Nga Lek Gjoka/ Jacksonville- Florida/
Ishin orët e fundit të 2020. Viti me i trishtë për gjithë njerëzimin në shekullin e XXI-të. Një virus që shpertheu në Kinën komuniste me shpejtësi u përhap në planetin tokë dukë ngujuar miliarda banorë dhe shkaktuar mbi 1 milion e 800 mije të vdekur,në SHBA mbi 351 mije te vdekur. Lajmet e mira për nisjen e vaksinimit të coronavirusit sikur kanë kthyer pak buzëqeshje njërëzore. Ndërrimi i viteve është një festë tradicionale ku një pjesë e festojnë në familje, një pjesë nëpër restorante e dikush nepër sheshe koncertesh por ky vit ndryshoi gjithçka. Dega e Federates Panshqiptare te Amerikes”VATRA” në Jacksonville Florida nën drejtimin e kryetarit të saj Adriatik Spahiu u mundua që të sjellë pak buzëqeshje shpirtërore ku në restorante MandalounMediterraneanCuisine mblodhi dhjetëra shqiptarë për të festuar ndërrimin e moteve. Hareje e kesaj natë u shtua me pjesmarrjen e këngëtares se talentuar GretaTafa dhe dj Serafin Daka. Pronari i restorantit MandalounMediterraneanCuisine falenderoi z. Adriatik Spahiu dhe të gjithë pjesmarrësit që zgjodhen restorantin e tij për festimin e festes së vitit të ri dukë ndihmuar edhe financiarisht në këtë kohë pandemie restorantin e tij. Me pas Zoti Spahiu falenderoi pjesmarrësit si dhe ngullëlloi familjen Miloti për ndarjen nga jeta nga coronavirus familjarin e tij 52 vjeçar i cili erdhi me vizë turistike tek i vëllai dhe tani po kthehet i vdekur në Shqipëri. Por jeta vazhdon dhe do të vazhdojë.
Vallja sikur e fshehu përkohësisht trishtimin e sjellë nga ky virus dhe dukej se gjithçka po ecte në të njëjtat shina të jetës si dikur. Këngëtarja GretaTafa i entuziazmoi dhe i gezoi pa masë të pranishmit sepse megjithëse është nga Jugu interpretoi plot talent këngët shkodranë, tiranëse,tropojanë, kosovare etj.,duke sjellë një copëz aromë Shqipërie mu në mes të Floridës. Orët vraponin, ku dukej sikur 2020 dontë të largohej sa me shpejt si një vit i trishtë dhe pa e kuptuar erdhi mesnata. Viti i ri 2021 trokiti plot gëzim ku të gjithë të pranishmit tokën gotat me shampanjë dukë uruar njëri-tjetrin për një vit të ri me suksese të mëtejshme familjare. Minutat e 2021 sikur e ndaluan disi vrapin.Vallja nuk dinte të lodhej. Edhe të pranishmit nuk donin të largoheshin nga vallet e hareja sepse iu dukej shpirtërisht sikur ishin në vendlindje. Dhe ja erdhi 2021. Shqiptaret në Jacksonville Florida dukë falenderuar Vatren dhe kryetarin e saj festuan plot gezim ndërrimin e mot moteve duke shpresuar që coronavirusi të zhdukej dhe jeta të kthehet përsëri në shinat e dikurshme të udhëtimit jetesor .
Lek Gjoka
Jacksonville Florida
Janar 2021