Queens, NY- Të enjten me 18 korrik u mblodh kryesia e zgjeruar e degaës së Vatrës në Queens, New York, nën drejtimin e kryetarit të saj, Dr. Skënder Murtezani.
Gjatë takimit u diskutuan problemet aktuale të degës, gjetja e rrugëve efikase për një organizim më të mirë dhe shtimi të anëtarësisë. U propozua dhe u miratua që dega të paguaj me kontributet e saj një sekretare që do të punojë me kohë të kufizuar për të kontaktuar me shqiptarët që jetojnë në zonë dhe t’i afrojë ata që të anëtarësohen në Vatër.
Po ashtu u diskutua edhe gjetja e mënyrave dhe rrugëve të përshtatshme për një bashkëpunim më të mirë të degës së vatrës në Queens me shoqatat shqiptaro-amerikane që funksionojë në zonë. U planifikua një takim i afërt me shoqatat dhe fondacionet që veprojnë në Shtetin e New Yorkut.
Dega synon që së shpejti ta dyfishojë anëtarësinë dhe të rrisë aktivitetet për të tërhequr sa më shumë anëtarësi.
Një objektiv tjetër perspektiv i kësaj dege është edhe krijimi i kushteve për hapjen e një shkolle shqipe në Queens.(Korresp i Diellit)
Foto:Arkiv-Nga nje takim I deges se Vatres ne Queens