reu i Partisë Republikane Fatmir Mediu konsumoi sot një kafe pune me Ambasadorin amerikan Donald Lu. Takimi që zgjati më shumë se 1 orë u zhvillua në ABA Center dhe mësohet së ishte thirrur nga diplomati amerikan.
Në fokus të diskutimit mes tyre ka qenë situata e fundit politike në vend.
Pas takimit, Mediu tha se është me rëndësi që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv në mënyrë që të Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Mediu: Patëm një diskutim me Ambasadorin Lu për situatën që nuk ka të bëjë as me kërkesën e zotit Lu për të hyrë në zgjedhje por si mundet që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe besoj që kjo është rruga më e arsyeshme që ne të vazhdojmë dialogun për të gjetur ato pika të komunikimit të përbashkët dhe të zgjidhjes që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.
I pyetur nëse janë reale këto shanse, Mediu u përgjigj:
“Mendoj se gjithmonë ka shanse për dialog sa kohë jemi të përgjegjshëm që duhet të bëjmë më të mirën për vendin dhe jo për interesa jo normale të pushtetit”.
Zhvillimi vjen në një kohë kur ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shtuar presionet për marrjen pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Një ditë më parë Mediu u pa në kafe dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, porse kreu i PR-së tha se kjo ishte një kafe mes komshinjsh dhe miqsh dhe se nuk kishte lidhje me aktualitetin politik.