Nga Gjergji Mima/Tirane-4 Qershor-Të larguarit nga administrata kanë ndërprerë grevën e tyre të urisë në ditën e 15-të.
Lajmi është njoftuar nga Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi në një deklaratë për mediat pasditen e sotme.
Qafzezi ka theksuar se, “Vendosëm të ndërpresim grevën e urisë. Pritëm prej 15 ditësh një përgjigje nga kryeministri. Morëm mbështetjen e Fyles që çështja jonë do te hetohet”.
Sipas saj, janë larguar nga puna 8 mijë punonjës, teksa shtoi se, greva e urisë u zhvillua në kushte shumë të vështira, në qiell të hapur
“Sensibilizuam opinionin dhe ndërkombëtarët për grevën. Gjendja e disa grevistëve shumë e vështirë”, tha Qafzezi e cil nuk harroi pa falenderuar opozitën për mbështetjen e dhënë gjatë ditëve të grevës.
“Falenderojmë opozitën, avokatja e kërkesave tona. Do të vazhdojmë luftën për plotësimin e 5 kërkesave tona”, tha Qafzezi