• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveria Amerikane falënderon Kosovën

August 26, 2021 by s p

-Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Philip Kosnett/

-Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan/

PRISHTINË, 25 Gusht 2021- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett për të diskutuar çështje të interesit të dyanshëm. Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Presidentja Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës, nisur nga përvoja e kaluar, mirëkuptojnë nevojën për strehim të sigurt për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Presidentja Osmani nënvizoi se Republika e Kosovës do t’i qëndrojnë përkrah SHBA-ve dhe shteteve aleate duke dhënë kontributin e saj në paqen ndërkombëtare. Presidentja Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e SHBA-ve në ballafaqimin me pandeminë që nga donacionet në pajisje mjekësore dhe vaksina deri tek nismat për njoftim të publikut për masat mbrojtëse kundër Covid-19 dhe informimit të drejtë për vaksinat. Po ashtu, Presidentja Osmani dhe ambasadori Kosnett diskutuan për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në fushën e politikës së jashtme si dhe në realizimin e reformave në drejtësi dhe energjetikë, thekson njoftimi i dërguar nga Presidenca e Kosovës.

Filed Under: Politike Tagged With: Philip Kosnett, Qeveria Amerikane, Vjosa Osmani

Objektivat Zhvillimore – Kosova, marrëveshje me SHBA-të

August 25, 2021 by s p

-Presidentja Osmani nënshkruan marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës –  3.8 milionë dollarë shtesë për Republikën e Kosovës/


PRISHTINË, 25 Gusht 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë.

Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i.  Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milionë dollarë amerikan. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milionë dollarë.

Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet  llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Objektivi i parë zhvillimor i marrëveshjes përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike.

Me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen drejtoren e re të USAID në Kosovë, znj. Zeinah Salahi dhe njëkohësisht e ka uruar për detyrën.
Zonja Osmani ka potencuar rëndësinë e angazhimit të USAID në Republikën e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë, si dhe mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve ndaj Republikës së Kosovës.

Filed Under: Politike Tagged With: kosova, SHBA, Vjosa Osmani

SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni doza të vaksinës Pfizer

August 20, 2021 by s p

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dhuruan Kosovës kontingjentin e parë nga mbi gjysmë milioni doza të vaksinës Pfizer. Kjo paraqet donacionin më të madh të vaksinës kundër Covid-19 që ndonjë vend apo organizatë ia ka dhuruar Kosovës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 20 Gusht 2021/ Duke e përmbushur zotimin e presidentit Biden për të ndihmuar partnerët anembanë botës në luftën kundër Covid-19, sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dhuruan Kosovës kontingjentin e parë nga 503.100 doza të vaksinës jetëshpëtuese të sigurta dhe shumë efektive të Pfizer, të cilat priten të arrijnë në Kosovë. Kjo paraqet donacionin më të madh të vaksinës kundër Covid-19 që ndonjë vend apo organizatë ia ka dhuruar Kosovës. Me këto doza, qeveria e Kosovës do të ketë mundësi t’i vaksinojë plotësisht dhe të mbrojë qytetarët e saj, duke lëvizur për 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të përgjithshëm të vaksinimit.

Dërgesa e sotshme është pjesë e përkushtimit të Presidentit Biden për të ndarë dozat e vaksinës COVID-19 nga furnizimet vendore amerikane për të mbështetur nevojat globale. Pasiqë asnjë vend nuk mund ta mposhtë COVID-19 vetëm, në qershor, Shtetet e Bashkuara fillimisht u përkushtuan  për të ndarë 80 milionë doza vaksine me botën. Që nga 3 gushti, ne kemi dhuruar dhe dërguar mbi 110 milion doza në më shumë se 60 vende, dhe ky është vetëm fillimi. Sikurse ka thënë Presidenti Biden: “Po i ndajmë këto doza jo për të siguruar favore apo për të nxjerrë koncesione. Po i ndajmë këto vaksina për të shpëtuar jetë dhe për ta udhëhequr botën që t’i japim fund pandemisë”.

Duke folur gjatë ceremonisë së arritjes së vaksinave, ambasadori Philip S. Kosnett tha: “Vaksinat bëjnë punë vetëm nëse njerëzit vaksinohen. Shumë njerëz ende besojnë se vaksina është e panevojshme ose nëse janë infektuar dhe i kanë mbijetuar Covid-it, që nuk do të sëmuren sërish. Kjo thjeshtë nuk është e vërtetë, veçanërisht në vazhdën e rritjes dramatike të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta. Prandaj, ju lutemi, vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet dhe komunitetin tuaj”.

Vaksinat e dhuruara nga SHBA-ja u dorëzuan përmes mekanizmit për Angazhim të avancuar të tregut për lehtësim të Covax-it (COVAX AMC), që është nismë globale në mbështetje të qasjes me mundësi të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive kundër Covid-19. Me kontributin financiar prej 4 miliardë dollarë për Gavi në mbështetje të COVAX, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh financiar në Covax. Covax-i baskëudhëhiqet nga Koalicioni për gatishmëri dhe inovacion ndaj epidemive (CEPI), Gavi – Aleanca për vaksina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) së bashku me UNICEF-i si partnerë kryesorë për dërgesa. Me këtë dërgesë, Kosova ka pranuar mbi 700.000 doza përmes COVAX AMC.

Përveç vaksinave, prej fillimit të pandemisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar gati 4 milion dollarë për pajisje mbrojtëse, pajisje mjekësore, grante për mësim përmes internetit, si dhe ndihmë tjetër lidhur me Covid-19 për të ndihmuar shkollat, objektet shëndetësore, familjet dhe komunitetet anembanë 38 komunave të Kosovës. Me ndihmën e sotshme, po vëmë themelet për një Kosovë sovrane, të vetëmjaftueshme dhe të qëndrueshme të së nesërmes; një Kosovë që përqafon përgjegjësitë e saj në vend, por edhe si partnere e barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në botë, thekson njoftimi i dërguar sot pasdite nga Ambasada e SHBA në Kosovë.

Filed Under: Politike Tagged With: Albin Kurti, Vjosa Osmani

Kosova do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë*

August 15, 2021 by s p

Më 16 korrik, pak ditë pasi bota, e sidomos ne në Kosovë shënuam Ditën Botërore të Refugjatëve, jam kontaktuar nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, i cili përcillte një kërkesë nga Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Kërkesa kishte të bënte me strehimin e përkohshëm të afganëve, civilë të pafajshëm, të cilët tani ishin në shënjestër të Talibanëve, vetëm sepse kishin qëndruar në anën e aleatëve tanë, në anën e paqes e demokracisë, në anën e barazisë e të drejtësisë. Ata ishin punëtorët lokal që kishin punuar bashkë me forcat amerikane, si dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë. Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre  për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu siç na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq. Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj. Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me cështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur. 
Të dashur qytetarë, 
Askush më mirë se ne nuk e di çka do të thotë të dëbohesh e të largohesh me dhunë nga vendi ku je rritur, të ndahesh nga më të dashurit, të detyrohesh të ikësh për të shpëtuar jetën. Atëherë, shumë vende anembanë botës, hapën dyert për ne pa asnjë kërkesë e asnjë kusht. Na shpëtuan. 22 vite pas atij tmerri, tani Kosova do të dëshmojë se ne kurrë nuk e humbim njerëzoren brenda nesh. Populli ynë i urtë thotë: ‘Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”. Me këtë mirëseardhje ne duhet t’i  presim miqtë tanë për të shpëtuar jetë, ashtu siç na shpëtuan ne bota demokratike, kur patëm më së shumti nevojë. Kosova gjithnjë do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë. 

  • Fjalim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, Vjosa Osmani

Zjarret, Kosova në ndihmë të Shqipërisë

August 10, 2021 by s p

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës. Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve. Me heret Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, përmes një Note verbale, ka përcjell kërkesën te Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit për fikjen e zjarreve masive me të cilat është duke u përballuar Qarku i Kukësit në ditët e fundit. Nisur nga kjo Notë verbale, Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë që qeveria të miratojë vendimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Qeveria ka aprovuar kërkesën duke siguruar edhe mjetet buxhetore për financimin e operacionit. Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës, i cili gjen mbështetje në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit dhe në Rregulloren për financim dhe dërgim të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, do të procedohet te Presidentja e Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe autorizim të dërgimit të Kontingjentit të Forcës së Sigurisë në këtë operacion humanitar. (Dielli)

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, Vjosa Osmani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT