Zëvendës Kryetar u zgjodh shkrimtari Pal Ndrecaj, sekretare dr. Yllka Filipi, ndërsa anëtarë të kryesisë Ramiz Mujaj dhe Sabina Veseli./
Ne Foto: Disa nga pjesmarresit ne takim/
Stamford, Connecticut- Të shtunën me 14 shtator, në mesditë, në një nga sallat e Librarisë të qytetit Stamford në Connecticut, organizoi takimin zgjedhor Shoqata e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, që ka për president nderi, themeluesin e saj, Shkrimtarin Gjekë Marinaj, president Adnan Mehmeti dhe për mandat është udhëhequr nga kryetari Dalan Luzaj.
Në takim ishte i ftuar edhe Prof. Dr. Selman Sheme, i ardhur në SHBA me ftesë të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra për të promovuar librat për Camërinë të shkruar prej tij.
Në këtë takim u bënë dhe tre anëtarësime të reja në radhët e shoqatës; Dr. Yllka Filipi, Aristotel Mici dhe Artur Vrekaj.
Takimin e ka hapur shkrimtari Mhill Velaj, i cili u ka uruar mirëseardhjen mysafirëve dhe ka prezantuar të ftuarit. Takimin e ndoqi Gazeta Dielli me anë të editorit Dalip Greca dhe Adem Belliu, president i Televizionit Kultura Shqiptare.
Presidenti Adnan Mehmet ka përshkruar rrugën dy vjecare të shoqatës për, prurjet letrare të anëtarëve të Shoqatës, duke vecuar më të suksesshmit. Ai sqaroi se ky takim vjetor ishte planifikuar që të organizohej në 100 vjetorin e lindjes të filozofin dhe mdndimtarit Isuf Luzaj, Nderi i Kombit, c’ka ishte paramenduar edhe zhvillimi i një Simpoziumi me studiues edhe nga Shqipëria, por problemet teknike për marrjene vizave nga referuesit bëri që simpoziumi të shtyhej në një kohë tjetër.
Më pas presidenti Mehmeti kujtoi të pranishmit se Shoqata nderon në shkallën më të lartë, me plot mirënjohje, themeluesin e saj, poetin Gjekë Marinaj. Librii i tij më i fundit sapo është promovuar në Bukuresht.Marinaj mbanë Gradën Doktor i Shkencave në Letërsi.
Po ashtu, z. Mehmeti falenderoi poetin Dalan Luzaj, që e drejtoi shoqatën për dy mandate radhazi. Fjalë përgëzuese tha presidenti Mehmeti edhe për liriken e shquar të Letërsisë Shqipe, poeten Iliriana Sulkuqi, e cila ishte në poziconin e nëkryetares së Shoqatës. Kontribut të vecantë dha edhe Shkrimtari Mhill Velaj në postin e nëkryetarit së bashku me Kostaq Dukën.
Në kronikën e veprimtarive të shoqatës, Adnan Mehmeti renditi:
-Konkursi letrar “Pena e Artë” për vitet 2010-2013;
-Edicioni i dytë –Dita e Librit shqip në formën e një panairi(23 Maj 2010 në Bronx)
-Një sesion Shkencor në nderim të 100 vjetorit të Nënë Terezës së bashku me Federatën Panshqiptare të Amerikës, VATRA (Stamford)
– Po në bashkëpunim me Vatrën u organizua një akademi përkujtimore për Prof. Peter Prifti(16 nëntor 2010 në Bronx)
-Në Dhjetor 2010 u organizua takimi vjetor i Shoqatës në bibliotekën e Neë Yorkut
-Me 2 prill 2011 u festua me madhështi 10 vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë.
-Veprimtari festive me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë e shoqatës në Alendalle NJ
Presidenti Mehmeti përmendi edhe festat promovuese të librave të anëtarëve të shoqatës.
Kryetari Dalan Luzaj, në hyrje të fjalës së tij tha: Sa herë që shoqata do të festojë përvjetore apo festa librash ne do të përshëndesim me respekt, krijuesin e kësaj shoqate, poetin Gjekë Marinaj. Ai evidentoi faktin e rritjes së shoqatës dhe përmendi suksesin e arritur nga shkrimtari i talentuar Ramiz Gjini, fitues i Cmimit Kombëtar “Pena e Artë” për gjininë e romanin. Po ashtu vecoi suksesin e poezisë së Gjekë Marinaj, duke e cilësuar si biblën e poezisë shqipe. Luzaj vlerësoi krijimtarinë e Petraq Pali, Rozi Theohari, Albana Melyshi, Kostaq Duka, Shpresa Vranari, Kozeta Zylo, Raimonda Moisiu, Mhill Velaj, Pal Ndrecaj, Fatjon Pajo, Pandeli Simsia e të tjerë.
Duke analizuar aktivitetin e shoqatës Luzaj tha se me shpërndarjen e saj në të gjithë shtetet e Amerikës, ka qenë e vështirë mbledhja bashkë, ndërsa ana finaciare, po ashtu ka qenë një arsye që e ka ulur shkallën e veprimtarive.
Posti i kryetarit, tha ai, është një obligim, por kryetari është një nga anëtarët, është një nga”ne”, s’është kryetari stimulus i anëtarëve, as mësonjësi i tyre. Këtë post ka mundësi që ta provoi secili prej anëtarëve pasi ai është i ndërrueshëm cdo dy vjet. Suksesi krijues i secilit anëtar të shoqatës përbën gëzim për secilin. Në këtë shoqatë jemi me dëshirën dhe vullnetin tonë, nuk na detyron kush, por duke qenë bashkë i ndajmë së bashku gëzimet e krijimtarisë. “Karatin”, ia ngre secili prej nesh vetes, tha Luzaj, duke komentuar rëndësinë e vlerave krijuese. Më pas ai diskutoi për vështirësitë financiare që has shoqata në organizimin e veprimtarive të saj. Përsa i përket shtimit të anëtrësisë , ai theksoi faktin se shoqata nuk i ka të mbyllura dyert, cdo krijues është i mirëseardhur.
Prof.dr Skënder Sheme ka përshëndetur të pranishmit dhe ka vlerësuar rëndësisnë e jashtzakonshme të diasporës shqiptare në Amerikë dhe rolin e saj historic në Lëvizjen Kombëtare , përfaqësuar me Federatën Panshqiptare të Amerikës e deri në ditët e sotme. Vecmas ai është ndalë në rolin e figurave të ndritura të Camërisë dhe kontributin e tyre Lëvizjen Kombëtare. U ndal në mënyrë të vecantë edhe në figurën e poetit të Baldës Came, shkrimtarit Bilal Xhaferri, që një pjesë të veprimtarisë e kreu në SHBA. Profesor Sheme u ndal edhe në zhvillimet e sotme të cështjes came.
Studiuesja dhe shkrimtaja Dr.Yllka FILIPI, solli për të pranishmit qasjen mes strukturës së kantikës së parë të “Komedisë Hyjnore”, “Ferri” (Dante Aligeri), strukturës së “Vargjeve të lira” e “Novelat e qytetit të veriut” (Migjeni), si edhe strukturës së variantit të përpunuar të veprës “Pallati i ëndrrave” (Ismail Kadare.) Ajo sqaroi se baza e këtij misioni krahasimtar ka nisur nga pikëtakimet e vetëdijshme të Kadaresë me Danten dhe remineshencat instiktive të Migjenit me Ferrin dantesk. Analogjitë mes botës infernale danteske dhe asaj kadareane janë tashmë një përfundim i konsoliduar nga autori i cili e konstaton një gjë të tillë. Kadare e pohon tundimin nga ferri dantesk, ndërsa Migjeni konstaton ferrin shqiptar.Argumentet për ndriçimin e kësaj teze i konfirmon hulumtimi ndërtekstor në gjetjen e paraleleve si edhe i mbështet këndvështrimi i kritikës së deritanishme mbi këtë autor. Analogjitë mes Dantes dhe Migjenit janë parë si instancë e realiteteve që përsëriten gati njësoj pas pothuajse 7-shekujve diferencë në ekzistencën e jetëve zinxhir, në komunikimim telepatik mes tyre. Ky hulumtim krahasues është përpjekja e parë deri më tani në letrat shqip, për të përcaktuar nivelin dhe thellësinë e ndikimeve të Migjenit dhe Kadaresë nga vepra e Dantes. Interpretimi i veprave të të dy autorëve shqiptarë do t’i referohet këndvështrimeve danteske të cilat i përshkojnë ato përtej niveleve gjuhësore nëpërmjet një komunikimi superior, tejet të veçantë me bazë Ferrin, sipas metodologjisë së punimit. Ndërmarrja e kësaj teze synon hulumtimin në strukturën e kantikës së parë të ferrit të Dantes dhe gjetjen e pikave të përbashkëta me veprën e Migjenit për Ferrin shqiptar të viteve’30 dhe me veprën e Kadaresë për Ferrin modern, duke krijuar kështu në mënyrë të plotë edhe profilin letrar të dy autorëve shqiptarë. Personaliteti i 3-krijuesve reflektohet mbi veprat e tyre si të vetmet burime informacioni të pakontestueshme mbi botën infernale, duke u lexuar vertikalisht. Rrafshet paralele jemi përpjekur t’i heqim mbi afritë ekzistente që përcjell strukturimi i ideve, teknikave, vizioneve të cilat na shpien drejt thellësive arkitekturore mes teksteve.
Përshëndetën takimin: Shkrimtari Pandeli Simsia, Dalip Greca- editor i Diellit, Artur Vrekaj, studuesi dhe shkrimtari Aristotel Mici.
Në fund u bënë edhe zgjedhjet për kryesinë e re të Shoqatës, duke u bazuar tek anëtarët prezent dhe ata që ksihin dhënë vlerësimet e tyre përmes emaileve.
Kryetare e Shoqatës u zgjodh shkrimtarja Raimonda Moisiu, e cila sipas rregullave të shoqatës përzgjodhi edhe kryesinë: Nën/Kryetar Pal Ndrecaj, Sekretare- Yllka FILIPI, anëtarë të Kryesisë- Sabina Veseli dhe Ramiz Mujaj.
Kryetarja e sapo zgjedhur, zonja Raimonda Moisiu falenderoi shoqatën për besimin që i dhanë dhe premtoi se më mbështetjen e anëtarëve të Shoqatës dhe angazhimin e kryesisë do ta kryente me pasion e vullnet detyrën.
Në fund u shtrua një kokteil i pasur me ushqime.
(Korresp. i DIELLIT)