• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Liria e Shqipërisë sime, është burimi i kulluar i diellit tonë poetik

February 13, 2017 by dgreca

Nga Violeta Mirakaj/*

1 a Torta3 Kokalaret

Mbresa nga Veprimtaria kushtuar Musine Kokalarit në 100 – vjetorin e Lindjes organizuar nga  Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “ Hope & Peace” në bashkëpunim me Federatates’VATRA”/2 Beqir

– Përsëri si1a Lulushi gjithmonë dyert e sallës “ Vatra” këtu në New York janë të hapura për veprimtari, dhe aktivitete të ndryshme./

1 ekrani,1 evi me portret1 flet musafirja1 esati Cezari1 esat ramiz

E shtunë 11 Shkurt 2017 u organizua sesion përkujtimor për nder të Heroinës Shqiptare Musine Kokalari, 100- vjetori i lindjes së shkrimtares së parë, së gruas fisnike që iu desh të përjetojë ferrin mbi tokë. Kjo përkujtimore u organizua nga Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “ Hope & Peace” me kryetare Mimoza Dajçi, mbështetur nga Federata Panshqiptare “Vatra”, New York ; muzeu “Musine Kokalari” Gjirokastër: familjarët Kokalari, SHBA dhe realizimi -gazetari Dritan Haxhia. Moderator -Beqir Sina, mbështetur nga Dalip Greca-editor i “Vatrës”, TV – Albania Culter – Adem Belliu…

IMG_22501 a kokalaret21 Besiana Peter1 astriti besiana1 ademi6

1 a Moza ok1 Evi Kokalari1 esati51 Fran1 Muca

Prezenca e saj imponuese nëpër mjet fotove të më dha të vendosura në sallë duket sikur na thotë :- Po të dëshirosh të jesh diçka, mund të bëhesh. Duhet të zbulosh se je unik në botë, sepse Ti je një kombinim i veçantë me një qëllim të caktuar….. Ti je ai lloj kombinimi, sepse vetëm Ti mund të bësh atë që është thelbësore për të bërë. Nuk duhet të besosh asnjëherë se nuk ke një kontribut për të dhënë në jetë. Bota është si një qilim që s’ka përfunduar së enduri, dhe vetëm Ti mund të plotësosh figurën në hapësirën e vogël që të përket. Vetë thëniet e Musine Kokalarit për atdheun dhe krijimtarinë e saj e tregojnë më së miri.

1 ambasadorja1 Besiana Zef evi1 Pellumbi1 Balaj Zef1 Flet drita

“Besa , shpresa dhe dashuria ato pra na lartësojnë. Përçarja dhe marrëzia na poshtërojnë e na mjerojnë.” ( Shkup, 10 / 07/ 1943)/

1 a salle1 toma flet2 salle1I1 artistja1 a Leta flet

“Prodhimi im letrar që në fillim, kur zura të hidhja çapat e para, është lidhur ngushtë me ndjenjën kombëtare. Liria e Shqipërisë sime, është burimi i kulluar i diellit tonë poetik.” ( Tiranë , 06/ 07/ 1944)

IMG_2302“ Të punojmë për të mbjellë farën e lirisë, ku respekti i çdo njeriu do të jetë gjëja e parë dhe individualiteti i mbrujtur mbi baza të shëndosha morale në çdo kryerje, është ideal. Një ideal që nuk i largohet realitetit, po që i vjen në ndihmë duke rrojtur me nder dhe me djersën e ballit. Një ideal me virtytet më të larta dhe me ndjenja njerëzore.” ( 18/ 02/ 1945)

1 asllan muahrrKujtimet e mbesës së heroinës për hallën e vet, Artemis Kokalari, si dhe dëshmitë konkrete me dokumente dhe fotografi në munitor, nga famijarët e tjerë krijuan një atmosferë sa emocionale dhe njohëse për auditorin.

1 flet musafirjaPara syve tanë del diplomantja e Universitetit të Romës në degën e Letërsisë dhe Arteve të Bukura, që nuk pranon vendin në katedrën e atij universiteti, sepse ka bindjen që vetëm si shkrimtare, si intelektuale mund t’i shërbejë atdheut. Ajo kishte vizionin e saj për zhvillimin e historisë dhe kombit shqiptar. Heroina e kulturuar ishte aq shumë e apasionuar pas fjalës së bukur shqipe njëkohësisht mbante mbi supe tragjedinë e përherëshme të njeriut me karakter të papërkulur.

1 dr Uruci gjoni etj

Kumtesë pas kumtese të mbajtur nga të pranishmit, si Kryetari i “Vatrës” Gj. Buçaj, nga Besa Kadare ambasadore në Kombet e Bashkuara në New York, poetja dhe humanitarja Rita Saliu, ish të perdjekurit politik D.Saraçi, Pëllumb Lamaj i cili e quan Musinenë, se ajo është Zhandarka e Shqipërisë; plotesohen nga Mimoza Dajçi, Remka Huruglica (kryetare e shoqatës së gruas shqiptare në Kanada, e cila vjen si e ftuar për këtë aktivitet) dhe shumë të tjerë; u krijua një tablo e plotë e figurës intelektuale martire Musine Kokalari.1 a saliu R1 agroni libri

Gjatë kohës së studime1 Dauti Haxhive në Romë, Musineja shkruan një studim- “Ali Pascia di Janina” dhe e boton ne L’Albania më 1940. Shkruan novelën “Nënua Plakë” në Romë, dhe ditarin autobiografik “Jeta ime universitare”. Me tezën e doktoraturës “Letteratura Albanese – Naim Frashëri” laurohet në vitin 1941.Vendi i saj ishte Shqipëria, këtu ajo besonte dhe ëndërronte t’i vinte në ndihmë vendit të saj.Kthehet në Shqipëri e vendosur për të vijuar rrugën e zgjedhur si shkrimtare. Lexon shumë, përkthen Luixhi Pirandelon dhe mbledh mijëra e mijëra vargje nga folklori shqiptar, nga gjuha e popullit, fjalës artistike të mençurisë popullore. Ajo është e apasionuar dhe zhytet e tëra në botën e përrallave, gjë e gjëzave në folklorin shqiptar.

Skicat e ciklit “Këngë Varfërie”,(…botuar në rubrikën frymëzime në verën e vitit 1937) janë shumë domethënëse dhe për kohën e sotme. Ajo kërkonte me këmbëngulje të vërtetën e jetës, për të bërë të vërtetën e thelbit artistik të veprës së saj.

Ja si shprehet :- “Vizitova anembanë. Vura re kudo. Pashë të ligun, që quhet i mirë, pashë gënjeshtarin që kishte të drejtë, pashë katilin që nuk i skuqej faqja. Qesha se ky ishte brumi i shoqërisë, thelbi i njerëzisë.

Hodha hapat e para. Ktheva kokën prapa e një grusht më dhanë. E mbajta përpara e në perde e zezë më doli në sy. Duhej forcë që të çdukej. E ktheva majtas, një sy tallës më drejtohej, e kthej djathtas, në vajtim i thellë dëgjohej. Unë hesht, habitem. Pyes, se ku jam. “Në jetë”, më përgjigjen. Jam i varfër…më mirë. S’kam njeri – shoh më vonë. Më shtypin… Ktheju grushtin të luftoj, po, po. Atëhere kuptova se ku ndodhesha dhe ç’ishte jeta: Luftë!”

Dhe gjithë jeta e saj tregoi se Musineja mbarte vlera të mëdha, të denja ashtu si gjatë gjithë historisë gra, burra të guximshëm, kanë mbajtur qëndrime të kundërta me mendimet e zakonshme të kohës së tyre. Kanë përballuar tiraninë politike, fetare, raciale, duke i dhënë jetën për çështjen e tyre.

Krijimtaria e saj në tre librat e njohur, një enciklopedi e vogël e jetë së gruas gjirokastrite, si psh në romanin e parë të saj “ Sa u tund jeta”, në pasthënie shprehet “….pasqyrë e një bote të perënduar, shtegu i kapërcimit nga vajzëria në mes të këngëve, në një nusëri, për ta hedhur gruan prapë në vargonjtë e rëndë të robërisë së fanatizmit”. Përmbledhja me përralla të përpunuara për fëmijë e vënë M. Kokalarin edhe si themeluese e kësaj letërsie sjell mesazhin se ndër netët që kalojnë fëmijët , si të gjithë shqiptarët, “Rreth vatrës”, (simbol i atdheut dhe familjes) marrin nocionet e së mirës dhe së keqes, të bukurës dhe të shëmtuarës e ushtrimit të mendjes (gjë a gjëzat) dhe gjithçkaje, që trashëgohet aq natyrshëm e me aq dashuri e mirëkuptim për brezat.Vlerësimet e personaliteteve të shquara shqiptarë dhe të huaj tregojnë për mendjekthjelltësinë, mendjendritur të intelektuales së shquar M. Kokalari psh:-

Sotir Kolea : – “ Qëmtimet e tua me titull: “ Siç më thotë nënua plakë”, të cilat i prisja prej kohësh të gjatë, i mora ka ditë dhe të falemzemret që pate mirësinë të mos më harrosh. Pashë me gëzim që i shfaqe sakaq dhe mikut tim A. Xhuvani, duke i uruar se nuk i vajti dëm mundimi që derdhi në bibliotekë.Pas disa ditësh, i mora me nge prapë në dorë, i shfletova në fund e krye dhe thashë : “ I lumtë asaj dore”.

Maksimilian Lambertz :- “ Me dhuntinë e një talenti të gjithanshëm si ai i Kokalarit, është dhënë në tablo piktoreske e në gjuhe me ngyra të gjalla, të mrekullueshme, që kanë spikatur karakteret femërore.”

Lazgush Poradeci:- Admirimin tim nga zemra për veprën tuaj:- “Siç më thotë nënua plakë”.

…”Me sa vërejtje të përpiktë, plot gjallëri dhe plot freski, janë zënë këto miniatura të Musine Kokalarit. Të thuash si të kish këputur një copë të gjallë të jetës…

…Janë skica këto me një intuim psikologjik të madh.

…..Nuk i afrohen sipërfaqes vetëm për ta rilevuar me një ngjyrë të lehtë, me një efekt pamjeje të çastit. Nuk përdorim frymën as humorin as ironinë ose sarkazmën e tharbët të shkurtër të një lloji letrar me qëllim dhe ekspresivitet të përcipshëm siç janë skicat nga natyra e tyre.

Musine kokalari hyn në thellësi drejtpërdrejt në thelbin psikologjik. Menjëherë ajo bashkëjeto me atë që na rrëfen. Nuk tall, as qesh përciptaz, nuk vajton duke spiritizuar. Situacioni komik i saj përmban një tragjedi, një tragjizmë me të vërtet për të ardhur keq mbi karakterin ose fatin që është destina e njeriut, veçanërisht i njeriut Grua. Gruaja e lagjes, e dyerve dhe e portave, vizitonjësja e vatrës dhe oborrit, fjalamania tradicionale që përfaqëson tipin e përbashkët dhe të përditshëm të intrigonjëses, të intrigantes të asaj që bën intriga,…….përbën fondin e inspirimit të librit “ Siç më thotë nënua plakë”

Epigon, Mefistofel femëror, Meduzë me gjarpërinjtë gati, ajo e ka për gjakun, prandaj di dhe e përmbush mirë mjeshtërinë e saj. Dhe të gjitha këto me një stil origjinal, në një stil të sajin, të shfaqur për së pari me kaq përmbledhje në letrat tona!”

Vlerësime kemi dhe nga K.Taljavini, Dott. Prof. Anxhelo Loti, Karlo Mearini etj…

Intelektualja M. Kokalari vijoi luftën për dinjitetin njerëzor dhe kombëtar. U bashkua me rezistencën, që kërkonte zgjedhje të lira, duke i quajtur zgjedhjet e Djetorit 1945, antidemokratike. U bë pjesëtare e “Bashkimit Demokratik” që ishte zëri i vetëm demokracisë, kundër dhunës e diktaturës. Dënohet nga Gjykata e Lartë Ushtarake si sabotatore e pushtetit dhe armike e popullit me 20 vjet burgim e konfiskim të pasurisë….. Musineja e përballoi trimërisht fatin e saj. Gjashtëmbëdhjetë vite burg dhe pjesën tjetër të jetës deri në vdekje , internim me Luksin- një kafe dhe respekti për veten

Pra intelektualja shkrimtare aq e apasionuar pas fjalës shqipe, e apasionuar pas lirisë e cila mendonte se ligji të jetë njerëzia dhe e drejta të sundojë, mbajti mbi supe trgjedinë e përherëshme të njeriut me karakter të papërkulur.

Mësimi nga jeta e Musine Kokalarit, shkrimtare e parë e letrave shqipe, e burgosur dhe e groposur për së gjalli, që mbeti më e gjallë se shumë të gjallë për së vdekuri është se – Njeriu mund të jetë i lirë edhe pse i burgosur. Njeriu mund të jetë i burgosur dhe pse është lënë i lirë.Jeta e Musine Kokalarit është një thirrje për ne të gjithë, për të kuptuar se qemë “të lirë me tru të burgosur”, përderisa askush s’mundi të bëjë sado pak për Musinenë, e cila ishte një ndër mijëra fajtorët pa faj, apo për të vetmin faj të saj : Intelektin e rrallë.

*Korrespondencen e aktivitetit do ta lexoni ne Diellin e printuar. Per me shume fotografi shkoni ne fb(dielli Vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: 100 vjetori, Hope & Peace, Musine Kokalari, Violeta Mirakaj

E bukura në Art, e vërteta në Skenë, drejtësia te Njeriu

September 28, 2016 by dgreca

Nga Violeta Mirakaj/New York/
Fund shtatori i ketij viti si asnjëherë tjetër këtu në New York ishte i ngjeshur me aktivitete, i ngjeshur me skena filmi, skena dokumentare, me përkujtime dhe vlerësime për figurën e madhe shqiptare Nënë Tereza e vazhduar me vlerësimin e grave shqiptare, të cilat janë integruar me dinjitet në këtë vend të madh. Tërë këto ditë u ndje aroma e dheut tonë të motshëm shqiptar, ku me gjuhën e artit u pasqyrua shpirti njerëzor, brenda artit të skenës, muzikës dhe kumtimit parakaloi para shikuesit amerikan dhe shqiptaro – amerikan sinfoni historish njerëzore….
Java e Filmit Shqiptar ishte pjesë e edition të 5- të në kuadër të prezantimit të kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar në datat 16 – 20 shtator 2016. Kjo javë pati si qëllim të luaj një rol të madh në prezantimin e filmit shqiptar edhe për audiencën amerikane, është konsideruar si ngjarja artistike më e madhe. Në këtë Edicion të 5- të, të Javës shqiptare të filmit u shfaqën 26 filma, përfshirë filma të shkurtër dhe filma dokumentarë. Finalistët u përzgjodhën nga veprat e kineastëve shqiptarë dhe të huaj rreth botës.
Organizatorja dhe themeluesja e këtij festivali është shqiptarja nga Kosova, Mrika Krasniqi, e cila u nderua këtë vit si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan për punën e saj ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe biznesit. Ka qenë Senatori nga New York, Charles E. Schumer, ai që i ka kërkuar Kongresit Amerikan, disa muaj më parë, të ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqi, si një grua frymëzuese, një figurë e shquar e cila ka krijuar marrëdhënie shumëplanëshe nëpërmjet artit dhe biznesit ndërmjet Amerikë – Kosovë – Shqipëri – Maqedoni- Itali.
Organizimi me sukses në New York i Javës së Filmit Shqiptar i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptarë kudo në botë tregon se me punë ia del çdo gjëje dhe rrit vlerat edhe se mendimi është produkt i jetës materiale e shpirtërore të jetës së një kombi.Brenda pesë netëve të festivalit u shpalosën 26 filma nga kinematografia shqiptare , si dhe tri filma nga kompeticioni ndërkombëtar. Këtë vit Festivali u organizua në bashkëpunim me Konsullatën si dhe Ministrinë e Jashtme, atë të Diasporës dhe Ministrinë e Kulturës së Kosovës në New York.
Juria profesionale e përbërë nga :- Mike Dusi – aktor dhe priducent në Holliwood, Dhimitër Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani – regjisor, aktor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj – aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf.
Në emër të jurisë , dy moderatorët Kozeta Torishta dhe Lulzim Bucolli, ftuan fituesit e çmimeve për të tërhequr çertifikatat e mirënjohjes dhe kupat e kristalta, të “Albanian Film Week 2016”
Këtë edicion u ndanë 10 (dhjetë) shpërblime për krijimet më të mira pjesëmarrëse:
-Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë “Krom”-Bujar Alimani-
-Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër “Capsule”-Irdit Kaso
-Dokumentari më i mire “Trapped by Law” -Sami Mustafa
-Aktori më i mirë – Kasem Hoxha- “Krom”
-Aktorja më e mirë- Ilire Vinca- “A drop of blood “.
Muzika më e mirë – “Red Fire”- Jiuseppe Teipodi & Francesco Barletta
-Kamera më e mirë – “Buka”
-Regjisori më i mirë-  Bujar Alimani- “Krom”
-Çmimi i produksionit – “PAFTUAR” -Roland Uruci
-Çmimi i publikut- “Red Fire” -Jotti Ejlli
Dhe aktivitetet ndjekin njera- tjetrën. Në ambjentet e “Monroe College” në New York, organizata e gruas Shqiptare- Amerikane (The women’s Organization “Hope & Peace”)- e drejtuar nga Znj. Mimoza Dajçi, u mblodhën për një takim artistik me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Papa Françesku. Pamjet në monitor nga jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës, shoqëruar me pjesë artistike të interpretua nga aktori Xhevat Limani si dhe mendimet e shprehjet e saj sollen një atmosferë emocionuese për të gjithë të pranishmit, si :- “ E djeshmja iku, e nesërmja akoma s’ka ardhur, kemi vetëm të sotmen. Le t’ia fillojmë”… “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla po me dashuri të madhe”….. “Sa më tepër kemi, aq më tepër jemi zënë, aq më pak japim. Por sa më pak kemi, aq më të lirë jemi, aq më shumë japim
Varfëria për ne është liri. Është liri e gëzueshme. Nuk ka televizor këtu, as këtë, as atë…. Por jemi shumë të lumtur.”
afw2016_poster
“Në se vërtet duam të dashurojmë, duhet të mësojmë si të falim!”…etj
Po ditën e diel më 24 shtator, në mbrëmje, në “Simphony Space Theater”  Manhattan u zhvillua veprimtaria kulturore – shoqërore e organizuar nga Albanian Excellence nën kujdesin e veçantë të presidentit të Republikës të Shqipërisë Bujar Nishani, i cili së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani nënshkruan Memorandumin “Imazhi i Gruas Shqiptare në Shekullin XXI”.Pas ekzekutimit të “Himnit të Flamurit” shqiptar dhe atij Amerikan nga Lindita Mezini Lole, për të pranishmit u transmetua një etyd homazh kushtuar Nënë Terezës, u luajtën mjeshtërisht disa pjesë muzikore dhe këngë shqiptare, dhe më pas u vlerësuan zonjat me karriera të suksesshme profesionale me Trofeun e Ekselencës.
Me portretet e këtyre zonjave, me historite njerëzore të tyre dukej sikur na tregonin – Duhet të veprosh në mënyre që çdo ditë e re të të sjellë diçka të re. Përgjegjësia jote kryesore është ndaj vetes tënde. Po nuk e mendove kështu, nuk mund t’i japësh askujt asgjë. Bëj që jeta jote të mos jetë një synim për t’u arritur, por një udhëtim. Jeta është vetë udhëtimi, jeta është proçesi i ecjes përpara. Skena u bë dëshmitare e hapave që ndjek suksesi bazuar në punën dhe dinjitetin dhe si shprehet A. Shopenhaur “ Lavdia ka të bëjë pikërisht me raportin midis asaj çka jemi dhe asaj çka janë të tjerët....”
Gjithçka nisi nga një ide, siç shprehet Presidentja e Albanian Excellence Flora Nikolla, bëri rrugëtim nga Tirana drejt New York në një Gala që protagoniste ishin zonjat, që me përkushtim janë të suksesshme në jetën e tyre… amosfera festive u zbukurua nga interpretimet e sopranove tona Dëshira Ahmet Kërliu, Lindita Lole Mezini, Cellister Gjilberta Lucaj, interputuar me piano nga Znj. Hermira Gjoni. E gjithë atmosfera krijohet më së miri nga skenografia e ndërtuar nën regjinë e Andis Gjoni , e cila ishte plot detaje e fakte, ishte rezultat i një pune cilësore frymëzuese. Ky event Albanian Excellence është një vlerësim, është një respekt për zonjat e sukseshme në jetë dhe në familje.
New York -Shtator 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: E bukurra ne Aert, Violeta Mirakaj

Diaspora- Festivali i katërt “Zërat e rinj 2016” në Nju Jork

June 13, 2016 by dgreca

*Diaspora- Juria me katër profesioniste:Festivali i katërt “Zërat e rinj 2016”  një sukses Profesionsitësh/

*Rrugëtimi nga festivali në festival  i fëmijëve shqiptarë në Amerikë./(Festivali i katërt “Zërat e rinj 2016” ) /

*Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. NÇmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. FOTO:/Kryetari i Jurise Ylli Kalaja, duke shpalle kengen fituese “E madhja dhe e Vogla”, kenduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY./

Nga Violeta Mirakaj/

Dhe Qershori erdhi përsëri, Qershori i festës së përfundimit të vitit shkollor të të gjithë fëmijëve kudo në botë, Qershori i festës së fëmijëve shqiptarë. Kështu  me traditën e krijuar këtu në New York, u gëzua  Ditën e fëmijëve, me traditën shqiptare, me traditën e festivalit të këngës për fëmijë.

Në këtë mbrëmje qershori, në ambjentet e “Symphony Space” Brodway, 95 street në Manhattan u prezantua Festivali e katërt në diasporën e Amerikës  “Zërat e Rinj 2016” – “Youth Voices 2016”. Për të katërtin vit ideatorja e këtij aktiviteti, Pranvera Çobo me pasion dhe profesionalizëm e drejtoi me sukses festivalin e fëmijëve me staf realizues të përbërë nga:-Julia Ilirjani- Regjisore Sabir Kanaqi- Assistant Regjisor/Regjisor televiziv; Pranvera Çobo – Drejtuese Artistike;Violeta Mirakaj – Libretiste: Bashkim Braho – Koreograf MA; Justina Fishta -Martini – Mësuese muzike MA; Albana Graca – Koreografe e AAKVSH, NY; Hamdi Gjana – Mësues muzike PA; Lorend Çobo – Koordinator Organizativ i Festivalit

Mbështetësit kryesor për realizimin e këtij aktiviteti ishin:- Shoqata Shqiptaro – Amerikane Pan Vatra e cila mundësoi ftesat për pjesëmarrësit të ardhur nga Shqipëria – Kryetar Z. Gjon Buçaj; Shoqata Atdhetare Kulturore “Bijtë e Shqipes” që bëri të mundur organizimin e fëmijëve nga shkolla shqipe “Gjuha Jonë”, pranë kësaj shoqate me kryetar Z. Tajar Domi; Albania Culture TV me stafin realizues, të cilët kanë qenë bashkudhëtarë që në fillimet e këtij projekti; Bordi i prindërve të AAKVSH, të cilët kanë bërë të mundur vazhdimësinë e këtij festivali dhe futjen e tij në traditën e aktiviteteve kulturore këtu në diasporën e Amerikës; Nicky’s European Market- President Z. Tony Musaj; Albanian American Open Hand Association INC, Z.Aleksandër Nilaj; Deda Family; Dako Family si në veçanti TeleALBA mundësoi përmes objektivit të saj xhirimin dhe transmetimin në platformën Tring Digital.

Konkurimi i këngëve më gjuhën tonë amtare, melodia , kënga dhe vallja të interpretuar nga fëmijët krijuan një atmosferë festive dhe urimi për të gjithë fëmijët dhe të pranishmit

Programi ishte i ndërtuar ng 20 këngë, 14 këngë krijime të reja, konkuruese, dhe 6 të tjera këngë të viteve  nga repertori i festivaleve për fëmijë.

Vlerësimet e këngëve konkuruese u realizua nga Juria me profesionista në fushën e artit si-  Ylli Kalaja – Kryetar Jurie, anëtarë- Rakipe Karaj, Ilir Dangëllia dhe Paulin Trieshi.

Eva Junçaj dhe Lorivert Çobo me shkathtësi dhe elokuencë realizuan prezantimin e programit.

     Rrugëtimi i fëmijëve nga festivali në festival me tingëllimën e bukur të muzikës shoqëruar me ngjyrat e zërave të fëmijëve tregoi dhe një herë ekzistencën e një kombi, të kombit shqiptar, ekzistencën e një gjuhe, gjuhës shqiptare me të cilën u shpalos dashuria për jetën , dashuria për paqen dhe lumturinë.

Gjeografia e zërave fëminorë filloi me fëmijët e New York, u pasua me artistët e vegjël nga Philadelphia dhe vazhdoi me fëmijët e talentuar të Bostonit.

Buqeta me këngët të kompozuar enkas për këtë festival erdhën nga kompozitorë në Shqipëri dhe këtu në Amerikë si:- K. Gajtani, A. Kaçinari, S. Tukaj, Y. Kalaja, H. Gjana, B. Hysa, N. Dula, R. Guli, Y. Ramzoti, A. Ymeri, A. Kola, E. Cili, A. Vezuli dhe J.Mehmeti. Muzika e këtyre këngëve gati për dy orë na dha  kënaqësi, ëmbëlsi, na solli ëndrrat dhe gëzimet fëminore, lojërat dhe jetën e tyre të përditëshme….

Muzika dhe tekstet e këngëve ishte pasqyrimi dhe reflektimi i botës shpirtërore të të gjithë moshatarëve të vegjël, të të gjithë fëmijëve të botës dhe treguan – Se fëmijët janë pranvera e kësaj toke

Gëzimi i kësaj bote

Ata janë një premtim

Për të ardhmen në zhvillim

Në fund të programit u bënë vlerësimet e këngëve:- Çmimi Inkurajues- “Nëna ime e dashur”, teksti/ muzika/ orkestrimi Ernis Çili; këndoi -Ejdia Daku. Çmimi i interpretimit më të mirë “Nexhmije Pagarusha”- iu akordua këngëtares Rrebeka Martini dhe fëmijët nga Boston, MA; -tekst,muzikë dhe orkestrimi nga Adem Ymeri. Çmimi i Talentit “Motrat Qiriazi” e morën Isabela Ulaj, Rona Dedinca, Andrew Dedaj dhe Nicky Musaj me këngën “Profesionet”, teksti- Suela Tukaj, muzika dhe orkestrimi- Jetmir Mehmeti. Çmimi i Tretë iu dha- “Gjuhën ta ushtrojmë” teksti/muzika/orkestrimi – Alexandër Vezuli, këndoi – Jona Dedinca, shoqërojnë fëmijët e AAKVSH, NY. Çmimi i dytë iu dha këngës “Përrallë”, teksti/muzika dhe orkestrimi nga Alfred Kaçinari, këndoi Isabela Ulaj shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.

Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.

Kjo mbrëmje fëminore ishte një dialog muzikor, një bashkëbisedim në gjuhën shqipe edhe se këta fëmijë kanë lindur këtu në Amerikë treguan dhe shijuan thënien e Gëtes :- “O zë i ëmbël sa mirë tingëllon gjuha amtare në vend të huaj”

New York,13 Qershor 2016

Rrugëtimi nga festivali në festival  i fëmijëve shqiptarë në Amerikë./

                 (Festivali i katërt “Zërat e rinj 2016” ) /

*Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. NÇmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. FOTO:/Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. duke interpretuar kengen fituse/

Nga Violeta Mirakaj/

Dhe Qershori erdhi përsëri, Qershori i festës së përfundimit të vitit shkollor të të gjithë fëmijëve kudo në botë, Qershori i festës së fëmijëve shqiptarë. Kështu  me traditën e krijuar këtu në New York, u gëzua  Ditën e fëmijëve, me traditën shqiptare, me traditën e festivalit të këngës për fëmijë.

Në këtë mbrëmje qershori, në ambjentet e “Symphony Space” Brodway, 95 street në Manhattan u prezantua Festivali e katërt në diasporën e Amerikës  “Zërat e Rinj 2016” – “Youth Voices 2016”. Për të katërtin vit ideatorja e këtij aktiviteti, Pranvera Çobo me pasion dhe profesionalizëm e drejtoi me sukses festivalin e fëmijëve me staf realizues të përbërë nga:-Julia Ilirjani- Regjisore Sabir Kanaqi- Assistant Regjisor/Regjisor televiziv; Pranvera Çobo – Drejtuese Artistike;Violeta Mirakaj – Libretiste: Bashkim Braho – Koreograf MA; Justina Fishta -Martini – Mësuese muzike MA; Albana Graca – Koreografe e AAKVSH, NY; Hamdi Gjana – Mësues muzike PA; Lorend Çobo – Koordinator Organizativ i Festivalit

Mbështetësit kryesor për realizimin e këtij aktiviteti ishin:- Shoqata Shqiptaro – Amerikane Pan Vatra e cila mundësoi ftesat për pjesëmarrësit të ardhur nga Shqipëria – Kryetar Z. Gjon Buçaj; Shoqata Atdhetare Kulturore “Bijtë e Shqipes” që bëri të mundur organizimin e fëmijëve nga shkolla shqipe “Gjuha Jonë”, pranë kësaj shoqate me kryetar Z. Tajar Domi; Albania Culture TV me stafin realizues, të cilët kanë qenë bashkudhëtarë që në fillimet e këtij projekti; Bordi i prindërve të AAKVSH, të cilët kanë bërë të mundur vazhdimësinë e këtij festivali dhe futjen e tij në traditën e aktiviteteve kulturore këtu në diasporën e Amerikës; Nicky’s European Market- President Z. Tony Musaj; Albanian American Open Hand Association INC, Z.Aleksandër Nilaj; Deda Family; Dako Family si në veçanti TeleALBA mundësoi përmes objektivit të saj xhirimin dhe transmetimin në platformën Tring Digital.

Konkurimi i këngëve më gjuhën tonë amtare, melodia , kënga dhe vallja të interpretuar nga fëmijët krijuan një atmosferë festive dhe urimi për të gjithë fëmijët dhe të pranishmit

Programi ishte i ndërtuar ng 20 këngë, 14 këngë krijime të reja, konkuruese, dhe 6 të tjera këngë të viteve  nga repertori i festivaleve për fëmijë.

Vlerësimet e këngëve konkuruese u realizua nga Juria me profesionista në fushën e artit si-  Ylli Kalaja – Kryetar Jurie, anëtarë- Rakipe Karaj, Ilir Dangëllia dhe Paulin Trieshi.

Eva Junçaj dhe Lorivert Çobo me shkathtësi dhe elokuencë realizuan prezantimin e programit.

     Rrugëtimi i fëmijëve nga festivali në festival me tingëllimën e bukur të muzikës shoqëruar me ngjyrat e zërave të fëmijëve tregoi dhe një herë ekzistencën e një kombi, të kombit shqiptar, ekzistencën e një gjuhe, gjuhës shqiptare me të cilën u shpalos dashuria për jetën , dashuria për paqen dhe lumturinë.

Gjeografia e zërave fëminorë filloi me fëmijët e New York, u pasua me artistët e vegjël nga Philadelphia dhe vazhdoi me fëmijët e talentuar të Bostonit.

Buqeta me këngët të kompozuar enkas për këtë festival erdhën nga kompozitorë në Shqipëri dhe këtu në Amerikë si:- K. Gajtani, A. Kaçinari, S. Tukaj, Y. Kalaja, H. Gjana, B. Hysa, N. Dula, R. Guli, Y. Ramzoti, A. Ymeri, A. Kola, E. Cili, A. Vezuli dhe J.Mehmeti. Muzika e këtyre këngëve gati për dy orë na dha  kënaqësi, ëmbëlsi, na solli ëndrrat dhe gëzimet fëminore, lojërat dhe jetën e tyre të përditëshme….

Muzika dhe tekstet e këngëve ishte pasqyrimi dhe reflektimi i botës shpirtërore të të gjithë moshatarëve të vegjël, të të gjithë fëmijëve të botës dhe treguan – Se fëmijët janë pranvera e kësaj toke

Gëzimi i kësaj bote

Ata janë një premtim

Për të ardhmen në zhvillim

Në fund të programit u bënë vlerësimet e këngëve:- Çmimi Inkurajues- “Nëna ime e dashur”, teksti/ muzika/ orkestrimi Ernis Çili; këndoi -Ejdia Daku. Çmimi i interpretimit më të mirë “Nexhmije Pagarusha”- iu akordua këngëtares Rrebeka Martini dhe fëmijët nga Boston, MA; -tekst,muzikë dhe orkestrimi nga Adem Ymeri. Çmimi i Talentit “Motrat Qiriazi” e morën Isabela Ulaj, Rona Dedinca, Andrew Dedaj dhe Nicky Musaj me këngën “Profesionet”, teksti- Suela Tukaj, muzika dhe orkestrimi- Jetmir Mehmeti. Çmimi i Tretë iu dha- “Gjuhën ta ushtrojmë” teksti/muzika/orkestrimi – Alexandër Vezuli, këndoi – Jona Dedinca, shoqërojnë fëmijët e AAKVSH, NY. Çmimi i dytë iu dha këngës “Përrallë”, teksti/muzika dhe orkestrimi nga Alfred Kaçinari, këndoi Isabela Ulaj shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.

Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.

Kjo mbrëmje fëminore ishte një dialog muzikor, një bashkëbisedim në gjuhën shqipe edhe se këta fëmijë kanë lindur këtu në Amerikë treguan dhe shijuan thënien e Gëtes :- “O zë i ëmbël sa mirë tingëllon gjuha amtare në vend të huaj”

New York,13 Qershor 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: “Zërat e rinj 2016”, Festivali i katërt, Violeta Mirakaj

Hermira Gjoni, një jetë me muzikë

April 6, 2016 by dgreca

Violeta Mirakaj  /New York/

Nr Foto:Hermira Gjoni  , pianiste/ SHBA/

Për shekuj me radhë, thesarë tingujsh u grumbulluan në botë. Tingujt e fuqishëm të simfonive të Bethovenit, operat madhështore të Verdit dhe Gunose, meloditë e ëmbla të Shopenit, Grigut dhe të tjerë kanë kumbuar në të katërt anët e vendit,të cilët kanë ndriçuar si gurë të çmuar  Çdo gjë kalon, vetëm arti është i përjetshëm. Muzika u jep kënaqësi, ëmbëlsi, shpirt, jetë e madhështi gjithë njerëzve, kjo është dhe lejtmotivi i gjithë veprimtarisë muzikore e Hermira Gjonit.  Znj. Hermira, nga komentet e njerëzve të shquar të muzikës është përcaktuar si  një koncertmaestër që di të trasmetojë me elegancë  te spektatori shpirtin dhe muzikën që interpreton.

Biseda me Hermirën nisi ashtu thjesht, nisi si një bisedë midis një artdashëse dhe një artisteje, e cila me thjeshtësinë e saj karakteristike, me lirëshmërinë e mendimit dhe me kulturën e gjerë të bën për vete dhe gjithmonë ke çfarë të mësosh. Ajo mendon se muzika është një okazion për ta jetuar jetën më mirë, është gjuhë që kuptohet nga popujt e gjithë kombeve të botës, është gjuhë origjinale e çmueshme për transmetimin e mendimeve dhe ndjenjave.

Një jetë mes tingujve të pianos, një jetë që nisi që në moshën fëminore dhe vazhdon deri në ditët e sotme…. Ajo shprehet : -“Kryesorja në skenë është të luash thjeshtë, lehtë, pa mundim. Gjithmonë kujtoj fjalët e pianistit të madh, F. Buzonit: Pianisti duhet të ketë një inteligjencë mbi të zakonshmen , forcë këmbëngulëse, kulturë, ndjenjë, poezi dhe magnetizëm personal që të frymëzojnë spektatorin” – Pianistja Hermira Gjoni formoi personalitetin e saj artistik kur në Shqipëri po hidheshin hapat e para drejt kristalizimit të artit muzikor profesional. Gati për 25 vite me radhë ka qenë e emëruar Koncertmaestre në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Ajo tregon për vitet e Teatrit të Operas dhe Baletit :- “Të bësh në jetë të dendur koncertale nuk është e lehtë, do një impenjim të plotë. Kam punuar me pasion, me shumë vullnet dhe frymëzim në koncertet e mia solo; por edhe kur shoqëroja shumë artistë të talentuar, këngëtarë, instrumentistë, kërcimtarë. Për të bërë këtë duhej një përkushtim i plotë dhe i thellë, duhet t’i japësh mendjen, veten tënde veprave që ekzekuton.” Orë të tëra të jetës së saj i janë dedikuar ndihmës për të çuar në një nivel më të lartë artistik, talented e reja. Ajo ka patur rastin të punojë 4 – 5 breza këngëtarësh dhe këtu nuk mund të mos përmendim ariet, me nivelin më të lartë artistik që ajo arriti së bashku me këta këngëtarë në koncerte të ndryshme, si me Artistin e Popullit M. Xhemali, apo me Ll. Kaçaj apo me A. Mula, R. Kovaçin,N. Mula, Xh Athanasi, I. Tukiqi, T. Kota, R.Dabulla,F.Mamaqi.Të shumta janë vlerësimet pozitive  Një ndër ta është dhe vlerësimi nga Zh. Ciko, “Mjeshtër i Madh” midis të tjerave shprehet -“...kam patur fatin ta njoh hershëm (Hermirën) si person me formimin kulturor artistik të plotë dhe njëherësh si pianiste e shquar e cila ka debutuar si soliste në koncerte të ndryshme. Veçanërisht një nga meritat kryesore të Znj.Gjoni është përgatitja e premierave të veprave shqiptare në shumë prej të cilave ka qenë ekzekutuese e parë…Ajo ka interpretuar gjithashtu si soliste pianiste në koncertet e Orkestrës Sinfonike të TOB. Institucioni që unë drejtoj i është mirënjohës Znj. Gjoni për kontributin e vyer dhe personalitetin e saj të cilin e vlerësojmë lart”. Prof.M. Krantja, Dirigjent, Artist i Popullit e vlerëson:” Hermira Gjoni është e shquar për cilësinë e saj të lartë si soliste dhe koncert – maestre gjatë koncerteve dhe shfaqjeve të dhëna sa në Shqipëri dhe jashtë vendit. Dallohet për formimin e saj të veçantë kulturor e artistik, për horizontin e pasur…” Prof. Ç. Zadeja, Kompozitor, Artist i Popullit shprehet :“ Si pianiste me plot pasion dhe profesionalizëm është dalluar jo vetëm për lojën në ansambël si koncertmaestre por dhe si pianiste e koncertiste e shquar”. Në emrin e “luftës së klasave”, në 1975, papritmas aktiviteti i saj ndërpritet. Ajo ndalohet të ekzekutojë në koncerte, të realizojë regjistrime në Radio -Tirana, apo të dalë në emisionet e TVSh, deri në  1990.  Vite të humbura të mundësive krijuese dhe interpretuese artistike që nuk do të ktheheshin dot më, por dhe që nuk mund të harroheshin… por nuk e lëshoi veten kurrë. Mosvlerësimi, injorimi, dhe mënjanimi nga aktivitetet artistike për 15 vite ishte sfilitës. Si thotë vetë Znj. H.Gjoni:-“Unë isha shpirtërisht e rrënuar sepse ekzekutimi në piano ishte themeli i identitetit tim.” Megjithatë,me punën e saj, tregoi se shpirti njerëzor ka një fuqi dhe një dinamikë të pashtershme….Në jetën e Hermira Gjonit ka ndikuar, ndihmuar në profesion bashkëshorti i saj kompozitori dhe dirigjenti i shquar S. Gjoni. Kritiku i muzikës, G. Leolsakos, e karakterizon kështu:- “S. Gjoni është një kompozitor i shkëlqyer, krijues i destinuar, me një kulturë të thellë estetike dhe muzikale, por mbi të gjitha me një personalitet të mrekullueshëm human, me një zemër të artë në harmoni të plotë me kulturën e tij të rafinuar” Deviza e Simonit  ishte se artet janë esenciale për një komb të zhvilluar e të shëndetshëm dhe në periudhat e përmbysjeve sociale dhe orientimit shpirtëror mbështetja tek arti është mbështetje për civilizimin e Kombit.

Me gjithë mosvlerësimet dhe mënjanimet e atyre viteve, Znj. H. Gjoni i ruajti principet e veta artistike dhe pas viteve të izolimit e rindërtoi repertorin e saj pianistik dhe rifilloi koncertet me shumë sukses në vende të ndryshme të botës. Në 1993 ka qenë pianiste në konkursin “Plaçido Domingo” Paris – Francë. Aktiviteti artistik i Hermira Gjonit do të ringjallej dhe do të arrinte shkallën më të lartë të vlerësimit në vitet e punës dhe të suksesit artistik në SHBA. Pra ja që fati i njeriut është i çuditshëm dhe atëhere kur nuk e pret i hapen mundësi të paparashikueshme për përmbushjen e dëshirave. Si për të gjithë shqiptarët dhe për Hermirën dhe familjen e saj, ardhja e demokracisë ishte e barabartë me një rilindje shpirtërore dhe artistike. Një proverb amerikan thotë se: “përgjigja më e shkurtër është të veprosh”...dhe kështu ajo veproi…  Koncertet do të pasonin njeri- tjetrin nga dy koncertet në Qendrën Botërore të Tregtisë apo Festivali multikulturor i zhvilluar në 22 prill 2001.K. Gilhur në intervistën e tij shprehet për H. Gjonin:“Teknika e saj dallohet për pjekuri dhe mjeshtëri në instrumentin e pianos.” Më 13 nëntor 2004 në kishën e “Shën Pjetrit”, artdashësit shqiptarë dhe amerikanë ndoqën një koncert me pianisten tonë dhe sopranon amerikane Xh. Yaffe. Një seri koncertesh me sopranon japoneze Junko Arita, pedagoge e kantos në konservatorin e muzikës në N.Y. Ja si shprehet në intervistën e saj, artistja japoneze Z. Takakusaki: “ Koncerti ishte me nivel të lartë artistik. Gjoni ishte një pianiste shumë krijuese dhe e transmetoi muzikën japoneze qartë dhe kuptueshëm. Aty spikati për gamën e gjerë dhe për variacionet dinamike” Në konferencën Botërore të Pedagogëve të pianos, Prill 2005, H. Gjoni mbajti leksionin- “Ana emocionale e interpretimit në piano”. Koncerti festiv me rastin e Ditës së Kolombit ishte një ditë e madhe për pianisten H. Gjoni. Për herë të parë pianistja shqiptare ishte e ftuar të ekzekutonte përpara një publiku që kishte ardhur posaçërisht nga shumë shtete të SHBA, Kanada, Itali etj. Ovacionet nuk pushonin për interpretimin e tenorit të famshëm K. Makio, i cili u shoqërua nga Hermira si dhe nga interpretimet e veprave solo nga kompozitorët Shopen dhe List. Në mbyllje të koncertit u zhvillua ceromonia e dorëzimit të medaljes për tenorin K.Makio, Miss Amerika K. Zanzaro dhe për pianisten Hermira Gjoni. Ajo shprehet: “Ishte një surprizë kjo medalje, dhe ky fakt më bën që në të ardhmen t’ju dhuroj koncerte edhe më të bukura për nderimin që më bëtë”.…Dhe fjalën e mban… Koncertet vazhdojnë në vite…Pas koncertit me rastin e 200 -vjetorit e lindjes së kompozitorit dhe pianistit të madh F.Shopen, Hermira pasi e ndjen veten të gëzuar që merr pjesë në këtë eveniment me pianistë me nivel të lartë të të gjithë kombësive , thekson: “Ai ishte poeti i pianos, prandaj mendoj që të transmetosh në mënyrë të natyrshme ta ndjesh veten në harmoni të plotë me muzikën që ka lënë Shopeni; kjo është detyra e pianistit”.

   Ajo vazhdon koncertet me artisten e operas së Parisit, M. Mingheras dhe sopranon amerikane M. Wintson dhe së shpejti do të ketë një turne në Europe Itali, Rumani, Izrael.

Znj. Gjoni është anëtare e Fondacionit të Artistëve “The Bohemians” në N.Y; është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë dhe me medaljen “Associazione Compania – USA

Pra, aktiviteti artistik i Znj.Gjoni ka fituar sukses dhe një rilindje shpirtërore dhe artistike në N.Y. Sipas mendimit të saj këtu, në SHBA çlirohesh nga ndikimi i opinionit të të tjerëve, nga paragjykimet, nga frika e rrëzimit ose e dështimit. Kjo të bën të jesh vetvetja, të ndjekësh pikësynimet dhe kështu njeriu arrin potencialin e tij më të lartë. E gjithë kjo eksperiencë të jep forcë dhe të bën të mos e kthesh kokën prapa, po të shohësh se çfarë mund të arrish në të ardhmen. Me kalimin e kohës ndryshojnë shijet, ambienti që na rrethon, ndryshojnë mjetet, (piano, akustika, spektatori) dhe pianisti vazhdimisht provon, mediton, kërkon, perfeksionohet dhe fillon të kuptojë më mirë sesi duhet të ekzekutosh në piano. Të punosh në art kërkohet pak më tepër se sa thjeshtë të kesh talent, duhet të kesh disiplinën brenda vetes për të përballuar orët e studimit dhe koncertet. Por të kesh një jetë të dendur artistike do hasësh më shumë xhelozi, bile nga kolegët. Ky është realiteti! Suksesi ka gjithmonë një çmim, je gjithmonë në dritën e pamëshirshme të publicitetit, – dashamirëve dhe ziliqarëve, të cilët nga realiteti dhe zilia përpiqen të të përbuzin apo të të shkatërrojnë. Të githa këto duhet t’i përballosh me qetësi, kurajo dhe këmbëngulje.

Pra, thekson se pianistët me pikësynime gjithmonë kanë sukses ,sepse ata e dinë ku po shkojnë. Njohja me pianistë botërorë, kontaktet dhe bisedat  me ta janë shumë të vlefshme,e përfundon mendimin e saj, të pasurojnë nga ana muzikore, intelektuale dhe shpirtërore. Ata ndihmojnë të ecësh përpara sepse janë artistë me një vizion të kompletuar për muzikën, krijojnë një botë të tyre dhe shpërthejnë në fluturimet magjepsëse të fantazisë. Ço ekzekutim tek ata rrjedh me lehtësi dhe kjo është përsosmëria që kanë arritur ata. Kjo është dhe një eksperiencë e vyer dhe për brezat e rinj.

Violeta Mirakaj / NY/ 6 prill 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Hermira Gjoni, një jetë me muzikë, Violeta Mirakaj

Arta Kallaba , Portreti i një regjisoreje

March 11, 2016 by dgreca

– Të mos kënaqurit me veten është themeli i çdo talenti të vërtetë/
Nga Violeta Mirakaj-New York/
Njohja me Arta Kallaba ndodhi rastësisht këtu në New York.U takuam në festivalin e kineastëve të rinj, – “Albanian Young Filmmakers Festival”,organizuar në fund të muajit nëntor të 2013 nga regjisori i mirënjohur BujarAlimani. Isha caktuar si anëtare jurie së bashku me Ermira Babamustën , dhe regjisoren kosovare, Arta Kallaba, e cila ishte kryetare e jurisë. Bashkëpunimi ishte reciprok, midis nesh pati një mirëkuptim; për tri netë me rradhë u realizua përzgjedhja dhe dhënia e çmimeve përkatëse. Pra ishte një eksperiencë shumë e mirë, edhe se ishte jo vetëm një përgjegjësi e madhe estetike , artstike por dhe profesionale bëri që misioni i cili na ishte besuar të realizohej me sukses. Kjo njohje u thellua dhe më tepër duke e djekur veprimtarinë e Artës nga afër, veprimtarinë artistike regjisoriale këtu në New York si dhe në vazhdimësinë e saj…Njerëzit e mirë njihen lehtësisht nga përparësitë e shumta të fjalës e të veprimit dhe nga virtytet e tyre.
Regjisorja Arta Kallaba, lindi në Gjilan të Kosovës dhe ashtu si tregon vetë është rritur në një familje dhe mjedis ku tingujt e pianos, violinës, harmonikës dhe klarinetës e kanë shoqëruar në fëmijërinë e saj. ku gjyshi si dhe babai i saj, z.Izet Kallaba ( është marrë dhe merret me muzikë, profesionalisht, është arsimuar në Akademinë e Muzikës, në Sarajevë). Mjedisi familjar e ka frymëzuar dhe edukuar Artën. Muzika i ka dhënë asaj kënaqësi, ëmbëlsi, shpirt, jetë; natyrisht ashtu si dhe gjithë njerëzve .
Në moshën fëminore ajo filloi rrugën e artit me violinën në sup, me të cilën nxorri tingujt e parë të dashurisë për artin deri në pasionin për të kënduar, pra dashuria për këngët , kryesisht të kompozuara nga babai i saj.Ajo dhe kënga e saj eci dhe u rrit në vite me suksese të vargëzuara të prezantuar në shumë festivale të këngëve për fëmijë.
Ja si shprehet ajo në një moment sinqeriteti- “Një fëmijë që rritet në një ambient, ku në vend të zhurmës dhe problemeve dëgjohen tingujt e instrumenteve muzikore, besoj se ai fëmijë sjell pozitivitet për shoqërinë dhe kulturën e një vendi. Mund të quhem me fat nga Zoti që unë u rrita në këtë mënyrë, dhe do dëshiroja që çdo fëmijë i botës, kurrë të mos të dëgjojë zhurmë dhe gjëra të këqija, por të rritet qetë me ëmbëlsi, sepse muzika edhe lulen e rrit më mirë dhe nuk e le të thahet, dhe aq më tepër shpirtin e një fëmije, shpirtin e njeriut. Artisti nuk duhet të kufizohet vetëm me një fushë të artit. Po qe se ke lindur artist, ndjehesh mirë në çdo lloj arti që e bën, po pate talent, kuptohet…. Unë nisa me muzikën përfundova me regjinë.”
Biografia artistike e kësaj vajze të re të talentuar vazhdon rrugëtimin e saj drejt njohjeve të reja për t’i vazhduar studimet e larta në fushën e artit dramatik. Ajo studjon për arte, përkatësisht në regjinë teatrore, ku dhe magjistroi në Regji Teatri. Rrugëtimi deri në përfundimin e studimeve për regji u pasua nga realizimi i një numër të konsiderueshëm të shfaqjeve siç janë: “Antigona”, e Sofokliut, “Lisistrata” e Aristofanit, “Mbreti Lir” dhe “Ëndrra e një nate vere” nga Shekspiri, “Balerina” nga vetë autorja, “Guximi për vrasje” nga Lars Noreu dhe “Heshtje” nga dramaturgu kosovar Rafet Abazi.
Me shfaqjen e “Lisistrata” në Festivalin Skena UP mori çmimin e parë si shfaqja më e mirë e festivalit. Me shfaqjen “Guxim për vrasje” mori katër çmime si shfaqja më e mirë në Festivalin e Teatrove të Kosovës. Tërësia e këtyre veprave të vëna në skenë , të autorëve të njohur dhe aktorëve të përzgjedhur nga vetë ajo, tregon pergjegjëshmërinë e saj, angazhimin dhe aftësitë e saj regjisoriale për të na dhënë një pamje të re në fushën e veprimtarisë artistike, të artit dramatik. Realizimi i karaktereve nxjerr në pah lojën e rrjedhshme të dalë nga analiza strukturore e veprës letrare, studimit psikologjik të personazheve të angazhuara, formës së lojës skenike dhe përmbajtjes thelbësore. Kjo gjë tregon, se kjo regjisore erdhi me një frymë dhe gjuhë të re teatrale, e cila ecën pa pengesa dhe pa kapërxime të menjëhershme. Regjisoria në një intervistë te “Prodhimi ynë – Pasuria jonë” në Kosovë, shprehet, :- “ …në regjinë e pjesës teatrore, unë aplikoj sistemin e Stanislavskit, ku aktori është personazhi , dhe e përjeton ngjarjen ,veprimin dhe emocionin e ngjarjes, ku spektatori e sheh ngjarjen në shfaqje në mënyrë konkrete”.
Në rradhën e veprimtarive teatrore si regjisore merr pjesë në manifestimin tradicional – “Flaka e Janarit 2011” . Ky aktivitet u organizua në qytetin e Gjilanit, në Festivalin e Dramës Kombëtare – “Talia e Flakës”, ku trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës dha shfaqjen “Heshtje” në regji të Arta Kallabës. Në mesin e regjisorëve të tjerë u dallua dhe u vlerësua nga juria për artet skenike me çmimin për “Realitete të Reja Teatrore”. Nëpërmjet lojës së aktorëve të njohur nga publiku kosovar: si E.Petrovi, Ë.Lajçi, I. Qena, B.Muçaj dhe të tjerë pasqyroi dramën e dy familjeve nga të cilat nxjerr në pah subjektin e problemeve shoqërore dhe të individit në shoqërinë e sotme, problemin e drogës, prostitucionit dhe njeriut në kërkim lëmoshe si kategori e veçantë në shoqëri.
Me këto suksese në vitet e para të karierës së saj si regjisore u pasqyrua puna individuale dhe krijuese si artiste në rritje e sipër. Tiparet dalluese në fushën e regjisë teatrore te Arta Kallaba filluan të zhvillohen më tej në baza të një pune studioze, duke kuptuar thelbin e vërtetë të artit skenik dhe duke u nisur nga e përgjithshmja tek e veçanta, për të na dhënë përfundimin logjik të ngjarjeve, realiteteve të reja teatrore dhe shfaqjeve të ndërtuara mbi bazat dhe burimet e pashtershme nëpër shtjellat e jetës, të përditshmërisë dhe të historisë së njerëzimit.
Remzi Limani, ne librin e tij – Ese Kritike- “Individi, arti dhe kultura në funksion të shoqërisë dhe të identitetit kombëtar “, krahas disa emrave të shquar te artit dhe të kulturës shqiptare dhe kosovare, ka shkruar një esse dhe një vlerësim për regjisoren Arta Kallaba. Midis të tjerave ai shprehet- “Arta që në fillim të karrierës së saj u tregua se e posedon guximin e fjalës dhe të shprehjes teatrale.”
Arta me familje jeton në New York, por si është shprehur dhe vetë, teatrin nuk do ta lërë kurrë…. krahas punës në studion e fotografit Fadil Berisha, në Manhattan, ku bën postproduksionin e fotografive të realizuara nga ai, përpiqet të mos shkëputet nga profesioni saj si regjisore.
Në vitin 2014 vuri në skenë shfaqjen e autorit bullgar Hristo Bojqev “Colonel Bird” – (Kolonelin Zog)- në anglisht, me aktorë shqiptarë , nga Amerka. Është shfaqja e parë e realizuar në New York.
Momentalisht, Artat është duke punuar në një skenar filmi të metrazhit të gjatë. Këtë skenar ka filluar vite më parë, dhe e ka në vazhdim me mendimin që brenda këtij viti ta përfundoj. Ajo thotë : “Ideja ime është që regjinë e këtij skenari ta bëje vetë, ndoshta edhe me një regjisor tjetër, në se kam fat të pëlqehet nga ndonjë regjisor i mirë”.
Lidhja me komunitetin, me artistat dhe krijuesit shqiptarë ka bërë që të jetë pjesëmarrëse në aktivitete si dhe të japë vlerësime dhe mbështetje miqve të saj. Ja si komenton për filmin Shok : “Jam shumë e lumtur që miku im i mirë Eshref Durmishi, iniciator, producent dhe aktor, e bëri të gjithë shqiptarinë të ndjehet krenar me këtë film. Edhe pse një film me një tematikë të rëndë, bazuar në një ngjarje të vërtetë, me temë që flet për të zezat që Serbia bëri mbi popullin tonë, ku dhe ne si një popull i urtë dhe modest, kurrë nuk i treguam botës se çka në të vërtetë përjetuam. Nga tolerance e tepruar e kemi sjellë shtetin tonë në këtë gjendje në të cilën tani është, në një mjegull, në një tunel, i cili nuk kishte as një dritë të vogël për shpresë. me këtë film, për mua është sikur do të dalë ajo dritë e shumë pritur në tunelin e errët. Unë jo vetëm që e kam mik të mirë Eshrefin, por ne kemi bashkëpunuar në një shfaqjen time. Ai ka luajtur rolin e një lypësi, rol të cilin arriti ta bëjë për tri ditë prova, gjë e cila flet shumë edhe për talentin e tij. Arritja e filmit “Shok”, i cili futet në mesin e 5 filmave të metrazhit të shkurtër më të mirë në botë, ështe arritje shumë e madhe në kinematografinë tonë shqiptare…”
Gjykimet dhe vlerësimet që bën për miqtë dhe dashamirët e artit, si dhe puna dhe arritjet e saj në vazhdim  tregojnë atë se regjisorja Arta Kallaba është një personalitet në rritje në fushën e regjisurës. Duke perifrazuar një shkrimtar të njohur, na pëlqen të themi se te njeriu gjithçka duhet të jetë e bukur, mendja, shpirti, fytyra, veshja dhe tërë pamja e jashtme, fjala, gjesti, sjellja dhe edukata. Të gjitha këto veti janë shfaqje të një personaliteti harmonik, të zhvilluar bukur në mënyrë të gjithanshme : fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht….Dhe të gjitha këto i shikojmë tek regjisorja kosovare Arta Kallaba, e cila e nisi rrugen e saj të artit me muzikën dhe po e vazhdon me regjinë.
 N.Y 11 Mars 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Arta Kallaba, Portreti i një regjisoreje, Violeta Mirakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT