• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ekpozita “Takime Shqiptare”, në Vjenë

April 21, 2017 by dgreca

1 ok ekspozitaVjenë, 21 prill 2017- Takime Shqiptare” quhet ekspozita e skulptorit Destan Gashi dhe piktorës Barbara Gashi, e hapur mbrëmjen e së Enjtes, 20 Prill 2017,  në hapsirat e Ambasadës së Kosovës në Austri.Ky cikël skulpturash mermeri të realizuara kohës së fundit nga artisti i njohur Destan Gashi prezentojnë femrën shqiptare me kostume tradicionale nga rajoni i Hasit.

2 ok ekspozita Ambasadori Sami Ukelli, i cili bëri hapjen e ekpozitës tha që është knaqësi që kemi artistë të tillë si Destan dhe Barbara Gashi. “Sot po prezentojmë veprat e dy artistëve të veçantë, të cilat janë gjatë në art dhe jam i lumtur që pranuan ftesën tonë për të prezentuar punën e tyre këtu” tha ambasadori Ukelli.  Një nënë duke i dhënë gji foshnjës në djep, vajza hasiane duke bartur ujin veshur me kostumet e tyre tradiconale, janë vetëm disa prej skulpturave që duken jashtzakonisht reale dhe pasqyrojnë fuqinë dhe bukurinë e femrës së dikurshme shqiptare.Këto skulptura janë realizuar në gurë të fortë mermeri të marrë në Kosovë dhe Austri. “Duke i krijuar këto skulptura kam qenë jashtëzakonisht i motivuar. Nuk mund të ndalesha. Guri i përzgjedhur është tepër i fortë mirëpo me dashuri të madhe dhe vendosmëri është gëdhendur” ka thënë skuptori. Krahas skulpturave u ekspozuan dhe pikturat e Barbara Gashit. “Ju po e shihni këtu një lojë skulpturash dhe pikturash që e plotësojnë njëra – tjetrën sikur ne të dy që e kompletojmë njëri – tjetrin” tha piktorja Gashi e cila është partnere në jetë dhe krijimtari të Destan Gashit.

3 ok ekspozitaTë pranishëm në hapje të ekspozitës ishin përfaqësues të ambasadave të huaja në Austri, përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Vjenë dhe adhurues të artit nga komuniteti diplomatik internacional dhe austriak.Ekspozita do të qëndroj e hapur nga 21 prilli deri më 10 maj.Çdo ditë nga ora 14 deri 16 aty do të mund ti takoni artistët Destan dhe Barbara Gashi.Kjo ekspozitë do të hap një cikël eventesh kulturore që Ambasada e Kosovës në Austri do të organizoj.Zana Rugova, sekretare e parë në Ambasadë njoftoj se këto evente planifikohet të ndodhin çdo dy muaj dhe do të prezentojnë artin dhe krijimtarinë e krijuesve shqiptarë për vendasit dhe të tjerët që janë të interesuar për kulturën tonë.Shteti austriak është shtëpia e një numri të konsiderueshëm të artistëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: "Takime Shqiptare", Ekpozita, ne Vjene

Vjenë, Vlora Mehmeti –Tërshani, mbron doktoratën në mikrobiologji

September 2, 2016 by dgreca

Në Universitetin e Vjenës  studiuesja shqiptare Mag.Vlora Mehmeti – Tërshani do të mbron temën e doktoratës nga lëmi i mikrobiologjisë:

“Large-scale comparative study of the Medicago truncatula metabolome:Evaluation of the role of N-assimilation in response to different abiotic stress treatments”

Donnerstag, 8. September 2016, 14:00
Hörsaal 4, UZA II
Althanstraße 14
1090 Wien

Vlora Mehmeti –Tërshani u lind në fshatin Beçiq (Besnik) të Drenicës, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në Vushtrri, Gjimnazin dhe UN në Vjenë. Gjithmonë me sukses të  shkëlqyeshëm.  Vlora bëri histori në gjimnazin “Schopenhausesstrasse Bez !8 të Vjenës ku në historinë e tij është e para dhe e vetmja nga nxënësit e ardhur e cila nuk e përsërit klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë.  Sukseset e Vlorës janë të vazhdueshme edhe në fakultetin e Farmacisë të cilin e përfundon me nota të larta. Temën e Magjistraturës e përfundon në Tokio (Japoni) tek Profesori i njohur Asakawa Yoshinori në gjuhën angleze duke u  vlerësuar me notë të lartë dhe mbrojtur me sukses të shkëlqyeshëm. Vlora punon në UN-e Vjenës në sektorin e njohur laboratorik për hulumtime shkencore njërin nga më të njohurit në sferën e mikrobiologjike. Me punët e saja hulumtuese shkencëtarja shqiptare e ka prezantuar UN e Vjenës në disa kongrese botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë, mikrobiologjisë, ku mori   vlerësime të larta për rezultatet hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore.
Vlora Mehmeti-Tërshani është ndër doktorantët e parë nga  shqiptare në UN e Vjenë dhe Austrisë. Puna shkencore afirmative e studiueses së re shqiptare është shembull që duhet ditur gjenerata e re dhe meriton vlerësimin nga të gjithë, veçane mjetet e informimit publike shqiptar.
Janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit, kështu informon përmes komunikatës komisioni i profesorëve nga UN- i Vjenës në komunikatën e lëshuar të cilën e japim për publikim.
Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hazir Mehmeti, mbron dotoraturen, ne Vjene, Vlora Mehmeti

DIASPORA- Mbahet Gara e Diturisë në Vjenë

June 16, 2016 by dgreca

*I. Lladrovc: “Ne duhet të zgjohemi nga gjumi e të dërgojmë fëmijët në mësimin shqip.”  Aktivitet kulturore e afirmojnë mësimin shqip në diasporë./

*S.Krasniq:”Apeloj tek mërgimtarët t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip” /

Shkruan per Diellin:Hazir Mehmeti, Vjenë  /

Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri mbajti garën e diturisë në Vjenë. Në sallën e bukur në bashkinë e dhjetë u mblodhën nxënës e prindër nga disa rrethe të Austrisë. Ishin të pranishëm Nuhi Gashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë pranë Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Shqipe Shasivari e Sabit Krasniqi nga Ministria e Diasporës,   Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republika e Kosovës mes tjerash tha: “Austria është vendi i rrallë si shembull se si përkrahet mësimi i gjuhës amtare. Kjo sallë e bukur do duhej të ishte e mbushur sot, kur dihet numri i mërgimtarëve tanë. Ne duhet zgjohemi nga gjumi dhe ta mbështesim mësimin e gjuhës amtare.” Ai falënderoj organet vendore për mbështetjen e vazhdueshme të mësimit shqip.  Sabit Krasniqi, këshilltar ministri, përshëndeti në emër të ministrit Murati. “Apeloj tek mërgimtarët që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip ”shtoi mes tjerash Krasniqi.   Arten Hanku nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë  përshëndeti në emër të ambasadorit Roland Bimo. “Është për t’u vlerësuar puna e mësuesve dhe veprimtarëve, një traditë e mirë në mësimin e gjuhës amtare”. Nuhi Gashi përshëndeti në emër të Ministrisë së Arsimit të Kosovës.  Me pjesëmarrjen e tyre e nderuan kremten.     Ishin prezent edhe Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Krijuesve Shqiptarë  në Austri, Ejup Murseli, aktivist nga Shoqata “Iliria”; Dr.Sabri Osmani e Januz Saliuka,, Mirela Shira, Drita Cocaj. Kuizin e diturisë hapi me fjalë përshëndetëse kryetari i Shoqatës Ismet Sinani,. Rreth kuzit  foli mësuesi Ibrahim Hasanaj.  Moderator, si gjithnjë, ishte mësuesi Osman Ademi, në gjermanisht studentja Albana Hasanaj.

Në Ciklin e Ulët garuan shtatë ekipe, kurës në Ciklin e Lartë vetëm katër ekipe nga i cili   “Dukagjini” fiton pikë më shumë dhe do merr pjesë në garat simbolike që do mbahen në Prishtinë muajin e ardhshëm. Mësuesit  pjesëmarrës ishin Mark Demaj, Ibrahim Hasanaj, Miradije Berisha, Roza Nrecaj, Osman Ademi e Hazir Mehmeti, Ismet Sinani  të ndihmuar nga prindër e veprimtarë.     Nga cikli i ulët morën pjesë ekipi “Dardania” me nxënësit: Delvina Haziri, Fiona Haziri dhe Dinete Halili. Ekipi “Fluturat” Blina Gashi (kl.4), Blerian Istrefi (kl.4), Stela Paskali (kl.3), Valon Tefiki (kl.4) Fiona Murseli (kl.3).  Ekipi “Yjet” Gentian Halimi, Valesa Arifaj,  Alma Mehmeti, Ajmone  Ibra, Leoni Zendeli. Ekipi “Dielli” Jon Bicaku, Besnik Memedi, Vesa Ajvazi,  Ester Kraja. “Anadrini” me nxënësit: Deline Krasniqi, Benart Krasniqi, Artine Seta, Habibe Seta.: Ekipi “17 Shkurti” me nxënësit Hatixhe Alili, Gresa Miftari, Dea Xhelili, Viola Gashi dhe Kaltrina Ramaj. Pas rundit të dytë të pyetjeve me pikë u rëndit i pari “17 Shkurti” nga Badeni i pasuar nga “Yjet” e “Dardania”. Në  Ciklin e lartë ekipi “Flamuri” me nxënësit Elvis Qafleshi, Enis Qafleshi,  Ensar Emini. Ekipi “Dukagjini” me përbërje Largesa Istrefi,  Antigona Azemi, Besiana Memedi, Elona Kabashi. Ekipi “Afrim Zhitia”  nxënësit : Jehona Skeraj, Elona Shurdhani, Leonita Ramaj dhe Elmedina Zhugolli.  Më shumë pikë mori ekipi “Dukagjini” nga Tullni i pasuar nga “Flamuri” , “Afrim Zhitia” e “Rozafa”. Në program pati dhe recitime dhe valle të luajtura nga nxënësit. Juri ishin mësuesit Mark Demaj, Roza Nrecaj e Miradije Berisha. Pytejet ishin të përgatitura në formë alternative, çka e bënë lojën tërheqëse për nxënësin.  Në fund fituesit e pjesëmarrësit u shpërblyen me dhurata modeste.    Ishte e pa arsyeshme, si asnjëherë më parë, pjesëmarrja aq e vogël e mësuesve me ekipet e tyre dhe një publik kaq i vogël, kur dihen harxhimet e mëdha materiale e kohore që kërkon përgatitja e mbajtja e një gare të tillë.  Kjo do një analizë të mirëfilltë e të shëndoshë nga vetë anëtarësia e shoqatës. Shabllonizmi i përsëritur gjatë, përsonalizimet e pa nevojshme të kuizit, po e dobëson atë, në vend të ngritjes së cilësisë, kur dihet mbështetje materiale me 2 mijë Eu nga Ministria e Diasporë dhe nga 14 donator shumica nga të cilët mbështetës të përhershëm.

Në fund u dha drekë me ushqime nga kuzhina shqiptare të gatuara nga nënat e motrat tona të mrekullueshme, për çka Shoqata e Mësuesve i falënderon.

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, Mbahet Gara e Diturisë, ne Vjene

MERGATA: Krijuesit Shqiptarë gjatë “Javës së Integrimit në Vjenë”

May 13, 2016 by dgreca

Orë letrare në Javën e Integrimit në Vjenë, Austri/

Hazir Mehmeti, Vjenë/

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu“ organizoi një orë letrare në kuader të Javës së Integrimit në Vjenë, e cila mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Landit të Vjenës Dr. MichaelHöupl. Prania me krijimtarinë e tyre e shkrimtarëve në gjuhën shqipe, gjermani, keniane, çerkeze, polake dhe turke tregon dhe një herë për seriozitetin dhe vlerën ndërkulturore të këtij manifestimi orës letrare. Salla e bukur e bashkisë së nëntë të kryeqytetit austriak priste dhe më shumë dashamirë të fjalës letrare e poetike. Mjerisht, edhe pse ishin të ftuar radhas në disa manifestime, munguan përfaqësuesit e shoqatave simotra, mes tyre Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, duke dështuar prapë në detyrën e tij të koordinimit sipas statutit dhe programit ku aderon dhe organizatori i këtij aktiviteti.
Anton Marku, kryetar i Lidhjes i hapi punimet duke përshëndetur të pranishmit në emër të nikoqirit. Më pas ai falënderoi përfaqësuesit e bashkisë së 9-të të Vjenës dhe personalisht znj. Martina Malyar, kryetare. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e subjektit që drejton për sponsorët dhe të gjithë ata që ndihmuan organizimin e orës letrare. Ai foli edhe për  historikun pesëvjeçar të Lidhes “Aleksandër Moisiu’’ dhe qëllimet dhe saj, duke theksuar se  “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi 40 orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”.
Programin e drejtoj me shije në të dy gjuhët Vlora Januzi, veprimtare dhe  anëtare aktive e Lidhjes. Ajo i ftoi para publikut:  ”Udhëtojmë nga Kenia, Turqia, Polonia me ftesë  Kosove në Austri, bashkë vijnë pesë autorët e kësaj mbrëmjeje letrare. Të gjithë i bashkon letërsia. Nisur nga mendimi se çdo krijimtari artistike është produkt i biografisë së krijuesit, sonte kemi rastin t’i shijojmë frytet e pesë prej tyre”. E para që lexoi poezi, tregime dhe ese nga krijimtaria e saj ishte shkrimtarja dhe publiciste e njohur nga Kenia, PhiloIkonya, e përndjekur nga regjimi i korruptuar në vendin e saj,  e cila tani jeton në Osllo dhe Vjenë.      Nga krijimtaria e tij lexoi shkrimtari i mirënjohur austriak PeterPaulWiplinger, anëtar nderi i Lidhjes. Ai deri tani  ka të botuar 45 vepra letrare të përkthyera në 20 gjuhë dhe në gjuhën shqipe. Wiplinger u paraqit në mbi 350 lexime letrare në shumë shtete të botës, lexoi disa poezi e tregime nga veprat e tij të fundit. Shkrimtarja nga Polonia MarzannaDanek, lexoi poezi me motive të ndryshme. Ajo ka të botuar vepra në shumë shtete të botës, është fituese e disa çmimeve ndërkombëtare me poezi, ese, tregime, etj. HuseyinSimsek, krijues në gjuhën turke i cili jeton në Vjenë lexoi nga krijimtaria e tij poezi me motive nga jeta në atdhe dhe mërgim.
Anton Marku lexoi poezi nga dy vëllimet e tij të fundit në gjermanisht dhe shqip. Ai është anëtar i PEN-Klubit në Austri dhe i përfaqësuar në antologjinë e krijuesve nga të ardhurit e kombeve të ndryshme në Austri. ‘‘Letërsia dhe muzika e frymëzojnë njëra tjetrën, këtë e plotësuan dy instrumente me harqe: violonçeli dhe violina, luajtur nga AnnaIsabelChanFlores dhe Venice ChanFlores.  Ato vijnë  nga Meksiko dhe ndërkohë janë bërë përcjellëse besnike të mbrëmjeve tona letrare”.
Në pjesën e dytë të orës letrare, me lexime u paraqitën edhe tre anëtarë të Lidhjes,  Jeta Jashari, studente nga Tetova, e cila recitoi me shije poezi nga Ismail Kadare dhe AliPodrimja, Mërgim Osmani, i cili u prezantua me poezi nga libri i tij i fundit dhe Hazir Mehmeti me një tregim të shkurtër.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është shembulli i shkëlqyer i prezantimit të krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe krahas atyre të kombeve tjera. Leximet letrare në shumë qytete të Austrisë, Hungarisë, Gjermanisë janë në shërbim të shkëmbimit ndërkulturor. Ora letrare e radhës mbahet më 28 maj 2016 në LalishTheater, i njohur si vend i shijimit të artit letrar në shumë gjuhë të komuniteteve që jetojnë në Vjenë.

Vjenë,11 maj 2016

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, MERGATA: Krijuesit Shqiptar gjatë "Javës, ne Vjene, së Integrimit

Kosovë-Serbi, takim urgjent në Vjenë ftuar nga BE

April 3, 2016 by dgreca

-Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen/

 PRISHTINË, 3 Prill 2016/ Me ftesë të Bashkimit Evropian, delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog Edita Tahiri sot ka udhëtuar për në Vjenë për të marrë pjesë në takimin urgjent të ftuar nga BE në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës e Serbisë, të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR (the European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road).

Në delegacionin e kryesuar nga ministrja Tahiri është edhe Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Njoftimi i sapodërguar thekson se, përpjekjet e BE-së për zgjidhjen e çështjes për njohjen reciproke të certifikatave ADR janë në përkrahje të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për tregtinë e lirë mes dy shteteve të arritur në vitin 2011 dhe në pajtim me parimet e CEFTA-në. Për këtë çështje është biseduar në Bruksel gati më shumë se shtatë muaj me kërkesën dhe insistimin e ministres për Dialog Edita Tahiri, që nga koha kur Serbia bllokoi importet nga Kosova. Mirëpo, Serbia nuk tregoi gatishmëri që përmes dialogut të Brukselit të arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të certifikateve të ADR-së, edhe pse më parë ishin arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare dhe të produkteve famaceutike. Si kundër përgjigje për mosgatishmërinë e Serbisë dhe vënien e bllokadës për importin nga Kosova në kundërshtim me CEFTA-në,  Qeveria e Kosovës mori vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ndaloi importin e mallrave të rrezikshme  nga Serbia, vendim ky të cilin e mori Ministria për Tregti dhe Industri.

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen.

Ministria për Dialog e ka njoftuar rregullisht BE-në për këto zhvillime duke argumentuar se sjellja e Serbisë është në kundërshtim me parimet evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila rezultoi në thirrjen urgjente të këtij takimi.

Takimi i paraparë që të mbahet në Bruksel kësaj radhe do të mbahet në Vjenë, për shkak se Aeroporti i Brukselit ende nuk është hapur për qarkullim të lirë pas ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit./b.j/ Foto:Arkiv

Filed Under: Komente Tagged With: ftuar nga BE, Kosove-Serbi, ne Vjene, takim urgjent

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Fjala e Kryeministrit Kurti në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
  • DEKLARATË e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, lidhur me takimin e nesërm Kurti-Vuçiq
  • DREJTËSIA DHE PASTËRTIA E LUFTËS SË UÇK-së
  • TË PIKTUROSH ATË QË NDJEN…
  • JO NDARJE, ASOCIACION, EKSTRATERRITORIALITET-JO SHAMIJA, JO PËRÇARJE DHE PIKË
  • Presidentja Osmani ia dorëzoi “Urdhrin Hero i Kosovës”, familjes së heroit Sali Çekaj
  • #SiSot ndërroi jetë veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi
  • Koha e Gjenive: Lord Byron dhe Bonaparti
  • Napoleon-i dhe trojet shqiptare… mbi dy shekuj pas vdekjes së tij
  • KOSOVA DHE SERBIA RINISIN DIALOGUN NË NIVEL TË LARTË NË BRUKSEL
  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT