Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë per ndarjen territoriale te Republikes se ishte një ndërhyrje e papranueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë me një arrogancë që nuk tremb më askënd. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet përgjigjen dinjitoze të ministrit tonë të Jashtëm, z.
Ditmir Bushati. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ndaj shteti grek nuk mund të kërcënojë më Shqipërinë, sikurse ka bërë dy dekadat e fundit.
Presioni që vijohet nëpërmjet thirrjes në Athinë të Vangjel Dules nuk duhet të tolerohet. Z. Dule iu rezervua posti i nënkryetarit të Kuvendit, si një mundësi që të rriste peshën e përfaqësimit të
minoritetit grek në Shqipëri. Përkundër këtij shansi, ai tregon edhe një herë se tenton të luaj rolin e Kalit të Trojës në Tiranë, duke keqpërfaqësuar edhe atë pjesë të vogël të minoritetit që e voton.
Deri më tani, për shkak të madhështisë së kombit shqiptar, ne kemi pranuar krijimin e tri bashki artificiale me shumicë shtetas shqiptar të pakicave etnike. Greqia, jo vetëm që nuk njeh minoritetet, por në zonat minoritare ka krijuar mbiprefektura sui generis vetëm dhe vetëm për të pamundësuar zgjedhjen e minoritarëve në krye të njësive vendore. Këtë shembull negativ ne e refuzojmë.
ÇËSHTJA ÇAME:NUK KA PERSE TE NA ÇUDISË QËNDRIMI I VENIZELLOS
ARTUR VREKAJ, Worcester, MA SHBA/
Veprimi diplomatik i qeverisë Shqiptare të Shqipërisë për njohjen e Çështjes Çame sapo ka filluar me dialogun ndërqeveritar në vizitën e ministrit të Jashtëm Grek Venizellos në Tiranë këtë javë.
Aspak nuk duhet të çuditemi me qëndrimin Grek të Venizellos në Tiranë për mosnjohjen e Çështjes Çame. I njohim mirë Grekët edhe pse kanë patur Shqiptarë në udhëheqje të shtetit që prej kryengritjes së përgjithshme për Pavarësinë e dhuruar nga Shqiptarët. Edhe pse që nga hapja e pikës së Kakavijës kemi patur rastin të komunikojmë me Shqiptarë që kanë qënë ministra të Jashtëm të Greqisë në më të shumtën e rasteve me Papulias ( sot President i Greqisë) apo Theodor Pangallos.
Kjo dramë ka filluar që më 1878. Atëherë e më pas më 1913 dhe 1919 lobimi për Çështjen e Jugut të Shqipërisë (vilajetin e Janinës-Çamërinë) ishte në rend të ditës si sot.
Greqia tregoi muskujt në Tiranë ( sikundër edhe në Berlin dhe Paris më herët) edhe pse sot është më në hall se Shqiptarët e Ballkanit duke ditur se ka një borxh përmbi dy herë më të madh se ne ( Shqipëria dhe Kosova së bashku) bazuar në mbështjetjen historike të Europës dhe Rusisë.
Shqipëria amë duhet të qëndrojë e kthjellët, sepse ne jemi rreshtuar me shtete dhe kombe që janë kundër gjenocideve njerëzore ndaj nesh si komb, kundër padrejtësive shekullore që na janë bërë nga fqinjët e në veçanti Greqia ( për rastin në fjalë) që ka sot të grabitur padrejtësisht territorin më të madh të banuar nga Shqiptarë autotoktonë-Çamërinë.
Një vend anëtar i NATO-s kërcënon diplomatikisht se nuk kemi frikë ( Venizellos, 14 tetor 2013)! Edhe pse ende Greqia ka një ligj lufte në dëm të Shqipërisë dhe Çamërisë. Kjo ndodh edhe sepse BE dhe NATO nuk janë ndalur si duhet me Greqinë megjithë elementët neonazistë në Parlamentin Grek dhe thirrjet e tyre për luftë kundër Shqipërisë këtë verë.
Shqipëria me ministrin e Jashtëm Bushati nuk kërkoj ndryshime territoresh por Shqip vetëm të drejtën e njohjes së Çështjes Çame, të drejtën e pronësisë së Çamëve.
Grekët kanë ende oreks për territor Shqiptar dhe këtu mund të përmendim edhe piketat Greke në territorin Shqiptar me Varrezat Greke në Jug të Shqipërisë apo dhe miljet detare në det të hapur që i përket Shqipërisë.
Kjo situatë në dëm të sovranitetit të Shqipërisë gjatë këtyre 23 vjetëve u degradua me qëndrime antishqiptare jo vetëm të Athinës zyrtare, por edhe të Tiranës zyrtare.
Papërgjegjshmëria më e madhe e deputetëve Shqiptarë e në veçanti e Servet Pëllumbit, ish-kryetar Kuvendi si dhe e Jozefina Topallit, së fundi, treguan se sa kombëtarë janë këta përfaqësues të popullit tonë kur bie fjala për interesa kombëtare siç është votimi dhe botimi i Çështjes Çame në kohën e duhur.
Po mbushet një shekull nga masakrat Greke në Çamëri dhe Shqipërinë e Jugut dhe ende qëndrimi Grek nuk ka ndryshuar. Bile, me qeverisjet e mëparshme Shqiptare të 23 viteve të fundit është krijuar terren pro-Grek për më shumë influencë Greke në Tiranën zyrtare nga brenda.
Shqiptarët duhet të kuptojnë se Çështja Çame nuk është detyrë vetëm e diplomacisë Shqiptare të Tiranës, por e të gjithë faktorit Shqiptar të Ballkanit dhe Diasporës. Prandaj, lobimi në favor të njohjes ndërkombëtare të Çështjes Çame deri në arritjen e saj duhet të marrë përmasa reale pranë institucioneve ndërkombëtare si Parlamenti Europian, NATO, OKB, OSBE, si dhe Kongresi dhe Senati Amerikan.
Ashtu si një shekull më parë, Shqiptarët e Amerikës duhet të përbashkohen të lobojnë me çdo mënyrë sikundër bëri Noli, Konica për dy dekada apo dhe DioGuardi së fundi për një çerek shekull për të bërë të qartë në Kongres dhe Senat Çështjen Çame si pjesë e Çështjes Kombëtare Shqiptare.
Një peticion me firmat e të gjithë Çamëve të Amerikës mund të ndihmojë si pjesë e një Dëshmie Historike për kalvarin e mundimeve gjatë Gjenocidit Grek të ushtruar mbi ta dhe familjet e tyre.
Po ashtu hartimi i një ProjektRezolute për Çështjen Çame dhe propozimi i saj për votim në Kongresin dhe Senatin Amerikan kërkon një bashkërendim për një lobim të fortë me të gjithë komunitetin Shqiptar e në veçanti me Lidhjen Qytetare të DioGuardit që ka dhënë tonin për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës siç ishte dhe rasti i Dëgjimit Historik në Kongres për Marrëveshjen Kosovë-Serbi në prill 2013.
Krijimi i një Grupi Ndërparlamentar me deputetë Shqiptarë të Ballkanit ( përfshi deputetët Çamë) do të jepte mundësinë e përmbushjes së një axhende më të plotë për një lobim më të përfaqësuar për njohjen e Çështjes Çame në Bashkimin Europian.
Dosja e Çështjes Çame do të udhëtojë drejt Strasburgut jo se na e tregoi rrugën Greqia por, sepse ne jemi të vendosur për të kërkuar të drejtën Çame me çdo mënyrë legjitime e demokratike.
Kjo do të tregojë edhe se sa demokratike është Europa, e cila duhet të kuptojë se kombi ynë nuk mund të nëpërkëmbet më.
Për çdo subjekt Shqiptar, partiak apo shtetëror apo dhe të Diasporës Çështja Çame sot le të jetë në rend të ditës për lobim. Le të përbashkohemi vëllazërisht.
FRIKA NGA E VERTETA
Çamëria Shqiptare nuk është Fantazëm për të trembur palikarët greke, aqë më pakë udhëheqesat e tyre. Ajo është një Krahinë e Banuar nga Shqiptarë që nga para historia, e shkruar dhe e njohur si e tillë edhe nga historianët e lashtë grekë/
Nga SALI BOLLATI/NEW YORK/
Kur ne, Shqiptarët me krenari të madhe po festonim 100 vjetorin e ngritjes se Flamurit Tonë Kombëtar nga Ismail Bej Qemali në Vlorën Historike; ndoshta pa dashur ose i entuziazmuar nga Ndjenja e lartë e Shqiptarizmës të shprehur anë e kënd , jo vetëm ne trojet etnike shqiptare, por në botën mbarë, që nga Amerika deri në Australi, kryeministri firmosi një pergamen(helbete,le të mbetemi edhe ne si faraonët e Egjiptit të lashtë?!) Në atë pergamen, veç të tjerave shkruajti edhe emrin e Prevezës , një nga qytetet më jugore të Trungut Shqiptar, të banuar prej mijëra vjetësh nga Shqiptare Autoktone. Nuk shtoi asnjë gjë më tepër se sa I Nderuari At Gjergj Fishta, si edhe shumë intelektualë atdhetarë kanë kënduar para 100 vjetësh:
Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari në Manastir,
Edhe Flamuri Shqipnisë
Si flakë mnijet e Perendisë
Do t’valvitet në Kaçanik!
Pra nuk përmendi asgjë më shumë sesa disa nga emrat e vendbanimeve mijëra vjeçare të Shqiptarëve.Por jo për çudi, sa u ndëgjua emri I Prevezës së Abedin Pashë Dinos -Çamit që më1879 me këmbënguljen Atdhetare dhe njohuritë Intelektuale I imponoi Kongresit të Berlinit të anullonnte vendimin e mëparshëm dhe Krahinën Shqiptare të Çamërisë me kryeqendër Janinën e Ali Pashë Tepelenës të mos e ndante nga Trojet e tjera Shqiptare ; atje në Athinë, ministrit të jashtëm grek, I cili kishte miratuar vajtjen në Tiranë për këtë 100 vjetor, I hyri frika në palcë( si palikar I vërtetë grek) dhe anulloi vizitën zyrtare??!
Kjo frikë e kishte ndjekur edhe presidentin grek më 2005, I cili megjithëse kishte hyrë pa u ndjerë në Shqipëri I mirepritur edhe nga Janullatosi, u tremb te takohej me Presidentin Shqiptar që e kishte ftuar, dhe ja mbathi vrapit për në Athinë. Atëhere nuk ishte përmendur asnjë emër, por meqenëse kishin dalur për mirëseardhje edhe Shqiptare të Çamerisë-pra edhe si qytetarë grekë të lindur atje; ai ju tremb edhe bashkëqytetarëve të vetë, (megjithëse shprehen se kemi “marëdhanie të shkëlqyera strategjike”), dhe duke shkelur edhe rregullat më elementare të protokolleve diplomatike, nuk pranoi të ulej në sofrën mikëpritëse të shtruar nga Presidenti Shqiptar??!
Çamëria Shqiptare nuk është Fantazëm për të trembur palikarët greke, aqë më pakë udhëheqesat e tyre. Ajo është një Krahinë e Banuar nga Shqiptarë që nga para historia, e shkruar dhe e njohur si e tillë edhe nga historianët e lashtë grekë. Emri Çam-Çamëri është emri antik Thiamis-lumit të sotëm Kallama, trimat e sajë Boçarenjtë, Pronjatët, Çaparenjtë e shumë të tjerë janë emrat e prijësave dhe heronjve të kryengritjes greke te 1821, me gjuhën e tyre “gluhën e Perëndisë”,për çudi të madhe edhe të mbretit që I sollën gjermanët Greqisë, ishte gjuhë e Parlamentit te parë në Greqi. Në atë kohë gjithë Athina dhe fshatrat përqark dhe më shumë se gjysma e sipërfaqes së Greqisë së sotme banohej nga shqiptarë-Arvanitas dhe Çamë që flisnin gjuhën shqipe dhe jo greke.
Po të ndjekësh historianët e sotëm grekë si ata të edukuar në Amerikë prof. Stavrianos ose ata të universitetit të Athinës ose të stacionit televiz SKAY po të Athinës, do të mësojsh se grekët që banojnë në Greqinë e sotme nuk janë aspak pasardhës të grekëve të lashtësisë, bile ata krenoheshin me emrin Romei ashtu si edhe sot shqiptarët e krishterë në Çamëri e quajnë vehten Romei;grekët e sotëm janë krijesa të shartimeve të shqiptarëve-Arvanitasve, turqëve, sllavo maqedonasve, vllehëve dhe romëve.
Kur fuqitë europiane vendosën të krijonin një shtet grek më1831, pavarësisht se përfshinë një pjesë shumë të madhe të Shqiptarëve-Arvanitas që banonin në fshatin Athinë të asaj kohe , në ishujt dhe Peloponez; por krahinën e pastër shqiptare të Çamërisë nuk mundën ta ndajnë nga trojet e tjera shqiptare. Bile edhe kongresi I Berlinit, në sajë të kundërshtimeve por edhe të luftës se shqiptarëve, anulloi vendimin e mëparëshëm të tijë, duke mos ja dhënë Krahinën e Çamërisë. Por dihet që “megalidea ose ma mirë megalomania greke vazhdoi përpjekjet dhe me mbështetjen prapë të atyre fuqive europiane, më 1913 e pushtoi krahinën më jugore të Shqipërisë.
Dhe për ta mbështetur edhe më tepër këtë pushtim vazhduan të zgjerojnë “megalidenë” duke krijuar të ashtuquajtur “vorioepir”.Pra,simbas tyre jo vetëm Çamëria nuk është shqiptare, por edhe pjesa tjetër e jugut shqiptar është greke??!
Ketu duhen shikuar mirë perceptimet greke për kufijtë e sajë verior: 1.Greqia nuk e ka nënshkruar protokollin e Firences që përcakton kufirin verior te saje me Shqipërinë.
2.Greqia mban ende ne fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë të 1940??
3.Jo vetëm organizata ekstreme por edhe funksionarë grekë në Shqipëri deklarojnë me paturpesi se pjesë ose krahina të tëra si Korça, Himara e tj. qenkan greke?!.
4.Deputetë kërkojnë nga parlamenti grek “pavarësinë” e të ashtuquajtur “VE
5.Me mbështetjen e qeverive të Tiranës, grekët kanë hapur shkolla edhe atje ku nuk ka banuar asnjë grek
6.Me uzurpimin e Kishës Autoqefale Shqiptare nga një peshkop ose më qartë nga një kryeambasador i greqëzimit të Shqipërisë, duke zhdukur me qëllim të gjitha gjurmët e shqiptarësisë(këtu e vlen për tu nënvizuar, se atdhetarët e krishterë ortodoks shqiptare e ngriten KAOSH-in me të vetmin qëllim që të vlerësohen SHQIPTARE dhe jo grekë).
7. Me varrezat e ushtarëve pushtues në gjithë jugun e Shqipërisë
Dhe pa harruar tokat e bejlerve shqiptarë të dhëna ish argatëve ardhacakë grekë, atëhere del më se I qartë pretendimi I shprehur nga deputetë neofashistë grekë, që asaj pakice greke të ushqyer me pensione mujore me të hollat e taksapaguesave europianë ti lind“e drejta” e autonomisë.??
Dhe të gjitha këto , në përputhje me kërkesat për integrimin e Shqipërisë në BE?!
Sepse sipas grekëve, megjithëse ata kanë mbetur “pa brekë” si lypësa të vërtetë, por edhe bukëshkalë, u lindka e drejta që ta rekomandojnë ose jo Shqipërinë për në BE??!.
Ketu nuk mund të harrohet se ashtu siç ishte Shqipëria në kohën e komunizmit (pa brekë, por në të vërtetë jo lypëse!) “fener ndriçues për botën” sot na del Greqia e pocaqisur, që ka brenda sajë jo vetëm neofashista por edhe komunista të rregjur, si rekomanduese??
Tamam,ashtu siç thotë me të drejtë populli ynë: “Dhi e zgjebosur, me bishtin përpjetë”.
Sot për herë të parë, në mes të Tiranes, Z.Ditmir Bushati, si minister i puneve te jashtme,me kjartësi e dinjitet të plotë por edhe si trashegimtar i Pashallareve Bushatllinje(ndoshta nuk e di,por në gjak e ka;para 200 vjetesh Bushatllinjtë, kishin ftuar per mësues dhe edukator të fëmijve të tyre Rilindasin e Madh Hasan Tahsinin nga Çamëria!); midis të tjerave i tregon Venizelosit:
Pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar, për faktin se sa na përket ne, ajo që njihet si Çështja Çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy.
Të tejkalohen pengesat historike një nga një sepse duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit rajonal
Ndërsa , duke harruar frikën e nëndorit të kaluar,me fëtyrë të shëmtuarë e të ngërdheshur, tamam greke, zv/kryeministri e Ministër i jashtëm grek z.Venizelos, si dishepull i denjë i antishqiptarizmit, bërtet me zë të lartë se nuk e njeh Problemin Çam?!
More malakas(siç i thoni vehtes ju), nuk janë Shqiptarë vetëm muslimanët e Çamërisë që masakruat dhe dëbuat me dhunë, por edhe vëllezërit e tyre të krishterë Shqiptarë Çamë janë dhe Shqip flasin mes tyre dhe fëmijëve, ata e ndjejnë vehten shumë të përmallur kur takohen dhe flasin shqip me neve(them me neve Shqiptaro Çamë të Amerikës, se juve megjithese nuk e njihkeni Çamërinë, si e shpjegon o Venizelos që nuk i lejon Çamët e dëbuar që sot jetojnë në Shqipëri të shkojnë e të vizitojnë vendet ku kane lindur??! Dhe e quani vehten “demokrat” dhe Greqinë “djep demokracie”??
Më fal, por dua të kujtoj të hapesh dosjet e ministrise që përfaqëson dhe të shikojsh vizitën e të ngarkuarit të asaj ministrie me Ambasadorin Shqiptar z.Lik Seiti në Krahinën e Çamërisë më 5-9 qershor 1972.Këtu kryetari i Bashkisë së Gumenicës fliste Shqip dhe deklaroi se shumë fshatra flasin shqip, aty mund të takosh plaka që flasin vetëm shqip, se nuk dinë greqisht
Në prefekturën e Prevezës,kishte mbi 40 fshatra që flisnin Shqip!!
Pra si u zhdukën ata mijëra vetë Shqiptarë Çamë dhe ju pohoni se nuk ka Çështje Çame??!
Ndërkombetarët, jo se nuk e kuptojnë, por duhet ti flasin qartë Greqisë ”europiane” që të meret me punët e veta dhe në perputhje me të gjitha të drejtat e njohura nga legjislacionet ndërkombëtare, të pranojnë genocidin e ushtruar ndaj popullësisë shqiptare të Çamërisë duke I njohur të drejtat e pronësisë shekullore dhe atë të identifikimit me shkolla dhe administratë ne gjuhën amtare shqip.
Këto kërkesa më se të drejta të përfshira në Rezolutën Çame paraqitur parlamentit Shqiptar , nuk kanë asgjë të përbashkët me nacionalizmin e përmendur, ato janë të drejta legjitime që I kanë njohur vetë fuqitë europiane. Dhe kur këto të drejta të pamohueshme neglizhohen, tu kërkohen autoriteteve greke ti zbatojnë. Në rast se jo Greqia e krijuar dhe e mbështetur gabimisht prej këtyre fuqive europiane të largohet nga BE si edhe nga NATO.
Pra nuk është Greqia ajo që nevojitet të na rekomandoi Shqipërinë për në BE, ose Maqedoninë për në NATO, por duhet që ajo të dëbohet prej tyre si grindavece, dembele, lypse dhe bukëshkalë e Europës.
Këtë duhet ta kenë shumë të qartë edhe deputetët e Parlamentit Shqiptar. Ata në rast se e ndjejnë vehten si përfaqësuesa të popullit shqiptar, duhet ta ndjejnë edhe krenarinë e të qenit Shqiptar.
Dinjiteti Shqiptar vendoset kur kërkohen të Drejtat e shqiptarëve kudo ku i ka vendosur Zoti si në Kosovë,Mal të Zi, Çamëri, Dibër, Preshevë e Diasporë.
Dhe ta kenë shumë te qartë se Shqiptarët janë të zgjuar, puntorë të palodhur, nuk kanë qenë asnjëherë lypsa si fqinjët shovinista, jemi trima dhe krenarë si Shqiptarë. Këto cilësi , megjithëse me vonesë(jo per faj te popullit), po I tregojmë sot kudo ku na shpërndau padrejtësisht komunizmi enverian, me punen, veprat dhe dinjitetin tonë.
Sali Bollati, New York, Tetor 14, 2013