• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDEROHET NE NEW YORK KUJTIMI I IPESHKEVIT TE NDJERE TE SHQIPERISE RROK MIRDITA

December 19, 2015 by dgreca

NEW YORK : Të shtunën, më 19 dhjetor 2015, duke fulluar në ora 11 deri në 4, pasdite në Qendrën “Nëna Tereze” – Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju Jork, anëtarët e familjes së Rrok Miridtës, në SHBA, pritën ngushëllime nga komuniteti shqiptarë, për ish-famulliatrin e kësaj kishe, të ndjerin Imzot Rrok K. Mirdita Arqipeshkëv Metropolitan i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës, i cili vdiq më datën 7 dhjetor 2015, në moshën 76-vjeçare.
Federata Pan Shqiptare e Amerikës Vatra, liderit e saj, veprimtarë të dalluar të komunitetit, besimtarë , familjarë, miq dhe njohës të Imzot Rrok Miriditës, përcollën me këtë rast kujtimet e tyre dhe lanë ngushëllimet më të thella për shkuarjen në amshim të Rrok Mirditës.
Gazeta Dielli shkruan në një reportazh të saj online se dje pasdite është nderuar në Nju Jork, kujtimi i Ipeshkevit të Kishës Katolike Shqiptare Rrok Mirdita. Dhjetra besimtar, dhe lider e vepritar të komunitetit, erdhën dje pasdite në Qendrën Kulturore” Nanë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare ”Zoja e Shkodrës”, shkruan Dielli, për të marrë pjesë në një të pame, e cila mbahej në nderim të Ipeshkevit të ndjerë të Shqiperisë Rrok Mirdita, ish meshtari i parë i kësaj kishe në Nju Jork, prej bashkimit të saj.
“Një përfaqësi e Vatrës e përbërë nga kryetari i saj, Dr. Gjon Bucaj me zonjën Nikoleta, zv. Kryetari Asllan Bushati, anëtari i kryesisë Marjan Cubi me zonjën Dila, Zef Pernocaj, Pashko Camaj, anëtar i kryesisë, editori i Diellit Dalip Greca, u kan shprehur familjarëve dhe besimtarëve të kësaj famullije ngushëllimet më të thella” shkruhet në reportazhin e Diellit-
Kurse, në faqen e internetit të kësaj kishe, në librin e shënimeve shkruan Dedë Bala ngushëllimin e tij duke thënë : “Jepja o zot jetën e pasosur, e ndrite drita pa mbarume. Në vitin,e tmershëm për shqiptarët,1999, ky njeri i Zotit, e ka thanë Meshën në shtepin time në Tiranë , thotë ai ndërsa shtonë se në prezencë të mbi 200 refugjatëve që i kisha strehuar në këtë shtëpi, ka thanë uratën dhe na ka dhanë bekimin, duke thane se zoti qoftë me ju – Pushoftë në paqe!”.
Një besimtare e devotshme dhe veprimtare e komunitetit Maria Dusi në postimin e saj thotë se “Imzot Rrok Mirdita ishte një shembull dhe një krenari për të gjith ne shqiptarët. I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij dhe I leht i qoftë dheu i tokës nanë.
Kurse, Drejtori i Qendrës “Nëna Terze” pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës,
Marjan Cubi në ngushëllimin e tij për këtë lajm të idhtë shkruan :” Zoti e bekoftë shpirtin e Arkipeshevit Rrok Mirdita . Aji pushoftë në paqe dhe kujtimet e mira mbetëshin përgjithmonë “
Raimonda Moisiu , kryetare e Shoqatës së Shkrimtarve Shqiptaro Amerikan, shkruan në mesazhin e saj ngushëllues :”U prehtë në Paqe! I përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij drita e saj që la pas për gjeneratat! Amen!
Shënime ngushëllimi ka lënë edhe gazetari Dritan Haxhia i cili ka shkruar :“Mos u harrofte kurre puna dhe emri i Arqipeshkvit Imzot Rrok Mirdita.
Lola Artiste Limo “Krishti e past ne Parriz” dhe Pashk Maksuti i cili ngushëllon duke thënë : “Pushoft ne paqe”
Kështu, pra shqiptarët, do ta kujtojnë ipeshkvin si bariun e parë pas komunizmit, që e drejtoi Kishën e rilindur në rrugën e përtëritjes e të zhvillimit; do ta kujtojnë për kontributin e dhënë në harmoninë fetare, ka thënë presidenti iShqipërisë, zoti Nishani.(Photo credite Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: NDEROHET KUJTIMI I IPESHKEVIT TE NDJERE TE SHQIPERISE, RROK MIRDITA, Vatra

DIPLOMATËT E KOSOVËS NË SELINË E VATRËS

December 11, 2015 by dgreca

DREJTORI I AKADEMISË DIPLOMATIKE TË MINISTRISË SË JASHTME TË KOSOVËS Z. SKËNDER DYRMISHI DHE KONSUJT YLBER KRYEZIU E FATMIR ZAJMI VIZITUAN VATRËN/

Diplomati Skënder Durmishi, Drejtor i Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Jashtme të Qeverisë së Kosovës, pasditën e së Premtes, 11 Dhjetor 2015, së bashku me konnsujt e Kosvës në Nju Jork, vizituan Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.

  1. Dyrmishi ka qenë i ngarkuar me punë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, si dhe celë ambasadën e Kosovës në Australi etj. Tash ai kryen detyrën e drejtorit të Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.

Diplomati Dyrmishi, ndodhet në SHBA për një vizitë në shtetin Iowa, ku Kosova ka një program kualifikimi me Universitetin e këtij shteti për kualifikimin e diplomatëve të rinj, si dhe programe të tjera në fusha të ndryshme, vecanërisht në fushën e mbrojtjes.

Diplomati Dyrmishi shoqërohej në vizitën e tij në Vatër nga konsujt e Republikës së Kosvës në Nju Jork, Ylber Kryeziu dhe Fatmir Zajmi.

Diplomatët i ka pritur kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga dy zv/kryetarët Agim Rexhaj e Asllan Bushati si dhe anëtari i Advisory Board,vatrani i vjetër Zef Pernocaj, anëtari i Kryesisë dhe arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, anëtari i kryesisë dhe Editor i Diellit Dalip Greca.

  1. Bucaj u ka uruar mirëseradhjen mysafirëve dhe u ka folur shkurtazi për veprimtaritë e Vatrës. Më pas e ka marrë fjalën mysafiri Dyrmishi që ka falenderuar për pritjen dhe ka përgëzuar Vatrën për misionin e saj Kombëtar dhe veprimtarinë e pandërprerë për 103 vite. Ai ka folë edhe rreth vizitës së tij në SHBA.

Mysafirët i kanë përshëndetë edhe dy zv/Kryetarët e Vatrës zotërinjët Rexhaj e Bushati, anëtari i kryesisë Marjan Cubi , Zef Përnocaj dhe Editori. Në bisedë u fol për veprimtaritë e Vatrës, por edhe për brengosjen e madhe të Vatrës për ngjarjet në Kosovë e në Shqipëri, ku krimi dhe korrupsioni, janë në nivele rekord për gjithë rajonin, si dhe për ngjarjet e rrezikshme në Parlamentin e Kosovës, për dialogun e munguar, për kriminalizimin e politikës në Shqipëri, dhe për standartet e ulta të demokracisë.

Përshëndetën edhe dy konsujt e Republikës së Kosovës, Fatmir Zajmi dhe Ylber Kryeziu.

Filed Under: Vatra Tagged With: Konsujt, Skender Dyrmishi, Vatra

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA” PËRCJELL NGUSHËLLIMET MË TË THELLA PËR IMZOT RROK MIRDITËN

December 7, 2015 by dgreca

Me idhnim të thellë morëm lajmin e vdekjes së parakohëshme të Shkelqesës së Tij Imzot Rrok Mirdita, sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Titanë. Familjarët dhe farefisi humbin njeriun e tyne të dashtun, kurse Arkidioceza Tiranë-Durrës humbë prijsin e vet dhe bota shqiptare një klerik i cili i shërbeu Kishës Katolike dhe kombit me përkushtim fetar e atdhetar, në frymën e harmonisë ndërfetare të trashigueme nga paraardhësat e tij. Imzot Mirdita shërbeu shume vjet sifamullitari Kishës Katolike Shqiptare në New York, ku “Vatra” pat bashkepunim dhe respekt të ndërsjelltë në komunitet. Ma vonë, mbas ramjes së diktaturës ateiste, shkoi në Shqipni dhe ndimoi në rimëkamjen e besimit dhe rindërtimin e objektevet fetare, përkrahi dhe ndimoi nevojtarët pa dallim besimi, mbështeti dhe frymezoi zhvillimet shoqnore në klimen e tolerancës politike të bashkëpunimit në humnerën e shkatrrimit shpirtnor që la komunizmi. Ai zen nji vend të nderuem ndër figurat me vlerë të madhe kombëtare të kohës sonë.
Familjarëvet, Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës e besimtarëvet dhe klerit shqiptar në përgjithësi, i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Kryetari i Vatres
Dr. Gjon Bucaj
New York,7 dhetor 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: Imzot Rrok Mirdita, percjell ngushellimet, Vatra

VATRA, KOMUNITETI, CESHTJA KOMBETARE DHE VETEDIJA KOMBETARE

December 6, 2015 by dgreca

OPINION NGA SAIMIR DASHI/ NEW YORK/

Perpjekjet e gjithashme ne gjithe trojet Shqiptare po ngrene hije paniku ne Ballkan .
Ka ardhur koha qe en shqiptaret te zgjohemi nag letargjia dhe te punojme te gjithe bashke per ngritjen e vetedijes kombetare dhe te luftojme per bashkim kombetar permes rritjes ekonomike, morale , kulturore e sportive, ne cdo vend te botes, kudo ku qe jetojme e punojme. Duhet te shtyjme  ne nje nivel me te larte vetedijen Kombëtare e te kuptojme qe na jane mohuar te drejtat tona minimale per  te jetuar te gjitha bashke. Po si?
Ka ardhur momenti , qe si Komb te ndertohet nje strategji kombetare qe t’i paraprije bashkimit Kombetar. Kjo platforme te jetesohet kudo ku jetojne shqiptaret, ne Shqiperi , ne Kosove, tek shqiptaret e Malit te Zi , Maqedonise e Camerise , Lugines se Presheves, Turqise te punojne se bashku ne cdo menyre per te rimekembur moralin tone ekonomine tone. Duhet krijuar nje bashkepunim funksional per te fituar ato qe na jane mohuar. Bashkepunimin e minon percarja Kombetare. Qe bashkepunimi te jete funksional duhet te rritet vetedija Kombetare si kundervenie e percarjes Kombetare.
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, prej 103 vitesh vepron Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA”. E krijuar 7 muaj para se te shpallej Shteti i Pavarur Shqiptar, Vatra ka marre persiper qe te kryej rolin e shtetit te munguar Shqiptar, ne momente kritike te vendit. Endrra e cdo shqiptari eshte te arrije sukses kudo qe te jete ne një qellim te perbashket te krijojme shqipërine etnike e te mohuar prej padrejtesive te kahershme. Kjo enderr mund te behet realitet vetem nepermjet nje bashkepunimin serioz e te vullnetshem te gjitha faktore shqiptare kudo ne bote . Nuk Ka qellim me te madh ne kete jete te krijojme  nje mentalitet tjeter se vetem nepermjet bashkepunimit  midis  nesh  ne te gjitha aspektet , ku te gjithe te  japim kontribut maksimal qe cdo bashkatdhetar te ndihmohet qe te hapen opurtunitete nga vete komuniteti yne ne radhe te pâre mendoj se kjo fryme e ide pozitive do te arrije sukses per te bere te mundur zhvillimin e bashkimin tone me shpejt se c’mendohet.Bashkepunimi i deritanishem eshte me shume per spektakel folklorik se sa bashepunim funksiona. Ka organizata e shoqata formale, qe ekzistojne vetem ne lista kolektive  dhe nuk kane asnje ndikim ne komunitet. Per cfare duhen keto dhe cfare efekti kane? Ka kaq shume per te punuar e permiresuar punen ne kete drejtim, duke filluar qe nga Vatra e te gjitha shoqatat Shqiptare ketu en Amerike dhe kudo ne bote. Nese te gjithe punojme me nje qellim te caktuar nuk ka asnje gje qe ta ndale forcen tone . I bej thirrje te gjitha shoqatave, veprimatreve,  akademikeve artisteve profesionisteve te gjithe profesioneve te organizohen jo formalisht, por t’i sherbejne ceshtjes sone Kombetare. Qellimi yne te jete rrija e emrit dinjitetit  tone e krijimi i kushteve per te pasur  ndikim tek ceshtja Kombetare dhe per te organizuar veprimtari ne dobi te ceshtjes Kombetare. Veprimtaria jone eshte e mira qe t’i sherbeje edhe dergimit te investimeve ne vendlindje. Ne duhet te fokusohemi tek perparesite ekonomike ne Shqiperi e Kosove , krahu  i lire i punes , nje Turizem i mrekullueshem, ku Shqiperia eshte akoma nje perle e pazbuluar. Shqiperia ka nje rini shume aktive qe mendoj se potencialet e saj jane akoma te paperdorura ne kapacitet te plote ose jane zhvilluar vetem ne menyre individuale.

Mendoj qe nese faktori Shqiptar punon se bashku ne mund te ecim shume me  shpejt se koha . Kam mendimin se veprimtarite bashkrenduse duhen pare e shfrytezuar edhe ne perfitime pergjithe secilin. Nese ne te gjithe ndihmojme njeri tjetrin me informacione, krijojme rrjete reale bashkepunimi, nese bejme biznes se bashku, atehere shume shpejt edhe ne Shqiperi e Kosove nuk do kete nevoje per te ikur por do jete e nevojshme kthimi yne .
Nje grupim rinor eshte duke u organizuar rreth Federates VATRA dhe ne kemi aspirata per t’i sherbyer ceshtjes tone kombetare sepse kete mundesi na e jep trashegimia historike e VATRES. Vatra eshte e hapur qe te krijoje hapesira bashkepunimi dhe gjitheperfshirese ne komunitet dhe t’i prije ceshtjes kombetare sepse kete te drejte ia jep veprimtaria e saj per me shume se nje shekull. Ajo do krijoje takime me te shpeshta me komunitetin ne NY e do te shohim mundesine e rritjes se bashkepunimit ne nivel praktik .  Jo vetem en Nju Jork, ku eshte epiqendra e organizatave, por Vatra i ka mudnesite ta shtrije bashkepunimin edhe ne shtete te tjera, perfshire edhe Kanadane. Veprimtarite e festes se 103 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ne shume shtete treguan perparesite e Vatres ne komunitet.

   Bashkepunimi ne komunitet duhet te synoje edhe ne perfitime praktike. Kjo dikton bashkepunim te kualifikuar, por edhe krijimin e nje baze qe t’i sherbeje se ardhmes. Si psh krijimin e nje database me Shqipare qe kane nevoje per punesim ne profesione te ndryshme e ku te gjithe anetaret e vatres qe punojne ne institucione apo biznese te ndryshme te shkembejne informacione e te marrin ne pune profesioniste shqiptar, apo tu krijohen mundesi per intervista , projekte , intershipe apo mundesi per te krijuar biznese te ndryshme . Qellimi i Vatres, pervec veprimtarive per ceshtjen Kombetare, ruajtjen e traditave Kombetare, mendoj se duhet te jete edhe ekonomik e moral per te nxitur  bashkepunimin midis nesh e per te ndihmuar  njeri tjetrin pa asnje dallim.
Nese punohet shume ne kete drejtim e ne menyre konsistente atehere vizioni e endrra e Fan Nolit e Faik Konices do behet realitet shume shpejt e Federata Vatra do te kthehet ne nje promotor i bashkimit Kombetar, bashkimit ekonomik e moral i te gjithe trevave shqiptare dhe do t’i paraprije  endrres sone per bashkim real dhe folklorik Kombetar. Gjithcka mund te arrihet vetem kur te rritet vetedija kombetare qe te synoje bashkimin kombetar.

Filed Under: Opinion Tagged With: ceshtja Kombetare, Komuniteti, Saimir Dashi, Vatra

Shqiptaret në Florida festuan Ditën e Flamurit dhe 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

November 30, 2015 by dgreca

Nga Lek Gjoka/
Muaji Nëntor është muaji i shqiptareve i Ditës së Flamurit dhe i Pavarësisë së Shqipërisë .Në Florida vitet e fundit janë shtuar shumë ardhjet e familjeve shqiptare saqë nga Jacksonvilla në Orlando,Tampo, Clearwater , West Palm Beach, Fort Lauderdale ,Miami etj flamuri kuq e zi dhe ndjenjat e shqiptarisë janë bërë jetësore . Ndjenja e të që nurit shqiptar është një kënaqësi e madhe edhe për brezin e ri te mërgimtareve të cilët ndryshe nga vendet e Europe’s krenohen për të qe nurit me gjak shqiptari gjak që qarkullonte edhe në dejtë e nënës së gjithë botës nënë Terezës.
Me 28 Nëntor në Town Center në Jacksonville Florida nga dega e shoqatës Pan Shqiptare Vatra e në veçanti kryetari i saj Adriatik Spahiu u organizua festa e Flamurit dhe 103 vjetori i Pavarise.Restoranti Maggiano’s Little Italy  ishte veshur kuq e zi ku bukurinë me tepër ia shtonin shqiptaret që kishin ardhur për të festuar ketë ditë të shenjtë të shqiptarisë.
Këngëtari i talentuar korçar Devis Xherahu  ftoi të gjithë pjesëmarrësit të ngrihen në këmbë e të këndonin në kor himnin e kombit shqiptar Himnin e Flamurit .I gjithë salla u shkri ne një saqë flamurit shqiptar në mur i shndriste  më shumë nuri kur shikonte emocionet e shqiptareve dukë kënduar himnin e tyre plot ndjenja dhe emocione.
Festa e ktheu ambientet e restorantit në një ambient shqiptar.Sapo mbaroi këngëtari korçar   Devis Xherahu,këgëtaria e talentuar shkodrane Alma Velaj e ndezi sallën me tingujt e bukur të jareve shkodranë duke ju sjelle shkodraneve pjesëmarrës një ndiejnë kënaqësia nga vendlindja e tyre Shkodra e cila ju mungonte prej dhjetëra e dhjetëra vitesh.
Festa po vazhdonte në të njëjtën ritem.Prezantuesja e talentuar e televizionit shqiptar Silvana Braçe në një moment ftoi të gjithë pjesëmarrësit se një vogëlushe amerikano-shqiptare ka dëshirë të recitonte shqip një poezi për Atdheut saj dhe vendlindjen e prindërve të saj Shqipërinë . Salla ra në heshtje.Vajza e vogël shqiptare me gjithë emocionet recitoi plot ndiejna poezinë për Atdheut duke marre në fund duartrokitjet e bashkatdhetarëve të saj.
Edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi filloi të fliste plot humor e që në çast kaloi në tingujt e këngëve të tija këngë që ngrenë peshe brezin e ri  të mërgimtareve te cilët nisen të kërcenin rok .
Afroi mesi i natës . Festes po i vinte fundi.Në të vërtete të gjithë donin që kjo nate festive me shije shqiptare të mos mbaronte kurre.Madje ju dukej si e pabesueshme se si orët kishin ecur kaq shpejt.
Jeta vazhdon udhëtimin e saj jetësor plot ndiejna e ngrohtësi floridiane.Në ketë udhëtim jete në Florida edhe shqiptaret vazhdojnë të udhëtojnë në të njëjtin udhëtim jete por pa harruar asnjëherë Shqipërinë , kulturën , historinë dhe gjuhën e ëmbël shqipe si dhe ngjarjet e shënuare të kombit shqiptar sikur është dita e 28 Nëntorit Dita e Flamuri ditë që na kujton valëvitjen e shqiponjës nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbi kalanë e Krujës dhe valëvitjen po më 28 Nëntor në Vlorë nga plaku i urtë Ismail Bej Vlora i cili bashke bashke me burrat e mençur të kombit shqiptar shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga uzurpimi pese shekullor nga perandoria osmane-turke.
Ëndrra shqiptare vazhdon.Edhe shqiptaret në Florida jo vetëm në raste festash por gjithmonë po presin në pritje shekullore bashkimin e trojeve të copëtuara shqiptare në një Shqipëri Etnikë.
Jacksonville Florida
Nëntor 2015

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: 103 vjetori, Lek Gjoka, shqiptaret, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT