërroi rajone të tëra shqiptare mes Shkupit, Pejës dhe Ohrit.

Shqiptarët e kanë pritur Konferencën e madhe (Bëhet fjalë për Konferencën e Paqes në Paris, janar 1919 – gusht 1920) me qëllim korrigjimin e dëmeve që kanë pësuar. Kemi folur për drejtësinë dhe të drejtën e kombësisë.

Nëse riparimi i padrejtësive dhe dëmeve që Shqipëria ka pësuar në 1913 është i vështirë, të lihen të paktën kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Londrës dhe t’i evitojmë asaj një copëtim të ri ; se Greqia dhe Serbia s’kanë aspak nevojë të zgjerohen në kurriz të Shqipërisë, ndërsa kjo e fundit nuk mund të copëtohet më tej pa pasur rreziqe serioze gjakderdhje (vdekje). »

Francë – 22 Janar 2017

* Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania(www.darsiani.com)

 

Filed Under: Histori Tagged With: « Po Kombësia Shqiptare ? », 1920, Aurenc Bebja, Vatra

VATRA, PROTESTË PARA AMBASADËS FRANCEZE NE WASHINGTON

January 7, 2017 by dgreca

Protesta organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd, Washington, DC 20007 /

1-ok-haradinaj-arrestKryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Gjon Buçaj, njofton vatranët dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, se të Hënën me 9 Janar 2017, do të organizohet një protestë paqsore në Washngton, prandaj janë të lutur që kushdo që ka mundësi të marrë pjesë, të udhëtojë drejt Washingtonit. Sa më shumë pjesmarrës, aq më shumë efekt ka protesta. Arrestimi i Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, Ish Kryeministrit të Kosovës, ish Komandantit të UCK-së, që e ka provuar dy herë pafajësinë e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për akuza të pabaza të Serbisë, është arbitrar dhe përbën precedent ndërshtetëror, diplomatik. Vatra gjykon se Serbia po përpiqet që të errësojë imazhin e Kosovës dhe ish luftëtarëve të saj të Lirisë dhe tenton që të barazojë xhelatin (Serbinë) me viktimën (Kosovën). Qeveria franceze në mënyrë arbitrare e ndaloi Ramush Haradinajn me një urdhër absurd të Serbisë. Edhe pse Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ajo e trajtoi Haradinajn jo si qytetar të një shteti të pavarur. Ky është një veprim arbitrar, dhe përbën provokim për Pavarësinë e Kosovës, një veprim që haptazi minon dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësinë e Brukselit. Franca i ka shkelë të gjitha të drejtat e një qytetari të pafajshëm, qytetari të një shteti të pavarur, i pafajshëm me vendime të Drejtësisë ndërkombëtare, duke zbatuar fletë-arreste të dalë kohe të Beogradit. Është kjo arsyeja që Vatra e ka vendosur ta bëjë Protestën para Ambasadës Franceze dhe jo para ndonjë Ambasade tjetër.

Protesta organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd

Washington, DC 20007

VATRA E KA NXJERRË LEJEN E PROTESTËS TEK AUTORITET E WASHINGTONIT.

BASHKËATDHETARË, KUJTONI PROTESTAT E ZHVILLUARA NDER VITE NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS PËR LIRINË E KOSOVËS DHE KONTRIBUONI QË EDHE KJO E SË HËNËS TË NA DALË ME SUKSES! SHPENZOJENI NJË DITË PËR KOMANDANTIN DHE LUFTËTARIN E LIRISË, PËR KOSOVËN DHE DINJITETIN E SAJ, PËR PAVARËSINË E RREZIKUAR.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Ne Washington, PARA AMBASADËS FRANCEZE, proteste, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT