Kryetari Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës , përveç takimeve me komunitetin shqiptar, ka takuar Ndihmës/sekretarin e Shtetit z. Philip Reeker, senatorët John McCain,Senator. John Barrasso, me kongresistët David Kohls, Eliot Engel, Robert Aderholt, Joe Rowley, Rohrabacher dhe Ileana Ros- Lehtinen./
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi takime të shumtë në New York dhe në Washington. Ditën e dielë me 22 shtator, ai ka qenë mysafir fillimisht në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku u prit me ngrohtësi nga kryetari dr. Gjon Buçaj dhe kryesia, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit të Vatrës. Z. Haradinaj, tha gjatë takimit me vatranët se e kishte pritur prej kohësh këtë vizitë në shtëpinë e Vatrës historike, e cila ka bërë aq shumë për Kombin tonë. Haradinaj vlerësoi rolin e madh që ka luajtur diaspora shqiptare në Amerikë për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe evidentoi kontributin finacar që shqiptarët e Amerikës dhe ata të Kosovës, kanë dhënë gjatë dhe pas luftës. Haradinaj, në shenjë nderimi, i dhuroi Vatrës një Hartë të Kosovës me gurë të çmuar. Z. Haradinaj vizitoi Ekspozitën “100 vitet e Vatrës në shërbim të Kombit” si dhe bibliotekën e Nolit e Konicës. Një bisedë e ngrohtë u zhvillua në sallën e mbledhejve, ku morën pjesë edhe zotërinjët Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.Një pritje e ngrohtë iu rezervua z. Haridanaj në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.
Z. Haradinaj mori pjesë ne Meshë. Ai me zonjën Anita u nderuan duke u vendosur në radhën e parë dhe aty ndoqën meshën. Prezantimi që i bëri famullitari i Kishës, dom Pjetër Popaj heroit të Kosovës, u prit me duartrokitje të qindra besimtarëve që kishin mbushur plot sallën e lutjeve. Mysafiri i nderuar i dhuroi Kishës një dhuratë simbolike të Kosvës. Më pas z. Haradinaj u zhvendos në Qendrën Kulturore “ Nëna Terezë” , ku radha për ta takuar dhe për t’u fotografuar me të, ishte shumë e gjatë. Ai u prit tamam si hero. Dom Pjetwr Popaj e prezantoi ish komandantin e Luftws pwr liri para elterit. Z. Haradinaj i dorwzoi Kishws Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrws” njw dhuratw simbolike si mirwnjohje pwr punwn e shkwlqyer qw zhvillon ky institucion fetar pwr ruajtjen e traditave kombwtare, gjuhws dhe kulturws shqipe.
Po ditën e dielë z. Haradinaj është takuar me kryetarin e qytetit të Mannhatan-it, z. Stringer. Kryetari i Aleancës Haradinaj ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përgatitjet që po bëhen në prag të zgjedhjeve lokale që do të organizohen në vjeshtën e këtij viti. Ai ka bashkëbiseduar më kryetarin Stringer për modalitetet e qeverisjes lokale si dhe ka folur për vizionin që ka AAK për qeverisjen lokale në Kosovë.
Kryetari i Manhatenit z. Stringer dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje, i kanë ndarë kryetarit Haradinaj një mirënjohje me dedikim Heroit të Kombit – njeriut të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari Stringer i ka shpejguar kryetarit Haradinaj për raportet e mira që ka me komunitetin shqiptar, për rolin dhe rëndësinë e këtij komuniteti në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në Manhaten dhe më gjerë në SHBA.
Të dielën e 22 shtatorit, i shoqëruar nga z. Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj , zoti Haradinaj dhe zonja Anita, ishin në një takim me ambasador Wizner.
Një takim i përzemërt ishte edhe ai i mbrëmjes të së dielës, ku dega e Vatrës Hudson Valley, shtroi një darkë në Restorantin Fiorino, pronë e bashkatdhetarit Sabit Bytyçi, një nga vatranët e hershëm dhe anëtar i Këshillit të Vatrës.Në këtë darkë ishin të pranishëm edhe kongresmen Eliot Engel dhe ambasador Menzes, Konsulli i përgjitshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, anëtari i Asamblesë të shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj e të tjerë.
Të Hënën e 23 shtatorit, ish kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj, ishte i ftuar në Columbia University për të zhvilluar një ligjëratë për Kosovën. Ai ligjëroi në Shkollën Për marrdhënie Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Kolombias në New York, e njohur si auditor i hapur i fjalës së lirë nga shumë personalitete botërore. David Philips ka prezantuar ligjëruesin duke vlerësuar figurën e tij si një luftëtar popullor me përmasat e heroit dhe një lider me vizion bashkekohor. Më pas z. Philips foli për Kosovën, qëndresën dhe luftën e saj, dhe përpjekjet për ndërtimin e shtetit, për diplomacinë, për ndërhyrjen dhe mbështetjen amerikane etj. David Philips është i njohur mes shqiptarëve edhe me librin e tij” Liberating Kosvo- Coercive Diplomacy and U.S Intervention.”
Në ligjëratën e tij, me një anglishte elokuente, në një auditor ku kishte studentë e pedagogë, studiues të interesuar, Ramush Haradinaj, fitoi admirim dhe u duartrokit nxehtësisht. Pa letra përpara ai foli për Kosovën martire, qëndresën e saj stoike ndaj dhunës së regjimit të Millosheviçit, lufën për liri, mbështetjen amerikane dhe europiane, foli për Kosovën shtet i pavarur, njohjet ndërkombëtare, përballjen sot me problematikat e reja dhe të vjetra,foli për veriun, për marrdhëniet ndëretnike dhe ato fetare, për marrdhëniet e Kosovës me shtetet fqinjë, për burokracinë dhe korrupsionin dhe shpalosi vizionin e vetë për ndryshimin e gjendjes, foli për popullin e mrekullueshëm, për moshën e re të pupullsisë, për resurset natyrore të Kosovës etj.
Pas ligëjratës u bënë shumë pyetje që Haradinaj u përgjigj me qetësi dhe argumente.
Në takim ishin edhe veprimtarë të Komunitetit shqiptarë si Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Lumi Hadri, Elmi Berisha, Anton Raja, Mimoza Ferra, Grid Roji, Uk Lushi,e të tjerë.
Një vizitë shumë të suksesshme zhvilloi z. Haradinaj në Washington DC. Ai është takuar me personalitete të larta, me senatorë dhe kongresistë si dhe në Departamentin e Shtetit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është pritur nga drejtues të Firmës së njohur Ligjore Ndërkombëtare si presidenti i saj Dr. Paul Williams, nga Mort Abramowtz dhe Jim Hooper, drejtor menaxhues i PILPG, ka vizituar Senator Dole dhe Asistentin e tij Marshall Harris. Një pritje të veçantë i ka rezervuar edhe ndihmës sekretari Philip Reeker. Z. Haradinaj dhe zonja e tij u takuan në Departamentin e Shtetit me z. Jonathan Moore, drejtor për Europën Jugore dhe Qendrore. Një takim i veçantë ishte dhe ai i organizuar me kongresistët e Komitetit për çështjet Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve;
David Kohls,Cong. Eliot Engel,Co-Chair Robert Aderholt, Cong. Joe Rowley(NY), Cong. Rohrabacher(CA), Senator. John McCain(AZ),Senator. John Barrasso(WY) dhe Cong. Ileana Ros- Lehtinen(Fl).
Me plot emocione ishte takimi që u zhvillua në zyrën e senatorit të Arizonës John McCain, i cili duke vlerësuar rolin e z. Haradinaj në luftën për liri, tregoi vështirësitë me të cilat ai qe përballur gjatë luftës së Vietnamit. Senator McCain i tregoi Haradinaj, një fotografi që e mbante të zmadhuar dhe të futur në korrnizë në zyrën e tij, të cilën ia kishin sjellë kohët e fundit nga Vietnami. Ishte një foto që dëshmonte një ngjarje të tërë kur vietnamezët e torturojnë. Biseda ishte tepër miqësore.
Në të gjitha takimet u fol për situatën në Kosovë, marrdhëniet me Serbinë, problemet e Veriut,marrdhëniet me shtetet fqinjë, shtimin e njohjeve të reja, zgjedhjet e afërta lokale etj.(D. greca. Botoi Dielli, shtator 2013)