• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në familje

August 7, 2015 by dgreca

Konferenca Nacionale: Nje thirrje për veprim! Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në familje/
Nga Violeta Mirakaj/
Organizata e gruas shqiptare – amerikane “Shprese & Paqe”, me themeluese dhe drejtore Znj. Mimoza Dajçi në vazhdimësi të misionit dhe te objektivave të saj, mbrojtja dhe ndergjegjesimi i femres shqiptare ne vecanti si dhe asaj amerikane në përgjithësi, nga dhuna dhe nëpërkëmbja e saj , mori pjese diten e Enjte me date 6 Gusht ne Konferencën Nacionale : “Nje thirrje për veprim! Lufta kundër trafikimit të qenieve njrëzore dhe dhunës në familje.
Konferenca Nacionale u mbajt ne Salvation Army, Greater New York Divisional Headquarters, 120 West 14th Street New York, NY 10011 me moton : “Not on my Watch! The Movement”.
Pesëmarresit, ishin të shumte, ishin perfaqësues të të gjithave organizatave në dobi të shoqërisë njerëzore, të emancipimit të saj , ndalimit të dhunës në familje, trafikimit të qenieve njerëzore.
Organizimi i kësaj konference ishte sa i detajuar dhe i programuar.
1- Trafikimi i qenieve njerëzore : Çfarë duhet te dime .
Referuan dhe drejtuan bashkebisedimin me te pranishmit: Rev. Adrian Danhauser, NOMW Borough Director, Manhattan , Jayne Bigelsen, – Covenant House, Nicole Wood, U.S. Dept. of Homeland Security, Center for Faith – Based & Neighborhood Partnerships, Chris Muller , Restore NYC, Mary Caparas, New York Asian womens Center
2- Edukimi shëndetësor dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Bashkebisedimi i shoqëruar me filmime në munitor u realizuan nga:
⁃ Rev. Cheryl Anthony, NOMW Borough Director, Brooklyn
Joyce Thomas, Administration for Children and Families,U.S. Dept. of Health & Human Services. Miriam Good man, Center for Court Innovation ( CCI). Dennis Romero, SAMHSA ( Substance Abuse & Mental Health Services Adm.). Michelle Davis, Office of the Assistant Secretary for Health, U.S. Dept.of Health &Human Services
3- Perfaqësues të të gjithave besimeve fetare : te organizuar nga – Roleigh Sadler,NOMW Vice Chair
Quentin Walcott, Connect NYC, Rev. Dr. Gabriel Salgero, National Latino Evangelical Coalition.  
Rev. Que English dhe bashkeshorti i saj Tim English shquhen si klerik per tolerancen e tyre fetare, punojne shume per te drejtat e njeriut, kunder dhunes e trafikut njerezor. Ata jane miq te mire te komunitetit tone, kane bashkepunim te afert me Assamblyman Mark Gjonaj si dhe me organizaten e gruas shqiptare – amerikane “The Women’s Organization “Hope & Peace” ku shpesh ftohet ne eventet qe ata organizojne.
⁃ Rabbi Robert Kaplan, Jewish Communitz Relations Council
⁃ Imam Abdul Azub Baqi, Chairman, Committee of Justice NY Metropolitan Muslim Council
Në një shoqëri civile për të parandaluar problemet dhe plagët e rënda shoqërore shikohet si një domosdoshmeri bashkimi i të gjitha forcave shoqërore , politike dhe fetare
4 – Dhuna ne shoqeri: Cfare duhet te dime!
Ndihmuan : Rev .Kim Osorio, Borough Director, Bronx
U trajtuan me materiale filmike si dhe me bashkebisedim nga – Rosemonde Pierre – Louis, Commissioner, NYC Mayors Office to Combat Domestic Violence. – Sally MacNichol, Executive Director, CONNECT NYC – Dorchen Leidholdt, Sanctuary for Families
5- Perspektiva e të Drejtave Njerëzore – nga Commissioner
6- Trafikimi, Dhuna seksuale te Adolishentet u paraqit perpara auditorit nepermjet perfomimit artistik te drejtuar nga Katie Cappiello te grupit te vajzave, studente ,ku u pasqyruan fakte nga jeta reale e dhunes dhe nëpëkembjes se vajzave të vogla etj…
Nga podjumi i konferencës, u shpalosen dhe u evidentuan me shifra fakte si: 29 000 000 gra dhe femijë jane trafikuar në botë, rreth 2 200 fëmijë kanë humbur nga trafikimi në New York City, dhe shume fakte të tjera që tregojne për këtë plagë të shoqërisë. Nuk u mjaftuan vetëm me evidentim, por dhe me masat që duhen marrë, si dhe shkaqet që influencojnë në të. Edukimi, rritja e mundësisë së kualifikimit dhe punësimi, bashkeveprimi i të gjitha instancave do te sjelle ate se – Bota ështe në anën e atij që reagon. Padituria sjell injorancë, injoranca sjell varfëri dhe mjerim. Dituria sjell mençuri, aftësi, krijim, imagjinatë, zhvillim, qytetërim, emancipim, kulturë të gjerë, të drejtë e lumturi…
Plaget morale kanë këto veçori: fshihen, por nuk mbyllen, ato dhembin kurdoherë dhe janë gati te lëshojnë gjak, sapo të preken, se ngelen të gjalla e të hapura brenda ne zemër….. Eshtë nje proçes sa i gjatë dhe delikat. Prandaj lufta kundër dhunës, trafikut, të femres ,marrja nëpër këmbë të dinjitetit të saj është një nga problemet më të mprehta në shoqërinë njerëzore .
Perballimi i jetës mund të jetë i vështirë, po duke marrë ndihmë është e lehtë. Kjo është sa një çështje spirituale dhe morale. Duhet te shkojmë të gjithë të bashkuar thellë e më thellë ne luften kundër kësaj të keqe te madhe , e cila eshte si nje gangrenë per jetën tonë. Të jemi prezent në jetën e të rinjve , fëmijve, të jemi mbështetës për ta, se është mbështetje për të ardhmen. “Ti themi Stop dhunës dhe krimit !”

New York
7 Gusht 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: lufte kunder dhunes, Violeta Mirakaj

Vizitë kortezie në Kosullatën Çeke në Nju Jork

July 10, 2015 by dgreca

Dy popuj në lotë, dhimbja i bashkoi dhe respekti për njëri – tjetrin i forcoi/
Nga Violeta Mirakaj & Mimoza Dajçi/
Kronika e zezë, në gjithë gazetat shqiptare njoftoi vrasjen makabre të dy turistëve çek, ardhur për të vizituar Alpet e bukura shqiptare…..
Ne krenohemi me natyrën, me bukuritë e relievit mesdhetar shqiptar…. por më shumë jemi krenuar për mikpritjen tonë. Besën shqiptare. Historikisht të huajt e miqtë shqiptari i ka uruar mirëseardhejn, i ka trajtuar si pjesëtarë të familjes dhe i ka përcjell të gëzuar…. Por jo, në këtë rast, ndodhi krejt e kundërta… u merret jeta dy miqve……Dhimbja, fyerja…shpagimi, përfshiu të gjithë ndërgjegjen shqiptare si brenda vendit gjithashtu dhe jashtë saj…
Opinioni i shqiptarëve në New York e dënoi me forcë këtë akt, natyrisht edhe Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” (Hope & Peace) me qendër në New York.
Ditën e mërkurë, më datë 8 korrik 2015, ora 11 paradite kjo organizatë e përfaqësuar nga Mimoza Dajçi dhe Violeta Mirakaj zhvilloi një takim në ambjentet e Konsullatës Çeke në Manhattan. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të treguar solidaritetin tonë, ngushëllimin për vrasjen e dy turistëve çek në veri të Shqipërisë.
Ideja e znj. Mimoza Dajçi, për të zhvilluar një vizitë kortezie pranë kësaj Konsullate u mirëprit nga anëtaret e Organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe”, në emër të organizatës takimi me Kosullatën Çeke në Manhattan u rezervua nga znj. Violeta Mirakaj.
Në shenjë respekti e mirënjohje për viktimat i dhuruam Konsullit Çek, z. Martin Dvorak një buqetë me lule të freskëta, simbol i paqes, besës dhe respektit për viktimat, familjet e tyre e për mbarë popullin mik Çek.
Krimineli sot ndodhet prapa hekurave të sigurisë së lartë, para drejtësisë, familjarët vajtojnë fëmijët e të dashurit e tyre, por edhe në Shqipëri akoma përjetohet me dhimbje vrasja e rëndë për dy te rinjtë turistë Anna Kosinova dhe Michael Svatos.
Konsulli i Republikës Çeke, z. Martin Dvorak, e vlerësoi vizitën tonë. Ai e konsideroi atë tepër domethënëse duke e quajtur një vizitë vëllazërore, e për këtë xhest human të organizatës tonë do të njoftonte menjëherë qeverinë Çeke.
Në takim u fol me dhimbje rreth ngjarjes në fjalë duke shprehur ngushëllimet e rastit si familjes së viktimave, qeverisë e mbarë popullit Çek. Kjo ngjarje u përcaktua thjesht si një vrasje e bërë nga një individ kriminel e që nuk cënon aspak marrëdhëniet miqësore të dy popujve e dy vendeve tona.
Solidarizimi i kësaj situate me dhimbjen e madhe që shkatoi tek të dy popujt tanë kjo ngjarje makabër, theksoi edhe një herë e më shumë dashurinë për njeriun, jetën, punën, respektin e dashurinë e madhe për mikun, kulturën e vendin.
Një temë tjetër që u trajtua në këtë takim ishte edhe roli i gruas në Çeki dhe Shqipëri. Cili është pozicioni i saj, sa i ndjeshëm dhe prezent është potenciali i saj intelektual në politikë e vendimarje.
Këto ishin biseda që mes të tjerave ngriti znj. Mimoza Dajçi me z. Dvorak gjatë takimit. Roli i gruas në Shqipëri dhe Çeki në mbarë jetën shoqërore u shtjellua si një kërkesë e kohës, pasi lëvizja feministe në mbarë rruzullin tokësor i përket të ardhmes e mirëqënies sociale. Ky është edhe misioni i Organizatës së Gruas “Shpresë dhe Paqe” në diasporë, e cila merret me të drejtat e gruas, kundër dhunës – pro paqes, në një përfshirje të gjerë mes komunitetesh në SHBA, ku çdo ditë e më shumë sjell një imazh të qartë të përpjekjeve shoqëruar me pozitivitet.
Pritja kaloi e ngrohtë dhe miqësore, me mesazhin e paqes dhe respektit reciprok.
New York, 8 Korrik, 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: Konsulli cek, Mimoza Dajci, Violeta Mirakaj

Pianoja eshte jeta ime

March 3, 2015 by dgreca

Interviste e Violeta Mirakaj me te talentuarin Lorivert Cobo/
New York- Ne 8 Shkurt 2015 diten e Djele ne ambjentet e “Faust Harrison Pianos” ne 214 central Avenue , White Plans u dha nje program prestixhioz me studentet e se mirenjohures Svetlana Gorokhovich, Ph. D.
Programi ishte shume i pasur me pjese te ndryshme per pjano nga emra te njohur te muzikes boterore, si : F Lizt – Gnomenreigen (Concert etude) ;F.Chopin Nocturne C sharp minor, Op. Posth. J.S. Bach – Three parts Simfonia in C minor ; F.Schubert – Impromptu, Op. 90 in E flat major ;
P. I.Tchaicovsky – May (Starlit Nights)- June (Barcarolle) ; S.Rachmaninoff – Preude B minor, Op. 32 – Prelude G minor, Op. 23 ; L.Van Beethoven – Choral fantasie, Op.80 ;Folk Songs – French Children’s Song long, long ago; E Grieg – Concerto in A minor, 1st movement etj…..
Tingujt e pjanos nga femijet e talentuar si William Zhou, Alex Tiratsuyan, Elizabeth Jones, Viraya Roehrl , Kellsie Shan, Alex Tiratsuyan and Melody Hsu , Sophie and Calvin Cai, Natalia Terentiev, Florian Daeflet, Katherine Rex, Cidney Bien – Aime, Lily Restivo, Taddeo Wang, Lynn Sophie Guldin, Lorivert Cobo shoqeruar prej Svetlana Gorokhovich etj krijuan nje atmosfere shume te larte te bukur dhe te gezueshme.
Midis pjesemarresve ne kete koncert pianistik u dallua dhe djali me origjine shqiptare Lorivert Cobo, i cili na dha kete interviste.
Pjesa qe luajti Loriverti , ishte shume emocionuese , dhe pati shume duartokitje pasi ai interpretoi me shume talent e pergjegjesi nje pjese nga E. Grieg “Concerto in A minor, 1st movement “ e shoqeruar dhe nga pedagogia tij S.Gorokhovich.

Lorivert Cobo vjen me :
1- 5 Medalje te arta nga “Golden Key Festival” 2- Kater performanca ne “Weill Recital Hall” of Carnigie Hall. 3 – Dy here fitues i international Gifted Talented, Young pianist in the world . 4 – Aktivist per kater vite me rradhe ne aktivitetet kulturore te komunitetit si kengetaar dhe valltar.

Eshte kenaqesi, te shkruash dhe te flasesh per te rinj te talentuar, pra te njohesh publikun , lexuesin shqiptar me djalin e talentuar Lorivert Cobo

– Lorivert na beni nje prezantim te shkurter te vetvetes.

Lorivert : – Jam 16 vjec. Kam ardhur me prinderit e mi, Pranvera dhe Leonard Cobo ne SH.B.A.kur isha fare i vogel, vetem 17 muajsh. Ashtu si per te gjithe femijet emigrante ,dhe prindet e mi u perpoqen u ballafaquan me veshtiresite e para te nje vendi te huaj. ku arriten te integriohen ne kete vend te madh dhe te bejne nje jete aktive artistike. Natyrisht ne plan te pare ishim dhe ne dy femijet e tyre ,sepse une kam dhe nje vella me te vogel i cili dhe ai eshte i lidhur me artin. Krahas edukimit te pergjithshem te detyrueshem , per vite me rradhe praktikohem intesivisht me pjanon

– Cilat ishin shtysat e para qe te cuan drejt ketij istrumenti .?

Eshte e natyrshme se prinderit e mi jane marre me muzike ne Shqiperi, gjithashtu dhe mami im eshte mesuese muzike ne nje nga shkollat ketu ne New York, kane qene nje ga shtysat kruesore pasi vune re aftesite e mia muzikore. Nismat e para ne fushen e artit i kam ne moshen shtate -vjecare. Me kujtohet se nje nga femijet , shoket e mi moshatare,me te afert luante guitar, kjo gje me shtyu dhe me teper ambicjen per te mesuar me tej pianon. Dhe keshtu nisi rruga ime e artit duke punuar me ore te tera, ku u rezultuan dhe koncertet e para private dhe konkurse te ndryshme per pjano. Aty i thashe vetes qe pianoja eshte jeta ime.

Lorivert cilat jane preferencat tuaja, pra cfare ju pelqen me shume ne fushen e muzikes?

Kuptohet qe muzika per mua luan nje rol te madh ne jeten time , eshte pjese e rendesishme e imja.Po preferencat e mija per muziken jane muzika e Pop-it, Rock, dhe Jazz.
Ne vecanti idhulli im me i madh eshte pianisti kinez Lang Lang ; i cili ka performuar me orkestrat kryesore ne Evrope, SH.B.A. dhe ne vendin e lindjes se tij. Ne nje nga vleresimet qe ju bene atij ne Chicago ishte : “Si nje nga artistet me te medhenj te rinj, me nje talent te madh emocionues ne tastiere”..I kam ndjekur koncertet e tij sepse eshte i mrekullueshem, qe kur kam qene ne moshe te vogel dhe vazhdoj tani dhe me shume , me inspiron te vazhdoj ne fushen e artit pianistik

Kur eshte dalja e pare para publikut?

Koncerti i pare ka qene kur isha shtate vjec,ne Festivalin e Muzikes, ketu ne qytetin tim Pelham Manor. Ishte emocionuese, por u gezova se te gjithe filluan te me pergezojne per interpretimin e mire , dhe premtues qe kisha bere….Kjo me shtyu te vazhdoja intesivisht krahas mesimeve te shkolles qe me duhej te pergatitesha cdo dite me pergjegjesi, kisha dhe orarin e pergatitjes se mesimit te pjanos qe e kisha me shume dashuri.

Cilat jane arritjet e mevonshme ne fushen e artit?

Gjate ketyre viteve kam marre pjese ne aktivitete qe behen ne shkolle, si dhe ne organizimet e tjera konkuruese..
Jam vleresuar me 5 Medalje te Arta nga “Golden Key Festival”
Kater Performanca ne Weill Recital Hall of Carnigie Hall
Dy here fitues i International “Gifted Talented, Young Pianist”;
1/24 best young pianist in the world
Aktivist per kater vite ne aktivitetet- kulturoere te komunitetitit shqiptar ketu ne New York si kengetar dhe valltar.
Lorivert , cilat jane planet per te ardhmen apo si te themi me mire …cila eshte endrra jote?
Endrrra ime per te ardhmen eshte te behem engineer muzike shume i famshem dhe ndoshta do te realizoj ne te ardhmen nje koncert pianist shume te madh ne mbare boten ..Jam ne rrugen me te mire , se po punoj intesivisht..ne te ardhmen krahas oblgimeve te tjera, por do te me shtohet edhe me shume puna, se rruga e artit eshte sa e bukur po dhe aq e veshtire…..

Filed Under: Interviste Tagged With: jeta ime, Lorivert Cobo, Pianoja, Violeta Mirakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT