Flet për Gazetën “Dielli” Iris Halili/
*Ne ikëm se na vdiq shpresa. Shpresa, apo e thënë në formë poetike; ëndërrimi, çka e bën njeriun aktiv e vital, e bën energjik. Unë e kam fituar Green Card në vitin 1999 dhe e kam lënë Shqipërinë në vitin 2009. Ky fakt flet më shumë se çdo koment se sa shumë e kam dashur unë qëndrimin në atdhe.
Nga Marjana Bulku*/
Marjana Bulku: Zonja Iris; ju e keni lënë Shqipërinë në vitin 2009, çfarë do të thotë për dikënd, që ka investuar aq shumë intelektualisht, ta rinisë jetën në një tjetër vend?/
Iris Halili: Tomas Eliot ka një varg brilant tek poema “Këngë Dashurie e Alfred Prufrok’’ – “Ta çosh momentin në krizën e vet”. Me këtë varg në mendje e kam lënë atdheun dhe ky është vargu që më shoqëron sa herë kujtoj atë vendim. Ne ikëm se na vdiq shpresa. Shpresa, apo e thënë në formë poetike; ëndërrimi, çka e bën njeriun aktiv e vital, e bën energjik. Unë e kam fituar Green Card në vitin 1999 dhe e kam lënë Shqipërinë në vitin 2009. Ky fakt flet më shumë se çdo koment se sa shumë e kam dashur unë qëndrimin në atdhe. Të rinisësh jetën në një vend tjetër është pikërisht të rifillosh të rindërtosh ëndrrën, pasionin, të rigjesh shpresën.Njeriu në vetvete vjen në këtë botë për të realizuar një mison dhe brenda qenies së çdo njërit prej nesh punojnë forcat e brendshme në arritje të këtij misioni. Kur njeriu ndjen që misoni i ndërpritet për arsye të faktoreve të ndryshëm, atëherë instiktivisht ai do të largohet nga këta faktor. Ikja është e dhimbshme por e gjen forcën pikërisht tek misioni qe instiktivisht të gjithë ne mbajmë brenda nesh, mision që na bën të ndihemi të lirë për të realizuar ëndrrën .
Marjana Bulku: Irisi studente ekselente,pedagoge,këshilltare në qarqet më të larta të politikës, studjuese e letërsisë, çfarë ka mbetur vitale tek ju nga këto fusha që ju i keni ezauruar në Shqipëri?
Iris Halili: Asgjë nuk humbet, çdo gjë transformohet .Të gjitha çka kam realizuar në Shqipëri janë brenda meje në përmbushje të misonit për të cilin kam ardhur në këtë botë. Nga letërsia ka mbetur çdo gjë; unë jam e tëra kjo që jam falë saj. Mendoj se kam qenë me shume fat që kam dashur dhe vazhdoj të mbetem e dashuruar me artin e të gjitha arteve, letërsinë- kryeartin!Po sjell ketu një kujtim që e kam nga viti 1997 kur ndoqa një shkollë amerikane ne Greqi. Shkolla ishte verore dhe kishte bazë politikën , lidershipin , NATO-n etj . Të ftuar si lektor ishin profesorë të Harvardit , Georgetown etj. Mes atyre që më tërhoqi më shumë vemendje qe profesor Michael Collins, në atë kohë ai ishte shef i katedrës së politikës në Georgetown Univeristy. Në një çast pushimi ju afrova e i kërkova mendim duke e pyetur: -Unë dashuruoj letërsinë por më pëlqen politika, ka ndonje kontradite në të? Ai m’u përgjigj gjithë entuziazëm: -Përsorsur , ku ka më bukur , ty të pëlqen dija që i jep pergjigje më mirë se kushdo politikes ; ja ku e ke shembullin – dhe tregoi drejt vetes – une në profesion jam shekspirolog , dhe jap leksione politike dhe të së drejtës sociale .A ka më bukur ?!
Dhe kjo është mëse e vërtetë. Nuk ka mendje që të ketë lexuar e kuptuar letërsi e të mos kuptojë nga psikologjia, historia , politika, gjeopolitika , gjeografia, kulturat e çdo lloji .është një botë e madhe dhe e pakrahasueshme ajo e letërsisë. është një botë që e fiton dhe e ke dhuratë tërë jetën. Ajo e bën individin më shumë spiritual se religjoz, më shume pasionant se praktik; më shumë njeri se makinë; Unë mendoj se kjo botë nuk të ndahet pamvarësisht ku jeton apo si jeton; ajo vetëm ta bën shpirtin më të bukur pasi të ndihmon të kesh një raport shpirtëror me veten gjë që të krijon mundësinë të kesh veten shok të denjë në çdo mjedis sado i huaj dhe i ashpër të jetë ai.
Por erdhi një çast që unë vendosa të marr një shans dhe ta provoj veten në një tjetër fushë. Kështu pas shumë viteve në fakultet si pedagoge e letërsisë moderne botërore dhe letërsise feminste, ne vitin 2002 unë fillova punë si shefe kabineti e Presidentit Moisiu. Pranova të hyj pakuptuar në një botë tjeter; atë të politikës, korridoreve, pushtetit. Hyra në botën e luftës për pushtet pa u ndjerë kurrë aktore e denjë. Letërsia tashmë e kish bërë punën e saj! Megjithatë mund të them se ishte një ekperiencë e shkëlqyer për ta parë botën nga tjetër këndvështrim, me të tjera vizione dhe me të tjera përpjekje për të arrirë e bërë më të mirën. Këtë fazë të karrieres sime unë do ta quaja një arritje të bukur të jetës po të mendosh se kam patur fatin të takoj gjithë elitën e lidershipit botëror të kohës , i kam dëgjuar nga afër , kam shtrënguar duart me ta dhe parë si zhvillohet politika në sferat më të larta. Qe një përvojë e shkëlqyer për t’ju afruar realitetit nga një tjetër dimension, tashmë jo poetik por më praktik.
Si konkluzion do të thoja se gjithë çka jetova e ndërtova në edukim e karrirë në Shqipëri më bëri të marr vendimin për tu thelluar më tej në dije dhe kjo ishte arsyeja që kreva shkollën e doktoratës ne USA pikërisht për edukimin në leadership! Pa dyshim asnjë vit të jetuar në Shqipëri nuk e quaj vit të humbur kot ; Ashtu sikurse kur mora vendimin për të ikur isha ndërgjegjësuar plotësisht se misioni brenda vetes kish ngecur dhe duhej vazhduar ; ndaj e quaj veten me fat që erdha në USA për ta vazhduar!
Marjana Bulku:-Ju jeni integruar më së miri në jetën amerikane, a mund të na e përshkruani këtë proces, parë nga prizmi personal, sa jeton Shqipëria tek një intektual duke parë edhe mungesën e perspektivës integruese të saj në kushtet e një politike primitive ,revanshiste dhe aspak vizionare?
Iris Halili: -Unë kam fatin të punoj me individë nga të gjitha racat e botës, pasi pikerisht drejtoj departamentin e burimeve njerezore dhe lëvizjeve në” Century Ship Service ”që është një firmë Amerikane me shumë traditë në lidershipin global. Kjo ka qenë një eksperiencë fantastike pasi kam patur shansin të njoh individë nga shumë nacionalitete dhe pa droje mund të them se ne Shqiptarët jemi një racë shumë e zgjuar dhe vitale. Nga ana tjetër unë mendoj se janë disa tipare tonat kulturore që nuk na kanë lejuar kurrë të arrijmë majat. Këto dy tipare kyç unë i shoh tek analizoj veprimet e shqiptarëve ndër shekuj si përshembull pranimi që ne i bëmë për afro gjysëm shekulli izolimit që na bëri diktatura dhe mohimi që i bëmë fesë.Janë këto dy momente që duket se idenfikojne natyrën tonë kulturore. Ne jemi një shoqëri kolektiviste dhe si e tillë çdo shqiptar e sheh veten me një distancë të dukshme ndaj pushtetit, çka do të thotë ne e gjejmë veten gjithmonë të varuar nga pushteti dhe larg nga pjesmarrja në vendimarrje. Gjithashtu sërish pranimi masiv i diktaturës komuniste si dhe mohimi i fesë, rrëfen se ne si shoqëri karakterizohemi nga një indiferencë kolektive, apo një mosmarrje të asgjëje me seriozitet , gjë që padyshim së pari është individuale tek çdo shqiptar dhe që sjell vetvetiu dhe mungesën e frymës së revoltës sidomos kur vihet në diskutim çështja e principeve morale apo shpirtërore .
Këto jane dy momente nga historia e Shqipërisë që dhembin dhe une personalisht sa herë që dua të përshkruaj kulturën shqiptare më vijnë në mendje këto dy shembuj pasi mes tyre unë mendoj sikur përmbledh gjithë psenë /arsyen që ne kurrë nuk kemi mundur të dalim nga gjendja ku na vendosin faktorët negativë. Të njëjtët faktorë ndikuan edhe në vitin e mbrapshtë 1997 që mbetet ndoshta kthesa më e madhe regresive e kohëve të demokracisë. Ky vit është sintezë që rrëfen se ne shqiptarët edhe kur arrijmë diçka të bukur sikur qe demokracia e brishtë e pas ’90 , e gëzojmë atë pak ose aspak . Unë mendoj se kushdo para 97 -tes kishte shpresa për një Shqipëri më të mirë, kishte idealizma , kishte vërtetësi .Pas 97-tës erdhi kthesa e madhe – ku korrupsioni u instalua nën mentalitetin – çdo gjë blihet, shitet , korruptohet, dhe kjo bëri që të vriteshin pak nga pak idealet e nisura në 90. Dhe gjithe ky “ajër i ndotur” prodhoi vdekjen e iluminizmit të fillim 90-tës, ëndrrave për një Shqipëri si e gjithë Europa , pasi një Shqipëri pa idealista është një Shqipëri e destinuar të humbasë çdo betejë për të drejtën , humanen , progresin. Fatkeqesisht unë shoh se ka vdekur shpresa. Shoh mungesë entuziazmi, frymëzimi, besimi. Fjala -vjedh -mund të zgjedhohet në të gjitha vetat dhe ka vlerë vërtetësie në çdo vetë….Pjesa më dramatike është se shqiptaret si natyrë u pëlqen ‘show” dhe duke qenë natyrë e tillë vjedhin jo psr t’i fshehur e shijuar në hije, por psrkundrazi kanë dëshirë për ti publikuar, hapur këto ‘‘arritje’’; Shitmendja me paranë e vjedhur është normale dhe kjo është drama më e vertetë dhe amoraliteti që po e shesim si moral tek brezat e rinj.
Cila është zgjidhja sikur e mendoj unë: Korrupsioni nuk luftohet vetëm me ligje, korrupsioni luftohet me dënime për këdo që e ka bërë atë. Në fakt ne si kulturë kemi dhe dy probleme të tjera. Po ti kthehemi sërish historisë do të vërejmë se ne asnjëherë nuk kemi qenë të drejtë me vlerësimin dhe dënimin. Ne në më të shumtën e herëve kemi vlerësuar apo dënuar gabim. Ne, më së shumti ndër shekuj kemi vlerësuar antivlerën dhe dënuar apo mohuar vlerën. Historia jone ka qenë ajo e ndërtimit dhe shembjeve te monumenteve . Ne vazhdojmë po njëlloj dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Po nuk zgjidhëm edhe këtë kontraditë, nuk besoj se do të përparojmë atje ku duhet dhe sërisht do të vazhdojmë të përsërisim vetetven gjithmonë e gjithmonë…
Historia jonë fatkeqësisht rrëfen se dënimet në më të shumtën e herës kanë qenë false dhe më tepër për hakmarrje inatçore/personale. Apo kemi vlerësuar sot atë që kemi urryer dje. Kjo të bën të mendosh se ka gjithashtu një lloj ambivalence në kulturën tonë dhe kjo na bën të jemi gjithmonë në një kontraditë të brendshme për vlerën dhe antivlerën ..
Çështja më e madhe që unë shoh sot është se ne nuk kemi vetëm një elitë politike dhe oligarkike të korruptuar; çështja është se liderët janë ata që formësojnë shoqërinë dhe ne tashmë kemi një shoqëri totalisht të korruptuar! Duhet ta pranojmë se ne të gjithë jemi fajtorë për atë që është krijuar atje, pasi ne të gjithë vuajmë nga ajo çka citova më parë, jemi indiferente dhe nuk i marrim çështjet sociale serizosht, pasi e shohim veten të varur vetsm nga pushteti dhe nuk dalim dot nga furiku ynë personal!
Amerikanët kur e bënë Uatergating nuk është se donin të dëbonin presidentin Nixon , pasi deri në ato çaste ai ishte shume i dashur për ta, ata e bënë se donin të jepnin leksion e madh që askush nuk mund të abuzojë me postin e dhuruar nga populli . Lidershipi është pikë së pari dhuratë qe populli i jep të zgjedhurve të tij, është një kontratë ku ndjekësit dhurojnë pushtetin e tyre , besimin e tyre dhe presin të drejtohen sipas kësaj kontrate të vetvetishme por që duhet të jets së pari e ndershme dhe racionale!
Për mua ndryshimin e sjellin vetëm të rinjtë . Një brez tjetër duhet të vazhdojë atë që ne lamë përgjysëm në 90. Unë kam shumë besim tek ata që studiuan jashtë dhe vendosen të kthehen në atdhe ; vetëm ata mund të sjellin një frymë ndryshe ..një mentalitet tjetër , parime të tjera,drejtësi tjetër !
Marjana Bulku: Çfarë mendoni se e ka tkurrur më fort perspektivën integruese të Shqipërisë , çfarë do ta nxiste atë?
Iris Halili: Fatkeqësisht sot numri i shqiptarëve jashtë është më i madh se i atyre brenda vendit … Sinqerisht, shpresën për një Shqipëri më të mirë nuk e mbështes tek Diaspora, apo siç dua ta quaj unë– të ikurit. Historia si dija më e vyer na rrëfen se fatet e Shqipërise asnjëherë nuk i ka zgjidhur diaspora ,sado e fuqishme të ketë qenë ajo. Shqiptari kur shkon jashtë integrohet më shume se racat etjera, madje në shumë raste edhe asimilohet. Për këtë të fundit mjafton të shikosh faktin që pjesa me e madhe e fëmijve të shqiptarëve të ikur pas 90 -tës nuk dinë të flasin gjuhën e nënës dhe ky është fakti më domethënës i një fillim asimilimi ..Megjithatë , të kuptohemi unë kam besim tek aktet e diaspores.
Por, të jesh aktiv me çështjen shqiptare kjo kërkon dashuri , kërkon energji dhe kjo nuk është se na mungon ne të ikurve, por kjo kërkon edhe kohë dhe mbështjete nga faktorët e brendshem. Të ikurit, -kanë ikur një herë e përgjithmonë . Ne nuk mund të pretendojmë të ndërtojmë diçka që e kemi braktisur ..Ne ikëm dhe morëm me vete edhe shpresën e vdekur . Energjia jonë edhe po u kthyem ka mbetur gjithmonë ajo e një momenti në krizën e vet ..Unë mendoj se Shqipëria nuk ka nevojë për këtë energji pesimiste, por vitalitetin, optimizëm dhe kurajon maksimale të atyre që vendosën të jetojnë atje; ose atyre që u larguan për një fare kohe për tu rritur intelektualisht dhe u kthyhen të gatshëm për të afruar gjithë energjitë në arritje të misionit që i bën të ndihen të realizuar . Patjetër ne jemi një shtysë e fortë mbështetëse për ndryshimet që duhen , por si pikë mbështetje e levës se arkimedit , jo leva vetë .Leva jane sikur e thashe, rinia brenda vendit e udhëhequr nga visioni largpamës i gjithë elitës që ka studiar jashtë dhe ka vendosur të kthehet në vend.
Marjana Bulku: Studentëve shqiptarë jam e bindur që ju mungon metodika, mjeshtria komunikative, elokuenca brilante, polemika dinamike, si mund ta plotësoni këtë boshllëk?
Iris Halili: Kur isha pedegoge në fakutet dhe jepja leksione mbi Letërsine moderne të shek 20 , qëllimi im në mësimdhënie nuk ishte të jepja thjesht një informacion letrar por ishte t’i bëja studentët të zbërthenin teksin letrar në mënyrë që mes atij jetësimi të mësonin sekretet e jetës , të gjenin thelbin e saj . Mes shumë teorive që shpjegoja e komentonim unë kisha krijuar një si test, që për mua ishte i denjë të vlerësohej automatikisht me notën 10 çdo student që i përgjigjej korrektësisht. Kisha zgjedhur një pyetje nga shkrimtari i madh Nobelist Ernest Heminguej , pikërisht nga kryevepra e tij – ”Plaku dhe Deti”, që mbahet njëkohësisht edhe kryevepra e letërsisë simboliste. Pyetja që i shtroja stutendëve ishte – Çfarë simbolizon skeleti i peshkut ne momentet e fundit të kryeveprës? Përgjigja alternative që une vlerësoja është – skeleti simbolizon kujtimin mbi peshkun e dikurshëm për të cilin plaku luftoi aq shumë që ta kapte , u përpoq aq shumë që ta shpëtonte nga peshkaqeni , dhe që në fund megjithëse e humbi ai sërisht ishte i lumtur për përpjekjen e tij … Ai skelet simbolizon gjithçka çka kish mbetur nga gjithë përpjekjet e Santigos; Mes asaj simbolike gjeja shkak t’u mësoja studenteve se në fund të fundit jeta jonë nuk ështe vetëm se një grusht kujtimesh ; dhe se ne fund të jetës ne do te jemi të rrethuar vetëm se prej Tyrel Njelloj si Plaku Santigao tek ”Paku dhe Deti ”.
Ky motiv më ka drejtuar gjthmonë në jetë , ndaj dhe përpiqem ti gëzohem çdo feste, buzëqeshje , miqësie , gatimi, shtrimi tavoline , mjedisi , çdo çasti qe i jep jetës një ndriçim tjetër dhe e bën një ditë ndryshe nga e mëparshmja. Dashuria për jetën në fakt është dashuri për njerëzit.
Erik Fromi, autori i librit më të shitur për dashurinë -”Arti i te dashuruarit” i ndan njerëzit në dhënës dhe marrës . Ai thotë se dashuria i takon ‘dhënësve”. Unë kuptoj bukurinë e jetës vetëm tek dashuria dhe them se asnjë vlerë e arritjeve njerzore nuk mund të arrijë madhështinë e dhënies së dashurisë. Unë përpiqem çdo ditë të ndikoj tek djali im këtë ndjenjë sublime që na bën më të ndjeshëm, na bën më njerzor dhe më në kontak me zotin sipas vetë shprehjes biblike – Kush takon dashurinë ka takuar zotin!!!
Marjana Bulku:Zonja Iris, mjaft prej brezit tonë, le ta quajmë të humbur edhe pse i 90-tës ka rol të madh në jetën sociale dhe atë politike shqiptare, a mendoni se ka ende hapësirë dhe mundësi për të zhvilluar vizionin e mbetur përgjysëm përmes publikimeve apo prezencës së protagonizmit tuaj intelektual në distancë.
Iris Halili: Kontakti me kulturat nga gjithë bota ,kontakti çdo ditë dhe orë me individë nga gjithe globi si pjesa më entuziaste e punës që nga eksperiencat e mija në njohje dhe pranimit të kulturave duke prezantuar edhe tonën gjithashtu. Zoti me sa duket ja plotëson njeriut dëshirat kur sheh vullnetin që ai ka në arritje të tij . Edukimi im letrar ka qenë një botë e madhe virtuale drejt njohjes së kulturave globale ,përvoja prane presidentit dhe më pas në qeveri ku pata sërish shansin të takoj elita dhe të vizitoj shumë vende të botës më bëri të tejkaloj hendekun e mangesive me të cilat brezi ynë ishte formësuar. Megjithatë as letërsia , as takimi me liderë dhe as vizita nëpër botë nuk të bëjnë t’i njohësh kulturat sikur i njeh kur bashkpunon apo punon çdo ditë me individë të thjeshtë që prezantojnë shumë kultura,që janë rritur dhe zhvilluar në liri sikurse Amerika garanton. Duke punuar me kolege amerikanë, anglezë, turq, polakë, brazilianë, spanjollë, latinë, hajtainë, suedezë etj etj etj do të kuptosh se standartet e jetesës kushtëzojnë vizionet shpesh, e mbase pikërisht ai izolim kulturor i yni la përgjysëm mjaft prej ëndrrave tona në terrenin shqiptar .Në kushtet e një kohe globale ku siç thotë dhe Fridman ,” bota është bërë tashmë e sheshtë , falë epokës së informimit në të cilën po jetojmë,kulturat janë afruar më shumë por shumë here shohim se kulturat janë acaruar edhe më shume ! Adabtimi me këtë bote globale është pika kyçe e mbijetesës. Kjo është një botë e ëndërruar ndër shekuj nga njerëzit në fakt, është misioni ynë që jetojmë në këtë kohë ti japim asaj më të mirën dhe kjo vjen vetëm nëse ne përpiqemi ti duam kuturat e tjera, ti njohim ato dhe ti pranojmë .
Në punën time shpesh shoh sa e përkryer është teoria dhe sa d vështirë është që gjithë ato teori me vlera të realizohen e konkretizohen në jetë. është pikërisht kjo që më nxit që të botoj dy libra, një për lidershipin, pasi mendoj që mjedisit shqiptar i mungon një trajtesë e tillë. Do të jetë një permbledhje e studimeve që kam bërë ne vitet e shkollës së Doktoraturës .
Ndërkohë i kam premtuar tim biri dhe ish studentëve të mij që do të ribotoj një libër me punime të letërsisë moderne që kam pas botuar gati 20 vjet më parë. Aty do të vendos edhe disa esse të tjera të botuara ndër vite , dhe kjo më duket se më kthen përsëri tek dashuria e parë për dijen – Letërsia.
* Marjana Bulku, drejtuese e emisionit”Një Jetë-Disa Histori” në Televizionin Kultura Shqiptare në Nju Jork.