Papa përqafon Lizzy-n, vogëlushen që do të verbohet e do të shurdhohet… Në përfundim të audiencës së përgjithshme, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku përshëndeti dhe bekoi Lizzy Myers, vogëlushen amerikane gjashtë vjeçe, të sëmurë nga Sindroma e Usher e tipit 2, sëmundje e rrallë, që dëmton plotësisht shqisen e të parit e atë të të dëgjuarit.Papa vuri plot dashuri dorën mbi sytë e saj, e përqafoi, e përkëdheli dhe shkëmbeu dy fjalë të ëmbla me të e me familjarët, që e shoqëruan, nga Ohio, ku banojnë. Vajza e vogël mundi, kështu, të realizojë ëndrrën e saj më të bukur, të takojë Atin e Shenjtë, edhe falë ndërmjetësimit të Unitalsi-t (Bashkimi kombëtar italian i transportit të të sëmurëve në Lurdë dhe në shenjtëroret ndërkombëtare), që u vu në dispozicion të familjes Myers gjatë qëndrimit të saj në Romë.( Radio Vaticani)