• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për Moikomin dhe vëllimi poetik “Zodiac”

December 9, 2015 by dgreca

NGA PIRRO DOLLANI/Ka pak kohë që ka dalë nga shtypi në dy gjuhë—anglisht e shqip—vëllimi poetik  “Zodiac” i Moikom Zeqos, me një përkthim tejet të mirë të Anastas Kapuranit dhe të Wayne Miller.
Çdo libër i ri—natyrisht, I MIRË—duhet të jetë një shkak për ta festuar! POR, kur bëhet fjalë për një vepër të një niveli të tillë artistik, siç është “Zodiaku” i Moikom Zeqos, botimi duhet të shndërrohet në një ngjarje, veçanërisht, kur  kjo vepër ka marrë vlerësime jashtëzakonisht të larta nga autorë të shquar amerikanë. Për çdo lexues dhe adhurues të librave të Moikomit, si edhe për ne, shokët e miqtë e tij, botimi në gjuhën angleze i këtij libri në një periudhë jo shumë të këndshme për të, na gëzon dhe na shton besimin se Moikomi do ta kalojë me sukses këtë periudhë e do ta mund atë sëmundje të flamosur, pasi Moikomi ende s’i ka thënë të gjitha. Madje, edhe ato vargjet e bukura në mbyllje të poezisë së brishtë të Robert Frostit, “Stopping by the Woods on a Snowy Evening”, duket sikur janë thënë më
tepër për Moikomin: “The woods are lovely dark and deep/ But I have promises to keep/ And miles to go before I sleep/ And miles to go before I sleep!  Po i dashur Moikom: “Kemi edhe shumë milje për të bërë përpara se të biem të flemë!”
Para disa ditësh mora një email nga shkrimtari i njohur amerikan, Richard Powers, autori i romanit “Jehona e Kujtesës”, i cili sapo kishte mbaruar librin “Zodiac”. Ja si shkruan:Jam mjaft i gëzuar që me jepet rasti të falenderoj Moikomin nëpërmjet teje për këtë vepër të shkëlqyer dhe për frymëzimin që më jep mua ndërkohë që po punoj mbi librin e ri. . . Dhe falenderimet e mia më të përzemërta për poezinë frymëzuese dhe të shkëlqyer, e cila tashmë po rimbjell dhe po ripërhap vetveten në veprën time.”
(“I’m overjoyed to have the chance to thank Moikom, through you, for the magnificent work and the inspiration it gives me as I work on my new book. . . And most of all, my heartfelt thanks for the exuberant and inspiring poetry, which is already replanting and re-Ja disa citime nga këta autorë amerikanë që kanë bërë vlerësime maksimale për këtë libër:
Ja si shkruan, Ilya Kaminisky, poet, kritik vlerësuar me shumë çmime:
“Në këtë kohë, është një gjë e rrallë të gjesh një poet që vërtet është i madh e kompleks dhe që krijon jo thjesht një portret njerëzor, një komunitet apo një refleksion, por një kozmologji të tërë, ashtu siç ishte para së gjithash edhe “Komedia Njerëzore”, një kozmologji—njësoj si “Duino Elegies” i Rilkes apo “Four Quartets” i Eliotit”, apo në kohën tonë, ndoshta si “Cántico Cósmico” i Ernestro Cardenales”.
(“It is rare these days to find a poet who is truly large and complex, creating not just a human portrait, or a community or a reflection, but a whole cosmology; the way Divina Commedia was, first and foremost, a cosmology—like Rilke’s Duino Elegies or Eliot’s Four Quartets or, in our time, ndoshta Ernesto Cardenal’s ““Cántico Cósmico”.)
Ja një citim tjetër nga Kevin Prufer, poet, eseist, po ashtu vlerësuar me shumë çmime“Zodiaku” është një libër i mrekullueshëm që është sjellë në jetë për anglisht folësit me një përkthim të fuqishëm të Wayne Miller dhe Anastas Kapuranit.
(Kevin Prufer, poet, eseist, po ashtu vlerësuar me shumë çmime: Zodiac is a marvelous book, brought to life for readers of English by Wane Miller’s and Anastas Kapurani.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “Zodiac”, Për Moikomin dhe, Pirro Dollani, vëllimi poetik

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT