• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim

May 5, 2020 by dgreca

RRETH DEKLARATAVE PËR NDRYSHIM TË KUFIJVE/

-Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera…./

Shkruan: Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës/

E çmoj lart angazhimin e miqve tanë ndërkombëtarë në lehtësimin e arritjes së një marëveshjeje përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera.

Kosova është Republikë parlamentare. Kuvendi ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e punës së Qeverisë, Politikës së Jashtme dhe atë të Sigurisë. Rrjedhimisht, do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e një marëveshjeje të tillë eventuale. Andaj, çdo përpjekje dhe angazhim për marrëveshje përfundimtare duhet të afirmojë edhe jetësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Çdo pikënisje në rifillimin e dialogut në të ardhmen, duhet të bëhet mbi parimet se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin teritorial.

Kosova është njohur nga shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropiane dhe vendeve tjera të botës dhe e drejta për të shpallur pavarësinë është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova është e palëkundur në orientimin strategjik për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Shteti ynë është ndërtuar dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet pikërisht mbi bazën e vlerave që i proklamon dhe i ka jetësuar Bashkimi Evropian. Prandaj, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve, sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon. Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ndarje territoriale, Vjosa Osmani

21-VJETORI I MASAKRËS SË STUDIMES

May 2, 2020 by dgreca

-Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në 21- vjetorin e Masakrës së Studimes/

Vushtrri, 2 Maj 2020-Gazeta DIELLI/

Sot në mëngjes Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë.

Homazhet u bënë në nderim të 21- vjetorit të Masakrës së Studimes ku humbën jetën 116 persona. Shumica e qytetarëve të Vushtrrisë dhe të fshatrave në rrethinë ishin larguar me forcë nga shtëpitë e tyre prej forcave serbe në fund të Marsit dhe fillimit të Prillit 1999, përderisa disa prej tyre ishin në gjendje të rrinin deri më 2 Maj. Më 2 Maj 1999 policia Serbe dhe forcat paramilitare kishin nxjerrë me forcë nga konvoi qytetarët, u kishin kërkuar para dhe më pas i kishin vrarë 116 persona në vend. Krejt kjo kishte ndodhur brenda 2 orësh. Sot, 21 vjet pas, akoma askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe askush nuk ka kërkuar falje për këtë masakër.  Është koha e fundit që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre.

****

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e Masakrës në Studime ku u vranë 116 civilë shqiptarë/21 vjet më parë në Studime të Vushtrrisë nga forcat serbe u vranë 116 shqiptarë.Brenda dy orësh, teksa po dëboheshin me dhunë për në Shqipëri nga forcat paramilitare serbe, u vranë mizorisht 116 civilë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra, burra e pleq. Kjo tregon qartazi përpjekjet e regjimit të asaj kohe për spastrim etnik dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.Në këtë ditë, bashkëndjejë me familjet e tyre në këtë përvjetor dhe ua rikujtoj se misioni ynë i vazhdueshëm do të jetë që kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar.Sot, shkaku i pandemisë Covid-19, familjet nuk do të mund të jenë te varrezat e të familjarëve të tyre për t`i kujtuar, por do t`i kujtojmë bashkërisht në secilën familje, sepse ata janë edhe familjarë tanë që dhanë jetën për shtetin dhe lirinë tonë!Përveç se do t`i rikujtojmë për çdo 2 maj, do ta përsërisim se nuk ka paqe të qëndrueshme pa zbardhjen e të gjitha krimeve të luftës të bëra nga Serbia.Ndaj, çfarëdo procesi negociatash nuk ka kuptim nëse drejtësia nuk shkon në vend.Për krimet ndaj shqiptarëve nuk duhet të ketë aministi. Duhet të ketë vetëm një epilog. E ky epilog është dënimi i atyre që i kryen këto krime!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për 116 civilët e vrarë të Studimes!

Filed Under: Kronike Tagged With: Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Osmani përgëzon Gjykatën Kushtetuse

May 1, 2020 by dgreca

Deklaratë e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu: E vlerësoj lart faktin që Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta trajtojë këtë çështje, megjithëse ditë feste, në mënyrë që të mbrohet integriteti institucional në rrethanat e krijuara.

Sot Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta vendosur masën e përkohshme ndaj dekretit të Presidentit për mandatarin e ri të qeverisë së vendit, deri në një vendim meritor.

E vlerësoj lart faktin që Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta trajtojë këtë çështje, megjithëse ditë feste, në mënyrë që të mbrohet integriteti institucional në rrethanat e krijuara.

Në funksion të kësaj, unë i kam drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese komente (në afatin që ishte caktuar nga ana e Gjykatës), me të cilat kam arsyetuar pse vendosja e masës së përkohshme është e nevojshme, pa paragjykuar vendimin final të Gjykatës për pjesën meritore të rastit. Në këto komente kam sqaruar se “vendosja e masës së përkohshme mbi ekzekutimin ose ndërmarrjen e veprimeve që rrjedhin nga dekreti është po ashtu e domosdoshme për shkak se vetëm në këtë mënyrë do të garantohet që Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë në sistemin tone politik, nuk do të marrë vendime që mund të rezultojnë kundërkushtetuese, e që për pasojë do të dëmtonin rëndë besimin e publikut dhe vetë integritetin e këtij institucioni. Në këtë mënyrë, përveç se është në përputhje të plotë me interesin publik, vendosja e masës do të parandalojë shkaktimin e një dëmi të pariparueshëm në kuptim të funksionimit kushtetues dhe ligjor të institucioneve më të larta kushtetuese në vend.”

Si kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe njeri i që respekton gjithnjë vendimet e institucioneve të pavarura, do të kujdesem që Kuvendi t’i ndërmarrë të gjithë hapat në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe i ftoj të gjithë udhëheqësit politikë e institucionalë që t’i respektojnë vendimet e kësaj gjykate, pavarësisht nëse pajtohen me to ose jo. ​

Filed Under: Komente Tagged With: deklarate, Vjosa Osmani

JO AMNISTI PER KRIMET NE KOSOVE

April 27, 2020 by dgreca

Osmani: Për Mejën dhe secilin vend të Kosovës ku u kryen krime nuk mund të ketë amnisti*/

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, bashkë me Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, në 21 vjetorin e ekzekutimit të 376 burrave të këtij fshati nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave.

“Sikurse çdo vit, edhe në këtë 21 vjetor Lëndina e Pikëllimit në Mejë është vendi ku duhet të përkulemi, të ndjejmë dhimbje e të mos rreshtim së kërkuari drejtësinë. Sikurse çdo vit, do t`i kujtojmë 376 burra të këtij fshati të moshës 15 deri në 75 vjeç, të cilët u ndanë nga familjet e tyre dhe u ekzekutuan nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave. Ekzekutimi brutal i civilëve tregoi se synim i forcave policore serbe dhe ushtrisë jugosllave nëpërmjet operacionit të quajtur “Reka”, ishte spastrimi etnik dhe gjenocidi”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.

Sipas saj, më shumë se dy dekada më pas, përveç kujtimit për të vrarët, Srebrenica e Kosovës jeton me ankthin e 28 të pagjeturve.

“Në Kompleksin Memorial “27 Prilli” në Mejë, ende varret e tyre janë të hapura, teksa ne nuk e kemi përfunduar punën që trupat e tyre të prehen në vendin e lindjes e familjet ta kenë një adresë ku përfalen për të afërmit e tyre”, është shprehur zonja Osmani.

Sipas saj, në ditën kombëtare për të pagjeturit, secili duhet ta kthejë kokën nga Meja dhe të reflektojë me bindjen se borxhi ndaj këtyre të rënëve ende mbetet peng, derisa kryesit e këtij akti makabër nuk vihen para drejtësisë.

“Për Mejën dhe secilin vend të Kosovës ku u kryen krime nuk ka dhe nuk duhet të ketë amnisti! Vetëm drejtësia mund ta përmbyllë këtë kapitull historie! Të rënëve lavdi, e familjeve të të pagjeturve kurajo, ngase fati i familjarëve të tyre do të jetë preokupim i vazhdueshëm deri në zbardhjen e fatit të tyre”, ka thënë Osmani.​* Me shume foto shih ne fb Gazeta Dielli dhe Dielli vatra

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, Vjosa Osmani

Faik Krasniqi:Me Vjosa Osmanin,LDK do bëhet si në kohën e Presidentit Rugova!

May 27, 2015 by dgreca

Nëse të dielën delegatët e LDK-së, votojnë prapë Isa Mustafën kryetar të LDK-së, gardën e vjetër, parazitët dhe servilët përretj tyre, kjo parti do të fundoset si Titaniku, e në zgjedhjet që priten të mbahen gjatë këtij viti, sepse ky koalicion nuk e ka gjatë dhe do të prishet gjatë vjeshtës nga PDK-ja, për shumë arsye, do të pësoi shumë keq, duke u abstenuar masovikisht nga elektorati i saj dhe do shkojë nën kuotën 10%, thekson publicisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi! Sipas publicistit dhe analistit politik nga Prishtina, shpresa e vetme për LDK-në dhe Kosovën, për momentin është Vjosa Osmani, e cila do ta rikthente elektoratin rugovian, dhe si kryeministre e Kosovës edhe udhëheqjen e drejtë të shtetit, me njerëz të pastër e të pakonsumuar, të ndershëm dhe me integritet të lartë, do ta rimëkëmbte ekonominë e shkatërruar dhe shkapjen e shtetit nga kriminelët e politikës dhe parapolitikës! Është në dorën e 355 delegatëve të LDK-së, që ta votojnë prapë gardën e vjetër komuniste, mjeranët, parazitët dhe servilët e tyre përreth, e me votën e tyre ta fundosin njëherë e mirë këtë parti – partinë e parë demokratike në shtetet postkomuniste, apo kanë shansin historik që këtë parti ta kthejnë superlidere në Kosovë, si në kohën e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke votuar Vjosa Osmanin kryetare të LDK-së, thotë analisti politik, Faik Krasniqi! Por nëse Vjosa Osmani nuk e merrë timonin e LDK-së, dhe LDK-ja nuk çlirohet njëherë e mirë nga garda e vjetër komuniste, hajdutët, bllokmenët, mjeranët, parazitët dhe servilët rreth tyre, atëherë që nga e hëna së bashku me Vjosën, shoqërinë civile dhe njerëzit e mediave, duhet të aktivizohemi sinqerisht për krijimin e një formacioni të ri politik, me njerëz të rinjë, të pakonsumuar, të pastër dhe të ndershëm, sepse çdo sondazh po tregon që një frymë e re politike, do t’i deklasonte të gjitha partitë ekzistuese që drejtohen nga këta matufa pleq dhe kriminelë, duke fituar mbi 70% të votave, sepse populli është mërzitur dhe zhgënjyer nga kjo klasë e vjetër politike, e kriminalizuar, e tejkorruptuar, e degraduar, të cilët tash e 16 vite ua kanë shkatërruar jetën dhe vazhdojnë akoma ta bëjnë një gjë të tillë – thekson publicisti dhe analisti politik – Faik Krasniqi!

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Isa Mustafa, koment, Rugova, Vjosa Osmani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11

Artikujt e fundit

  • DIELLI ME SHQIPTARËT E ITALISË / SHKOLLA SHQIPE “DORA E PAJTIMIT”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË ITALI
  • 2023 A Consequential Year for Cybersecurity – Albania, Example of What Can Happen
  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT