• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Yee vizitë në Kosovë

March 28, 2017 by dgreca

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee vizitë dyditore në Kosovë/0-2

-Takime me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë/0-3

PRISHTINË, 28 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, në vizitën sot dhe nesër në Kosovë zhvillon një sërë takimesh me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Yee, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë të konsoliduara në një miqësi dhe marrëdhënie specifike në shumë sfera.

Hoyt Yee e siguroi kryetarin Veseli për mbështetje të fuqishme të SHBA-së për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke shprehur mbështetjen e parezervë amerikane për Kosovën. Por, në të njëjtën kohë, duke kërkuar që politikat e zhvillimit ekonomik, rritjes së transparencës, qeverisjes së mirë, si dhe luftës kundër korrupsionit, të jenë prioritete të angazhimit të institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim, Yee dhe kryeparlamentari Veseli, diskutuan edhe për përgjegjësitë që ka Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, në raport me qytetarët e saj, por edhe në raport me fqinjët.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë vendimtare për shumë procese të cilat e kanë përcjellë vendin tonë në kohë të ndryshme.

Veseli e njohu Yee për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për të çuar përpara procesin e integrimit evropian, ndërsa në rrafshin e brendshëm, për t’i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Sipas axhendës së dërguar nga Ambasada e SHBA në Kosovë, Yee sot takon edhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Srpska Lista” Slavko Simic, e më pas  ministren për Dialog Edita Tahiri.Nesër, zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit Hoyt Brian Yee, takon edhe ministrin e FSK Haki Demolli dhe komandantin. gjeneralin Rrahman Rama.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, vizite ne Kosove, zv/ndihmes sekretari Yee

Kosova e pavarur është një mrekulli

November 10, 2016 by dgreca

vizita-ne-kuvend-e-ministrit-britanik-johnson-3-Ministri i Punëve të Jashtme dhe Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar, njëherësh deputet i Parlamentit, Boris Johnson në Prishtinë: Kosova, si një shtet i pavarur, i njohur nga 112 vende të tjera, është një gjë e mrekullueshme. Ministri Johnon tha se ndihet krenar që Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe premtoi vazhdim të mbështetjes/

vizita-ne-kuvend-e-ministrit-britanik-johnson-2

 PRISHTINË, 10 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar, njëherësh deputet i Parlamentit, Boris Johnson, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.

vizita-ne-kuvend-e-ministrit-britanik-johnson-4

Kryetari Veseli dhe ministri Johnon diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe, ndërsa në shenjë nderimi, shkëmbyen dhurata.Më pas, ministri i jashtëm britanik iu adresua me një fjalë rasti Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një seancë solemne të thirrur për nder të tij.Fillimisht, duke përshëndetur dhe i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj mysafirit nga Britania e Madhe, kryeparlamentari Veseli tha se kjo vizitë është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira që janë ndërtuar midis dy vendeve, si dhe shprehje e përkushtimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për të ndihmuar Kosovën.Britania e Madhe, shtoi kryetari Veseli, ka qenë gjithmonë pranë Kosovës dhe emri i saj është i lidhur në mënyrë të pandashme me historinë e lirisë dhe pavarësisë sonë. Populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur, tha kryetari i Kuvendit, do t’i jenë gjithmonë mirënjohës këtij shteti mik.“Ne sot në Kosovë, jemi duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri, të frymëzuar nga vlerat themelore të shtetit dhe popullit britanik: demokracia liberale, ekonomia e tregut të lirë, shoqëria e hapur, sundimi i ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut. Të përkushtuar në këto vlera, ne jemi të vendosur të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me shtetin tuaj. Vizita juaj e sotme në Kosovë, mesazhet e saj, janë fuqizim domethënës i këtij bashkëpunimi”, theksoi kryetari Veseli. Duke marrë fjalën para deputetëve, ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson, kujtoi periudhën e luftës në Kosovë, kur mijëra shqiptarë po depërtoheshin dhunshëm nga vatrat e tyre dhe fshatra të tëra po digjeshin e rrafshoheshin me tokë. Në vazhdim, Johnson foli për ndihmën që NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, i dha Kosovës për krijimin e një shoqërie dhe shteti të ri. Ai tha se është e mrekullueshme ta shohësh Prishtinën, nga një qytet i shkatërruar e me xhama të thyer gjatë luftës, të ndërtuar e më shumë restorante sot.Ministri i jashtëm britanik tha se ndihet krenar që Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se Kosova, si një shtet i pavarur, i njohur nga 112 vende të tjera, është një gjë e mrekullueshme. Ministri britanik tha se shteti i tij mbështet shumë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë, ndërsa u shpreh i bindur se lidhjet ekonomike midis dy vendeve janë duke u zhvilluar.Zyrtari i lartë britanik foli edhe për sfidat e përbashkëta, siç është lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.Më pas, Johnson u ndal edhe te marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtruar nevojën e një marrëdhënie normale midis dy vendeve. Ministri i jashtëm britanik foli edhe për rolin e Gjykatës Speciale. Ai i shprehu ngushëllime familjes së Astrit Deharit, duke inkurajuar hulumtimin e pavarur të vdekjes së tij. Në përfundim të fjalës së tij, Johnson tha se Kosova ka shumë sfida para vetes, por u shpreh i sigurt se ajo do t’i tejkalojë ato.

Filed Under: Kronike Tagged With: Boris Johnson, Miniostri i jashtem britanik, vizite ne Kosove

FMN, vizitë në Kosovë deri në 5 prill

March 25, 2016 by dgreca

– Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar/

  PRISHTINË, 25 Mars 2016/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë. Ministri Hoti ju uroi mirëseardhje delegacionit të Misionit të FMN-së dhe i informoi ata për performancën ekonomike e fiskale në vitin 2015, për ecuritë në dy muajt e parë të vitit 2016, si dhe për performancën e pritur për pjesën e mbetur të këtij viti.

 Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By. Për sa i përket vitit 2015, ministri Hoti informoi Misionin e FMN-së se të gjitha targetet fiskale, sipas Programit Stand-By janë përmbushur me sukses. Deficiti buxhetor ka qenë nën kufirin e pajtuar; shpenzimet rrjedhëse nën maksimumin e programit dhe bilanci bankar mbi kufirin minimal. Të gjitha këto targete janë arritur falë performancës së mirë të të hyrave buxhetore, kontrollit dhe monitorimit më të mirë të shpenzimeve.Ndërsa, sa i përket fillimit të vitit 2016, ministri Hoti bëri të ditur se të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.

 Shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane  e vlerësoi lart përmbylljen e vitit fiskal 2015 dhe ecuritë pozitive të programit.Hoti dhe Miniane u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë dhe implementimin me sukses të Programit. Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 5 prill,  ku përveç Ministrisë së Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: deri në 5 prill, FMN, vizite ne Kosove

Gjeneralmajor Jeronim Bazo vizitë në Kosovë

March 25, 2016 by dgreca

Ditën e sotme, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneralmajor Jeronim Bazo,zhvilloi një vizitë në Komandën e Misionit të NATO në Kosovë “KFOR” dhe në Komandën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në Komandën e Misionit të NATO në Kosovë “KFOR”, Gjeneral Bazo pati takime me komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, Shtabin Ndërkombëtar si dhe kontingjentin e FARSH, që shërben në KFOR. Kjo vizitë vjen në kuadër të solidaritetit dhe mbështetjes për KFOR si dhe rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit ushtarak me këtë komandë. Gjatë takimeve midis titullarëve dhe Shtabit Ndërkombëtar të KFOR, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në aspektin e situatës së sigurisë në Kosovë. Misioni i KFOR vijon të mbetet i pandryshuar dhe çdo ndryshim në kompozimin e KFOR do të mbështetet mbi një analizë të kujdesshme dhe bazuar nga situata në terren. KFOR vijon të jetë reaguesi i tretë në aspektet e sigurisë në Kosovë dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sigurisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian (EULEX), me qëllim ruajtjen e ambientit të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë Kosovën. Gjeneralmajor Bazo, gjatë takimit me komandantin e KFOR Gjeneral Miglietta, vlerësoi rëndësinë e pranisë së KFOR në Kosovë dhe bashkëpunimin konstruktiv dhe të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe organizmat ndërkombëtarë. “KFOR mbetet misioni më i vjetër, më i gjatë dhe më i suksesshmi i NATO, i cili promovon dhe ndan vlerat themelore të vendeve të NATO”, theksoi Gjeneral Bazo. Ndërsa nga ana e tij Gjeneral Miglietta vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë për misionin KFOR, sidomos në drejtim të kontributit me personel, bashkëpunimit në nivel ekspertësh dhe shkëmbimin e informacionit. Performanca e kontingjentit shqiptar, i cili kryesisht shërben në Komandën e KFOR, u vlerësua maksimalisht nga lidershipi i KFOR.  Me këtë rast, Gjeneralmajor Bazo pati një takim me kontingjentin e FARSH në këtë mission, ku i falënderoi për gatishmërinë e tyre dhe theksoi rëndësinë e këtij misioni për Kosovën. Gjatë vizitës një ditore në Kosovë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneralmajor Jeronim Bazo kreu një vizitë edhe në Komandën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku pati takime me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Haki Demolli dhe Komandantin e FSK, Gjenerallejtënant Rrahman Rama. Gjatë takimeve, u vlerësua bashkëpunimi ushtarak dypalësh si dhe u diskutua rreth situatës së sigurisë në Kosovë, bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë dhe rritjes së profesionalizmit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.  Gjeneral Bazo falënderoi palën kosovare për mbështetjen për projektin pilot në fushën e arsimimit ushtarak, ku aktualisht dy studentë ushtarakë vijojnë studimet në Qendrën Stërvitore Universitare. Gjithashtu, Gjeneralmajor Bazo, gjatë takimit me titullarët më të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vuri theksin në rëndësinë e integrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në organizmat rajonalë në fushën e sigurisë si dhe pjesëmarrjes në stërvitjet rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat përveç promovimit të saj do ndikojnë në rritjen e ndërveprueshmërisë. Ministri i FSK, z. Demolli dhe Komandanti i FSK Gjenerallejtënant Rama, falënderuan Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Shqiptare për mbështetjen e deritanishme në fushat e edukimit, trajnimeve, stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta. {SH.K}.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjeneralmajor Jeronim Bazo, vizite ne Kosove

Presidentja e Maltës, vizitë në Kosovë

February 15, 2016 by dgreca

– Pritja ceremoniale bëhet në orën 10:00 në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë/
PRISHTINË, 15 Shkurt 2016-B.Jashari/ Presidentja e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, mbërrin për vizitë në Kosovë, ku nesër paradite Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga i organizon pritje zyrtare.
Pritja ceremoniale bëhet në orën 10:00 në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ndërsa pas takimit mbahet konferencë shtypi.
Axhenda e dërguar bën të ditur se, Presidentja e Maltës Marie Louise Coleiro Preca do takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin Isa Mustafa.
Në Valletta, në qershor 2015, Presidentja Marie-Louise Coleiro Preca, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Maltë.
Me atë rast Presidentja e Republikës së Maltës tha se Kosova është një shtet që po dëshmon përkushtim të madh për integrim në familjen e madhe evropiane dhe përkrahja e shtetit maltez, i cili ndër të parët ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Filed Under: Kronike Tagged With: Presidentja e Maltës, vizite ne Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT