Nga Times Square Beqir Sina/
Zyrtarët e lartë të qytetit Manhattan Borough President Scott M. Stringer, Bronx Borough President Ruben Diaz Jr dhe Assemblymember Mark Gjonaj – Avokati Stephen (Stivi) Kaufman, ish-zyrtar i bashkisë së Nju Jorkut, festuan së bashku me shqiptarët në sheshin më të madh në botë – në zemër të New Yorkut, Times Square./
MANHATTAN NEW YORK CITY : Në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët me madhështi shënuan ditën e tyre të pavarësisë. Çdo gjë kulmoi dje mbasdite deri në orët e vona të mesnatës në kryeqendrën e botës në New York. Për disa orë sheshi u “pushtua” nga shqiptarët dhe në mes të sheshit u dha një koncert me këngë dhe valle shqiptare. Grupet e djemëve dhe vajzave me kostume folklorike kënduan dhe vallëzuan shqip në ritmin e daulles – Ngado që të shihje në shesh dukej vetëm flamuri kuq zi icili valvitej nga shqiptarët plot gëzim dhe e kishte ndezuar sheshin kuq e zi.
Në ndërkohë NASDAQ do t’ua uronte shqiptarëve 100 vjetorin e pavarësisë teksa njëra nga tabelat e mëdha elektronike, të saj në sheshin Times Square në Manhattan do të shfaqete “befasisht” me një ndriçim vezullues flamurin shqiptar dhe do të shkruhej :”Happy Birthday Albania ”
Në këndin kryesorë ishte vendosur tribuna e improvizuar ku zyrtarët e lartë të qytetit Manhattan Borough President Scott M. Stringer, Bronx Borough President Ruben Diaz Jr dhe Assemblymember Mark Gjonaj – Avokati Stephen (Stivi) Kaufman, ish-zyrtar i bashkisë së Nju Jorkut, festuan së bashku me shqiptarët në sheshin më të madh në botë – në zemër të New Yorkut, Times Square. Ata ishin mysafirë të nderuar të rreth një mijë shqiptarëve të cilët u mblodhën në këtë shesh për t’a “ndezur” kuq e zi – edhe këtë shesh të famshëm të qytetit New Yorkut, si në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku shqiptarët festuan me madhështi 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,
Shqiptarët, e “Tri Shtetshit” nga New Yorku, New Jesey dhe Connecticut, bijtë dhe bijat e Shqipërisë në Amerikë u mblodhën së bashku në festimin e tyre të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në ndërkohë që një billboard e madhe në sheshin Times Square, aty ku çdo vit bie nga shtiza globi i viti të ri, u ndriçua për të përkujtuar këtë rast “Ditëlindjen e Shqipërisë – Happy Birthday Albanai”. Ndërkohë në shesh valviteshin flaujt kuq e zi dhe grupet e vallëtarëve të veshur me kostumet popullore këndonin së bashku me të rinjët e të rejat këngë valle shqiptare.
Organizatori, Fondacioni i shoqërisë Shqiptaro-Amerikane nderojë me këtë rast post-mortum personalitet e Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe Tahir Sinanit si edhe veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe njëri nga zyrtarët e Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj(Director of Eurasia Division, VOA ). Çertifikatën e nderit e mori i biri i tij Ken Biberaj – i cili ka vendosur kandidaturën për anëtar të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut.
Mes pjesmarrësve ishin një numër i madh i lederve të komunitetit shqiptarë, gazetarë, artistë, nxënës shkollash, studentë, klerikët e dalluar të komunitetit si dhe shumë personalitete të rëndësishme, biznesmen dhe afaristë të njohur të komunitetit shqiptarë në Amerikë, diplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë në New York dhe Washington, si edhe Ylli i i Vallëzimit Tony Dovolani si dhe aktoria e famshme me origjin shqiptare Drita Davanco
Hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, u kënduan nga këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Merita Halili, shoqëruar prej orkestres së drejtuar nga mjeshtri i firzamonikës Raif Hyseni.
Festimi i shqiptarëve në sheshin e famshëm Times Square arriti në ekstazin e tij – kur çdo gjë në shesh ishte ndezur vetëm Kuq e Zi dhe kudo dëgjohej “ushtima” korale e këtyre mijra njerëzve që gëzonin me mënyrën e tyre dhe borhorsinin vazhdimisht “Albania – Albania – Shqipëri Shqipëri – Shqipëri Etnike – Shqipëri Etnike”.
Presidenti i qytetit të Manhattanit Scott Stringer me këtë rast për të nderuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka nderuar disa prej këtyre udhëheqësve të shquar të komunitetit duke lëshuar një dekret të veçantë(Proklamat) e cila deklaron një shpallje zyrtare, e cila njeh me këtë rast “Ditën e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Qyetetin e Manhattan – New Yorkut”.
“Shqiptaro-amerikanët janë përcaktuar nga një angazhim të fortë ndaj diversitetit etnik, pluralizmit fetar dhe lirisë fetare,e përcaktuar për lirinë për të gjithë qytetarët e saj ,në këtë qytet i cili në “miniaturë” është e gjithë bota” tha Presidenti i qytetit të Manhattanit Scott Stringer, duke shtuar se “Pothuajse 40 për qind e njujorkezëve janë të lindur jashtë këtij qyteti – madje edhe përtej oqeanit dhe shqiptarët ashtu si komunitetet e tjera janë një pjesë e rëndësishme e këtij metropol i botës, dhe qytet i të gjitha racave dhe kombësive të botës.”
“Unë jam krenar për të u bashkuar sot me miqtë e mi në komunitetin shqiptar dhe më tej për të festuar këtë moment të rëndësishëm, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Komuniteti shqiptar vazhdon të rritet dhe është në zhvillim, dhe suksesi i tyre është i pranishëm kudo në New York dhe të 5 qytetet, Brooklyn, Staten Island, Queens, Manhattan, dhe Bronx. Këto qytete janë bërë shtëpi e dytë për popullsinë më të madhe shqiptare në New York City, dhe në këtë ditë feste e madhe për të gjithë shqiptarët ne rikonfirmojmë së bashku angazhimin tonë për të punuar me komunitetin shqiptar për të ndërtuar dhe forcuar këtë qytet tha Bronx Borough President Ruben Diaz Jr .
“Ne jetojmë në vendin më të madh në botë, një vend që ju lejon për të festuar trashëgiminë dhe kulturën tuaj, ndërsa duke u bërë një anëtar produktiv i shoqërisë amerikane – një Assemblymen tregojmë se jemi pjesë vitale dhe e integruar e këtij vendi të bekuar nga Zoti “, tha Mark Gjonaj i cili është shqiptari i parë në këto 100 vjet pavarësi që në Amerikë, që zgjidhet në një post kaq të lart të qytetit të New Yorkut.. “Në këtë ditë të rëndësishme, tha Gjonaj ua uroj shqiptarëve në të gjithë botën – për një festë të lumtur për këtë përvjetor 100 e cila është një ditë krenarie edhe për ne shqiptarët e Amerikës dhe natyrisht shqiptarët në mbarë botën. ”
“Ditë historike për komunitetin shqiptar. Shqiptaro-amerikanët të cilët kanë kontribuar aq shumë në qytetin tonë të gjallë, dhe është e natyrshme që njujorkezët janë sot duke festuar 100 vjet të pavarësisë së Shqipërisë, dhe duke e shënuar me këtë manifestim të veçantë në “zemër” të qytetit të New Yorkut, këtë festë. Bizneset e shqiptarëve dhe shpirtit sipërmarrës, ka ndihmuar të rritet ekonomia e qyteti tonë dhe ndjenja e tyre e detyrës qytetare dhe aktet e mirësisë kanë bërë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e ndryshimeve në këtë qytet, i cili është më i zhvilluari në botë. Është privilegji im të bashkohem me ju shqiptarët e New Yorkut, në festimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë “, tha Avokati Publik Bill de Blasio.
“Në këtë rast i rëndësishëm, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane – ngjarja më e madhe deri tani në historinë krenare të Shqipërisë – po shënohet me madhështi mbasi duhet të faleminderojmë së pari Manhattan Borough President Scott M. Stringer i cili “na ka hapur përsëri dyert e Broadway dhe e “lëshoi” për të festuar në shqiptarët sheshin Times Square “, tha Esad Rizai, Themelues i Fondacionit Shqiptar të Shoqërisë Amerikane.
“Kjo festë po shënohet tha zoti Rizai me gëzim dhe nder nga shqiptarët kudo, edhe këtu në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër në botë. Scott M. Stinger ka treguar përsëri përkushtimin e tij ndaj popullit shqiptar, dhe ne e dimë që ai me krenari qëndron pranë nesh si ne të festojmë këtë ditë të madhe. Në frymën e Besës si na mësuan të parët tanë dhe etërit tanë, këtu në Amerikë, Shqipëtarët kudo që janë sot dhe ju vlon gjak shqiptari, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë dhe një falënderim për mikun ton të madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”
“Në këtë ditë, shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë po festojnë me gëzim dhe krenari të ligjshme këtë njëqindvjeçar i Deklaratës së Pavarësisë”, tha Ambasadori Ferit Hoxha, Shefi i Misionit të Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Nju Jork, duke përshëndetur tubimin e shqiptarëve në sheshin Times Square së bashku me Konsullin e Përgjithëshëm i Shqipërisë në New York zoti Dritan Mishto, të cilët ishin pjesë e këtyre organizimeve në New York. “Pavarësia ishte rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për liri e pavarësi e cila pati mbas vetes edhe mbështetjen e vërtetë nga populli miqësorë, në radhë të parë ky vend i bekuar i Shteteve të Bashkuara Amerikës. Unë jam veçanërisht mirënjohës Presidentit Scott Stringer dhe stafit të tij, për zellin që treguan në bashkë-organizimin e kësaj ngjarje, në këtë vend – në këtë qytet dhe në këtë shesh në një botë mitike. Unë e konsideroj këtë ngjarje në qytetin e dritave të shumëllojshme dhe shumëngjyrshe, në një vend dhe shesh që gjithmon dhe kudo shkëlqen nga madhështia, një ngjarje të veçantë që na bëri edhe më krenar për të qenë shqiptarë. ”