• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një nderim në New York, për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

September 22, 2015 by dgreca

Vëllai i dëshmorit :”Jemi duke punuar në ngritjen e një muzeu në Kosovë – për vëllain e martirizuar” .  Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij…/

Beqir Sina New York/

BRONX NJU JORK : Për çdo vjet anëtarët e familjes Ademaj në Nju Jork – kujtojnë njeriun më të dashur të tyre, Vezir Ademaj “Alfredi ” i cili 17 vjetë më parë ( 28 korrik 1998) ra deshmorë për lirinë e Kosovës – për lirinë që e gëzonë, sot. Vezir Ademaj është shpallur Dëshmorë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ndërsa shkolla ku ai ka mësuar në vendlindje – Sheremet mban emrin e tij – Vitin e kaluar me rastin e rënjes së tij – 16 vjetorin – dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anëtari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj – e cila është nderimi më i lartë në Nju Jork.

Ndërkohë, që dy gazetat më të mëdha të Nju Jorkut, NY Daily News dhe New York Post, në një shkrim të Patrick Rocchio, e kan kujtuar po atë vit me anë të një shkrimi 16 vjetorin e rënjes së dëshmorit të Kosovës Vezir Ademaj.

Në shkrimin e gazetarit amerikan Rocchio, thuhej se vëllai i tij: “Dr Hasan Ademaj, një dentist i njohur dhe kirurg i cili praktikon profesionin e tij në një lagje të njohur emgirantësh shqiptar në Bronx, tani është duke krijuar një muze dhe memorial në qytetin e vendlindjes së tij në Kosovë, ku vëllai i tij Vezir Ademaj – pati organizuar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, së tij – rezistencën ndaj pushtimin serb – duke e paguar për atë me jetën e tij në 25 korrik,1998”.

Duke e bër të njohur aktin e tij edhe për opinionin amerikan gazetat njujorkeze shkruajn se ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, dhe është shpallur dëshmor në luftën për çlirimin e Kosovës.

Veziri, ishte një kampion i kick-boks në Europë, para se të kthehej në Kosovë nga Zvicra për të luftuar forcat pushtuese serbe të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë Dr Ademaj vëllai i dëshmorit, për gazetën njujorkeze NY Post.

Dhe, shotn se Millosheviqi, u akuzua për krime lufte të lidhura me gjenocid . Por, mbeti pa u dënuar mbasi ai vdiq në një nga qelitë e burgut të Hagës. Ushtria serbe, në atë kohë kur u vra Veziri, kishte pushtuar Kosovën, dhe po kryente një spastrim etnik në Kosovë, ndaj popullsisë shqiptare.

Kështu, tregon për NY Post, Dr. Hasan Ademaj duke vazhduar më tej se :”Muzeu, është vendosura në – një nga dhomat e shtëpisë së Ademajve – një shtëpi e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe e rindërtuar pas shkatërrimeve- Kjo, ndërtesë shpjegon ai njihet si “Kulla” e ndërtuar me muret shumë të trashë dhe dritaret të vogla dhe është përdorur në kohra, si mjet fortifikimi kundër pushtimit. Ajo u për herë të fundit u dogj nga lufta në Kosovë – ku ushtria serbë ishte vendosur në lokalitetin Sheremetaj – Kosovë”.

Gazetari amerikan sqaron se Kullat në Kosovë, kanë një histori të gjatë, të përdorura nga vendasit si fortifikime kundër pushtimeve të ndryshme, që duket se kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së gjithë Kosovës.

 

Lidhur më ngritjen e muzeut, në shtëpinë e tij – dhe të busteve në oborrin e shkollës së Sheremetaj ku Vezir Ademaj ka jetuar, Dr. Ademaj tregon për NY Post, se : “Kjo është një e mirë për historinë dhe për një brez të ri – për tëditur se çfarë ka ndodhur në atë periudhë,” tha Dr Ademaj, i cili është takuar me udhëheqësit lokal për të diskutuar çështje që lidhen me museumin dhe shtonë se “Vëllai im ka qenë patriot, megjithse jetonte në Zvicër , ai shkoi në Kosovë, për të mbrojtur popullsinë shqiptare.”

Dr Ademaj sqaronë se në projektin e tij i cili ka marrë udhë të dy qeveritë ajo e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë po e mbështesin krijimin e muzeut, edhe nga anëtarët e tjerë të familjes dhe pushteti lokal.

Kurse, duke folur rreth këtij museu presidenti dhe themeluesi i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane me bazë në Bronx zoti Esad Rizai, e ka quajtur dëshmorin e Kosovës Vezir Ademajn si të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës – një frymëzim për të gjithë brezat.

“Krijimi i këtij muzeu – do të thotë shumë, sepse njeriu si ai është një frymëzim edhe për komunitetin tonë,” thotë Rizai për NY Post duke shtuar se: “Ai frymëzon njerëzit dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e historisëshqiptare, dhe njerëz si ai janë nga ata që na japin krenari shqiptare.”

Rizai, ka thënë se vëllai i dr Hasanit, si mijëra dëshmorët e lirisë ka sakrifikuar për të gjithë popullit shqiptar, gjithë kombin në traditën tonë shqiptare, tek kombi i tyre, vendi i tyre dhe “Besa” – një kod nderi i çdo shqiptari.

Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij.

I njohur në luftë me emrin “Alfredi”, Vezir Ademaj ishte nga të rinjtë e parë shqiptarë që iu përgjigj thirrjes së atdheut duke u kthyer nga mërgimi për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor në Junik, në një betejë të ashpër me pushtuesit serbë. Të paktën 7 shqiptarë mbetën të vrarë në atë betejë.

Emri i tij është bërë i njohur në veçanti në New York nga vëllai i tij, aktivisti i njohur i komunitetit, Dr. Hasan Ademaj, që e ka kthyer në mision të jetës së tij, lartësimin e emrit dhe shembullit të të vëllait, jo për interes personal po duke e parë si një shembull që mund të edukojë të rinjtë e sotëm. Sot shkolla e fshatit ku u lindën dhe rritën, mban emrin e Vezir Ademajt, kurse kulla e njohur brez pas brezi ka hapur një muze të vogël për të edukuar të rinjtë me historinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe traditat liridashëse të zonës.

Besim Muhadri i cili është një studiues, shkrimtar shqiptar nga Kosova, ka shkruar :” Respekt dhe nderim i perjeteshem per Deshmorin e Kombit, Vezir Ademaj, i cili ra heroikisht me 25 korrik te vitit 1998, ne Kallavaj, vend qe ndodhet ne mes Junkut dhe Dobroshit (Gjakove-Kosove) duke luftuar kunder armikut shekullor serb dhe ne mbrotje te tokave te te pareve e per lirine e atdheut.

 

Nderim dhe respekt edhe per vellain e deshmorit, Dr. Hasan Ademaj, i cili, siç e thekson edhe autori i shkrimit, emrin dhe vepren e pavdekshme te te vellait deshmor e ka shnderruar ne mision te jetes dhe te punes. Dr. Hasan Ademaj, padyshim se eshte njeri nder aktivistet dhe humanistet me te perkushtuar te mergates shqiptare ne Nju Jork. nje njeri i sinqerte dhe gjithmone ne sherbim te shokeve dhe te te gjithe atyre qe e meritojne per t’u nderuar dhe perkrahur.

Me perkushtimin per vepren e pavdekshme te te vellait deshmor, te rene tash e 16 vjet me pare ne fushe te nderit e te lavdise, Dr. Hasan Ademaj, eshte bere shembulli me i admiruar i njeriut te perkushtuar per t’i treguar brezave se si duhet te nderohet dhe respektohet vepra dhe amaneti i atyre qe dhane me te shtrenjten per lirine e vendit te vet. Dr. Hasan Ademaj eshte njeri fjalëpak, por i veprave konkrete. I dashur dhe i respektuar. Njeri me kulture familjare dhe te forcuar edhe gjate viteve te jetes dhe te punes se tij.

Njerezit si Dr. Hasan Ademaj jane te rralle, por qe nuk i kane munguar e as qe do t”i mungojne mergates sone ne SHBA, te cilet kurdohere kur pati nevoje atdheu, dhane maksimumin e kontributit te tyre…

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Një nderim në New York, për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

VEZIR ADEMAJ….AI ËSHTË HEROI IM…!

August 1, 2015 by dgreca

NJË HISTORI E LAVDISHME E SHKRUAR ME GJAK NGA BIRI I KOSOVËS, VEZIR ADEMAJ/
SHKRUAN: AVNI KARAKUSHI-NEW YORK*/
1) “ME PUSHKË NË DORË NË BALLË TË FRONTIT, MUND T’A MBROJË FLAMURIN KOMBËTAR, FAMILJEN, PRAGUN E KULLËS, KËTA NJERËZ TË PA FAJSHËM E TË PA MBROJTUR, TOKËN E KOSOVËS, NDERIN DHE DINJITETIN E KOMBIT SHQIPTAR, SI DHE INTERESAT E SHENJTA TË ATDHEUT TIM”. – Vezir H. Ademaj -/
2) “Vetëm nëpërmjet shkollimit mund të arrijmë një hapë para tyre dhe vetëm nëpërmjet edukimit mund t’a gjejmë çelësin e humbur të lirisë”. – Vezir H. Ademaj –
3) “Këtu, zemra ime gjenë rahati dhe qetësi dhe nëse arrij ta shoh vendin e lirë, këtë flamur dhe atë shqiponje duke valuar në liri, do të jem njeriu më i lumtur në Botë”, u kishte thënë grupit të tij që po përgadiste për luftë, disa javë para se të bie Dëshmor i Kosovës.
4) Po betohem para varrit të Vezirit, se nga këtu do të nisem me këta trima, e do të shkojmë në Kallavaj, aty ku po zhvillohen luftime, dhe do të marrë hakun për Vezirin. Dhe, nëse vritem pa marrë hakë për të, mos më qoftë hallallë gjaku për Kosovë”. ~ Shaban Golaj.
5) “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem…!”. – Betimi i Ushtarit –
Përsëri erdhi data përkujtimore e atij korriku të nxehtë e të paharruar, që lëndoi shumë zemra shqiptarësh. Është, përkujtimi i përvjetorit të 17, të rënjes heroike të HEROIT TIM. Duke shfletuar albumin dhe ditarin e kujtimeve, hasa ne disa foto të kohës së luftës që më ngjallën shumë kujtime. Aq shumë kujtime, saqë për një moment edhe fytyra mu mbulua nga lotët dhe duke udhëtuar në mendime , fillova ti përkujtojë bisedat me të, momentet dhe veprat e paharruara të tij. Ishte ajo kohë kur deportimet e shqipëtarëve nga shtëpite e tyre, rrahjet, maltretimet, arrestimet, vrasjet dhe masakrimet ishin bërë temë qendrore e jetës aktuale.
Lufta e fundit në Kosovë ishte matësi më i mirë i unitetit të Popullit Shqiptar, duke provuar vërtetësinë në praktikë se thënja e popullit “Bashkimi bënë Fuqin” ka buruar nga praktika dhe se bashkimi i gjithë Popullit Shqiptar kundër pushtuesit serbë, mund të bëhet vetëm për një Flamur, Flamurin e Lirisë, Flamurin Kuq e Zi. Dhe, sepse Liria ishte më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër për ta dhe se ky flamur mund të valvitet, e Shqiponja mund të fluturojë në Shqipërinë e madhe vetëm kur është e lirë.
Pas shumë, e shumë tentimeve kundër pushtuesit serbë, disa herë të sukseshmne, e disa herë pa rezultate, Shqiptarët vetëm në fillim të viteve të 90’ta, e kuptuan se vetëm një organizim i mirëfillt mund të sjellte rezultatet e dëshiruara, kundër një armiku i cili ishte shumë i madhë në numër dhe shumë i pamëshirshëm.
Ky organizim, në fillim edhe pse ishte i përbërë nga grupe të vogla të përsonave, prapë se prapë ishte simbol i rezistencës popullore. Grupe të cilat pas disa viteve kaluan në një organizatë të mirëfilltë ushtarake dhe e cila ishte në mbështetje të plotë të popullit.
Kjo organizatë ushtarake kishte komandant Adem Jasharin, dhe ishte emëruar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK), e cila misionin e saj liridashës e shpalli publikisht pikërisht më 28 Nëntor, 1997, në Llaushë të Drenicës, në prani të mbi 20 000 njerëzve, të cilët merrnin pjesë në varrimin e mësuesit Halit Geci, të cilin e kishin vrarë forcat serbe.
Këtij misioni madhështor i’u bashkuan dhe për të kontribuan të gjithë ata që kishin gjak të pastër shqiptari. Lufta ishte rruga e vetme që kishte mbetur, sepse lapsit i’u kishte hargjuar ngjyra dhe sepse fjalëve kishte kohë që i’u kishte humbur kuptimi dhe vlera.
Luftuan, sepse për Liri ata ishin betuar dhe betimi i tyre ishte: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem…!”.
Për këtë betim, Vezir Ademaj u kthye nga Gjeneva duke i lënë prapa të gjitha që i kishte arritur atje, bashkë me titujt e kampionit në Kick-Boks. U kthye, sepse Atdheu ishte i shenjtë për të dhe gjatë gjithë jetës së tij këtë ditë e priste, dhe se ato që kishte arritur në Gjenevë ishin kalimtare, lufta në mbrojte të Atdheut ishte e rëndësishme, luftë e cila i fali përjetësinë. Dhe, tani besoj që dëshmorët si Veziri nuk vdiqën, sepse vendin që ata lanë boshë, e zuri LIRIA.
Liri, e cila u arrit me luftën Heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve të Atdheut. Dhe, po të mos ishin këta trima, do të ishim ende të okupuar, duke na maltretuar, torturuar, vrarë e masakruar shkau, ashtu siç bënç gjithmonë. Nuk do ta kishim as përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe as ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike (NATO-s). Andaj, nuk është e lehtë t’i përkujtojmë ata që shkruajtën me gjak historin tonë të lavdishme.

Vezir Ademaj u lindë më 15 Mars, 1971, në Sheremetaj të Gjakovës dhe ishte një nga tetë fëmijët e Nënë Mejremes dhe Babë Hysenit.
Të asaj Gjakove heroike që gjindet në Rrafshin të Dukagjinit, që po me gjak vulosi historin e popullit Shqiptar dhe po ashtu me gjak e ndërtoi rrugën e lirisë.
Po, të asaj Gjakove që më 7 Shtator, 1912, njëri nga personalitetet më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare dhe njëherit hartuesi dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Luigj Gurakuqi tha: “Mua nuk më mbetej gjë tjetër për të bërë përveç që të shkojë në Gjakovë e të mirresha vesh me atdhetarët e atjeshëm, të cilët qenë të vetmit që luftuan burrërisht e që mbrojtën gjer në fund të drejtat kombëtare e që janë edhe sot gati të bëhen therrorë për atdheun tonë të dashur…”

SHKOLLIMI/
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në fshatin Sheremetaj, në afërsi të Kullës së tij. Në afërsi të asaj kulle që i bëri ballë rrëbesheve të kohës e fatëkeqësive dhe pavarësisht të gjithave qëndrojë e fortë në këmbë dhe si e tillë do të qëndrojë gjithmonë.
Kullë, të cilën armiku provoj disa herë ta rrënojë, mirëpo nuk i’a doli. Nuk i bëri gjë, as dy here tentimi për ta djegur, ndërsa përderisa kërkohej me çdo kushtë që të rrënohej për shkak të historisë së saj të lavdishme që mbante në vete, ata i’u kthyen duke e granatuar, derisa arritën ta rrënojnë vetëm një pjesë dhe kulmin e saj, por jo edhe oxhakun.
Ndërsa, tani, pas 15 viteve të çlirimit të Kosovës, kulla qëndron gjysmë e rrënuar në këmbë, mirëpo nuk do të qëndroj gjatë ashtu. Atë, që është dashur ta bëjë gjatë këtyre 15 viteve, Qeveria e Kosovës, po mundohet ta bëjë vëllai i Vezirit, Dr. Hasani. Siç nuk kursej asgjë për t’a dërguar në vend amanetin e të vëllait, nuk do të kursej as kësaj here për ta dërguar në vend amanetin e gjithë Familjes Ademaj, sepse në këtë Kullë, u lindë, u edukua dhe u rrit.
Ndërkaq, mësimet në shkollën e mesme i vazhdoi në shkollën“Vëllezërit Frashëri” të Deçanit, ku moshatarët e tij e kujtojnë si nxënës shembullor dhe me shkathtësi fizike të jashtëzakonshme.
Pasi mbarojë me sukses shkollën e mesme, Veziri regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Univeristetit të Prishtinës.
Studime këto, të cilat i’a ndaluan në vitin 1989, dhe nuk e lejuan që ti vazhdoj më tutje, për shkak të qëndrimeve të tij kundër pushtetit dhe të pjesëmarrjes së tij aktive në demostrata. Demostrata në të cilat kundërshtohej rrënimi i autonomisë së Kosovës.
Dhe kështu, po në të njëjtin vitë, e arrestojnë dhe e dërgojnë në shërbim të detyrueshëm ushtarak, në Armatën Ushtarave Jugosllave në Tivarë. Duke e detyruar kështu ta veshë atë uniformë që e urrente me shpirtë, ndërkaq, Tivari gjithashtu ishte edhe një arsye më tëpër për ta urryer më shumë. Sepse, në Tivarë forcat Serbe më 1 prill, 1945, kishin masakruar mbi 3500 Kosovarë.
Edhe pse kishin kaluar mbi 45 vite nga ajo masakër, politika e serbisë vazhdonte e njëjtë, rrahje, maltretime, vrasje, zhdukje, etj.
Sikurse edhe shumë shqiptar të tjerë më parë që i kishin eliminuar, edhe Vezirin tentuan disa herë ta eliminojnë për shkak të bindjeve që kishte, mirëpo falë shkathësive të tij fizike ai disa herë u shpëtojë këtyre kurtheve atje.
Pas maltretimeve të shumta nga Eprorët e Armatës Jugosllave në Tivarë dhe atëher kur po priste që t’a përfundojë shërbimin e rregullt ushtarak, mirret vendim që atij t’i shtyhet afati edhe për tre muaj, sepse me çdo kusht kërkonin likudimin e tij fizik, dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë ishte që t’a mbajnë edhe disa muaj në Tivarë.
Vendim, të cilin as që e mendoj gjatë për ta pranuar, dhe kështu në natën e dytë të vazhdimit të shërbimit ushtarak, ai bënë planin e arratisjes dhe bashkë me disa shokë që i’u kishin bashkangjitur, ai tenton dhe arrin të arratiset nga Tivari i mallkuar.
Veziri, arrin të kthehet në shtëpi pas disa ditë e netëve udhëtimi, dhe kur arrin në shtëpi, nuk ishte në gjendje të qëndrojë aty, sepse shtëpia ishte bastisur disa herë nga forcat serbe, të cilat ishin në kërkim të tij.
Pas disa muajve gjërat filluan të qetësohen pak, mirëpo dëshira e zjarrtë për shkollim, nuk i mjaftonte Vezirit për t’i vazhduar studimet që kishte nisur në Prishtinë, sepse siç thoshte edhe ai vetë: “vetëm nëpërmjet shkollimit mund të arrijmë një hap para tyre, dhe vetëm nëpërmjet edukimit mund t’a gjejmë çelësin e humbur të lirisë”.
Për shkak të kushteve që ishin krijuar, ai nuk guxonte ti vazhdonte studimet e filluara në Prishtinë, sepse kërkohej nga shërbimi milicor i Serbisë.
Mirëpo, ai tenton disa herë dhe më në fund arrin të regjistrohet në Shkollën e Lartë “Bajram Curri” në Gjakovë, në drejtimin Pedagogjik.
Gëzimi i tij që kishte filluar studimet në Gjakovë nuk i zgjati shumë, për shkak të gjendjes së keqësuar atje, dhe si shumë student Kosovarë edhe Veziri u detyrua që ti ndërpresë studimet edhe një herë, kësaj radhe studimet që sapo kishte nisur dhe ti marrë rrugët e Europës, në mënyrë që ti ikë arrestimit nga milicia serbe. Nga regjimi okupues ishte i kërkuar për shkak të pjesëmarrjes në demostrata, ikje nga shërbimi ushtarak dhe mos pajtimit i tij me këtë regjim.

ARRITJA E VEZIRIT NË GJENEVË/
Edhe Veziri, si shumë atdhetar të zjarrtë në mërgim, të cilëve malli për atdhe u’a kishte djegur zemrën, por prapë mundoheshin me të gjitha forcat që kishin të kontribojnë në çlirimin e atdheut, dhe të gjithë të bashkuar sakrifikonin çdo gjë që kishin, që vendin ta shohin të lirë, sepse vetëm në atë mënyrë plaga e tyre e dhimbshme do të shërohej, njëherë e përgjithmonë.
Është, po e njëjta plagë si ajo e ASDRENIT, malli i mërgimit, për të cilin ai shkruajti këto vargje:
Me sa mallë e sa dëshirë,
Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lirë
pranë prindërve të vdes!.
Sakrifica dhe dinjiteti i tij njerëzor e kombëtar dhe shquarësia e tij për trimëri e burrëri e bënte njërin ndër veprimtarët dhe atdhetarët më të kompletuar të çështjes kombëtare në mërgim.
Pasi kishte arritur në Gjenevë, ai fillon të mirret edhe me aktivitete sportive, saktësishtë me Kik-Boks, duke u pranuar kështu pas një kohe shumë të shkurtër edhe në Federatën Sportive Zvicërane të Kik-Boks, për shkak të shkathtësive të tij fizike. Nga aty arrinë të bëhet një mjeshtër profesionist i Arteve Marciale (Kik-Boks), me nofkën “ALFREDI”, duke u bërë fillimisht Kampion i Ligës Zvicëranë në Kik-Boks dhe pas disa viteve arrin të bëhet edhe Kampion Europian.
Kishte një karrierë të sukseshme profesionale atje, mirëpo pas suksesit të fundit, ai kërkojë nga Federata Zvicërane që ti lejojnë mbajtjen e flamurit shqiptarë, kërkese kjo e cila u refuzua kategorigisht nga ta. Pas këtyre mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre, Veziri largohet përfundimisht nga Federata Zvicërane.
Veziri i edukuar dhe shkolluar në nëj familje të ndershme, bujare dhe atdhetare, u bë një veprimtarë dhe luftëtarë i denjë i çështjes kombëtare edhe në Zvicër, saktësisht në Genevë, duke i’u bashkangjitur kështu forcave Atdhetare që kishin për qëllim Çlirimin e Kosovës. Kështu, që përveç që ishte njëri nga organizatori i tyre, ai ndihmojë Lëvizjen për Çlirimin e Kosovës me qindra, mijëra franga zvicerane, për të blerë armatim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
KTHIMI NGA GJENEVA/
“Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona.” ~ Hasan PRISHTINA ~
Atëherë, kur Atdheu thërriste për ndihmë, Veziri, la të gjitha çka kishte arritur për ato vite në Gjenevë. La jetën shoqërore, jetën profesionale, jetën luksoze me të gjitha të mirat e Zvicrës, sepse këto për të nuk kishin shumë rëndësi. Rëndësi kishte që ti ndihmoi popullit të tij dhe për këtë erdhi dhe e vuri jetën e tij në rrezik, në këmbim që të shpëtojë jetën e njerëzve të pafajshëm, të pa armatosur, dhe të pa mbrojtur.
Në marsin e vitit 1998, kur kishte shpërthyer lufta në Kosovë, Veziri nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vjen me uniform ushtarake për ta kryer obligimin që kishte ndaj atdheut.
Erdhi nga Gjeneva, bashkë me disa shokë, në Kosovë i ngarkuar me armë, duke e thyer kështu edhe një herë kufirin, vetëm e vetëm për tu bërë edhe në front pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta kapur në dorë atë armatim që e kishte blerë atje dhe të dalë i pari në luftë.
Veziri, në ditët e para të kthimit të tij nga Gjeneva, përveç përgaditjeve tjera që bënte, ai ndërmerr edhe disa aksione. Njëri ndër to ishte edhe shkurja e tij te Shkolla Fillore në Sheremetaj, duke rrëzuar kështu bustin dhe duke hequr pllakën e cila mbante emër shkau.
Shokët, kur e kishin pyetur se përse e kishte bërë atë veprim, ai ishte përgjigjur kështu: “Sepse këtë ditë kohë të gjatë e kam ëndërruar, shumë ka ndejtë ai shkja aty, ai vendë si ka takuar asnjëherë atij”. Ndërkaq, kur të njëjtën pyetje i’a kishte bërë e ëma, ai ishte përgjigjur kështu: “Sepse nënë, unë kam ardhur që emrin e kësaj shkolle t’a ndërrojë me emrin tim…”.
Shkathtësia dhe qëndrimi i tij prej boksieri profesionisti e luftaraku, si dhe dashuria e madhe për Atdheun, ishin disa nga vyrtytet e tij që e ngrisnin moralin e Ushtrisë dhe i bënte të gjithë së bashku të pa mposhtur drejtë sukseseve në frontë përballë armikut.
Me rastin e formimit të batalionit të dytë, i cili ishte i përbërë prej katër kompanive ushtarake, ne fshatin Sheremetaj, Vezirin, për shkak të këtyre aftësive dhe shkathtësive që kishte, e emëruan si Komandant të Njësisë Speciale “KOMANDO” dhe mbante nofkën e luftës “ALFREDI”, të njëjtën nofkë që e mbante në Gjenevë.
Detyra e tij ishte që ti organizonte e ushtronte të gjithë djemt dhe vajzat e pesë (5) fshatrave të Rekës së Keqe dhe ti përgatiste fizikisht e psiqikisht për sulme kundër armikut.

“ME PUSHKË NË DORË NË BALLË TË FRONTIT, MUND T’A MBROJË FLAMURIN KOMBËTAR, FAMILJEN, PRAGUN E KULLËS, KËTA NJERËZ TË PA FAJSHËM E TË PA MBROJTUR, TOKËN E KOSOVËS, NDERIN DHE DINJITETIN E KOMBIT SHQIPTAR, SI DHE INTERESAT E SHENJTA TË ATDHEUT TIM”. (Pjesë e fjalimit të Vezirit, gjatë dhënjes së Betimit, në oborrin e Shkollës Fillore në Sheremetaj).

E emëruan Komandant të Njësisë Speciale “KOMANDO”, sepse kishte shpirt dhe mendje profesionisti, për punët e të cilit nuk flisnin fjalët e tij, sepse ato i kishte të pakta, por për punët e tij flisnin më së miri veprat e tij.
Fillimisht, ishte aktivizuar duke i ndihmuar fshatrat e Rekës së Keqe rreth organizimit dhe mobilizimit të tyre për luftë. Gjithashtu, kishte marrë pjesë në shumë luftime, si në Smolic, Molliq, Ponoshec, Junik, Baballoq, Gllogjan, Rahovec, Klinë, etj, deri në Drenicën heroike, duke treguar gjithmon shkathtshmëri dhe trimëri të rrallë në ato luftime, luftime të cilat ende mbahen mendë nga bashkëluftëtarët e tij.
Për shkak të pjesëmarrjes dhe rrezultateve të treguara të tij në këto vendluftime, ai emërohet edhe si ushtarak në Njësitin Diversant, në Gllogjan, nën komandën e Ramush Haradinajtë.
Në korrik, të vitit 1997, Veziri e shëndërroj Kullën e Familjes së tij, në Sheremetaj, në bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i ndihmuar kështu edhe me shuma të mëdha parash në blejren e armatimit, dhe duke kontribuar në luftë, bashkë me babain dhe dy vëllezërit. Babai i tij, Hyseni, ishte i angazhuar në luftë, si një njohës profesionist i terenit të asaj ane, ndërsa, dy vëllezërit e tij, Shaqiri dhe Rasimi, duke ndihmuar në bartjen e armatimit, nga Shqipëria për në Kosovë, dhe furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër vendluftime me këtë armatim, si dhe duke marrë pjesë në mbrojtjen e fshatit.
Guximi dhe vendosshmëria e tyre për të rezistuar, i bënte këta të pa mposhtur në gjitha betejat, edhe pse ishin shumë të paktë në numër dhe të armatosur thjeshtë, kundrejtë armikut që kishte në dispozicion qindra ushtarë dhe të gjithë të pajisur me një armatim tepër modern. Mirëpo, në betejën e Kallavajit, në Junik, më 25 korrik, 1998, duke luftuar fyt për fyt, e gjoks për gjoks me forcat e armikut dhe ku vija ajrore në mes tyre ishte vetëm disa dhjetra metra, pa pritur Veziri goditet nga një pjesë e granatës, e cila i shkaktoi plagë të rënda, ku edhe ra si Hero i vërtet, me pushkë në dore duke luftuar, rezistuar dhe pa u dorëzuar asnjëherë përballë këtij armiku shekullor.
Duke mbyllur kështu një kapitull jete në moshën 27-vjeçare, moshën më të bukur të rinisë. Për këto vepra heroike mori epitetin “DËSHMORË I KOMBIT”.
Ata që na dulen Zotë në luftë, emrat e tyre janë shkruar në lapidar si Dëshmorë të Kosovës. Bota i njeh si pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ne i njohim si Heronjë.
“Vetëm kur e shohë këtë flamurë dhe këtë shqiponjë duke valuar e lirë, ndihem edhe unë i lirë, zemra ime gjen rahati dhe qetësi, ndryshe nëse ajo nuk është e lirë, unë asnjëher nuk do të jem i lumtur në jetë”. ~ Vezir Ademaj “ALFREDI”.
Dhe teksa rrëzohej për tokë sikur një kullë guri, që vetëm granata arriti ta rrëzojë në jetë, atij ndoshta vetëtimthi i’u kujtua përsëri betimi solemn i Hasan Prishtinës. “Mue, në idenë teme patrioke nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue, ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqëve! Ka me më shtrue vetëm vdekja!”.
Të njëjtin betim e kishte bërë edhe Alfredi kur la Gjenevën dhe u kthye në Atdhe. Betim të cilin e mbajtën që të dy me nderë, deri në fund të jetës së tyre.
Ashtu siq kishte rrezikuar jetën e vetë Veziri për ta tërhekur trupin e Hysen Arifit që ishte plagosur një ditë më parë, në të njëjtin vend, ashtu edhe bashkëluftëtarët e tij kishin rrezikuar jete e tyre vetëm që mos ta lënë trupin e Vezirit të bie në dorë të trupave serbe.
Veziri kishte lënë amanet që nëse bie dëshmorë, trupi i tij të mbështjellet me flamurin Kuq e Zi, sepse, për shqiponjën dy-krenare ai ishte tëhequr nga Kik-Boksi, dhe kishte ardhë për të luftuar, vetëm që ajo të fluturojë e lirë. “Këtu, zemra ime gjenë rahati dhe qetësi dhe nëse arrijë ta shohë vendin e lirë, këtë flamur dhe atë shqiponje duke valuar në liri, do të jem njeriu më i lumtur në Botë”, u kishte thënë grupit të tij që po përgadiste për luftë, disa javë para se të bie Dëshmorë i Kosovës.
Flamurin e kishte gjetur vëllai i tij Shaqiri, dhe po të njëjtën ditë e bëjnë edhe vorrimin e ALFREDIT, në Fshatin Sheremetaj në prezencë familjes dhe të shumë bashkëluftëtarëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me nderime të larta ushtarake për në pavdekësi, duke e mbyllur kështu një kaptitull jete në moshën 27 vjeçare, moshën më të bukur të rinisë.
Për veprat e tij heroike, ai mori epitetin e “DËSHMORIT TË KOMBIT”.
Babai i Vezirit, Hyseni, një patriot i lindur e i devotshëm, përveç dhimbjes dhe krenarisë që ndjente në ato momente, ai të pranishmëve u tha: “Biri im, ishte biri im deri atë ditë që u kthy nga Zvicra dhe e pashë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga ajo ditë ai ishte shoku juaj, mbrojtësi jonë dhe biri i Kosovës”.
Në ato momente, Shaban Golaj, i ishte afruar dhe në prani të të gjithë atyre që ishin prezentë i kishte thënë babait të Alfredit: “Po betohem para varrit të shokut tim, Vezirit, se nga këtu do të nisem me këta trima, e do të shkojmë në Kallavaj, aty ku po zhvillohen luftime, dhe do të marrë hak për Vezirin. Dhe, nëse vritem pa marrë hak për të, mos më qoftë hallall gjaku për Kosovë”.
Po të njëjtën ditë, Shaban Golaj, kishte shkuar në Kallavaj, kishte shkatërruar një automjet të blinduar dhe kishte vrarë disa pjestarë të ushtrisë paramilitare të Sërbisë.
Pastaj, ai, bashkë me disa pjestarë të UÇK-ës, në mbrëmje arrijnë në Sheremetaj që ti’a komunikojnë këtë lajm babës së Vezirit: “Unë, hakun për gjakun e e shokut tim, Vezirit e mora, dëshmitar i kam këta trima, tash do të luftojë për Lirinë e Kosovës, sepse ky ishte edhe amaneti tij i fundit”. Të nesërmen, po në atë Kallavajë ku kishte rënë heroikisht Veziri, bie edhe Shabani. Ndërsa, Hysen Arifi, i cili ishte plagosur një ditë më herët, po në të njejtin vendë, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ndërron jetë pas disa javëve.
Jeta e ALFREDIT, SHABANIT, HYSENIT, u shua, por gjithë thesarin e tyre, që kishin e lanë pas vetes. Familjes, i dhuruan thesarin më të qmueshëm që e kishin për ta, lavdinë dhe krenarinë. Kosovës, i falën lirinë të cilën gjithmonë e kishte ëndërruar, atë liri të cilën se kishte asnjëherë. Ndërsa, Botës, në hartën e saj, i’a shtuan një shtet të ri. Pjesa tjetër për shkak të guximtarëve si ta, mbetet histori…

Arrestimi i Rasimit/
Edhe Rasimi ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së, ashtu siç kishte vepruar edhe babai dhe dy vëllezërit tjerë. Ndërkaq, disa muaj pas rënies së Vezirit, në një natë Bajrami, “musafirët” e paftuar nuk trokitën në derë, mirëpo duke rrethuar fillimisht shtëpinë në të gjitha anët, pastaj duke shkelmuar dyert e shtëpisë një nga një, u futën me forcë brenda.
Ata kishin dy kushte që kërkonin. Njëri kusht ishte: dorëzimin e meshkujve të shtëpisë, Hysenin, Shaqirin dhe Rasimin, të cilët ishin pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, kushti i dytë ishte: të gjithë armatimin e Vezirit e kërkonin. E kërkonin armatimin e tij që e kishte blerë në Gjenevë, disa ditë para se të niset për Kosovë dhe të cilin e kishte bartur gjithmonë me vete që nga dita kur ishte nisur nga atje, e deri në ditën kur edhe bie dëshmor për të mos vdekur kurrë.
Ata kishin informata të sakta me vete dhe fotografi të cilat i kishin marrë, jo me dhunë por me dëshirë, falë tradhëtarëve shqipfolës, disa nga të cilët kishin qenë prezentë edhe në ditën e betimit.
Pastaj, e arrestojnë Rasmin, e dërgojnë fillimisht në stacionin Milicor të fshatit Ponoshec. Pas disa orë rrahje, maltretim, torturim, etj., atë e marrin dhe e dërgojnë në stacionin Milicor në Gjakovë. Stacion ky, në të cilin qëndroi disa ditë. Nga stacioni milicor i Gjakovës, Rasimin e transferuan në burgun e Pejës. Aty qëndroi disa muaj, pastaj nga burgu i Pejës, atë, bashkë me shokët e tij të burgosur, i kishin marrë pengë, për ti shfrytëzuar më pastaj si objekt mbrojteje nga frika e ndonjë sulmi kundrejt tyre nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo e NATO-s, derisa gjendeshin në territorin e Kosovës, për të kaluar më pastaj në Serbi.
Familja nuk kishte as një informatë për Rasimin, të cilin për herë të fundit e kishin parë në burgun e Pejës dhe që nga ajo ditë, ata nuk kishin as një informacion se a është i gjallë apo i vdekur. Ndërkaq, në ditën e parë të Çlirimit të Kosovës, motra e tij, Shasimja bashkë me bashkëshortin e saj Isenin, shkojnë dhe e paraqesin Rasimin si të zhdukur, në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, me seli në Gjakovë dhe gjithashtu tregojnë që për herë të fundit Rasimi ka qenë në burgun e Pejës.
Pas disa javëve pritjeje, më në fund përfaqësues të Kryqit të Kuq, e kishin shkuar te Familja Karakushi në fshatin Raçë, të Komunës Gjakovës, për ta kërkuar motrën e Rasimit, Shasimen, që t’ia kumtojnë asaj lajmin e gëzueshëm dhe të shumë pritur se vëllau Rasimi, gjindet gjallë dhe është i burgosur bashkë me mbi dy mijë Kosovarë tjerë, në burgjet e Serbisë. Si, dhe lajmi tjetër i mirë ishte se, që nga tani të gjithë këta të burgosur do të jenë në mbrojtjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Pas disa muajve, Kryqi i Kuq trokiti në derën e familjes Ademaj, në Sheremetaj. Kësaj radhe ata kishin shkuar për të i’u treguar se një anëtarë i familjes kishte drejtë për të shkuar nën përcjelljen e Kryqit të Kuq dhe ta vizitojë Rasimin në burg. Dhe, kush tjetër më shumë, se Shasimja kishte guximin që të thotë që unë dua të shkojë ta shohë Rasimin, duke dëshmuar edhe këtë herë se dashuria për ta parë vëllanë, ishte më e madhe sesa dëshira e saj për të jetuar.
Nën mbrojtjen e Kryqit të Kuq dhe UN-it, ajo bashkë me rreth 20-të nëna dhe motra, heroina kosovare shkuan në burgjet Serbe, për ti vizituar bijtë dhe vëllezërit e tyre të burgosur, që mbaheshin padrejtësisht në burgjet e Serbisë. Ato i lejuan që të qëndrojnë dhe të bisedojnë me ta vetëm disa minuta.
Ndërsa, kur erdhi koha për të shkuar, ajo derisa e përqafojë vëllanë në ballë dhe pastaj e përqafojë fortë dhe në veshë me një zë të vogël ajo i pëshpëriti këto fjalë: “Mbahu, vëllau im, mos u ligështo para tyre, kujtoje Vezirin që nuk u dorëzua asnjëher. E bëri për hatër të atdheut, e të lirisë. Të lirë do të jeni edhe ju, shpejtë…”
Kështu, edhe Rasimi bashkë me mijëra të burgosur tjerë me ndihmen e Kryqit të Kuq, të ndarë në disa grupe lirohen nga burgjet serbe. Ai në emër të lirisë vuajti burgjeve Serbe nga 14. 01.1999, deri më 27.09.2001.
Kur Atdheu lëshoj kushtrimin dhe i kërkoi trimat që aq shumë i duheshin, ata siç nuk kursyen më parë, nuk kursyen as tani. Ecën maleve me ditë e netë të tëra, shumë herë edhe të uritur ecnin në të ftohtë, borë, diell dhe shi. Ecën dhe qëndruan të fortë sepse ishin bërë shokë me shqiponjat.
Edhe pse këmbët e tyre ishin të gjakosura, duart e ngrira, fytyra të sfilitura nga të ftohti, prapë nuk dorëzoheshin, sepse kishin zemër të madhe, të cilën u’a ngrohte flamuri dhe ëndërra e tyre nuk u ndalte aty, por vazhdonte tutje, drejtë qëllimit…
Disa vite pas lufës, familja e dëshmorit Hysen Arifit, në bashkëpunim me disa bashkë vendas të fshatit Pacaj, kishin shkuar në fshatin Sheremetaj, te familja e Vezir Ademajtë. Ata kishin një kërkesë të vetme, që Hysen Arifin ta rivorrosin ne fshatin Shemetaj, saktësishtë pranë Vezirit.
Familja Ademaj, veçanërisht babai i Veziri, Hyseni, nuk i’u kishte nevojitur kohë e gjatë për të menduar, rreth asaj kërkese. Dhe, të pranishmëve i’u drejtohet me këto fjalë “Dasëm pa mishë e krushqi nuk ka, sikurse nuk ka Liri pa gjakë e dëshmorë. Hyseni e Veziri, ishin shokë të ngushtë qysh në rini, shkjau u shprëndau për disa vite, mirëpo prapë se prapë Liria i bashkoi, duke i bërë bashkëluftëatrë të ngushtë dhe nga atdhetarët më të shquar të kësaj ane, të cilët dhanë një shembullë të veçantë, sesi mbrohet Atdheu. Andaj e keni edhe lejen tonë, mundë ta rivorrosni Hysenin pranë Vezirit, sepse aty e ka vendin. Luftuan të bashkuar drejtë një qëllimi, ndërsa liria nuk vonojë shumë dhe erdhi.”
Pas disa javëve, Familja e Hysen Arifit, e bëjnë rivorrimin e tij, duke e vorrosur pranë Vezirit.
Sot, në përvjetorin e 17 të rënjes së tij heroike, përveç shkollës fillore në Sheremetaj që i mban të gravuar në shkronja të arta, emrat e dy dëshmorëve të Rekës së Keqe: “VEZIR ADEMAJ e HYSEN ARIFI”, po ashtu, me emërin e Vezirit, Kuvendi Komunal në Gjakovë ka emëruar vitin e kaluar një rrugë, në Gjakovë.
Për të mos harruar historinë dhe të kaluarën tonë, vellau Vezirit, Dr. Hasani që jetonë dhe punon në New York,, ka ngritur një muze në fshatin e tij të lindjes, në sheremetaj, duke ekspozuar të gjitha shkrimet, fotografitë, medaljet e ALFREDIT. Sepse siç thotë edhe ai vetë: “Historia nuk duhet të harrohet kurrsesi. Për veprën dhe sakrificën qindra vjeqare e trimave dhe trimneshave të Kosovës duhet shkruar historia dhe duhet përcjellur në gjeneratat e reja, nësë do të kemi një të ardhme të ndritur për ta, sepse themelet e shtetit të Kosovës u vendosën mbi eshtrat e tyre, dhe se Pavarësia e Kosovës u vulos me gjakun e tyre.
Veziri ishte një njeri i mrekullueshëm, një shokë besnikë, familjarë i dashur, dhe një hero i vërtetë i Kosovës, i cili e deshti vendin tonë, dhe i shërbejë me nderë, duke sakrifikuar edhe jetën për lirinë e saj. Ai ishte i admiruar nga shumë ushtarë të Rrafshit të Dukagjinit dhe për këtë arsye ai nuk do të harrohet asnjëherë. Ai ishte, është dhe do të jetë gjithmonë inspiruesi im në jetë, një shembull i një njeriu që nuk u gjunjëzua dhe dorëzuar asnjëherë, dhe i gatshëm për të sakrifikuar gjithqka, vetëm, e vetëm të që ne të jetojmë të lirë.
AI ËSHTË HEROI IM…

*BOTOI GAZETA”DIELLI” NE SHBA, KORRIK 2015

Filed Under: Histori Tagged With: Avni Karakushi, heroi i kosoves, shkruan, Vezir Ademaj

SHTYPI AMERIKAN SHKRUAN PËR DËSHMORIN E KOSOVËS, VEZIR ADEMAJ

August 28, 2014 by dgreca

….. Dëshmori i Kosovës Vezir Ademaj është përfaqësues tipik i rinisë atdhetare, që mbi gjithcka vë interesat Kombëtare. Ai jetonte në emigracion në Zvicër,- për vete nuk i mungonte gjë, ishte një sportist i elitës Europiane, kampion dhe si i tillë e kishte privilegjet e një kampioni; kishte të garantuar jetën atje, por ai ndoqi zërin e ndërgjegjes Kombëtare, që e ftoi të linte rehatinë e Zvicrës dhe t’u bashkohej luftëtarëve të Lirisë dhe popullit martir, që kishte tërheqë vëmendjene Amerikës dhe të Europës. Kush më mirë se sa një kampion mund t’ia tërhiqte vëmendjen Botës për Kosovën martire? E dinte se nuk po shkonte në dasëm, por në luftë. /
Me 25 Korrik 2014 në sallën qendrore të Bashkisë në Manhattan, NY, u organizua ceremonia e nderimit të dëshmorit të Kosovës, Vezir Ademaj. I pranishëm në ceremoni ndodhej me këtë rast anëtari i Këshillit Bashkiak z. Ritchie Torres, zyrtarë të Bashkisë si dhe përfaqësuesi i zyrës së ansambleistit të Shtetit të Nju Jork-ut, zotit Mark Gjonaj.
Propozimin për ta nderuar dëshmorin e Kosovës nga Bashkia e Nju Jorkut e ka bërë Shoqata që drejton Esad Rizai. Zoti Rizai shoqërohej në këtë ceremoni nga veprimtari i Shoqatës Came, z. Sali Bollati. Ndërsa proklamatën e Ansamblesë së Nju Jork-ut e sponsorizoi anëtari i saj, z. Mark Gjonaj.
Ceremoninë e përcolli gazetari Beqir Sina si dhe Skënder Pali i Albanian American News TV. Dielli online dhe media e komunitetit e pasqyruan ngjarjen.
Në dy Proklamatat e nderimit të dëshmorit të lirisë, Vezir Ademaj, të firmosura nga ansambleisti
Mark Gjonaj dhe këshilltari Ritchie Torres, përshkruhet jeta dhe vepra e luftëtarit, që më shtrenjtë se gjithcka kishtet lirinë e Atdheut.
Vezir Ademaj, lindi në Sheremetaj të Gjakovës dhe që fëmijë u mëkua me dashurinë për lirinë e Atdheut të vet të robëruar nën okupatorin shekullor serb. Kulla me historitë e saj tronditëse të invadorëve, që ishin përpjekë ta rrënonin, ta bombardonin, por nuk kishin mundur ta shkatërronin; pikërisht kjo kullë shekullore,kishte përcjellë tek dëshmori trimëritë e brezave dhe qëndresën për liri. Familja Ademaj shquhet për atdhetarizëm dhe qëndresë. Në këto gjurmë eci edhe Veziri dëshmor dhe vëllai i tij Shaqiri dhe vëllai tjetër Rasimi.
Dëshmori i Kosovës Vezir Ademaj është përfaqësues tipik i rinisë atdhetare, që mbi gjithcka vë interesat Kombëtare. Ai jetonte në emigracion në Zvicër,- për vete nuk i mungonte gjë, ishte një sportist i elitës Europiane, kampion dhe si i tillë e kishte privilegjet e një kampioni; kishte të garantuar jetën atje, por ai ndoqi zërin e ndërgjegjes Kombëtare, që e ftoi të linte rehatinë e Zvicrës dhe t’u bashkohej luftëtarëve të Lirisë dhe popullit martir, që kishte tërheqë vëmendjene Amerikës dhe të Europës. Kush më mirë se sa një kampion mund t’ia tërhiqte vëmendjen Botës për Kosovën martire? E dinte se nuk po shkonte në dasëm, por në luftë.
Kampioni i Kikboxit, u bë edhe kampion i Lirisë. “Alfredi”(Nofka e tij e Luftës” me sjelljen e tij, me guximin dhe vetitë trimërore bëri për vete rininë e Kosovës duek frymëzuar me aktin e tij. Ai u vu në mbrojtje të popullatës civile së bashku me shokët e tij duke vënë jetën e vet në themelet e lIrisë. Ai vepronte si komandant “Komando” në rajonin e Rekës së Keqe dhe kudo që e kërkonte nevoja pa iu trembur syri në asnjë moment, tergonte trimëri e zotësi ushtarake,veti aq të domosdoshme në operacionet zbuluese. Afërsia, dinjiteti dhe sjellja njerëzore e bënin që t’ishte i dashur prej të gjithëve. Nga dita në ditë luftimet ashpërsoheshin, mirëpo këtë trim të paepur kjo ashpërsi nuk e trembte, vetëm sa ia shtonte elanin dhe kalitjen nga fronti në front. Ishte 25 korriku i vitit 1998. Dielli përcëllonte fushat që kësaj vere kishin mbetur djerrë. Fushat e etura për ujë po ujiteshin me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të popullit… Shqiponjat një ditë frikshëm fluturuan andej kreshtave të Gjeravicës. Rrezet e diellit ftohtë shëndrisnin Junikun dhe fshatrat për rreth. Në Kallavaj në përpjekje ballë për ballë me forcat sllave, bie heriokisht Vezir Ademaj. Trupi i përgjakur i ngjante shtizës së flamurit. Ra në fushën e betejës për ta prekur dheun e tokës amë-për të mos vdekur kurrë, por për t’u përmendur përjetësisht në kujtimet krenare të brezave në kalim…
Shkolla fillore në Sheremetaj i mban të gravuar në obelisk, emrat e dy heronjëve të kësaj ane, që jetën e dhanë për Lirinë e Kosovës: VEZIR ADEMAJ e HYSEN ARIFI. Tani edhe një muze ka hapur dyert aty pranë shkollës së dy dëshmorëve.
Për trimërinë e Vezir Ademaj dhe për misionin që ka marrë vëllai i tij këtu në Nju Jork, dr. Hasan Ademaj, për ngritjen e muzeut në vendlindje, kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit, madje jo vetëm atj, por dëshmorëve të tjerë të zonës, kanë shkruar dhe gazetat lokale në Bronx, por edhe prestigjozja “NEW YORK POST” e cila në numrin e saj të 13 korrikut 2014, botoi artikullin e gazetarit Patrick Rocchio me titull”Doctor pushes Albanian museum”. Artikulli shoqërohet nga dy fotografi, një e dëshmorit të lirisë Vezir Ademaj dhe tjetra e dr. Hasan Ademaj. Muzeu në Sheremetaj do të jetë një qendër edukimi për nxënësit e shkollave dhe brezave të tërë me historinë, qëndresën e shekullore të shqiptarëve gjatë pushtimeve dhe vecanërisht në luftën finale, atë për clirimin e plotë të Kosovës, ku dëshmori Vezir Ademaj hipotekoi jetën e vet në moshë fare të re.(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip GrecaSHTYPI AMERIKAN SHKRUAN PËR DËSHMORIN E KOSOVËS, hasan Ademaj, New York Post, Vezir Ademaj

Bronx doctor pushes Albanian museum

August 14, 2014 by dgreca

By Patrick Rocchio/*
A local Bronx doctor is working on creating a museum in Kosova for his martyred brother.
Dr. Hasan Ademaj, a renowned dentist and surgeon who practices in Belmont, is now creating a museum and memorial in the Kosova town where his brother Vezir Ademaj organized resistance to a Serbian invasion and paid for it with his life in July, 1998. He was part of the Kosova Liberation Army.
Vezir was a kick-boxing champion of Europe before returning to Kosova from Switzerland to fight the invading Serbian forces of Slobodan Milosevi, said Dr. Ademaj.
Milosevi was charged with war crimes related to genocide and convicted after he died. His army was invading Kosova, a country whose population is mostly Albanian.
The museum is to be located in the family’s 18th Century “Kulla” — a tower house very thick walls and small windows that is used as fortification against invasion. It was burned by the Serbs and is located in the Kosova town of Sheremetaj.
“This is good for history and for a new generation to know what happened in that period,” said Dr. Ademaj, who has met with world leaders to discuss issues related to the region. “My brother was living in Switzerland and he came to defend the civilian population.”
Ademaj said that both the Albanian and Kosovar governments are supporting the creation of the museum.
Joining the cause is the president and founder of the Bronx-based Albanian-American Society Foundation. Esad Rizai. Rizai called Vezir an inspiration.
“The creation of this museum means very much because man like him is an inspiration to our community,” said Rizai. “He inspires people and it is an important part of Albanian history, and people like that give us pride.”
Rizai said that his brother sacrificed for all of the Albanian people in all nations in the Albanian tradition of “Besa” — a code of honor. And the museum would honor the unselfish man who friends say can never be replaced.
“He said ‘I don’t want anything, I just want to support my people,’ ” said Rizai.
The museum will be a remembrance of the genocide that left thousands of combatants and civilians dead, said Rizai. Ademaj’s family is helping him spearhead the project.
Kullas have a long history as fortifications against invasions that seem to have been part and parcel of the history of the region.(Kortezi>BronxTime-Ne Foto: Dr. Hasan Ademaj)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dr. Hasan Ademaj, museum, pushes Albanian, Vezir Ademaj

VEZIR ADEMAJ, DESHMORI I KOSOVES NDEROHET NE NJU JORK

August 10, 2014 by dgreca

Nju Jork : Asambleja dhe Bashkia – nderoi me Proklamatë; dëshmorin e lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj/
Me rastin e rënjes së tij – dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anetari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj/
Nga BEQIR SINA, New York City/
NEW YORK CITY : Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave të Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America”, kanë disa vite prej krijimit të tyre – që në metropolin e botës qytetin e Nju Jorkut – Bashkinë e saj, po nderojnë dhe respektojnë me rastin e datave të shënuara për kombin shqiptar, disa veprimtarë të dalluar në diasporë, si edhe të disa figurave të tjera të kombit, të cilët prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, i dhanë aq shumë kombit tonë – luftuan dhe punuan për demokracinë në Shqipëri, si dhe dhanë një kontribut të çmuar për një Kosovë të lirë e të pavarur, zgjidhjen e çështjes shqiptare në tokat e tyre.
Për këtë qëllim, në vijim të aktiviteteve Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave – Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America”, me President zotin Esad Rizai – të cilët kan sosnsorizuar çdo vitë në Bashkinë e Nju Jorkut, disa respektime dhe nderime – por në mandatin e parë të tij – edhe anëtari i Assemblesë së shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj – nëpërmjet Asamblesë së Nju Jorkut, me Proklamatë – e cila është nderimi më i lartë në Nju Jork – ka nderuar 28 nëntorit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës si dhe disa personalitete – shoqata dhe organizata, individ të ndryshëm në të gjitha komunitetet e distriktiti 80-të – përfshirë edhe shqiptarët.
Kurse kësaj rradhe me rastin e rënjes heroike – 25 korrikut 1998, të dëshmorit të UÇK – ës, i rënë për lirinë e Kosovës – gjatë luftimeve të ashpëra- ku në atë ngjarje të paktën 7 shqiptarë ishin vrarë në Junik që nga fillimi i atyre luftimeve, të cilat nisën me luftën për çlirimin e Kosovës, u nderua nga dy institucionet më të larta të qytetit – Bashkia dhe Asambleja e Nju Jorkut, dëshmori Vezir Ademaj – i njohur në luftë me emrin “Alfredi”- në shenjë respekti dhe përkujtimi për këtë datë.
Me rastin e rënjes së tij – dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anetari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj.
Ceremoni zyrtare e marrjes se dy proklamatave, e cila u zhvillua në sallën qendrore të Bashkisë së qytetit më të madh në SHBA – New York, më 25 korrik në prezencën e anëtarit të Këshillit Bashkiak Ritchie Torres dhe stafit të tij si dhe të përfaqësuesit zyrtar të zyrës së asamblesitit të Nju Jorkut, zotit Mark Gjonaj, u shoqërua me prezencën e zyrtarve të kësaj bashkie me fjalime rasti. Ajo ishte një ceremoni e thjesht – por dinjitoze, ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Çamëria, anëtari i një familje të martirizuar çame, zoti Sali Bollati, si dhe televizioni Albanian American News TV- me pronar dhe drejtor z. Skender Pali.
Në proklamatën e Anetarit të Keshillit bashkiak të Nju Jorkut, Ritchie Torres dhe në atë të Asambelesë (Kuvendit) të Nju Jorkt, motivacionin e saj thuhet :
Se: “Vezir Ademaj u lind më mars 1971 në Sheremetaj fshatit pranë Gjakovës, në Kosovë, në një shtëpi prej guri të njohur si Kullë, një perlë arkitektonike nga ato të shekullit të XVIII-të e cila ka qenë një fortesë natyrore për kryengritësit lokale kundër pushtuesve të huaj. Kur ishte i ri, Veziri emigroi në Zvicër, thuhet në proklamatë për të shmangur shërbimin e tij në ushtrinë serbe – isj jugosllave, i cili kishte kryer krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe Bosnje., Ndërsa, si një emigrant, ai ka punuar shumë për të mbështetur familjen e tij dhe kthehet në Kosovë , megjithëse kishte ndjekur një karrierë në kickboxing, për t’u bërë kampion i Zvicrës dhe më pas kampion i Evropës, Ndërsa : Vendi i tij – Kosova u zhyt në luftë, si rezultat i masave ekstreme represionit nga regjimi i diktatorit famëkeq serb Sllobodan Millosheviç, Vezir Ademaj u kthye për t’u bashkuar me luftëtarët në rezistencën lokale në mbrojtje të popullatës civile, duke dhuruar për luftën që sapo kishte nisur të gjitha kursimet e tij për kauzën dhe të ofruar aftësitë e tij sportive për trajnimin e të rinjve që qenë vullnetarë për të luftuar .

Kulla e tij – shtëpia e tij u bë edhe një herë një qendër për rrjetin nëntokësor për njësitë e para të sapolindur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ai u gradua komandant i Njësisë Komando të Zbulimit të Zonës Operative të Dukagjinit,
Në Proklamatë thuhet se ndërsa : Vezir Ademaj vdiq si një hero për kauzën, kur pas një beteje të armatosur në Kallavaj, afër Junikut, më 25 korrik 1998, ai refuzoi të largohet, duke marrë nga fronti një mik të plagosur për të mos e lënë të bjerë në duart e armikut. Ndërsa: Kosova u çlirua në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Ajo është sot një vend sovran, një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, si dhe një aleat besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vezir Ademaj – është shpallur një martir i Kosovës, shkollës në Sheremetaj, ku ai dikur ka studiuar dhe ëndërruar për t’u bërë një mësues sot mban emrin e tij; dhe Kulla, ku familja e tij jetoi për shekuj me radhë është bërë një muze historik i asaj ane për të treguar brezave jetën tij dhe dhe të rezistencës dhe të traditës kombëtare.
Vëllai i tij, Dr Hasan Ademaj këtu në Nju Jork, është sot një aktivist i respektuar dhe i suksesshëm mjek profesional dhe në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan këtu në New York, ku sakrifica kurajoze e vëllait të tij dëshmorit Vezir Ademaj – i njohur në luftë me pseudonimin “Alfredi”- le të shërbejë si një frymëzim për të gjithë. dhe një përkushtim për kauzën e lirisë dhe demokracisë – pavarësinë e Kosovës.”
“Ata luftuan duke bër sakrifica sublime deri sa edhe u flijuan për lirinë – çlirimin e Kosovës nga tirrania sllavo serbe – sundimi i egër sllavo – komunist, andaj duhen nderuar, respektuar dhe përkujtuar jo vetëm nga ne shqiptarët, por edhe opininioni amerikan – përfaqësuesit e institucioneve amerikane. Kurse, neve na mbetet vetëm t’i nderojmë për jetë, të përulemi para veprës së tyre, sakrificës sublime – për të gjithë ata dëshmorët të lirisë. Se, vetëm atëherë, të rënët për Kosovën, do prehen të qetë dhe brezat që e gëzojnë sot lirinë do ta kenë ndërgjegjen e pastër kombëtare”, tha Easadi Rizai, presidenti i Fodnacionit Shoqëria Shqipatro Amerikane.
Kurse, veprimtari i dalluar i çështjes së Çamërisë në SHBA – zoti Sali Bollati, në këtë ceremoni, u shpreh :” Me këtë rast duhet të falenderojmë Bashkinë e Manhattanit, qyteti më të madh në vend – Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane me President zotin Esad Rizai, dhe anëtarin e Assemblesë së shtetit të New Yorkut, zotin Mark Gjonaj – që janë duke nderuar disa prej figurave të ndritura të kombit tonë, nga ky metropol gjigand si Manhattani, i cili, për çdo vjet po nderon Shqiperinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë….Për, mendimin tim vazhdoi Bollati, “në menyrë të veçantë, ky është një nderim që i bëhet gjithë komunitetit shqiptaro-amerikanë, të cilët, janë krenarë me identitetin dhe kulturën e tyre entike shqipëtare, por janë po ashtu shumë krenarë që i takojnë kombit te madh amerikan, i cili e ka dëshmuar madhështinë e tij në mbështetjen e madhe që i ka dhënë Shqipërisë, në krijimin e saj dhe përpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarësi….”
Në fund vëllai i dëshmorit, Dr Hasan Ademaj një dentist i njohur dhe kirurg i cili praktikon profesionin e tij në një lagje të njohur emgirantësh shqiptar në Bronx, veprimtar i komunitetit, e ka vlersuar lart nderimin që i kan bërë vëllait të tij të martirizuar, me rastin e rënjes së tij në Bashkinë e qytetit të Nju Jorkut.
Ai me këtë rast u shpreh se dëshironte të faleminderojë në emër të tij dhe familjes Ademaj – ngrohtësisht anëtarin e këshillit të bashkisë së Nju Jorkut, zotin Ritchie Torres, dhe stafin e tij – Presidentin e Bronxit Ruben Diaz, dhe ish Presidentin e qytetit të Manhattanit, Scott M.Stringer, dhe posaçërisht, sponsorizuesin e këtyre proklamatave, zotin Esad Rizai dhe asamblesitin shqiptar në Asamblenë e Nju Jorkut – zotin Mark Gjonaj.
“Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave – Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America”, me President zotin Esad Rizai , thotë dr Hasan Ademaj, duhet përgëzuar dhe falenderuar se për vite me rradhë, ai ka sponsorizuar nëpërmjet institucioneve të larta njujorkeze, vlerësimin dhe nderimin që u është bërë, shqiptarëve si në atdhe dhe diasporë, në data të shënuara për shqiptarët, përfshirë legjendën për lirinë e Kosovës, Adem Jashari, presidentin e parë të Kosovës Rugovën, Isa Boletinin dhe Tahir Sinanin – një luftëtar i shquar për lirinë e trojeve shqiptare(pjesëmarrës në 3 lufta), si dhe dëshmorin e lirisë Luan Haradinajn, e të të tjerë, figura të ndritura të kombit shqiptar në vite”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: DESHMORI I KOSOVES, nderohet, ne Nju Jork, Vezir Ademaj

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT