• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delegacioni nga Bundestagu gjerman viziton Kosovën

April 5, 2016 by dgreca

-Kuvendi kosovar do krijojë Grupin e miqësisë me Bundestasgun gjerman/

PRISHTINË, 5 Prill 2016-B.Jashari/ Një delegacion i deputetëve nga Bundestagu gjerman, në vizitën në Kosovë, u prit sot nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në një takim ku u diskutuar për axhendën evropiane të Kosovës dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.Ministri Çollaku ka informuar deputetët gjermanë se Kosova ka përmbushur obligimet karshi procesit të liberalizimit të vizave dhe se është në pritje të një vendimi meritor në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza. Për këtë ka thënë se është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë si partner kryesor dhe strategjik i Kosovës brenda Bashkimit Evropian. 

Njëkohësisht ministri Çollaku ka folur edhe për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ai ka theksuar se hyrja në fuqi e MSA-së ofron mundësinë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve gjermane në Kosovë.

Po ashtu, ministri Çollaku ka nënvizuar nevojën e  intensifikimit të përpjekjeve për punësim sezonal të profesionistëve kosovarë në Gjermani, për profile e sektorë të caktuar. 

Delegacioni gjerman në përbërje prej deputetëve: Peter Weiß (CDU/CSU), Andreas G. Lämmel (CDU/CSU) si dhe Josip Juratovic (SPD), kanë përgëzuar ministrin për hyrjen në fuqi të MSA-së, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit gjerman në procesin e liberalizimit të vizave dhe ndërmarrjes së reformave në kontekst të axhendës evropiane. 

Delegacioni i përbëre nga anëtarë të Grupit të miqësisë, të Parlamentit Gjerman, për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore, në Kuvendin e Kosovës u takua sot edhe Komisionin për Integrime Evropiane, ndërsa dje zhvilloi takim me Komisionin për Punë të Jashtme. Me këtë rast u theksua se Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do ta krijojë Grupin e miqësisë me Bundestasgun gjerman.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur gjithë respektin e thellë të institucioneve dhe të popullit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë dhe të popullit gjerman për vendin tone.

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni, nga Bundestagu gjerman, viziton Kosoven

Baronesha Joyce Anelay viziton Kosovën

July 20, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 20 Korrik 2015/-Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay viziton Kosovën prej 20 deri 22 korrik.
“Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Baronesha do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë në njoftimin e dërguar.
Në 8 korrik 2015 Presidenca kosovare njoftonte se, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi në Londër Ministren e shtetit për politikë të jashtme dhe përfaqësuesen speciale të Kryeministrit britanik për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, Baroneshën Joyce Anelay me të cilën diskutuan për iniciativat institucionale dhe shoqërore në Kosovë për t’i rehabilituar dhe reintegruar të mbijetuarit e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë dhe zhvillime të tjera në vend dhe rajon.
Në takim gjithashtu u diskutua për zhvillimet rreth themelimit të Gjykatës Speciale. Presidentja Jahjaga shprehi zhgënjimin e saj me mosvotimin e amandamenteve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale dhe theksoi se pret nga institucionet e vendit të gjejnë mënyrën dhe kurajon që të përmbushin këtë obligim ndërkombëtar në përputhje me vendimin e Kuvendit dhe të marrëveshjes ndërkombëtare.
Presidentja Jahjaga e siguroi Ministren britanike se Kosova është shtet që beson në drejtësi dhe që do të veprojë mbi këtë parim.
Ministrja Anelay falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen viktimave të dhunës seksuale dhe për përkushtimin e saj ndaj drejtësisë. /B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Baronesha Joyce Anelay, Jahjaga, viziton Kosoven

Venizelos viziton Kosovën në një kohë që Greqia nuk njeh pavarësinë

February 19, 2014 by dgreca

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek ka filluar një tur në Ballkan/

Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, ka filluar një tur në Ballkan, me cilësinë e kryesuesit të radhës të bashkimit Europian.Venizelos do të jete në Prishtinë, ku, sipas programit, do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj. Greqia vazhdon të mos e njohë Kosovën, por Athina konsideron se ky fakt nuk e pengon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Prishtinën, siç ka deklaruar në një intervistë me gazetarin e ABC News, Robert Goro.

Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos viziton Kosovën në një moment që Greqia ende nuk ka njohur pavarësinë e vendit. Në një intervistë për ABC News Venizelos ka shpjeguar arsyen pse nuk ka ndodhur ende një gjë e tillë dhe planet për bashkëpunim mes dy vendeve.

“Mesazhi im për qytetarët e Kosovës, që kisha rastin t’ia përcjell edhe kryeministrit, edhe ministrit të jashtëm, të cilin e takova edhe para disa ditësh, për të tretën herë, dhe me të cilët kemi një marrëdhënie shumë të mirë, është ky: Ne besojmë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Kemi krijuar faktikisht premisat për prezencën e një zyre të fuqishme përfaqësimi, kryesisht ekonomik, të Kosovës në Athinë. Dhe synimi ynë është që procesi që ka filluar për negociatat dhe anëtarësimin e Serbisë në BE, të shërbejë si një levë e ndryshimit të klimës edhe për Kosovën. Çdo gjë që ka lidhje me Serbinë dhe mbështetjen e diaologut Beograd-Prishtinë ka një impakt shumë pozitiv në gjithë rajonin, njëkohësisht edhe në perspektivën europiane të Kosovës, të cilën do ta mbështesim pse besojmë edhe në marrëdhëniet tona të mira dypalëshe, por besojmë edhe në atë se duhet të kapërcehen problemet historike të së kaluarës”, vuri në dukje zëvendëskryeministri.

 

Evangelos Venizelos ka shpjaguar edhe arsyet pse Greqia nuk e ka njohur Kosovën, në përgjigje të pyetjes së ABC News nëse diplomacia greke e ka në axhendën e vet njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

“Shikoni, të gjitha do të bëhen në mënyrën që duhet. Rëndësi ka pjesa esenciale e marrëdhënieve tona. Ne do të jemi tepër krijues dhe shumë bashkëpunues në raportet tona me Kosovën. Dhe do të diskutojmë në esencë dhe në thellësi të gjitha çështjet; thjesht, duhet të kemi parasysh edhe vende të tjera komunitare të cilat kanë një qëndrim të ngjashëm me tonin. Nuk duhet të injorojmë disa rregulla që përshkojnë funksionimin tonë në brendësi të BE. Mirëpo, besojmë se ekziston një kuadër dhe një trend, ekziston edhe një objektiv i cili është i qartë. Dhe besojmë vërtet se Kosova mundet të gjejë një nivel prosperiteti me të vërtetë europian dhe një nivel stabiliteti i cili do të jetë shembullor për rajonin. Ka rëndësi shumë të madhe të mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh Venozelos.

Pas Prishtinës, Venizelos do të shkojë në Shkup, ku të enjten do të ketë një seri takimesh, duke filluar nga takimi me presidentin Ivanov e kryeministrin Gruevski. Venizelos do të takohet edhe me kryetarin e BDI Ali Ahmeti, si dhe me zëvendëskryeministrin Fatmir Besimi dhe ministrin e jashtëm Nikola Poposki. Shefi i diplomacisë greke do të takohet edhe me shefin e opozitës, Zoran Zaev.

Kjo do të jetë vizita e parë pas shumë vjetësh, e një zyrtari të lartë grek në Shkup, në kohën që mosmarrëveshja midis të dy vendeve për çështjen e emrit, që vazhdon prej më shumë se dy dekadash, duket se do ta lejë përsëri Maqedoninë në pritje të trenit për në Bruksel. Mesazhi që Venizelos do t’i përcjellë udhëheqjes maqedonase, ose më saktë do t’i përsërisë, është se çështja e emrit nuk është thjesht një mosmarrëveshje dypalëshe, por një detyrim i Maqedonisë për të dhënë prova në drejtim të fqinjësisë së mirë.

“Ne kemi realizuar një ndryshim jashtëzakonisht të madh nga qëndrimi ynë: Greqia nuk pranonte përdorimin e emrit “Maqedoni”. Tani e pranon përdorimin e këtij emri, por me një përcaktim gjeografik, për të qenë e qartë se ky vend ndryshon nga rajonet greke që quhen “Maqedoni”. Do të më lejoni të them, edhe rajone nga Bullgaria, edhe nga Shqipëria, sepse edhe Shqipëria ka një pjesë të Maqedonisë. Atëherë, ekziston një detyrim për një përcaktim gjeografik. Përcaktim në raport me emrin Maqedoni, jo me termin “republikë”, që ka të bëjë me gjithë vendet e botës.

Atëherë ne themi diçka shumë të thjeshtë, që ndërkaq është çështja e emrit: Për anëtarësim në NATO dhe në BE, përtej dhe pavarësisht çështjes së emrit, duhet të përmbushen gjithë kriteret që kanë të bëjnë me shtetet kandidate për anëtarësim. Gjithë çka duhet të përmbushë Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Turqia, duhet ta përmbushë edhe FYROM, pavarësisht çështjes së emrit. Çfarë thonë konkluzionet e këshillit të 19 dhjetorit 2013? Duhet të bëhen hapa konkretë në drejtim të zbatimit të marëveshjes së 1 marsit 2013, hapa konkretë në drejtim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, sepse gjithmonë problemi është fqinjësia e mirë dhe e drejta ndërkombëtare”, nënvizoi ai.

Stacioni i parë i turit të ministrit të jashtëm grek, ka qenë Beogradi. Pas takimit me kryeministrin vendas, Ivica Dacic, Venizelos, ka përshëndetur faktin që, siç tha, në periudhën zgjedhore që po ndodhet Serbia, forcat politike duan të ruajnë të pacënuara negociatat për anëtarësim në BE. Venizelos ka theksuar vullnetin e Athinës që, edhe pas presidencës greke, që bëjë lëvizjet e veta për të ruajtur trendin e procesit integrues të Serbisë.

Venizelos ka vizituar edhe Sarajevën e Podgoricën, ndërkohë që turi i tij do të përfundojë në Tiranë, ku kryesuesi i radhës i BE do të mbërrijë të enjten dhe fillimisht do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Të premten, Venizelos do të pritet nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe pastaj zhvillojë takime të tjera, me kryetarin e parlamentit, Ilir Meta, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe shefin e opozitës, Lulzim Basha.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: venizelos, viziton Kosoven

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT