Në politikë, arti i të folurit është pararoja e arritjes apo humbjes, paqes apo konfliktit, rrëshqitjes apo ngritjes, progresit apo regresit. Epifora apo retorika përmbajnë nganjëherë blofin që rastësisht mund të jetë dhe efikas, por kjo ndodh rrallë./

NGA ALFONS GRISHAJ/
Gjatë leximit, “Paterns of Democracy”, të Arend Lijphart, u befasova nga analiza shkencore që i bën autori qeverisjes së 36 shteteve. Lijpraht, mendon se, efikasiteti i formës qeverisëse më të mirë është ai amerikan dhe ai anglez. Në librin e tij shohim se, në listën e 36 shteteve nuk përfshihet Kina, Rusia e as Korea e Veriut. A mund të jetë kjo rastësi, kur në këtë studim përfshihen vende pothuajse të padëgjuara si, Barbados, Trinidad?! Unë them se nuk është rastësi .
Në Kapitullin 3 (të këtij libri), The Consensus Model of Democracy , f 31, thuhet: “The majoritarian interpretation of the basic definition of democracy is that it means, government by the majority of the people. It argues that majorities should govern and that minorities should oppose.
Në Kapitullin 4, Definition of Democraci, f 48, thuhet: (1) Right to vote, (2) the right to elect, (3) the right of political leaders to complete for support and votes, (4) elections that are free and fair, (5) freedom of association, (6) freedom of expression,(7) alternative sources of information, and (8) institutions for making public policies depend on votes and other expressions of preference. Po a kanë një sistem të tillë Kina, Korea e Veriut apo dhe Rusia?
Dikush mund të thotë, ne i dimë këto se janë këtu apo aty… Sigurisht, edhe vendet komuniste, edhe dikatorët i dinë, edhe në Shqipërinë demokratike të sotme, i dinë, po si paraqiten e zbatohen këto parime të shenjta ?
Vendet që nuk zbatojnë parimet bazë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut janë debitorë ndaj popullit të vet dhe demokracisë botërore. Në themel kanë si parim kryesor konfliktin brenda dhe jashtë vendit dhe kërcënimi është gjuha e tyre e vetme.
Në politikë, arti i të folurit është pararoja e arritjes apo humbjes, paqes apo konfliktit, rrëshqitjes apo ngritjes, progresit apo regresit. Epifora apo retorika përmbajnë nganjëherë blofin që rastësisht mund të jetë dhe efikas, por kjo ndodh rrallë.
Vendet komuniste dhe diktatorët e kanë për traditë blofin. Përdorimi i blofit është zakon i fallsifikatorëve dhe diabolikëve. Zakonisht, perëndimorët përdorin presionin e qelqtë. Serioziteti i retorikës perëndimore nuk përmban ngarkesa bllofi siç ndodh tek komunistët dhe diktatorët, por një filozofi pragmatiste, që po nuk e kuptove dhe nuk e more seriozisht, je i destinuar të humbasësh…
Gjatë luftës së ftoftë, Amerikë – Bashkimi Sovjetik, Presidenti JFK, paralajmëroi URSS se, nëse nuk i heq raketat nga Kuba , Amerika do ishte i gatshme të merrte hapa serioze, duke mos përjashtuar inkursionin ushtarak që do kishte pasoja të paparashikuara për Rusinë, Kubën dhe më gjërë. Nikita Krushov, vazhdoi të luate lojën e vet, e cila nuk ishte e mbushur me helium por me frymë bllofi. Në momentin që Nikita, shikoi pregaditjen e Amerikës për luftë, u tërhoq disa orë para ultimatumit, duke deklaruar se do largojë raketat nga Kuba.
Në një takimin që patën në Vjenë, Kenedi dhe Krushov, biseduan rreth rrezikut të luftës bërthamore. Kur Kenedi i kujtoi Sekretarit të Parë URSS, Krushov, se, nëse do përdoreshin bombat automike, në 10 minuta do të vdisnin 70 milion njerëz, Krushovi e shikoi Kenedin dhe i tha: “ Çfarë rëndësie ka kjo?!” Vetë përgjigjja e tij tregon se sa me vlerë është jeta e njeriut për ateistin komunist.
Tani, Korea e Veriut me Kim Jong-un, po bën të njëjtën gjë që bënin Sovjetikët vite më parë. Presioni dhe fodullëku i Koresë së Veriut, ka provokuar rëndë patriotizmin dhe shtetin Amerikan deri aty sa, ka detyruar Presidentin Trump, të dalë me deklarata tepër të forta si: “ Military solution are now fully in place, locked and loaded…” – dhe më tej – “Kim Jong Will regret it fast if he attacks Guam, US allies!” Kim Jong-u, të kujton Krushovin, i cili provokoi Kenedin, deri në kockë, me fjalët: “Eshtë në dorën e Amerikës, nëse do të bëhet luftë ose paqe…” Kenedi i përgjigjet flakë për flakë: “Do të ketë luftë. Do të jetë një dimër i ftoftë.”
Lojrat politike janë të tilla… dhe këto lojra të vështira nuk mund t’i luajë kushdo. Tani ne, shohim një Trump The Lion Heart, i cili, dhe pse ka këshilltarët e vet dhe Gjeneralët me në zë, fuqinë e tij e mbështet në krahun e Zotit. Mendoj se ai gabon vetëm në një rast, kur shpreson se Kina, do ndërhyjë për të qetësuar situatën…! E kam thënë dhe herë të tjera, Kina e krijon vetë konfliktin… Përzgjidhja, matematika kineze për t’u bërë superfuqi, ka në thelb ekspansionin qoftë dhe me kosto të lartë. Në retrospektivë, në shekullin e dytë para lindjes së Krishtit, në Kinë, Gjenerali Xiang Yu, zuri rob 200 000 ushtarë të Perandorisë Qin dhe i ekzekutoi të gjithë, pa pike mëshire! Lexuesi duhet të bëjë një llogari të asaj kohe me të sotmen… Vetë ky Gjeneral pati një fund pa lavdi, kur u mund nga “sworn brother” (apo vëllau i gishtit siç themi ne shqiptarët) Liu Bang (Liu Ji), i cili ndërtoi Dinastinë Han. Pas njëzetedy shekujsh shfaqet, Mao Zedong, i cili, në kohe “paqeje” vrau miliona njerëz nga populli i vet. Imagjinoni ç’do të bënte në kohë lufte kundra nacioneve të tjera!
Në listën e 10 kriminelëve më të mëdhenj të njerëzimit, katër i përkasin lindjes së largët, më saktë, një rrethi që përfshin Kinën, Japoninë, Kamboxhian dhe Korenë e Veriut: Mao Zedong, Hideki Tojo, Pol Pot, Kim II Sung. A duhet të jetë dhe kjo rastësi?
Tradita e hershme filozofike e Kinës, mbështetej kryesisht në mendimin konfucian, që ka njëfarë përngjasimi me filosofinë abrahamike, por zhvillimet historike e çuan mendimin kinez në nihilizëm, sipas të cilit, jeta e njeriut nuk është asgjë. Kështu i bie që, Korea e Veriut (aleat), dhe pse humbet miliona njerëz dhe kthehet në gërmadhë nuk përbën ndonjë problem. Rëndësi ka që Kina, t’i shkaktojë Amerikës, sa më tepër humbje si në fuqinë ushtarake dhë në arenën ndërkombëtare. Kina, këtu gabon rëndë se, lufta do zhvillohet jo në Amerikë, por në rajonin e vet dhe për rrjedhojë dhe ajo vetë do të ketë pasoja.
Sigurisht, nuk janë të pakët ata, të cilët, dëshirojnë që Amerika ta humbasë këtë luftë. Por as dhe ata nuk kanë arsye për t’u gëzuar, sepse nëse do të ndodhte kjo, njerëzimit i mbetet 1% shans për të mbijetuar.
Në bisedimet që Presidenti Trump, pati me Governerin e Guam-it, Eddie Baza Calvo, i tha: “Don’t worry about a thing. They should’ve have me eight years ago… I have to say, Eddie, you are going to become extremely famous. All over the world they are talking about Guam and they are talking about you.” Governor Eddie Calvo, i përgjigjet Trump: “I have never felt more safe or so confident with you at the helm!”
Fjalët e Governerit janë të sinqerta dhe përmbajnë një mesazh sigurie ku vlerësohet figura e Trump. Çdo palë aleate apo dhe qytetarët amerikanë, dhe pse disa e kundërshtojnë, janë më të sigurtë me Trump se me asnjë President të mëparshëm. Ai është i sinqertë, paqësor, besnik, por dhe luftarak. Sot, është i vetmi personalitet në botën e civilizuar që lufton kalbëzimin e Mediave, një rrezik serioz për helmimin e qytetarëve dhe demokracisë. Disa gazetarë kanë kohë që për qëllime përfitimi kanë harruar misionin e shenjtë.
Një pjesë e botës së qytetëruar është në dilemë për figurën e Trump, por asnjëherë konservatorët, dhe aleatët Arabë. Ata, shohin tek ai sigurinë dhe prosperitetin reciprok. Sauditët i rezevuan Trump, një pritje madhështore sikur të ishte Perandor. Deri më sot, asnjë vlerësim i ngjashëm nuk i është bërë ndonjë Presidenti në histori. Poashtu, pritja që i rezervoi populli polak, ishte një kulm i dytë, që tregoi bashkimin e poleve të besimeve të ndryshme në një figurë shumëdimensionale dhe shpresëdhënëse.
Popujt janë overwhelmed me demagogët dhe politikën shterpë. Ata përshendesin çdo udhëheqës me vizion të ri që nuk vjen nga kalbëzimi politik.
E sotmja është reflektim i të shkuarës, por e shkuara nuk mund të përsëritet më në të sotmen. Gjenerali i famshëm Douglas MacArthur, pas masakrimit të ushtarëve amerikanë, nga kinezët dhe koreano-verioret, do t’i kërkonte Trumanit, që t’i pritej trupi gjarpërit Kinez, pa u ribërë dragon, por Truman nuk e kuptoi Gjeneralin legjendar dhe e liroi nga detyra. Të njëjtën gjë do kërkonte Gjenerali Paton, për të shkatërruar Bashkimin Sovjetik pa u bërë superfuqi, por propozimin e tij e quajtën marrëzi…?!
Duhet të kujtojmë se në kohën e këtyre propozimeve, Amerika ishte e vetmja superfuqi bërthamore në botë. Sot, Trump, ka vlerësuar drejt përgjegjësinë e gabimeve të paraardhësve të vet dhe ka zgjedhur të udhëhiqet nga shpirtërat e herojve legjendarë të Amerikës, sakrificat e të cilëve i siguruan botës paqen më jetëgjatë në historinë e saj.
Realiteti i Trump, është se, megjithëse i përket “poliarkisë”, mundohet të jetë sa më tokësor dhe i afërt me hallet e popullit! Retorika që bëri me oponentët e tij për President, tregoi se ai është i “thirrur” aspak i rastësishëm dhe fitoi.
Debati që po zhvillon me mediat, do e nxjerrë përsëri fitues. Nëse do fillojë lufta, ju siguroj se, luftën do e fitojë përsëri Amerika me në krye, Trump The Lion Heart.