Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u takua te merkuren me 25 shttaor në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork me Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Mal të Zi, si dhe në përgjithësi në rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushat e interesit të përbashkët.Kryeministri Thaçi në takim me homologun e tij malazias, theksoi se hapja e Ambasadës së Malit të Zi në Prishtinë do të jetë një mesazh i mirë për forcimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror, si dhe do të ndikojë fuqishëm në integrimin më të shpejtë të qytetarëve malazezë në institucionet dhe shoqërinë kosovare.
Gjatë takimit u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Me këtë rast, dy kryeministrat vlerësuan se ekziston hapësirë për një komunikim dhe bashkëpunim më dinamik.Kryeministri Thaçi në takimin me kryeministrin Gjukanoviq ishte i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.