• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Osmani: Kuvendi do ta mbikëqyrë rreptë procesin e dialogut me Serbinë

June 8, 2020 by dgreca

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova/

Osmani: Kuvendi do ta mbikëqyrë rreptë procesin e dialogut me Serbinë/

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova me të cilën biseduan për zhvillimet e fundit në vend.

Zonja Osmani dhe ambasadorja Apostolova folën edhe për rolin e Kuvendit në procesin e dialogut si dhe agjendën e Kuvendit në muajt në vazhdim.

“Procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i kujdesshëm. Ne nuk pranojmë asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës. Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojmë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut. Gjithashtu
do të kërkojmë raportim në Kuvend për secilën fazë të negociatave”, ka thënë Osmani. ​

Filed Under: Komente Tagged With: Nataliya Apostolova, Vjosa Osmani

Dr. Vjosa Osmani u takua me ambasadorin amerikan Philip Kosnett

June 5, 2020 by dgreca

–Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani në takim virtual me Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias/

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, në një takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, ka biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe çështjet që pritet të trajtohen në seancat e radhës.

Zonja Osmani e njoftoi ambasadorin amerikan Kosnett lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Në këtë kontekst, kryetarja e Kuvendit e informoi ambasadorin amerikan edhe për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do ta trajtojë menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet përkatëse. ​

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani në takim virtual me Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka mbajtur një takim njoftues online me Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë dhe anëtarë të Komisionit të Venecias.  

Në takim është diskutuar nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe KE-së. Kryetarja Osmani ka thënë se Kosova është anëtare e Komisionit të Venecias, i cili gëzon respekt në vendin tonë.

Më tej, ajo ka potencuar rolin e Komisionit të Venecias në ofrimin e opinioneve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit.

U diskutua edhe për çështjet ligjore, të cilat janë dërguar nga pala kosovare dhe të cilat aktualisht po trajtohen nga Komisioni i Venecias.

Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Komisionit të Venecias: Antonio Henriques Gaspar (anëtar), Martin Kuier (anëtar zëvendësues), Cesare Pinelli (zv.anëtar), Silvia Grundmann (shefe e Institutit Demokratik dhe e Divizionit për të drejta të njeriut).​

Filed Under: Kronike Tagged With: ambassador Kosnett, Vjosa Osmani

Osmani: Inovacioni, dëshmi e shpirtit kreativ të rinisë kosovare

May 21, 2020 by dgreca

Kryeparlamentarja Osmani: Inovacioni në kohë pandemie, dëshmi e shpirtit kreativ të rinisë kosovare /

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot ka vizituar Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Ajo ka përgëzuar ICK-në për mbështetjen e të rinjve në zhvillimin e projekteve dhe shërbimeve inovative, teksa ka parë nga afër disa prej projekteve të realizuara të cilat kanë për qëllim të adresojnë disa prej sfidave të paraqitura gjatë pandemisë.

 “ICK është dëshmi e vizionit inovativ që ka rinia jonë. Është mirë që më këto projekte po shihet shpirti human dhe jo vetëm ai i ndëmarrësisë së të rinjve tanë”, ka thënë kryetarja Osmani, teksa ka parë nga afër modelin dhe mënyrën e funksionimit të respiratorit të ideuar nga “Formon” dhe të prodhuar në njërin nga laboratorët e ICK-së.

Gjithashtu, ndërmarrësit e rinj në ICK kanë prezantuar para kryetares Osmani disa projekte, ndër të cilat edhe platformën “Dhuro”, e cila i grumbullon kërkesat për ndihmë dhe donacionet në një vend gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

Kryetarja Osmani ka thënë se një projekt i tillë është i mirëseardhur dhe se i njëjti është mirë të jetë në funksion edhe pas përfundimit të periudhës së pandemisë. ​

Filed Under: Komente Tagged With: Vjosa Osmani

Dr. Vjosa Osmani kujton Prof. dr. Bardhyl Çaushin:Vrasësit të dalin para Drejtësisë!

May 10, 2020 by dgreca

21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t`iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005.

Për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t`i nënshtrohet drejtësisë. 

Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato!

Profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme.

21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë!

I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!​…

Filed Under: Kronike Tagged With: Vjosa Osmani

Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim

May 5, 2020 by dgreca

RRETH DEKLARATAVE PËR NDRYSHIM TË KUFIJVE/

-Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera…./

Shkruan: Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës/

E çmoj lart angazhimin e miqve tanë ndërkombëtarë në lehtësimin e arritjes së një marëveshjeje përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera.

Kosova është Republikë parlamentare. Kuvendi ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e punës së Qeverisë, Politikës së Jashtme dhe atë të Sigurisë. Rrjedhimisht, do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e një marëveshjeje të tillë eventuale. Andaj, çdo përpjekje dhe angazhim për marrëveshje përfundimtare duhet të afirmojë edhe jetësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Çdo pikënisje në rifillimin e dialogut në të ardhmen, duhet të bëhet mbi parimet se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin teritorial.

Kosova është njohur nga shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropiane dhe vendeve tjera të botës dhe e drejta për të shpallur pavarësinë është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova është e palëkundur në orientimin strategjik për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Shteti ynë është ndërtuar dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet pikërisht mbi bazën e vlerave që i proklamon dhe i ka jetësuar Bashkimi Evropian. Prandaj, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve, sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon. Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ndarje territoriale, Vjosa Osmani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Heronjtë që na duhen, por që nuk i meritojmë
  • Shqipëria po qanë…
  • Lamtumirë Dr. Gjon Buçaj
  • LAMTUMIRË DR. GJON LEKË BUÇAJ
  • KANË FILLUAR PUNIMET PËR REHABILITIMIN E KISHËS SË KUVENDIT TË ARBËRIT AFËR LEZHËS 
  • BOSTONI, VIZITA E RRADHËS E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI
  • Kombi shqiptar dhe politikat e sigurisë në ditët e sotme
  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT