• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HOMAZH PER SHKENCETAREN VLORA MEHMETI

November 11, 2017 by dgreca

shkenctarjaNJË HUMBJE E MADHE PËR FAMILJEN, KOMBIN DHE SHKENCËN/

Nga FRAN GJOKA- Lezhe/
  

Nuk mund të mos ndjesh emocion, dashuri dhe dhimbje njëkohësisht për njerëzit që luftojnë, arrijnë dhe ndahen nga jeta në një moshë kur aftësia dhe përkushtimi i tyre janë në kulmin e mundësive për arritje të larta shkencore. Një ndër këta është shkencëtarja shqiptare, Vlora Mehmeti – Tërshani, e cila u nda nga jeta në moshën 35 vjeçare, kur kishte arritur formimin e saj shkencor dhe profesional në mënyrë të shkëlqyer dhe kur ishte renditur ndër njerëzit exelentë, në radhët e shkencëtarëve me emër në botë në fushën e farmaceutikës.

Është e trishtueshme kur mendon se ajo vajzë shqiptare nga Kosova, e lindur me 20. 03. 1982, në fshatin Beçiq të Drenicës, Komuna e Vushtrrisë, nuk jeton më fizikisht. Vërtetë jeta është e tillë që njerëzit lindin dhe ndahen nga jeta, por mosha dhe aftësitë e Vlorës nuk kishin arritur në atë pikë që të largohej kështu, duke lënë pas emrin, aftësitë, virtytin e lartë dhe dhimbjen në shpirtin tonë. Ajo duhej të jetonte, sepse i tregoj botës vlerat e saj. Ajo ishte e para dhe e vetmja nxënëse emigrante, që në gjithë historinë e gjimnazit në Vjenë nuk e përsëriti klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës, por arriti që të vazhdonte dhe ta mbaronte gjimnazin me rezultate të larta dhe në një kohë rekord, duke u cilësuar për këtë një rast i veçantë në historinë e këtij gjimnazi. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë si një ngjarje e madhe.

Vlora rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe atdhedashëse. Babai i saj, Hazir Mehmeti ishte ndër profesorët e parë të Biologjisë në Drenicë dhe aktualisht Kryetar i shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri.

Në vitin 1988, pas rrethanave të reja të krijuara në Drenicë, pjesën e mbetur të gjimnazit që kishte filluar në Vushtrri, Vlora e vazhdoi në gjimnazin “Schoppenhauerstrasse, BRG 18” të Vjenës.

Arritjet e kësaj vajze shqiptare nisën herët. Me aftësinë, këmbënguljen dhe pasionin e saj përfundoi fakultetin e Farmacisë me arritje të  larta në kryeqytetin austriak, Vjenë. Gjithashtu Vlora mbrojti dhe Temën e Magjistraturës në Tokio të Japonisë me Profesorin e njohur japonez, shkencëtar në fushën e tij, Asakawa Yoshinori, në gjuhën angleze, duke arritur të vlerësohet me notë të lartë, nga një paraqitje dinjitoze me një mbrojtje të shkëlqyeshme, ku la mbresa të veçanta nga ekipi që monitori mbrojtjen e Temës së kësaj vajze me ambicje shkencore dhe profesionale në rrugën e nisur tashmë nga ajo dhe që kërkonte t’i shkonte deri në fund, jo vetëm përgatitjes shkencore dhe profesionale, por dhe zbulimeve të reja në këtë fushë.

Kjo vajzë shqiptare, shkencëtarja kosovare, vazhdoi të punojë në Universitetin e Vjenës, në sektorin e njohur laboratorik për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën mikrobiologjike. Puna e saj shkencore dhe hulumtuese i dha të drejtën që ajo të prezantojë Universitetin e Vjenës në disa Kongrese Botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë dhe mikrobiologjisë, ku mori vlerësime të larta për rezultatet e saja të arritura hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore me plot dinjitet shkencor dhe siguri profesionale.

Studimet e doktoraturës i ka përfunduar në shtator të vitit 2016 në drejtimin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Vjenës dhe Austrisë në përgjithësi.

Vlora, nga përfundimi i studimeve në Vjenë, punonte në Universitetin më të vjetër në hapësirën gjermanofolës edhe njërin ndër universitetet më të mëdhenj në Evropën qendrore, Universitetin e Vjenës. Ajo ishte e angazhuar si punëtore shkencore në Departamentin për Ekogjenomikë dhe Systembiologji (Department of Ecogenomics and Systems Biology), në sektorin laboratorik të njohur për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën e biologjise molekulare në botë.

Paisja e saj me dijet shkencore, me metodat e kërkimit shkencor, aftësia për të punuar dhe hulumtuar në këtë fushë ku ajo u kualifikua, i dha asaj krenarinë dhe dinjitetin shkencor dhe përfaqësimin e kombit të saj shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke treguar kështu se kombi ynë është komb me vlera dhe tradita, ashtu siç ka patur në histori shembuj të tjerë në të gjitha fushat e jetës. Prandaj puna shkencore afirmative e studiueses kaq të re shqiptare tregon se është një shembull që duhet ditur dhe nga gjenerata e re dhe meriton vlerësimin maksimal nga të gjithë, për t’u bërë një shembull udhëheqës në të ardhmen e tyre për ambicje të reja profesionale dhe shkencore në rrugët e tyre në jetë.

Vlora Mehmeti –Tërshani

Duhet mësuar nga të gjithë brezat e ardhshëm shqiptarë se Vlora Mehmeti –Tërshani u lind në fshatin Beçiq (Besnik) të Drenicës, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në Vushtrri, Gjimnazin dhe Universitetin në Vjenë, gjithmonë me sukses të shkëlqyesheme. Vlora bëri histori në gjimnazin “Schopenhausesstrasse BRG 18 të Vjenës dhe në historinë e këtij gjimnazi është e para dhe e vetmja nga nxënësit e ardhur, e cila nuk e përsëriti klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Pra, ajo vinte nga një familje e thjeshtë shqiptare e Kosovës, me një edukim dhe personalitet të formuar, por mbi të gjitha me një dëshirë dhe vullnet të pamposhtur drejt dijes. Dija, kultura dhe edukata nuk janë monopol i familjeve “aristokrate”, por janë “pronë” e atyre që duan dhe dinë të punojnë me vullnet dhe dashuri për të arritur objektiva.

Lajmi i hidhur i vdekjes së saj ka tronditur jo vetëm familjen e saj të nderuar, por gjithë opinionin shoqëror e kombëtar, gjithë botën shkencore akademike, që e njohën dhe e kuptuan se kush ishte Vlora Mehmeti – Tërshani. Kjo është një humbje e thellë për familjen, që gjithë jetën punuan ndershmërisht për të edukuar dhe formuar fëmijë, të cilët do të ishin e ardhmja e plotësuar edukative dhe shkencore e shoqërisë.Ajo gjatë shërbesës së saj shkëlqeu për kulturë dhe dituri.Falë dhuntive të saj në profesionalizëm mundi t’u shpëtojë fushatizmave dhe ideologjizmave të kohës,duke mbetur gjithmonë ashtu siç në fakt ishte,një misionare hambarplotë e farmaceutikës.Ndërrimi i jetës së saj krejt papritur tek të gjithë ata që e njohën ,dhe sidomos për prindërit dhe të afërmit ,kolegët dhe studentët e saj sollën një trazim të madh shpirti e keqardhje.Por emri dhe kontributi i saj,do të  mbeten përjetësisht të salvuara në memoriet e tyre si një ndër emrat më të nderuar e respektuar.Ky lajm i dhënë nga stomatologu,  Xheladin Ujkani, njëherësh drejtori i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, përfaqësuese e së cilës organizatë për Austri ishte edhe e vetë e ndjera, tronditi gjithë kombin dhe botën shkencore – akademike.

Punimet e saja shkencore janë botuar në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore dhe janë vlerësuar në të gjitha qarqet akademike – shkencore si hulumtime shkencore të suksesshme. Ajo ka qenë edhe bashkëpunëtore profesionale dhe përfaqësuese e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” në Austri.

Dhe z. Enver Hoxha, ministër në qeverinë e Kosovës, gjatë ngushëllimit të familjeve Mehmeti e Tërshani, mes të tjerash, tha: “Humbja e një shkencëtareja kaq të zellshme është humbje e madhe për kombin e shkencën në përgjithësi.  Të kryesh Doktoratë në UN e Vjenës do shumë mund e sakrificë, andaj Vlora, me rezultatet e hulumtimeve të saj, ishte e nivelit evropian e botëror. Puna e saj shkencore do shkëlqejë bashkë me kujtimin e përhershëm për Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani.”

Dhe ne, me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona për familjet Mehmeti nga Vushtrria dhe Tërshani nga Shtimja për këtë humbje kaq të madhe familjare, kombëtare dhe shkencore.

Filed Under: Histori Tagged With: FRAN GJOKA, HOMAZH PER SHKENCETAREN, Vlora Mehmeti

Vjenë, Vlora Mehmeti –Tërshani, mbron doktoratën në mikrobiologji

September 2, 2016 by dgreca

Në Universitetin e Vjenës  studiuesja shqiptare Mag.Vlora Mehmeti – Tërshani do të mbron temën e doktoratës nga lëmi i mikrobiologjisë:

“Large-scale comparative study of the Medicago truncatula metabolome:Evaluation of the role of N-assimilation in response to different abiotic stress treatments”

Donnerstag, 8. September 2016, 14:00
Hörsaal 4, UZA II
Althanstraße 14
1090 Wien

Vlora Mehmeti –Tërshani u lind në fshatin Beçiq (Besnik) të Drenicës, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në Vushtrri, Gjimnazin dhe UN në Vjenë. Gjithmonë me sukses të  shkëlqyeshëm.  Vlora bëri histori në gjimnazin “Schopenhausesstrasse Bez !8 të Vjenës ku në historinë e tij është e para dhe e vetmja nga nxënësit e ardhur e cila nuk e përsërit klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë.  Sukseset e Vlorës janë të vazhdueshme edhe në fakultetin e Farmacisë të cilin e përfundon me nota të larta. Temën e Magjistraturës e përfundon në Tokio (Japoni) tek Profesori i njohur Asakawa Yoshinori në gjuhën angleze duke u  vlerësuar me notë të lartë dhe mbrojtur me sukses të shkëlqyeshëm. Vlora punon në UN-e Vjenës në sektorin e njohur laboratorik për hulumtime shkencore njërin nga më të njohurit në sferën e mikrobiologjike. Me punët e saja hulumtuese shkencëtarja shqiptare e ka prezantuar UN e Vjenës në disa kongrese botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë, mikrobiologjisë, ku mori   vlerësime të larta për rezultatet hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore.
Vlora Mehmeti-Tërshani është ndër doktorantët e parë nga  shqiptare në UN e Vjenë dhe Austrisë. Puna shkencore afirmative e studiueses së re shqiptare është shembull që duhet ditur gjenerata e re dhe meriton vlerësimin nga të gjithë, veçane mjetet e informimit publike shqiptar.
Janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit, kështu informon përmes komunikatës komisioni i profesorëve nga UN- i Vjenës në komunikatën e lëshuar të cilën e japim për publikim.
Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hazir Mehmeti, mbron dotoraturen, ne Vjene, Vlora Mehmeti

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT