Kreu i PD, Lulzim Basha tha se projekti i Ramës për vettingun është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të huaj për llogari të kryeministrit. Basha tha se janë marrë peng ekspertët europianë, por që shumë shpejt do të japin llogari përpara BE.
Basha: Po cili është vettingu në politikë? Kush ja bën vettingun politikanëve, ja bën populli por vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Plani i Ramës si kreu i kupolës së republikës së vjetër, si aturi i komplotit është i thjeshtë, atë që do të bëjë me vettingun në drejtësi do të bëjë edhe me vettingun në politikë.
Me vettingun në drejtësi dëshiron të fusë nën dorë aparatin e drejtësisë me qëllim që as miqtë e tij as krimi të kenë ferr në këmëb. Projekti i vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik sic është BE.
Kryeopozitari tha se komploti i Ramës për drejtësinë është zbuluar. Sipas tij qëllimi nuk është të ketë gjyqtarë të drejtë, por për ti dorëzuar drejtësinë kryeministrit. Por kjo tha Basha nuk ka për të ndodhur kurrë.
Basha: Komploti është zbuluar, jo herët por saç duhet në kohë. Gjthcka është bërë me një qëllim, jo për Shqipërinë për të pasur gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur e të pastër për të cilat Shqipëria ka nevojë, por për ti dorëzuar drejtësinë Edi Ramën. Ky ka qenë projekti, një projekt i Edi Ramës, ky ka qenë projekti, një projekt jo pro Shqipërisë, por pro Edi Ramës dhe kundër interesave të shqiptarëve. Prandaj përsëris se jam këtu i vendosur të qëndroj si pengësë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.