-Tregim nga Angjelina Krasniqi/
Ajo ditë ishte e zakonshme si të gjitha ditët e tjera të qëndrimit tim në Kosovë.U ngrita herët dhe mendova të bëja dy punë, edhe shëtitjen time të mëngjesit, edhe të shikoja rrugët, kopështiet për të cilat me kishte marrë malli, por të merrja njëkohësisht edhe bukën e ditës.Dielli e kishte kaluar qafën e malit dhe dukej si një saç i madh, që piqte buken e madhe te ditës për njerzit.Zogjtë cicërinin në kor në degët e pemëve, por pa mundur dot këngën e gjinkallave, që edhe ato ishin zgjuar herët.U afrova pranë dyqanit të bukës.Hapa derën e bukëpjekësit, dhe mora erën e bukës së pjekur.Me ngjante se thithja të gjitha aromat e fushave te Kosovës.Një erë që më ngrohu.
-Miremëngjesi!…përshëndeta, por kureshtare në do e gjeja serish bukëpjekësin që kisha lënë kur ika para dy vjetësh.Nuk ishte xha Simoni që prisja të ishte .Përpara meje qendronte një mesoburrë me flokë disi të rralluara, dhe me ca sy të qetë e të embël.
-Mirëmëngjesi Zonjë! Më përshëndeti edhe ai.Paskeni ardhur me pushime?Pyetja me krijoi bindjen se më njihte.
-Po, pak pushim na duhet dhe ne kurbetqarëve.Na mërr malli për trojet,për burimet dhe lëndinat ku luajtëm dhe u rritëm.
Ai tundi kokën sikur donte të thoshte “Mua nuk më merr malli, por nuk kam ku vete”.
-Tani mbas luftës shikoj se jeta është bërë dhe më e vështirë!
-Ki të drejtë zonjë, gjëndja është vërtet e vështirë.Të gjithë luftojnë me kafshatën e gojës.Të gjithë janë në lëvizje për një ditë më të mirë .Të gjithë njerzit janë në luftë për krijimin e diçkaje të re.Kërkojnë diçka më të mirë se ajo që u ka mbetur. Dhe derisa e duan këtë diçka dhe s’bejnë dot pa të,patjetër që do lëvizin dhe do ta kërkojnë.Fliste me mirësi por edhe me dhimbje.Kishte një zë të thellë si vetë oshëtimat e pyjeve Gradinës.
Ndërsa ne bisedonim,një vogëlueshe me gërsheta si lëkura e regjur qëndronte pranë meje.Kishte një fytyre imcake,një palë sy që shëndrisnin si kokrra rrushi,por sikur me parë të kishin lotuar.Faqet e njoma të saj dukeshin sikur ishin larë me lot.Kishte veshur një fustan të verdhe dhe të zhubrosur.Grushtin e dorës së djathtë e mbante të mbyllur,sikur kishte frikë se mos i ikin lekët që mbante në dorë.Në shikim të parë të jepte bindjen se jeta e saj nuk mund të ishte e qetë, e ëmbël dhe e bukur.
Kërkova dy bukë që më duheshin.Shitësi futi dorën nën banak, mori një cope letre dhe mbështolli simitet.Vogëlushja e vështronte me gjakftohtesi me ata sytë e saj të qetë, që u gjasonin dy kokrrave të kafes që notojnë në filxhanin e thellë.
-Zonjë doni gjë tjetër? – shitësi hidhte veshtrimin nga furra e madhe, që si dukej ishte e mbushur me bukë për tu pjekur..
-Jo zoteri !Unë nuk dua asgjë tjetër.Por kjo vogëlushja këtu dëshiron.Ajo s’ishte aq e gjatë,prandaj ai nuk e kishte parë, ndaj vajti në skaj të banakut dhe e shikoi nga afër.
-Ju e sollët këtu?
-Jo zotëri, këtu e gjeta! Vogëlushja më pa me enigmë,e kredhur në mendime.
-Ç’deshe ti ?Bukë?!
Vajza u drodh nga zëri i shitësit dhe u zgjua nga mendimet.Ajo zgjati dorën e vogël.Hapi grushtin.Në të gjendej një monedhë që mund të blije vetëm një bukë.
Shitësi futi sërisht dorën nën banak,mori gazeten dhe mbështolli bukën.Unë vura mbi banak monedhën e saj dhe një monedhë tjetër.
-Edhe një simite, zotëri, për këtë vogëlushen.
Nga vitrina nxori edhe një simite tjetër, dhe serish bëri cermoninë e mbeshtjelljes.
Mora të dy bukët dhe ja dhashë.Gishtrinjtë e saj i shtrënguan ato,i kishte të lagta dhe të ngrohta si skërranjat pas shiut.Vogëlushja me shikonte ngurtazi duke i shtrënguar simitet pas fustanit të saj të papastër.
Hapa derën dhe lashë të dilte përpara meje.
-Si quhesh ?Ajo vetëm më shikonte, dhe dukej sikur nuk merrte frymë.Të ka enda një akullore ?Ajo levizi qerpikët e vegjël si dy krahë fluture. Shkojmë pra!
Arritëm te tregtiza dhe porositëm akullore.Vajza nuk e leshonte bukën nga dora.
-Pse s’e le bukën këtu në tavolinë, që të hash akulloren më mire!-i thashë me një zë lutes, dhe desha t’i’a marr bukën .Ajo e shtrëngonte për vete duke e përtypur akulloren, si të ishte një bombobe.Pasi hëngrëm akulloren u ngritem.-Ku banon? Heshtje, asnje fjalë. -E mira është që bukën ta shpiesh në shtëpi ! Ajo vetëm më shikonte dhe nuk hapte gojë.- Mirë atëherë, të dëshiroj ditë të mire, i shpupurisa flokët e dendur, dhe vazhdova të ecja në drejtim të shtepisë.
Pas meje dëgjoja hapa të vegjël.Ngjanin si gishtrinj që luanin melodi trishtuese mbi tastat e një pianoje.U ktheva.Ajo ishte pas meje.- Në këtë drejtim banon?
Ajo s’u përgjigj.Ecte perkrah meje,thuajse nën sqetullen time.Çdo gjë ishte e qetë,mezi hetohej dikush aty pari, sepse ishte herët në mengjes.Ajo me vështronte në mënyrë enigmatike.Rruga ishte e shkretë,këtë ja shtonte dhe më tepër dielli i fortë që nxehte si një furrë.Nga të dy anët kishte oborre dhe shtëpi të pastërta.Pak me lart dy persona ishin ulur në karrige para një dyqani frutash.
-Mos e njihni këtë vogëlueshe?Vjen pas meje por nuk e di se ku banon.
Ata panë sytë e asaj .
-Mbase është nga ajo familja që tani jeton në shtëpinë e Stojkoviçit, kanë ardhur nga një fasht i Drenicës,tha njëri prej tyre.Ju jeni e bija e Sokolit që jeton në Gjermani?…
-Po !…U përgjigja unë shkurt.
-Pushime të këndëshme – më urojë ai…
I përshëndeta për ditë të mbarë dhe vazhdova më tej.Tani ecja disi me e sigurtë, sepse dija se ku banonte vogëlushja.Arritëm te shtëpia ime,por nuk u futa në të.Ecëm me vogëlushen me tutje.Nuk me linte kureshtja të qetë.Dëshiroja të dija shkaqet pse ajo nuk fliste, dhe po ashtu, doja të dija dhe gjendjen e tyre.
Arritëm te shtëpia. Derën e gjetëm të hapur.Shtyva me kujdes kanatin e saj dhe hyra në koridor.Ishte errësirë.Dëgjoja shumë qartë zëra fëmijësh.Dikush qeshte e dikush qante.Ata zëra ishin rrefyes se nga të vazhdoja të ecja.Pas disa hapash u gjenda pikërisht në vendin nga vinte ajo sinfoni e pa harmonizuar.Shtyva derën e dhomës,por dhe e drojtur përpara asaj që me priste.Zot !…Një gjendje që nuk e paramendoja as nëpër filma të trishtë.Një grua e zeshkët në fytyrë,me flokë të gjatë dhe të zezë ishte e shtrirë në një shpuzë të shtruar në dysheme, afër dritares në anën e djathtë të derës nga hyra unë.Kishte çehren as e gjalle, dhe as e vdekur.Duart i kishin rrethuar barkun e fryre nga shtatzania.Afër saj qëndronte një femije i vogël që sapo kishte filluar të ecte.Ai me duart e tij të vogla luante me flokët e saj, sikur donte ta zgjonte nga gjumi .Tre fëmijë të tjerë luanin nëpër dhomë, sikur të mos kishte ndodhur asgje.Rrekeshin mes vete.Ne fillim u shtanga.Nuk dija çfar të bëja më pare.Mu duk se rashe në një pus të thellë, të mbushur me uje dhe po mbytesha.Më përmëndi zëri i vajzës që më ndiqte nga pas gjatë rrugës:
– Te lutem ndihmoj nënën time!Mos e lerë të shkojë te babai!Të lutem…të lutem! Thërriste dhe syte i kishte te mbushur me lot.U ula ngadalë në gjunjë, sa të mund të bisedoja me të në lartesi të njejtë të syve.Shtrëngova duart e saj të vogla, të ftohta si prej të vdekuri dhe i putha.Pastaj , i thashë të ikte shpejt në shtepinë time të kerkonte ndihmë.
Ajo iku si një vetetimë, qe fshihet pas qafes së malit dhe pas reve te dëndura, duke ma lënë mua dhimbjen dhe goditjen e saj.Ju afrova gruas së shtrirë, kërkova të ndëgjoj pulsin në dorën e saj, qe ngjante me një degë pemë të thatë, ku nuk duken shenjat e gjelbërimit.Pulsi i rrihte.Mora frymë pak më lirisht.Fillova ti flas, ndonse nuk ja dija emrin: -Motër…Motër…Më ndëgjon?!Ajo nuk reagonte…E prishur në fytyrë, e ngarkuar nga rete e dhimbjes dhe trishtimit vrapova të kërkoj edhe unë ndihmë . Gjunjët me ishin prere dhe nuk mbushesha dot me frymë.Dola te dera e kulles dhe hodha veshtimin larg, larg nga rruga..Më vinte te bertisja..të therrisja…eeeeejjjjj..vellezer…motraaaaaa..ndihmë..ndihmë..në këtë shtëpi ka hyrë vdekja..eja ta nxjerrim jashte dhe te derdhim mbi sytë e ketyre fëmijëve të pa fajshëm gëzimin…Doja të bërtisja, por zëri më kishte ikur..ma kishin vjedhur dhimbjet dhe ma kishin lidhur në grykë.U turra nga dalja e kullës pa ditur se çfar drejtimi do merja..përballë pashe vëllanë, dhe pas tij vajzën e vogël që rende me hapa të vegjël..Merrte frymë me zor dhe flokët i ishin shpërndarë dhe ngaterruar permbi supe dhe i kishin mbuluar fytyrën e vogël…
Vëllai me kapi nga të dy supet dhe më shkundi:
-Çfar ka ndodhur?
Mbështeta kokën në kraharorin e tij dhe më mbuluan të qarat:
-Një grua shtatzënë brënda në shtëpi është duke vdekur!
Gjunjët e mi qenë si pasqyrime të gjunjëve në ujin e valëzuar, buzet si rërë.
***
Zemra me rrihte si daulle. Shkoja dhe vija nëpër koridorin e spitalit, por mendjen e kasha brënda në sallën e operimit, ku luftonte lindja dhe vdekja.Ndjesia e nenes dhe gruas luftonte me mua, here me mposhte dhe here me trazonte thellë duke më zgjuar ndjenjën e frikës dhe të vdekjes.Vogëlushja ishte ulur në një karrike pranë vellait tim dhe luante me fustanin e gjubrosur. Herë – herë me kyçin e dorës fshinte lotët që i ridhnin.Duke qëlluar në rrjedhën e llomotitjes sime lëshoja një zë si lutje kishtare “O Zot, ki meshire!…O Zot, ki meshire!”…Vazhdova të përsëris këtë lutje duke e mbajtur atë në rrokëzimin e tyre të veçantë.Rrokëzimi fillojë disi të zgjatej kur në koridor u shfaq të vinte mjekja e operimit. Vëllai u ngrit dhe fiku cigaren, atëhere u përqëndrova dhe kuptova që ishte bërë një grumbull i tërë helmi që ai kishte pirë.Bëmë hapa në drejtim të saj sikur donim të ndanim distance që na ndante. Mjekja një grua që i kishte kaluar të pesëdhjetat, kishte fytyrë të ngritur dhe mollëza të dukshme.
-Gruaja që sollët më pare, pastaj mori frymë thellë, sikur fjalët që do thoshte do ti nxirrte nga pusi i thellë i kraharorit.Ne kishim mbetur te lidhur pas gojës së saj. Zonja është jashtë rrezikut për jetën,kishte zë të butë si fije mëndafshi që valëzon nëpër ere.Gjëndja i është përmirësuar.Më duhet të them!- prapë na futi në ankth.Më duhet të them se ishte me fat që e sollët shpejt. Asgjë nuk po kuptonim.Pastaj mori frymë thellë dhe vazhdoi:Ishim të detyruar të bënim operimin, dhe te nxirrnim fëmijen!
Mua mu mor goja …kisha mbetur gojehapur pa lëshuar as frymëmarjen,vetëm dëgjoja dhe shikoja gojën e saj, andej nga prisja edhe dritën e jetës edhe vdekjen.
-Edhe fëmija është mirë,është djalë !Pastaj na vështroi të treve me radhë.Na shikonte sikur kërkonte një emer nga ne.Një emer për foshnjën e posalindur.
Vogëlushja që shkonte me sy të ngazellyer thirri një emër.
-Kreshnik!..Kreshnik do ta quajmë!…Sepse kështu e kishe emrin babai im që tani është hero i Kosovës!…
Mehmed Gashi says
Lavdi Kreshnikut dhe të lumtë ty Argjentina Krasniqi për ktë artikull sa kaq bukur ia ke kushtuar babait tuaj dhe për emrin Kreshnik se me të vërtetë Kreshnik i Lirisë ka qenë dhe do mbetet për jetë të gjithë ata që e dhanë jetën për çlirimin e tokës Kosvë nga barbaritë dhe hordhitë okupatore