Shkruan: Dr. Besim NDREGJONI*/ Unionit i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka marrë Misionin Kombëtar për ngritjen e “Parcelës Kombëtare të Kujtesës” në nderim të 4500 qytetarve shqiptar që diktatura enveriste i pushkatoi dhe ju zhduki kufomat. Misioni e mbeshtet ngritjen e kësaj parcele në moton: “Për të mësuar të Vertetën”. “Për të kërkuar Drejtsi”. Për të ruajtur kujtesën”. Me 23 qersor 2021 Kryetari i Këshillit ndërfetar, Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmon Brahimaj, si dhe Perfaqësuesi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Bujar Spahia , drejtor i kabinetit zoti Demetja. Përfaqësuesi i Kryepeshkopit të kishës Autoqefale fort lumturine e tij Anastas Jaullatos, e përfaqësonte, Prifti i Adrenicës. Drejuesi i Unionit të Burgosuve Politikë të Shqipërisë i njohu Drejuesit e komuniteteve me këtë mision si dhe bilancin e krimeve te diktaturës ndaj të tre besimeve fetare vetëm se ato besonin në Zot, dhe klerikët që edukonin komunitetet me besimin dhe dashurine njerzore, Ndaj klerikve të tre besimeve fetare u përdor diktati tortura e xhelatëve që donin me çdo kusht mos të lejonin besimin në Zot.
Shqiptarët mbajnë në ndërgjegjen e tyre disa nga gjërat më dramatike për një komb. Njëra pjesë e kombit u përndoq se besonte në të madhin zot, në mënyrë tragjike e të pamëshirshme , u përndoqën për bindje e tyre, u përndoqën për pasurinë e vënë me djersën e tijë, për rangun dhe inteligjencën , për kodet e saj etike kombëtare, dhe u përndoq për tre breza . U përndoq vetëm se ishte e tillë. Kur një shoqëri nuk do të ballafaqohet me ndërgjegjen e vet për të bërë pastrimin e së keqes , ajo shoqëri do të vazhdoi të jetë traumatike: E nesërmja kushedi, mund ta ketë më të errtë se të djeshmen. U mbushën tridhjet vjet që nuk janë gjetur eshtrat e 4500 shqiptarve të pushkatuarëve me dhe pa gjygje nga diktatura enveriste, dhe që ju kan zhdukur dhe kufomat. Tridhjet vite kërkim, përball heshtjes shtetërore. Dhe sot ata vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe të harruar nga kjo klasë politike. Fatkeqësisht dhe nga shoqëria civile, intelektual, gazetar, ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare, ndaj krimeve të diktaturës ështe e nivelit zero. Ky ndërgjegjësim duhet të alarmoi të gjith institucjonet politike, fetare mediatike e shoqërore në vend. E në qoftë se heshtim, ne shkatrojmë të ardhmen e fëmive tanë. Me lejoni të nderuar të ju pasqyroi të dhënat zyrtare të krimeve makabre të komunizmit enverist stalinisit shqiptar.
STATISTIKA SHTETERORE E KRIMIT KOMUNISTE 45 VJECAR NE SHQIPERI
Të ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra
Të dënuar me burgosje politike 36.788 burra dhe 7367 gra
Të internuar per motive politike 50.217 burra dhe 10.792 gra
U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje
U pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj
U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me kombësi jo shqiptare
95 shqiptarë kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan
U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë katolik 120 veta
U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë bektashian 83 veta
U ekzekutuan dhe burgosën klerikë mysliman 60 veta
U ekzekutuan dhe burgosën klerikë ortodoksë 39 veta
U shkatruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare
Xhami 740,
Kisha manastire ortodokse 608,
Kisha manastire katolike 157
Teqe, tyrbe 530
4500 Të pushkatuar me gjygj dhe pa gjygj mbas 25 vitesh nuk u janë gjetur eshtrat…
Kampe e burgje u ngritën : Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë,Korçë, Berat,Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelena, Bulqiza, Spaci, Qaf-Bari.
Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë,Korçë, Berat,Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelena, Bulqiza, Spaci, Qaf-Bari.
Harresa është fenomeni që nuk i shërben paqes, lirisë, por diktaturës! Duhet ta pohoj me keqardhje se gjatë 30 viteve ndaj ketyre krimeve është heshtur dhe më e keqja ka tentuar e vazhdojnë të tentojn, e shtrembërojn çeshtjen e viktimave të komunizmit,sipas interesit dhe trillimeve të çastit duke bërë premtime, por pa asnje vullnet as deshire, për tu përballur me të kaluarën komuniste, as me krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Jemi mësuar me talljet , me genjeshtrat, dhe me premtimet boshe, të radhës nga përfaqesues të ndryshëm politikanve shqiptar, pozit e opozite, fatkeqësishte garda e vjeter komuniste me mentalitetin e sundimit, ka mbizotrua për tre dekada shqiptarët në këtë tranzicjon sa të veshtire por dhe të pështire nga ata që Drejtuan politiken e tranzicjonit. A mund të ndihen të qetë shqiptaret ku 4500 shqiptare mysliman, katolik, ortodoks, bektashian, dhe kleriket e tyre mbasi jane pushkatuar u kan zhdukur kufomat, dhe këto kufoma jane hedhur në lumin e Drinit, në Kir, në Maliq, në Beden, në Burrel, në Gjirokastër, në Tepelene, 300 femije o—5 vjeç në Spaç , në Qaf Barit, në Bulqize, 4500 familje shqiptare ka 30 vite që luten për ta, se nuk kan një varr. Dhe politikanet shqiptar jane të qete, respektoin xhelatët, ju japin pensione, maramendse, dhe të martirizuarit, të denuarit, familjet e tyre i kan degdisur nërpër botë. Fort të nderuar,drejtues të komuniteteve, ardhja juaj sot këtu në këtë godine ku po i shihni fotot e tyre këtyre martirve jane foto dhe në ndergjegjen e atyre shqiptarve që i urrejne martiret, e ne familjaret e tyrje urretjen e kthyem në paqe. Por këta burra e gra, kërkojne nderimin e tyre, dhe është detyrë e patjersueshme e jona, që të ju ndërtojme parcelën kombëtare të kujtesëse, ku këta pishtare ti japin Tiranës dritën e martirizimit të tyre, sot Gjergj Fishta, dhe qindra klerike katolike, mysliman, ortodoksë, nga Kiri , nga Vlocishti e Maliqi në Korçe, Sulejman Vuciterrni me shoke thëret nga nga Bedeni, Sazan Haderi, e qindra të tjere nga Bureli i tmerrshem, Xhelal Koprenca nga Spaçi e mijëra ortodoksë, bektashi, nga vendete ku jan krye krime kan një amanet, dhe thirrje: “Mos na harroni, u vrame se deshëm zot dhe lirine,”. Shteti nuk bëhet me mendsi komuniste, as me urretje ndaj te perndjekurve politike, Demokracia nuk zhvillohet me mentalitet komuniste, dhe as liria nuk vendoset, me ligje për kufizimin e lirise, si për shembull të lirise së shtypit, ashtu siç drejtsia nuk mund të vendoset nga ish prokuror gjykates të komunizmit, prej të cilëve kan gisht në denimet e viktimave e pafajshme të komunizmit, mandaj , dhe kur ata kan mbështetjen e turpshme dhe pa rezerva të ambasadave me të mëdha perndimore. Ka ardhur koha që Tirana zyrtare të veproj në anën e duhur të historise, të bashkohet me botën e qyteruar perndimore, dhe të përballen me krimet e komunizmit, me historine e turpshme të regjimit enverian. Cilën rrugë do të ndjeki kombi shqiptar, rrugën e vlerave njerzore, e respektit për jetët e njeriut të lirise dhe demokracise, apo rrugen e Everizmit! Përball kësaj heshtje vrastare 30 vjeçare ne muarëm përsiper misionit tonë të shenjtë -Për të mësuar të vërteten,- Për të kërkuar drejtsi, -Për të ruajtur kujtesën. Dhe ky mision ka detyrën të ngrej : Parcelën Kombëtare të Kujteses në nderim të 4500 shqiptarve të vrarë e të zhdukur kufomat. Ndërtimi i Parcelës Kombëtare të Kujtesës është një vepër patriotike, një obligim moral ndaj jetëve të humbura ështe një domosdoshmëri për pajtim kombëtar, dhe qetsim shpirtnor të 4500 familjarve të tyre, Kujtese për brezat që rriten ! Mbas ekspozes të drejtuesit të Unionit, Kryetari i Këshillit ndӕrfetar të Shqipërisë Kryegjyshi Botërorë Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha : Profeti Muhamet , ka thënë se kur të humb varri ka humbur gjithçka , me humbjen e varrit , humb kombi. Këta burra dhe gra u vrane për liri, dhe se deshen Zotin, prandaj si Kryetari i Këshillit ndërfetar të Shqipërisë dhe Kryegjyshi Botrore të Bektashinjeve shqiptar, e mbeshtes dhe firmos për ngritjen sa ma pare të Parcelës Kombëtare të Kujtesës në Tiranë. Përfaqësuesi i Kishës autoqefale të Ortodokse shqiptare, tha: shifrat flasin vete , dhimbja eshte e madhe, këta shqiptar u vrane në menyrë makabre, ne e mbështesim këtë mision dhe japim OK, për të ndërtuar parcelen e pishtarve të lirise, Kurse përfaqesuesi i komunitetit mysliman, tha se është detyre e çdo qeverie , të mbështes, dhe të ngrihet parcela e kujtesës, Të përndjekurit politike jane shembulli ma i madh i dashurise njerzore, ata gjate këtij pluralizmi përçuan paqe tek shoqeria dhe jo urretje, kjo duhet të nderohet nga të gjithe faktorët e politikëse dhe shoqerisë në Shqiperi, e mbeshtesim plotsisht ngritjen e parcelës të kujtesëse në nderim të 4500 shqiptarve që i pushkatuan dhe ju zhduken kufomat…
Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Kryegjishi Botërorë Haxhi Dede Edmond BRAHIMAJ
Përfaqësuesi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar
Drejtor i kabinetit Demetja.
.
Përfaqësuesi i Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale fort lumturine e tij Anastas Jaullatos,
Prifti i Adrenicës
Të tre drejtuesit firmosën Ngritjen e Parcelës Kombëtare të Kujtesës në Tiranë mbas Universitetit Politeknik përbal bulevardit deshmorët e kombit, ku do të i tregoi brezave, të vërteten dhe do te ruaj kujtesen për brezat që do të rriten, , duke i dhëne Tiranës një vlerë kujtese me moton : Kujto të kaluarën –Ndërto të ardhmen!
Dr. BESIM NDREGJONI
President i Unionit Mbarkombëtar i të Burgosurve
dhe të Përndjekurve politike të Shqipërisë.