• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VETEVENDOSJA: POLICIA BASTISI ZYRAT E DEPUTETEVE TANE

October 9, 2015 by dgreca

–Policia i thërret për t’i marrë në pyetje/

PRISHTINË, 9 Tetor 2015/ Lëvizja Vetëvendosje sapo njofton se, “sot rreth orës 18:00, pa praninë e deputetëve dhe pas orarit të punës, në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka ndodhur një akt i paprecedent i ushtrimit të pushtetit autoritar”.“Policia e Kosovës e cila duhet të sigurojë paprekshmërinë e organit përfaqësues të sovranit, ka bastisur zyrat e deputetëve dhe të Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar në vend, Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, “Policia e Kosovës përveç bastisjes, ka filluar të ushtrojë presion ndaj vetë deputetëve, duke ftuar në intervistë deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me aksionet e opozitës në Kuvend”.
“Ne ia bëjmë të qartë Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit se veprimet e tilla si dhe kërcënimet për arrestimin e deputetëve Albin Kurti dhe Albulan Haxhiu do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe përgjegjësia për këtë i mbetet vetëm pushtetit”, thuhet mes tjarash në njoftimin e LVV.Nga grupi parlamentar i LVV dje është hedhur edhe gaz lotësjellës  në “aksionet simbolike” protestuese të bllokimit të seancave plenare të Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i sesionit vjeshtor, në një prej të cilave ka pasur edhe gjuejatje me vezë drejt kryeministrit.Në kundërshtim të 4 marrëveshjeve me Serbinë të 25 gushtit dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, opozita kosovare ka bojkotuar tre mbledhjet e kaluara të Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, bojkoton edhe komisionet parlamentare, ndërsa ka paralajmërtuar edhe protesta në rrugë./b.j/

 Njoftimi i plote i LVV:

Bastisen zyrat e deputetëve të VETËVENDOSJE!-s, Policia thërret deputetët për t’i marrë në pyetje

Sot rreth orës 18:00, pa praninë e deputetëve dhe pas orarit të punës, në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka ndodhur një akt i paprecedent i ushtrimit të pushtetit autoritar. Policia e Kosovës e cila duhet të sigurojë paprekshmërinë e organit përfaqësues të sovranit, ka bastisur zyrat e deputetëve dhe të Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar në vend, Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Policia e Kosovës përveç bastisjes, ka filluar të ushtrojë presion ndaj vetë deputetëve, duke ftuar në intervistë deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me aksionet e opozitës në Kuvend.
Ky presion ndodh, pikërisht pas dorëzimit të padisë për Armend Zemajn, i cili ka shprehur publikisht qëllimin e tij për të goditur me gotë të qelqtë deputetët e VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i dëmtuar fizikisht ata ndërkohë që Policia asnjë veprim nuk e mori ndaj tij.
Këto ndodhi të papranueshme vijnë menjëherë pasi që Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, organizoi një takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit. Siç duket, Kadri Veseli po e përdor takimin me ambasadorët e Kuintit për të legjitimuar shtimin e represionit dhe dhunimin e opozitës. Ish-kryetari i SHIK-ut u përpoq për disa ditë të përdorë maskën demokratike e paqësore, por tashmë përballë vendosmërisë së opozitës, Veseli po e shfaq sërish fytyrën e tij të vërtetë, atë të vjetrën!
Pas thirrjes dhe presionit publik që ditët e fundit kryeministri Mustafa ia ka bërë policisë dhe gjyqësorit që të angazhohen kundër aktivistëve dhe anëtarëve të opozitës, këta institucione janë vënë krejtësisht në shërbim të pushtetit.
Mustafa, i cili veten e vet e ka vënë krejtësisht në shërbim e në mbrojtje të Zajednicës, tashmë po e vendos edhe Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Sistemin Gjyqësor po ashtu në mbrojtje të projektit më të dëmshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Por çdo përpjekje e tillë do të dështojë. “Zajednica” nuk do të kalojë!
Ne ia bëjmë të qartë Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit se veprimet e tilla si dhe kërcënimet për arrestimin e deputetëve Albin Kurti dhe Albulan Haxhiu do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe përgjegjësia për këtë i mbetet vetëm pushtetit.

Filed Under: Komente Tagged With: e deputeteve tane, policia bastisi, vetevendosja, zyrat

‘Zajednica’ nuk kalon!”- MIJËRA QYTETARË KANË NËNSHKRUAR PETICIONIN

September 18, 2015 by dgreca

         Lëvizja Vetëvendosje  njofon: “Mijëra qytetarë kanë nënshkruar deri tash kundër “Zajednicës” dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.
Gjithandej nëpër Kosovë janë duke u mbledhur nënshkrime. Në secilin qytet të Kosovës janë vendosur pikat ku qytetarët mund të nënshkruhen.‘Zajednica’ nuk kalon!” /b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: ‘Zajednica’ nuk kalon!”, Peticioni i opozites, vetevendosja

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Kryeministrit

September 9, 2015 by dgreca

-Sulmi, orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje/

-VETVENDOSJA, Perserit aksionin e ngjyrosjes ne oren 17.00/

-VV: Aktivistët kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit Mustafa derisa ai po shkonte në zyrën e tij/         Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Shtator 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.Qeveria e Republikës së Kosovës e gjykon të papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për debat konstruktiv politik, brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe të shoqërisë civile, dhe siguron qytetarët e Kosovës se ngjarjet e tilla nuk do të mund të na ndalin në misionin tonë për zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe integrime euroatlantike, thekson komunikata e dërguar nga Kryeministria kosovare.

 Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit Isa Mustafa derisa ai po shkonte në mëngjes në zyrën e tij në kryeministri, sot, kur edhe mbahet mbledhje e qeverisë së Kosovës.

 “Ne duam t’ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të ‘Zajednicës’. Nëse ai insiston në këtë, ne do ta defunksionalizojmë Qeverinë e tij”, thuhet në njoftimin e subjektit më të madh opozitar kosovar.

Lëvizja Vetëvendosje shprehet me fjalën serbe “Zajednica”  që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ky është rasti  dytë, i njofuar, pas të parit të gjuajtjes me vezë drejt veturës së kryeministrit kosovar. Në mbrëmjen e 28 gushtit, “gjatë realizimit të lëvizjes në eskortë, afër komunës së Prishtinës vetura  e kryeministrit të Republikës së Kosovës është gjuajtur me vezë nga disa persona”, bënte të ditur Policia. “Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu”, shkruante Mustafa në ‘facebook’, ku emrat që i përmendëte janë të kryetarit e nënkryetarit të komunës së Prishtinës që udhëheqet nga Lëvizja Vetëvendosje.Ndërkohë që VV zhvillon “aksione simbolike”, sipas shtypit kosovar, “opozita koordinohet për protesta”.

***

VV Sërish aksion, ngjyrë në makinën e Kryeministrit

 Sot, rreth orës 17, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën sërish ngjyrë në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa, derisa ai po largohej nga ndërtesa e Qeverisë. “Do të kujdesemi që sa të mundemi ta defunksionalizojmë punën e Qeverisë që po e defunksionalizon Kosovën. ‘Zajednica’ nuk kalon!’”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Lëvizja vetëvendosje.Është hera  e dytë brenda ditës që aktivistët e subjektit më të madh opozitar kosovar, Lëvizja vetëvendosje, hedhin ngjyrë në makinën e Kryeministrit Mustafa. Së pari hodhën ngjyrë në mëngjes derisa shkonte në zyrën e tij në në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: kryeminsitri, makina engjyrosur, vetevendosja

VETEVENDOSJA:“Zajadnica”, rreth 30 përqind e territorit jashtë kontrollit të Kosovës

August 20, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 20 Gusht 2015/.-Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar sot në Prishtinë “një aksion simbolik për të treguar se si duket Kosova me ‘Zajadnicë’ dhe si pa të”. “Zajadnica” është fjalë serbe që do thotë “Bashkësi” dhe në këtë aksion nënkuptonte Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas hartës që e kanë zbuluar aktivistët e VV-së, “nëse formohet ‘Zajadnica’ rreth 30 përqind e territorit të vendit mund do të jetë jashtë kontrollit të Republikës së Kosovës”.
“Krijimi formal i ‘Zajednicës’ do t’ia pamundësojë institucioneve shtetërore të Kosovës që praktikisht të ushtrojnë sovranitetin në pothuajse 30% të territorit të shtetit. Kjo pjesë formalisht do të jetë pjesë e Kosovës, por do të funksionojë si entitet i pavarur. Ky entitet autonom do të ketë të gjitha karakteristikat e një minishteti brenda shtetit tonë”, ka thënë akvisiti Nol Nushi.
Sipas tij, ky Asociacion do të ketë edhe polici dhe gjyqësi të vetën të përcaktuar etnikisht. “Strukturat ilegale kriminale të Serbisë do të integrohen brenda institucioneve të Kosovës por që sigurisht jo në shërbim të tyre. Dhe që kjo të funksionojë në mënyrën më të mirë, i është siguruar edhe një linjë buxhetore e veçantë e quajtur Fondi Zhvillimor për Veriun”, është shprehur Nushi.
Ai ka vikjuar se, “para nesh kemi raundin e ri të negociatave i cili për temë kryesore siç duket do të ketë krijimin e ‘Zajednicës’ e cila do të jetë formalizim i asaj që parashihet me marrëveshjen e 19 prillit 2013 me Serbinë. Pra, atë çka e filloi Thaçi më 2013 me marrëveshjen 13 pikëshe, po do që ta formalizojë Isa Mustafa me krijimin e ‘Zajednicës’”.
“Të gjitha këto do të betonojnë përfundimisht kufijtë etnikë brenda Kosovës të nisur qysh nga procesi i decentralizimit më 2007. Dhe e gjithë kjo, do ta bëjë të pamundur funksionimin e Kosovës si shtet normal”, ka thënë Nushi .
“Para kësaj të keqe të madhe që po na vjen, nuk guxojmë të rrijmë duarkryq”, ka shtuar mes tjerash ai./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: “Zajadnica”, kontrollit të Kosovës, rreth 30 përqind e territorit jashtë, vetevendosja

Vetëvendosja: Marrëveshjet si kjo e targave e shkatërrojnë shtetin

August 14, 2015 by dgreca

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur konferencë për media për ta paraqitur kundërshtimin dhe kritikat në marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel. Fjala e nënkryetarit të parë, Driton Çaushi:
Marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, është edhe një dëshmi shtesë e faktit që kryeministri Isa Mustafa po e vazhdon me besnikëri rrugën e nisur nga qeveria e kaluar e Kosovës. Anipse kryeministri pati premtuar gjatë dhe pas fushatës se do ta ndërrojë thelbësisht formatin e negociatave me Serbinë, ai po vazhdon me mënyrën e ish-kryeministrit Thaçi, që nënkupton lëshim pe të vazhdueshëm ndaj kërkesave ekspansioniste të Serbisë.
Marrëveshja e ashtuquajtur për Lëvizje të Lirë, është marrëveshje e dëmshme dhe e turpshme për qytetarët e Kosovës. Ajo përveç që e thellon mungesën e reciprocitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë, i dëmton drejtpërdrejtë qytetarët edhe financiarisht. Qeveria e Kosovës pranoi diçka që nuk do ta pranonte asnjë shtet normal. Qytetarët e Kosovës që e kalojnë kufirin me Serbinë duhet të paguajnë 40 euro sigurim dhe 5 euro në ditë për targat fyese “PROBA”, ndërsa qytetarëve që vijnë nga Serbia në Kosovë u njihen targat zyrtare të shtetit serb dhe nuk u kërkohet asnjë shumë për të paguar.
Kjo marrëveshje dëshmon se sa lehtë Qeveria e Kosovës është e gatshme të heq dorë nga subjektiviteti shtetëror, duke pranuar që Serbia të mos i njohë targat tona shtetërore si dhe duke pranuar që qytetarët tanë të zhvaten edhe më tutje si rezultat i politikave shoveniste të Serbisë ndaj Kosovës. Pranimi i një marrëveshjeje e cila ia legjitimon edhe më tutje Serbisë mosnjohjen e Kosovës si shtet është e papranueshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Kjo marrëveshje nuk e meriton madje as shtesën “për lëvizjen e lirë” pasi që pamundësimi i kësaj lëvizjeje nga ana e Serbisë vërehet lehtë, mjafton që t’i shohim kolonat e gjata të pritjeve nëpër kufi. Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë po maltretohen vazhdimisht nga shteti i Serbisë kurse Qeveria e Kosovës në vend që ta problematizojë këtë gjë dhe ta kushtëzojë Serbinë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, po lëshon pe duke i realizuar me përpikëri të gjitha kërkesat e Serbisë.
Çka mund të presim prej një Qeverie të tillë? Këta kanë premtuar që do t’i heqin targat e përkohshme, dhe ja ku jemi sot me një marrëveshje po aq të dëmshme sa e kaluara. Këta njësoj po premtojnë që nuk do të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, por po shihet qartë që do të lëshojnë pe edhe në këtë pjesë.
Me një qeveri të tillë, shteti i Kosovës po shkatërrohet. Kosova po shkon drejt Bosnjes thjesht për shkak se ka mbetur në duar të disa politikanëve të shantazhuar që hallin e kanë vetëm te interesi i tyre personal, për të cilin janë të gatshëm të shesin gjithçka publike. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përgatiten për kundërshtim të fuqishëm të kompromiseve që po bëhen në Bruksel, pasiqë nuk ka më dyshim që vetëm përmes organizimit qytetar do të arrijmë ta mbrojmë shtetin tonë nga defunksonalizimi dhe ndarja etnike. Sa për këtë Qeveri, Kosova pa kurrëfarë dyshimi do të mbetet shtet i gjymtuar dhe i paperspektivë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
14 gusht 2015

Filed Under: Opinion, Politike Tagged With: marrveshje, shkaterrojne shtetin, si e taragve, vetevendosja

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT