• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë Vinçenco Çeramit – gjeniu poliedrik

July 19, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Lamtumira është fjala që na ndan me njerëzit tanë më të dashur. Fjalë e dhimbshme dhe plot peshë, sidomos kur të largohet përgjithmonë një mik i vërtetë me të cilin ke ecur në rrugën tënde të krijimtarisë, aq më shumë që ka qënë mësuesi yt i madh i jetës. Lamtumira është fjala e fundit që i ndan njerëzit që ndoshta njohjet i kanë patur të pakta, por sado të pakta t’i kenë patur, ka mbetur  diçka në jetë që të rilidh me të. Por edhe ata që nuk e patën mundësinë që ta njohin nga afër, përsëri sado egoistë dhe nihilistë të tregohen, përsëri, herët a vonë, do të ndeshen me emrin dhe veprën e tij. E prej Çeramit na ka mbetur një pasuri e tërë letrare, kinematografike e skenike, kështu që do të kemi padiskutim momente të bukura ritakimi me të. Edhe për ne shqiptarët e përtejdetit do të ishte mirë që jo vetëm filmat, por edhe veprën e tij letrare ta njohim, duke e sjellë në gjuhën tonë. Kjo është detyra e përkthyesve dhe e shtëpive botuese që të mos ezitojnë, por të fillojnë nga puna qysh tani. Janë mbi 30 vepra të shkruara prej tij që presin të përkthehen, ose të paktën prej tyre disa nga kryeveprat të cilat e bënë të famshëm autorin më parë si shkrimtar e pastaj si skenograf. Besoj se në të gjithë atë përvojë ka gjithmonë leksione që duhen lexuar dhe mësuar, për secilin prej nesh.

Lindi në Romë në vitin 1940, shkrimtar, dramaturg, poet, skenograf. Në vitin 1976 botoi romanin e parë Një borgjez i vogël, i vogël; Prani e dashur 1978; Lamtumirë Lenin 1981; Djali prej xhami 1983; Lepuri 1988; Hipokriti 1991; Njerëzit 1993; Zoti ‘900 1994; Këshilla një shkrimtari të ri 1996; Takimi 2005; Jetë të gënjeshtra 2007.

“Desha ta falenderoja publikisht mikun Çerami, është një person shumë bujar, ëmbëlsia e tij të gjeg. E fuste dorën në xhep dhe nxirrte jashtë futrunë. Më ka mësuar shumë gjëra. Që në fillim më mësoi se frymëzimin e presin diletantët, të tjerët i përveshin mëngët dhe i futen punës. Më mësoi sintaksën, sintezën. Është një njeri që ia hap zemrën të gjitha enigmave dhe di t’i zgjidhë të gjitha ato. Po e përshëndet me fjalët e një poeti të madh: Vinçenco, mos rri e vështro, mos u shqetëso, nëse bien yjet, por shikoji që t’i mbash mend. E ardhmja sapo filloi” – u shpreh aktori i çmimit Oskar Beninji.

 

Kur i propozuan çmimin e merituar të karrierës, ai nuk shkoi vetë, ashtu si Benini dhe Piovani, të tre të bashkuar nga një lidhje dhe bashkëpunim mbi 20 vjeçar, por dhe nga përvoja magjike që i çoi deri tek Çmimi Oskar për filmin Jeta është e bukur. Në takimin me presidentin Napolitano vajza e vet lexoi mesazhin e të atit, duke e mbyllur me fjalët : Shpresa jonë, në errësirën në të cilën luftojmë është se më në fund shteti dhe ndërmarrjet private duhet të vendosin bashkë të investojnë për bukuritë e Italisë dhe të bëhen të vetëdijshëm se kultura, talenti, fantasia janë një burim real. Lidhja me Romën e shkrimtarit të njohur mbeti shumë e fortë, pasi ai lindi në zemrën e Italisë, të artit dhe kulturës. Ja si shprehet ai për qytetin e tij që aq shumë e deshi dhe e respektoi, pasi dhe vetë qyteti e deshi birin e vet: “Të gjitha librat e mi dhe romanet janë plot me qytetin e Romës. Në të gjitha vendet ku kam shkuar Roma më ka sugjeruar gjithmonë diçka që më pas e futa në shkrimet e mia”.

 

Shpesh kemi dëgjuar dhe shkruar se jeta e një njeriu të madh në fillesat e saj nuk ka qënë prej një gjeniu, përkundrazi të jepet përshtypja se nuk do ta lidhë asgjë me pasionet e jetës. Një ditë përgënjeshtrohen të gjitha dhe talenti i fshehur shpërthen fuqishëm dhe e ngre zërin e vet. Më pas është një punë e madhe që e kalit atë dhe e vë para provave të jetës, të profesionit dhe kulturës. Edhe Çerami është një prej atyre rasteve që ndoshta edhe vetë mësuesi i tij nuk e besonte, por surprizat në jetë nuk mbarojnë kurrë.

Një prej kujtimeve të para për të kur ishte nxënës e sjell një profesor : “Vinçencoja është shumë i drojtur, mbeti vitin e kaluar, se nuk u përgjigjej pyetjeve. Duhet ta kuptojmë, sepse ishte i sëmurë”. Ai profesor ishte 28 vjeçari Pier Paolo Pazolini që nuk  ia doli që t’ia kthente fjalën Vinçencos së vogël, por  në sajë të një teme : Një të dielë në mal, e ndihmoi të kuptonte se fjalët do të ishin më tej jeta e vet.

“Ishte një temë për friulianë, ku dija unë gjë për mallet? Kisha parë vetëm një, Terminilon dhe në verë”- thotë Cerami. E shpiku në përshkrimin e vet : Terminilo e shkatërruar nga orteqet dhe e banuar nga njeriu i urryer i borës. Druhej se e kishte tepruar, por Pazolinit i pëlqeu, e lexoi me zë në klasë. Sukses i madh.

“Më bëri përshtypje. Mezi pres të shkruaj një tjetër. Pa e ditur e zbulova letërsinë” – u shpreh autori. Më vonë Pasolini e mori si ndihmësregjisor në filmat e vet. Lidhjet me kinemanë vazhduan dhe romani i tij i parë, Një borgjez i vogël, i vogël, u bë film me aktorin Alberto Sordi. Ka shkruar për emrat e mëdhenj të kinematografisë italiane Belokio, Amelio, Bertoluci, Skola, Veronezi, Moniceli etj. Por Çerami ishte dhe poet. Epitafin e shkroi vetë në një prej poezive të tij të fundit : “Çdo mëngjes prej vetes më pëlqen e ardhmja e shkuar / dhe në mbrëmje qaj për të”. Kryebashkiaku Marino u shpreh se me vdekjen e tij, Roma humbi një mik. Vërtet një mik të dashur, në një dashuri ëndrrash midis Qytetit të përjetshëm dhe atij që me veprën e tij ia shtoi përjetësinë. Po e mbyll me fjalët e Beninjit, shenja e mirënjohjes më të ndjerë ndaj tij që vështirë se do të harrohet: “Pa të nuk do të kisha mundur as të ecja në muzikën e jetës. I detyrohem për gjithçka. Sot kemi një poet më pak në botë, një gjë që na bën të gjithëve më të trishtë”.

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Arjan Th Kallco, Lamtumire, Vicenco Cerami

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT